LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedi në Greqi/ Shqiptarja pritet nga makineria e mishit, ngjarja në sy të vajzës, arrestohet pronari i dyqanit

•Një 50-vjeçare në Greqi ka humbur jetën në një aksident fatal në punë. •Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Greqi, në vendin e saj të punës në Mesolongji.•Shqiptarja e cila quhet Ana, punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineritë që prisnin mishin. •Gruaja kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin dhe dyshohet se i janë kapur flokët duke e tërhequr dhe copëtuar. •Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë. •Nënë e bijë kanë punuar së bashku duke pastruar dyqane. •Pas tragjedisë, në pranga ka përfunduar pronari i dyqanit të mishit në Greqi. •Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. 

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTO- U copëtua nga makineria e mishit teksa po e pastronte, kjo është shqiptarja, la pas 2 fëmijë

Tragjedi në Greqi/ Shqiptarja pritet nga makineria e mishit, ngjarja
Ana

GREQI- Kjo është Ana, shqiptarja e cila humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar në Messolonghi teksa pastronte një makineri mishi. Policia arrestoi pronarin e objektit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia.

Trupi i gruas u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.

Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur mantatoja”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “ Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”, tha një i afërm i gruas për protothema.gr. 

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pasi u largua nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe pastronin dyqanet për të siguruar jetesën.

Si ndodhi aksidenti?

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pak pas orës 21:00, kur gruaja dhe vajza e saj, e cila punonte në dyqane pastrimi, shkuan në kasap për të bërë punën e tyre. Për një arsye ende të panjohur, gruaja po pastronte makinën, kur iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohet për vdekje./Dosja.al

2 VITE ME PARE

VDEKJA tragjike e shqiptares në Greqi, mediat: E bija thërriste për ndihmë, u dërgua në spital, ishte në SHOK

Tragjedi në Greqi/ Shqiptarja pritet nga makineria e mishit, ngjarja
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Shqiptarja e cila u copëtua duke u përpjekur të pastronte një mulli mishi në një kasap në Messolonghi vdiq në sy të vajzës së saj.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes kur gruaja dhe vajza e saj, të cilat punonin së bashku në dyqane pastrimi, kanë shkuar në kasap për të bërë punën e tyre, raporton 'Protothema'.

Vajza e saj doli në rrugë dhe bërtiste ‘ndihmë’”, raportojnë personat që ndodheshin aty. Një kalimtar ka hyrë në dyqan dhe ka zbuluar tmerrin që kishte ndodhur. Vajza më pas filloi të bërtiste, pa mundur të besonte se çfarë kishte ndodhur para syve të saj, dhe më pas thuhet se u dërgua në spital në gjendje shoku dhe më vonë u përmend. Ajo dhe vëllai i saj 10-vjeçar ndodhen që nga mëngjesi i djeshëm në shtëpinë e një miku të tyre. 

Në vendngjarje kanë shkuar policia, ambulanca dhe zjarrfikësja. Gruaja po pastronte makinën kur gabimisht iu kapën flokët, duke bërë që ajo të copëtohej. 

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj./Dosja.al

2 VITE ME PARE

Vdekje tragjike! E preu makineria e mishit, humb jetën gruaja shqiptare në Greqi, ngjarja ndodhi në sy të vajzës

Tragjedi në Greqi/ Shqiptarja pritet nga makineria e mishit, ngjarja
Vendi i ngjarjes

GREQI- Vdes në mënyrë tragjike gruaja shqiptare në vendin e saj të punës. Ngjarja ndodhi dje në Mesolongji, teksa gruaja po punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi, me makineri që prisnin mishin.

Mediat e huaja thonë se gruas, rreth 50 vjeçe, në rrethana ende të paqarta i ka kapur makineria flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është prania e vajzës së viktimës gjatë këtij aksidenti. Vajza, është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar. Mësohet se shqiptarja kishte dy vite që kishte emigruar drejt Greqisë, bashkë me dy fëmijët, pasi ishte divorcuar.

Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje./Dosja.al

vdes shqiptarja ne greqi ana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj