Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë. • Gjatë një operacioni për të zbrazur një banesë të zënë në mënyrë të paligjshme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e një shtëpie dykatëshe, duke marrë jetën e 3 karabinierëve dhe plagosur 15 persona të tjerë, përfshirë policë dhe zjarrfikës. • Viktimat janë tre karabinierët Marco Piffari, Davide Bernardello dhe Valerio Daprà. • Ata ndodheshin në vendin e ngjarjes për të zbatuar një urdhër për të larguar banorët dhe për të kontrolluar për materiale të rrezikshme, si bomba molotov. • Fatkeqësisht, shpërthimi i papritur plagosi rëndë pjesëtarët e tjerë të forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve. • Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. • Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi. • Sipas Corriere, policia kishte shkuar për të evakuar shtëpinë, ku ndodheshin tre familjarët (2 vëllezërit dhe motra e tyre), kur ndodhi shpërthimi. • E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb, duke zënë në rrënoja ushtarët dhe oficerët e policisë, ndërsa 3 karabinierët nuk mundën të mbijetojnë. • Raportohet se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz dhe shpërthimi u shkaktua kur u hap dera e përparme. Dino dhe Maria Luisa Ramponi (vëlla e motër që mbetën të plagosur), u arrestuan nga policia në vendngjarje. • Ndërsa vëllai i tyre, Franco, fillimisht kishte arritur të arratisej, por u arrestua në mëngjes. • Prokurori sqaroi gjithashtu se dy vëllezërit dhe motra e tyre u arrestuan për vrasje me paramendim dhe u shpre i tronditur se ishin gjendur përballë një skene apokaliptike. • Kjo nuk është hera e parë që, për të parandaluar dëbimin nga banesa e tyre, tre të arrestuarit kanë mbushur dhomat e shtëpisë me gaz. • Që në tetor 2024, saktësisht një vit më parë, ata e kishin mbushur shtëpinë me gaz. • Në atë rast, dëbimi u shty, dhomat u ajrosën dhe gjithçka u zgjidh pa incidente.
4 artikuj për këtë temë.
ITALI- Detaje të reja dalin nga ngjarja shokuese në Itali, ku 3 karabinierë humbën jetën dhe 16 ushtarë e oficerë policie u plagosën pas shpërthimit që ndodhi në një banesë në Castel D’Azzano, provincën e Veronës. Sipas Corriere, policia kishte shkuar për të evakuar shtëpinë, ku ndodheshin tre familjarët (2 vëllezërit dhe motra e tyre), kur ndodhi shpërthimi.
E gjithë ndërtesa dykatëshe u shemb, duke zënë në rrënoja ushtarët dhe oficerët e policisë, ndërsa 3 karabinierët nuk mundën të mbijetojnë. Raportohet se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz dhe shpërthimi u shkaktua kur u hap dera e përparme, sipas burimeve pranë hetuesve për Corriere.
Dino dhe Maria Luisa Ramponi (vëlla e motër që mbetën të plagosur), u arrestuan nga policia në vendngjarje. Ndërsa vëllai i tyre, Franco, fillimisht kishte arritur të arratisej, por u arrestua në mëngjes.
“Një tragjedi e pabesueshme”, komentoi kryeprokurori i Veronës, Raffaele Tito, i cili mbërriti në vendngjarje: Karabinierët dhe policia u përpoqën të vepronin me siguri maksimale dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Por rezultati ishte i papritur dhe shumë i dhimbshëm.
Prokurori sqaroi gjithashtu se dy vëllezërit dhe motra e tyre u arrestuan për vrasje me paramendim: U gjendëm përballë një skene apokaliptike.
Kjo nuk është hera e parë që, për të parandaluar dëbimin nga banesa e tyre, tre të arrestuarit kanë mbushur dhomat e shtëpisë me gaz. Që në tetor 2024, saktësisht një vit më parë, ata e kishin mbushur shtëpinë me gaz. Në atë rast, dëbimi u shty, dhomat u ajrosën dhe gjithçka u zgjidh pa incidente. Një vit më parë, një prej tyre u lye me benzinë dhe kërcënoi se do t’i vinte flakën vetes. Në shtëpi kishte të paktën pesë ose gjashtë bombola gazi dhe duket se shpërthimi ndodhi në katin e parë./ Dosja.al
ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vernona të Italisë, ku tre efektivë kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur, pas hedhjes në erë të një banesë me bombola gazi. Mediat italiane raportojnë se efektivët kishin shkuar në një banesë të tre vëllezërve, për t’i larguar ata përmes procedurës së përmbarimit. Ata kanë refuzuar që të largohen, duke lënë hapur dhe më pas shpërthyer disa bombola gazi.
Nga shpërthimi i fuqishëm menjëherë sapo policia u fut në banesë, kanë humbur jetën tre efektivë dhe 15 të tjerë mbetën rëndë të plagosur. Por kjo ngjarje nuk ishte ‘skenar’ i panjohur për policinë. Sipas ‘Corriere’, një vit më parë tre vëllezërit kishin kërcënuar përmbaruesit se nëse futen në banesë, do t’i hedhin në erë.
Franco dhe Maria Luisa Ramponi kërcënuan me aktin e çmendur që ata kryen sot, se ishin përgatitur të hidhnin veten në erë së bashku me fermën e tyre shekullore në Castel D’Azzano, ku jetonin dhe punonin së bashku. Në atë rast, ata u shpëtuan nga zjarrfikësit, të cilët i evakuuan dhe shmangën tragjedinë, teksa ata kishin hipur në çatinë e ndërtesës me një bombol benzine me vete, ndërsa kishin hapur gazin brenda ndërtesës dhe kishin mbyllur të gjitha dyert dhe dritaret, gati për të hedhur në erë të gjithë strukturën.
Thuhet se problemet familjare qëndrojnë pas tentativës së vetëvrasjes së tyre, e cila përfshinte edhe hedhjen në erë të fermës së tyre.
“Ne ishim gati të hidheshim në erë, në fund të fundit, kjo është ajo që ata duan”, shpjegoi Maria Luisa në atë kohë, duke theksuar se si filloi e gjithë kjo çështje në vitin 2014, kur vëllai tjetër, për shkak të një sërë borxhesh të akumuluara, dyshohet se mori një kredi hipotekare duke falsifikuar firmën e një anëtari të familjes.
Në vitin 2019, ai pranoi gjithçka para të afërmve, duke u paraqitur vetë te forcat e rendit në vitin 2021. Ndërkohë, megjithatë, ndërtesat dhe toka u sekuestruan. Në 2024 dy vëllezërit, pasi kishin paralajmëruar se nuk do të largoheshin dhe se ishin gati të bënin gjithçka për të shmangur largimin nga prona, i kishin mbushur dhomat me gaz, duke mbyllur dyert dhe dritaret. E njëjta skenë, këtë herë me një epilog dramatik, u përsërit orët e para të kësaj të marte./ Dosja.al
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre karabinierë humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një banesë. Ngjarja ndodhi kur autoritetet italiane ndërhynë për të ekzekutuar një urdhër përmbarimi ndaj tre vëllezërve, të cilët prej muajsh refuzonin të dorëzonin banesën. Ata janë emra të njohur për policinë, pasi edhe më parë, në tetor dhe më 24 nëntor 2024, kishin kundërshtuar me forcë përmbaruesit.
Gjatë tentativës për të hyrë me forcë në banesë, ndodhi një shpërthim i fuqishëm, në momentin kur u hap dera e përparme. Shtëpia ishte e mbushur me gaz, që dyshohet të jetë lëshuar qëllimisht nga disa bombola të vendosura nëpër dhoma. Shpërthimi shkatërroi ndërtesën dhe vrau në vend tre karabinierë, duke plagosur rëndë edhe të tjerë.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, në banesë u gjetën pesë bombola gazi dhe mbetje koktejsh Molotov, duke forcuar dyshimet se shpërthimi ishte i qëllimshëm. Tre vëllezërit u arrestuan nga autoritetet menjëherë pas shpërthimit dhe akuzohen si përgjegjës për këtë akt të rëndë, që u mori jetën disa pjesëtarëve të forcave të rendit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe po hetohet në detaje nga autoritetet./ Dosja.al
ITALI- Një ngjarje e rëndë ndodhi në mëngjesin e së martës në Castel d’Azzano, pranë Veronës, në veri të Italisë. Gjatë një operacioni për të zbrazur një banesë të zënë në mënyrë të paligjshme, një shpërthim i fuqishëm shkaktoi shkatërrimin e një shtëpie dykatëshe, duke marrë jetën e 3 karabinierëve dhe plagosur 15 persona të tjerë, përfshirë policë dhe zjarrfikës.
Viktimat janë tre karabinierët Marco Piffari, Davide Bernardello dhe Valerio Daprà. Ata ndodheshin në vendin e ngjarjes për të zbatuar një urdhër për të larguar banorët dhe për të kontrolluar për materiale të rrezikshme, si bomba molotov. Fatkeqësisht, shpërthimi i papritur plagosi rëndë pjesëtarët e tjerë të forcave të sigurisë dhe zjarrfikësve.
Ky nuk ishte rasti i parë që banorët përdornin gaz për të shmangur ndërhyrjen. Një vit më parë, ata kishin mbushur banesën me gaz, por atëherë operacioni ishte shtyrë dhe nuk kishte ndodhur ndonjë incident i rëndë. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave. Ajo theksoi edhe rëndësinë e punës së karabinierëve dhe forcave të sigurisë në shërbim të vendit.
Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, tha se shpërthimi ndodhi menjëherë pas hapjes së derës dhe se dyshohet se është shkaktuar nga dikush brenda banesës. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, u shpreh se karabinierët dhanë jetën duke kryer detyrën. Prokurori i Veronës po heton ngjarjen dhe po kërkon personin e tretë që është arratisur. Në banesë po kërkoheshin edhe mjete të tjera të rrezikshme. Autoritetet po punojnë për të sqaruar çdo detaj dhe për të siguruar drejtësi./ Dosja.al