LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në Shkodër, lëshohen 13 urdhërarreste!

• Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. • Mësohet se nga 13 urdhërarreste që janë lëshuar, 7 janë ekzekutuar, 1 është vetëdorëzuar dhe 5 ndodhen në kërkim. • Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc. • Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine. • Aksioni ka nisur sot në orën 5 të mëngjesit. • Nga aksioni kundër trafikut të drogës janë arrestuar Vilson Roçi dhe Akil Alushi ndërkohë që ish-zyrtari i Policisë Erjon Dani është vetëdorëzuar pasditen e sotme. • Ai ka ushtruar detyrën edhe të shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë që është larguar nga policia. • Ndërsa në kërkim ka rënë Ledri Lulashi, Lorenzo Çadri (Hysko, Isufi) si dhe Sokol Masha. 

6 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Kush janë personat e arrestuar dhe shpallur në kërkim nga operacioni i SPAK

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në
SPAK

TIRANË- Emrat e personave të arrestuar dhe të shpallur në kërkim nga SPAK ditën e sotme janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë rënë Vilson Roçi dhe Akil Alushi, ndërkohë që ish-zyrtari i Policisë Erjon Dani është vetëdorëzuar pasditen e sotme.

Ndërsa në kërkim ka rënë Ledri Lulashi, Lorenzo Çadri (Hysko, Isufi) si dhe Sokol Masha. 

10 MUAJ ME PARE

U shpall në kërkim nga operacioni në Shkodër, ish-shefi i krimeve Erjon Dani vetëdorëzohet në Policinë e Himarës

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në
Erjon Dani

HIMARË- Ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 3, Erjon Dani është vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Himarës. Mësohet se Dani është shpallur në kërkim, pas operacion të SPAK në Shkodër, për trafik droge. 

Mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe se i ka dhënë të dhënat e TIMS-i një krimineli për trafik droge. 

"Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal," thuhet në njoftimin e SPAK. 

10 MUAJ ME PARE

SPAK: Erjon Dani i dha të dhënat e TIMS trafikantit të drogës

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në
Erjon Dani

TIRANË- SPAK ka shenjëstruar një grup të strukturuar kriminal për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Nga hetimet bëhet me dije se Erjon Dani i cili në atë periudhë ushtronte funksionin si Shef i Policisë Kriminale dhe Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë i ka dhënë të dhënat e TIMS një trafikantit të drogës. Konkretisht Erjon Dani akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. 

Pjesë nga njoftimi: 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

10 MUAJ ME PARE

Trafik droge nga Amerika Latine në vendet e BE/ SPAK godet grupin kriminal, 7 të arrestuar, 6 në kërkim

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në
SPAK

TIRANË- SPAK ka zhvilluar një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Sipas njoftimit të SPAK nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, shtatë persona janë arrestuar dhe gjashtë të tjerë janë në kërkim.

Në njoftimin e SPAK thuhet gjithashtu se janë sekuestruar 5 automjete, 38.970 Euro, 200 Dollarë, 8 telefona celularë, 1 armë sportive, 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm, lëndë narkotike e dyshuar “kokainë” si dhe dokumente të ndryshme.

Njoftimi i Plotë: 

SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar, sekuestrime dhe kontrolle të shumta Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi një operacion të gjerë në qarqet, Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë ndaj personave nën hetim për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE.

Ky operacion u krye në kuadër të procedimit penal nr. 177 të vitit 2023* dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr 70, datë 10.07.2025.

Nga 13 personat e identifikuar deri tani të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal, janë arrestuar 7 persona, ndërsa 6 të tjerë janë në kërkim.

13 personat nën hetim: M. Gj., A. A., K. M., S. M., D. H., J. (alias I.) M., A. Gj., L., (alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., E. D., V. R., dhe E (alias M.) R., të cilët, dyshohet se kanë marrë pjesë në aktivitete të paligjshme kriminale respektivisht në 11 (njëmbëdhjetë) episode.
7 personat ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë (parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale): A. Gj., V. R., A. A., M. Gj., J. (alias I) M., S. L dhe E. D.
6 personat në kërkim: : K. M., D. H., E. R., L. L., S. M., L. Ç.
Për 6 personat e tjerë, shumica e të cilëve ndodhen jashtë vendit, nuk është bërë ende i mundur arrestimi, janë lëshuar urdhër-arreste kombëtare dhe ndërkombëtare. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe Europol, po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat e dyshuar, në funksion të aktivitetit të paligjshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së, me qëllim përfitimi monetar si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, kanë komunikuar mes tyre edhe me anë të aplikacionit të platformës së enkriptuar, “Sky ECC”¸ komunikime të cilat janë administruar nga autoritetet franceze të drejtësisë, në kuadër të ndihmës së ndërsjellët juridike në fushën penale.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., J. (alias I.) M., A.A., D. H., A. Gj., L.,(alias A.,) Ç., (alias H., I., Ç.,), L. L., S. L., në 7 (shtatë) episode, gjatë viteve 2020-2021 kanë konsumuar elementët e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal.

Sasia e lëndëve narkotike të sekuestruara në këto 7 (shtatë) episode:

3585 kg kokainë
701 kg canabis sattiva
4.2 kg heroinë
Gjithashtu, i hetuari S. M., në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohet se ka konsumuar edhe elementët e veprave penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, lidhur me episodin e datës 8.1.2021, gjatë të cilit janë ndaluar nga policia në ujërat detare, 55 shtetasve sirianë, të cilët kanë patur destinacion Italinë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këto momente ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se personat nën hetim M. Gj., K. M., S. M., E. D., V. R., dhe E.(alias M.) R., gjatë vitit 2020 kanë konsumuar në 3 (tre) episode, elementët e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (sipas ndryshimeve të pësuara me ligjin Nr. 144/2013, i cili ka qenë në fuqi në kohën kur ka ndodhur vepra penale). Këta të hetuar, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim tek funksionarë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurimit personal apo zbutjen e masës së dënimit në episodet respektive, kundrejt përfitimit të shumave monetare prej 7,500 euro, 4000 euro dhe 4000 euro.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit penal Nr. 464 datë 10.05.2025, për kontroll ambientesh u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. U., banues në Tiranë, si i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuara nga nenet 278/2 dhe 280 të Kodit Penal. Materialet lidhur me këtë shtetas i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria ka kërkuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, edhe kryerjen e disa kontrolleve, kërkesa të cilat janë miratuar nga ana e gjykatës, dhe nga policia gjyqësore janë ekzekutuar 12 (dymbëdhjetë) vendimet e Gjykatës, si dhe janë realizuar kontrolle (banesash, automjetesh, dhe personash).

Sekuestrimet e kryera deri tani:

– 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme si (Maserati, Porche, Audi RS6, Audi E TRON, Volkswagen golf 8, motor Honda XADV ),

– 38.970 Euro,

– 200 Dollarë,

– 8 (tetë) telefona celularë (disa të enkriptuar),

– 1 (një) armë sportive,

– 40 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

– lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”,

– dokumente të ndryshme.

Hetimet vazhdojnë me administrimin e provave për persona të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë në këto veprimtari të paligjshme kriminale.

SPAK falenderon për mbështetjen dhe ndihmën autoritetet e drejtësisë franceze, ekuadoriane, italiane, serbe, Eurojust dhe Europol.

10 MUAJ ME PARE

EMRI/ Aksioni i SPAK në Shkodër, në kërkim zyrtari i policisë

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në
Foto ilustruese

SHKODRA- Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër, mësohet se është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani. Ai ka ushtruar detyrën edhe të shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë që është larguar nga policia.

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie. 

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa  grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.

10 MUAJ ME PARE

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK operacion në Shkodër, 13 urdhërarreste

Trafik ndërkombëtar kokaine dhe heroine, SPAK, operacion në
spak

SHKODËR- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie. Goditja e grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SkyEcc.

Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine. Gjithashtu bëhet me dije se aksioni ka nisur në orën 5 të mëngjesit. Urdhrat mësohet se janë firmosur nga prokurori Adnan Xholi.

 

spak aksion ne shkoder

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci