LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafik armësh nga Mali i Zi me destinacion ‘Freskun’/ Arrestohen dy persona, në kërkim bashkëpunëtori! Përgjimet zbuluan grupin kriminal (EMRAT+ PAMJET)

• Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. • Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”, janë vënë në pranga, Donat Jaku dhe Florian Gjeta dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. • Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. • Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut. • Jaku dhe Gjeta, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. • Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. • Ndërsa, Gjeta më herët ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet. • Gjeta gjithashtu nxirrte foto hapur në rrjete sociale me armë në brez. • Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë. • Ndërkohë, policia ka publikuar pamjet nga ndjekja e deri tek momenti i arrestimit të dy personave nga efektivët e komisariatit nr. 4 dhe Forcat Operacionale.

4 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Trafik armësh nga Mali i Zi në Fresk/ Përgjimet zbuluan grupin kriminal, njëri prej tyre publikonte në rrjetet sociale foto me pistoletë në brez

Trafik armësh nga Mali i Zi me destinacion ‘Freskun’/

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me goditjen e grupit kriminal, ku u arrestuan dy persona për trafik armësh nga Mali i Zi. Dy të arrestuarit, Donati Jaku dhe Florian Gjeta u kapën me 6 pistoleta që do i shisnin në zonën e Freskut në një grup kriminal me bazë në këtë zonë. 

Jaku dhe Gjeta, fillimisht dolën në disa përgjime të bëra më herët, ndërsa hetimi zbardhi të plotë dinamikën e trafikut. Florian Gjeta, nga Domja, dyshohet se prej vitesh e kryente aktivitetin e trafikut të armëve. Më herët, Gjeta ka jetuar në Angli, vend ky dyshohet po ashtu ta ketë ushtruar të njëjtin aktivitet.

Gjeta gjithashtu nxirrte foto hapur në rrjete sociale me armë në brez. Hetuesit e Komisariatit nr. 4 dyshojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë, të cilët po punojnë për verifikimin e plotë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

FOTO/ Goditja e grupit kriminal, këta janë tre të rinjtë që trafikonin armët nga Mali i Zi

Trafik armësh nga Mali i Zi me destinacion ‘Freskun’/

TIRANË- Personat që shihni në foto janë të rinjtë të cilët trafikonin armët nga Mali i Zi, dhe i shisnin në Tiranë. Dy prej tyre u kapën në flagrancë teksa lëviznin me automjet në zonën e Freskut, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Në pranga janë vënë Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO+ EMRAT/ Goditja e grupit kriminal që trafikonte armë, momenti kur policia arreston dy të rinjt

Trafik armësh nga Mali i Zi me destinacion ‘Freskun’/

TIRANË- Policia ka publikuar pamjet nga goditja e grupit kriminal, që ishin të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit, ku në pranga ranë Donati Jaku dhe Florian Gjeta, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”.

Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Goditet grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi, vihen në pranga dy persona, në kërkim bashkëpunëtori

Trafik armësh nga Mali i Zi me destinacion ‘Freskun’/

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikimin dhe shitjen e armëve të zjarrit. Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Rotondo”, janë vënë në pranga, Donati Jaku dhe Florian Gjeta dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sipas njoftimit të policisë, automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 22-vjeçari Gjata dhe ku pasagjer ishte 31-vjeçari Jaku u ndalua për kontroll në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 6 armë zjarri, pistoleta të markës “Sig Sauer”, të cilat dyshohet se ishin trafikuar nga Mali i Zi me qëllim shitjen kryesisht në zonën e Freskut. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”. Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit. Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.

Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë. Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

policia e tiranes goditet grupi kriminal donat jaku florian gjeta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj