LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Përgjaket fusha e futbollit në Indonezi, 174 të vdekur dhe 300 të plagosur, reagimet: Ditë e errët

• Një ndeshje futbolli në Indonezi është kthyer në një ngjarje tragjedi me 174 të vdekur dhe 300 të plagosur. •  Pas përfundimit të ndeshjes mes Arema dhe Persebaya për kampionatin kombëtar dhe humbjes së parë me rezultatin 3-2, mijëra tifozë të vendasve pushtuan fushën• Mijëra njerëz vraponin të tmerruar duke shkelur me këmbë njëri-tjetrin nga paniku. • Autoritetet urdhëruan ndalimin e çdo aktiviteti sportiv deri në përfundimin e hetimeve. •  Në fotot dhe videot e shpërndara në mediat sociale shihen se si fusha e sportit që duhet të dhuronte emocion u mbush me të vdekur dhe me njerëz që ulërinin nga tmerri. •  Për këtë ka reaguar dhe Presidenti i FIFA-s i cili u shpreh se sot bota e futbollit është në gjendje shoku. •  Reth 300 persona janë paraqitur në spital për të kërkaur ndihmë mjekësore nga dëmtimi i shkaktuar nga gazi lotësjellës i hedhur nga Policia dhe frakturave të ndryshme të shkaktuara nga përplasja

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

“Bota e futbollit është në gjendje shoku!”, reagon FIFA pas tragjedisë në Indonezi...

Përgjaket fusha e futbollit në Indonezi, 174 të vdekur dhe 300

ZVICER - Pas tragjedisë së ndodhur në Indonezi të shtunën, ka reaguar edhe FIFA. Kreu më i lartë i qeverisë së futbollit, Gianni Infantino, në faqen zyrtare të FIFA-s është shprehur se bota e futbollit është në gjendje shoku.

“Bota e futbollit është në gjendje shoku pas incidenteve tragjike që kanë ndodhur në Indonezi në fund të ndeshjes mes Arema FC dhe Persebaya Surabaya në stadiumin Kanjuruhan.

Kjo është një ditë e zezë për të gjithë të përfshirët në futboll dhe një tragjedi përtej të kuptuarit. Unë shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e viktimave që humbën jetën pas këtij incidenti tragjik.

Së bashku me FIFA-n dhe komuniteti global i futbollit, të gjitha mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat, ata që janë lënduar, së bashku me popullin e Republikës së Indonezisë, Konfederatën e Futbollit Aziatik, Shoqatën e Futbollit Indonezian dhe Ligën e Futbollit Indonezian, në këtë kohë të vështirë”,- ka shkruar presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Të paktën 174 njerëz vdiqën dhe 180 të tjerë u plagosën në një rrëmujë dhe trazira në një ndeshje futbolli të luajtur të shtunën në Indonezi, në një nga tragjeditë më të rënda në botën e futbollit. Shifrat janë të raportuara zyrtarisht deri më tani, teksa numri mund të rritet edhe më shumë. 

Përgjaket fusha e futbollit në Indonezi, 174 të vdekur dhe 300

B.T (Dosja.al)

3 VITE ME PARE

FT+VD/ TRAGJEDI në Indonezi, përleshja mes tifozëve e policisë shkakton 174 viktima dhe 300 të plagosur

Përgjaket fusha e futbollit në Indonezi, 174 të vdekur dhe 300
Pamje nga përleshja mes tifozëve dhe Policisë

INDONEZI- Një tragjedi me të paktën 174 të vdekur të konfirmuar deri më tani është regjistruar të shtunën në një ndeshje futbolli në Indonezi. Pas përfundimit të ndeshjes mes Arema dhe Persebaya për kampionatin kombëtar dhe humbjes së parë me rezultatin 3-2, mijëra tifozë të vendasve pushtuan fushën e “Kanjuruhan Stadium”, ku u përplasën me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i zmbrapsur.


Në panikun që u shkaktua, shumë njerëz u shkelën me këmbë nga turmat e mëdha që vraponin dhe ziheshin, ndërsa qindra të tjerëve iu ra të fikët. Përplasjet mes tifozëve dhe policisë kanë vazhduar, ndërsa stadiumi është kthyer në një zonë lufte.

Përleshjet trup me trup vazhduan edhe jashtë fushës, ku disa persona humbën jetën. Sipas Reuters dhe rrjeteve të tjera të huaja të paktën 174 persona kanë humbur jetën. Në fakt, siç raportohet në mediat lokale, mes të vdekurve ka edhe fëmijë. Një drejtor spitali konfirmoi për televizionin lokal se një viktimë ishte pesë vjeç.

Shefi i policisë së ‘Java Lindore’, ku ndodhi tragjedia, bëri të ditur se 34 persona humbën jetën në stadium dhe të tjerët vdiqën rrugës për në spital ose në spitalin ku po trajtoheshin.

Presidenti Joko Widodo ka urdhëruar që të ndalohen të gjitha ndeshjet në ligën më të lartë të Indonezisë derisa të përfundojë hetimi.

“Policia më pas hodhi gaz lotsjellës, duke çuar në një rrëmujë të turmës dhe raste mbytjeje, tha Nico Afinta, shefi i policisë në Java Lindore. "Ishte bërë anarkike. Ata filluan të sulmojnë oficerët, ata dëmtuan makina," tha ai, duke shtuar se dy oficerë policie ishin në mesin e të vrarëve.

"Ne do të donim të përcillnim se... jo të gjithë ishin anarkikë. Vetëm rreth 3,000 që hynë në fushë," tha ai.

Në të njëjtën kohë, mediat e vendit flasin për më shumë se 180 të plagosur, duke thënë se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në total, më shumë se 300 persona u dërguan në spitalet për trajtim pas incidenteve, të cilat policia i cilësoi si “trazira”.

Pas incidentit tragjik, liga e futbollit të vendit njoftoi pezullimin e ligës indoneziane për një javë, ku presidenti i federatës, Ahmad Hadian Lukita, njoftoi se do të kryhej një hetim për të gjetur përgjegjësit e incidenteve të pabesueshme. Arema FC nuk do të presë ndeshjet në shtëpi për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo nuk është tragjedia e vetme ne futbollin botëror.

Në vitin 1964, gjithsej 320 njerëz u vranë dhe më shumë se 1000 u plagosën gjatë një rrëmuje në një ndeshje kualifikuese olimpike Peru-Argjentinë në Lima.

Në vitin 1985, 39 njerëz vdiqën dhe 600 u lënduan në stadiumin Heysel në Bruksel, Belgjikë, kur tifozët u shtypën pas një muri që më pas u shemb gjatë finales së Kupës Evropiane midis Liverpool (Angli) dhe Juventus (Itali). Në Mbretërinë e Bashkuar, në stadiumin Hillsborough në Sheffield u zhvillua një përleshje, që rezultoi në vdekjen e 97 tifozëve të Liverpool-it që ndiqnin gjysmëfinalen e Kupës FA të klubit kundër Nottingham Forest.

3 VITE ME PARE

BILANC LUFTE: 127 njerëz të vdekur, 180 të tjerë ndodhen në spital! Tragjedi pas derbit në futbollin indonezian… (Video)

Përgjaket fusha e futbollit në Indonezi, 174 të vdekur dhe 300

INDONEZI - Kampionati i futbollit në Indonezisë është pezulluar pas një tragjedie. Derbi Malangas, i fituar nga Persebaya Surabaya kundër Arema FC (3-2) degjeneroi me ty dëgjuar bilbili i fundit. 

Fusha u pushtua nga qindra tifozë. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëvizje të turmave. Do të ishin të paktën 127 të vdekur sipas policisë, e cila dha një konferencë për shtyp: 34 vdiqën në stadium, 93 në spital. Rreth 180 persona janë ende në spital.

B.T (Dosja.al)

tragjedi ne indonezi indonezi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj