Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, nga ku raportohet se 2 të mitur, vëllezër, kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre. Sipas informacioneve paraprake të miturit kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg.• Bëhet me dije se banorë të zonës dhe forcat e emergjencës u përpoqën t’i ndihmonin, por trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një pjesë tjetër të lumit. Fëmijët, sipas informacioneve, i përkisnin moshave 7 dhe 9-vjeç. • Gjithashtu mësohet se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë. • Familja Bica në zonën e Labinot Fushës në Elbasan po përjeton një tragjedi të madhe pasi dy fëmijë të mitur të kësaj familjeje u mbytën në lumin Shkumbin. • Ndërkohë, një i afërm i familjes ka treguar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë. • Konkretisht ai ka treguar se 2 vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një grop të krijuar në ujë në formë prite. • Gjithashtu ai ka shtuar se kur u gjendën trupat e të miturve, njërin fëmijë që e kishte polici në krah, e mori dhe i bëri frymëmarrje artificiale, por nuk jepet reagim.
2 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Familja Bica në zonën e Labinot Fushës në Elbasan po përjeton një tragjedi të madhe pasi dy fëmijë të mitur të kësaj familjeje u mbytën në lumin Shkumbin. Ndërkohë, një i afërm i familjes ka treguar për mediat detaje nga ngjarja e rëndë.
Konkretisht ai ka treguar se 2 vëllezërit janë gjetur nga roja i një hidrocentrali aty pranë, në një grop të krijuar në ujë në formë prite. Gjithashtu ai ka shtuar se kur u gjendën trupat e të miturve, njërin fëmijë që e kishte polici në krah, e mori dhe i bëri frymëmarrje artificiale, por nuk jepet reagim.
“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap. Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.
Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha i afërmi.
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, nga ku raportohet se 2 të mitur, vëllezër, kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit Shkumbin ndersa ruanin bagëtitë së bashku me një familjare të tyre.
Sipas informacioneve paraprake të miturit kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha ka bërë që ata të mos dilnin më në breg. Bëhet me dije se banorë të zonës dhe forcat e emergjencës u përpoqën t’i ndihmonin, por trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një pjesë tjetër të lumit.
Fëmijët, sipas informacioneve, i përkisnin moshave 7 dhe 9-vjeç. Gjithashtu mësohet se autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç (vëllezër). Trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.