LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren nga polumbarët

• Tragjedi në Gramsh! • 4 anëtarë të familjes Zogu kanë ndërruar jetë, pasi janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës. • Kanë ndërruar jetë Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. • Gjithçka që u gjet në breg të liqenit, ishin dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit. • Forcat palombarë të RENEA-s kanë nxjerrë trupat e pajetë të 4 viktimave.

8 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në Gramsh, kreu i zjarrfikëses: Nuk dinin not, mbytën njëri-tjetrin në përpjekje për të ndihmuar

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Shefi i zjarrefikeses

GRAMSH- Tragjike ishte fati i 4 anëtarëve të fisit Zogu, të cilët u mbytën në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Shefi i zjarrëfikëses tregoi se të 4 personat nuk dinin not, e se në përpjekje për të shpëtuar njëri-tjetrin, u mbytën.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”.

4 jetë u shuan në mënyrë tragjike pasditen e djeshme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Viktimat janë Arben Zogu, 46 vjeç, dy djemtë e tij Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, dhe nipi i tij Melis Zogu, 20 vjeç.

Ata ishin larguar rreth orës 15:00 nga shtëpia për t’u larë në liqen, por fatkeqësisht humbën jetën të katërt./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Ngjarja tragjike me 4 viktima në Gramsh, babai i të riut që u mbyt: Mora makinën dhe erdha me vra, u futa deri diku...

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Babai i viktimes

GRAMSH-Tragjik rezultoi fati i 4 personave dje në Gramsh, babai me dy djemtë dhe nipi i tij, të cilët hynë për t’u larë në liqen dhe nuk dolën më nga hidrocentrali i Banjës. Babai i 20-vjeçarit Melsi Zogu tregoi për mediat se të 4 viktimat kishin shkuar në liqen për t’u larë, por pasi ata nuk iu ishin përgjigjur telefonit, babai ishte nisur drejt vendngjarjes.

“U detyrova që të merrja një makinë dhe erdha me vrap. U futa deri diku, por nuk gjeta gjë. Djalin kam. Ata ikën për t’u larë. Babai me dy fëmijët e tjerë janë kushërinjtë tanë. I kanë me motor e telefona këtu. U nisën në orën 3 dhe i morëm në orën 17:00 në telefon. Kanë ardhur këtu janë larë. Nuk dimë më gjë më tej.”, tha babai i 20-vjeçarit.

Pas 90 minutash kërkime, katër viktimat; Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi, Melsi Zogu, 20 vjeç, u nxorën të pajetë nga liqeni me ndihmën e palombarëve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

ME VIDEO- Momenti kur RENEA nxjerr trupat e pajetë nga liqeni i Bënjës, familjarët shpërthejnë në lot

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Familjari

GRAMSH- Këto janë momentet kur nxirren të pajetë trupat e 4 personave që mbytur në liqenin e Bënjës. Forcat e RENEA-s nxorrën trupat e babait me dy djemtë dhe të nipit 20-vjeçar.

Familjarët kanë shpërthyer në lot e të qara pasi kanë identifikuar viktimat në tragjedinë e ndodhur në Gramsh.


Arben Zogu, 46 vjeç bashkë me dy djemtë e tij Rubensin 19 vjeç dhe Estin e vogël 14 vjeç si dhe nipin e tij Melis Zogu, vetëm 20-vjeç, u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë. Ishin forcat palombare të RENEA-s, të cilët pothuajse brenda 90 minutave, nxorrën nga uji trupat e pajetë të 4 viktimave. Trupi i parë që u nxorr nga uji ishte ai i 46-vjeçarit Arben Zogu e më pas u nxorrën edhe trupat e tre djemve./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Tragjedia me 4 të mbytur në Gramsh, nxirren nga liqeni tre trupa, në kërkim kushëriri

 

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Pamje nga Gramshi

 

GRAMSH- Një tragjedi ka ndodhur këtë mbrëmje në Gramsh ku u mbytën babai me dy djemtë 19 dhe 14 vjec dhe nipi i tij 20-vjeç. Deri më tani, polumbarët nxorrën të pajetë trupin e 46-vjeçarit Arben Zogu dhe dy djemve të tij, Ruben dhe Esti, përkatësisht 19 dhe 14 vjeç.

Ndërkohë që ende vazhdojnë kërkimet për kushëririn e viktimës, Melsi Zogu, 20-vjeç.

2 VITE ME PARE

Tragjedia me 4 të mbytur në liqenin e Bënjës, RENEA nis kërkimet, nxjerrin kufomën e babait nga liqeni

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Pamje nga liqeni

GRAMSH- Polumbarët e RENEA-s kanë mbërritur në liqenin e Hidrocentralit të Bënjës në Gramsh dhe kanë nxjerrë trupin e një prej viktimave. Në liqen pasditen e sotme janë mbytur Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Mësohet se trupi që është gjetur i përket babait, Arben Zogu, 46-vjeç.

Trupat e tyre ende nuk janë gjetur, ndaj dhe në vendngjarje kanë shkuar polumbarët.

2 VITE ME PARE

Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre u futën për tu larë, por nuk dolën më! Jashtë lanë rrobat e trupit...

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Foto ilustruese

GRAMSH- Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh. Pasditen e some kanë humbur jetën: Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Rubens dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melis Zogu 20-vjeç.

Sipas familjarëve ato janë futur për tu larë por nuk kanë dalë më, ndërsa jashtë kanë mbetur shapkat e tyre; një motoçikletë dhe cigaret, me shumë gjasa të Arben Zogut. Për gjetjen e trupave të tyre, palombarët e RENEA-s janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre.

2 VITE ME PARE

Zbardhen emrat e viktimave të tragjedisë në Gramsh

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Foto ilustruese

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Gramsh. 4 persona të një familjeje janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Kanë humbur jetën Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu, 20-vjeç.

Të katër personat janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më. Ndaj dhe në kërkimin e tyre nisur palombarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

2 VITE ME PARE

Tragjedi në Gramsh! Mbytet babai me dy fëmijët dhe kushëriri, polumbarët nisin të gjejnë trupat

Tragjedi në Gramsh, mbyten në liqen 4 persona, trupat e tyre nxirren
Foto ilustruese

GRAMSH- Një tragjedi ka ndodhur sot në Gramsh. Katër persona, të gjithë anëtarë të një familjeje, kanë humbur jetën pasi janë mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjoës. Sipas Policisë së Shtetit, ka ndërruar jetë babai me dy djemtë e tij 19 dhe 14-vjeç, e po ashtu edhe kushëriri i tyre, 20-vjeç. Viktimat, deri më tani janë identifikuar vetëm me inicialet; babai është 46-vjeçari A.Z.; djemtë e tij R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç. Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e kufomave. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

gramsh tragjedi ne gramsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj