Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një person është vrarë me thikë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. • Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. • Ndërkohë, autori i vrasjes është arrestuar nga blutë. • Gjithashtu bëhet me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh. Pas krimit, Filip Shehu ka pretenduar se Indrit Ismaillari e bullizonte. • Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.
9 artikuj për këtë temë.
KOMUNA E PARISIT- Personi në foto është kuzhinieri Indrit Ismaillari, i cili u vra me thikë nga kolegu i tij Filip Shehu gjatë një konflikti në lokalin “City Lounge” në zonën e Komunës së Paristi. 34-vjeçari humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë, një në qafë dhe dy në bark.
Siç u raportua, sherret mes picierit dhe kuzhinierit ishin të vazhdueshme, ndërsa 41-vjeçari pretendonte se viktima e bullizonte. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./Dosja.al
KOMUNA E PARISIT- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me thikë e kuzhinierit Indrit Ismaillari në Tiranë nga picieri Filip Shehu. Ngjarja ndodhi në ambientet e lokalit City Lounge, ku të dy punonin.
Shehu ka deklaruar se viktima e bullizonte vazhdimisht, gjithashtu raportohet se autori dhe viktima kanë pasur sherre banale me njëri-tjetrin. Sakaq, Shehu ka përfunduar në pranga pas vrasjes, ndërsa Ismaillari, i cili u plagos rëndë më pas ndërroi jetë në spital./Dosja.al
KOMUNA E PARIST- Detja të reja janë zbardhur nga vrasja e në Komunën e Parisit, ku Filip Shehu, pas një konflikti banal vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin, Indrit Ismaillarin.
Bëhet me dije se Ismaillari 34-vjeç u godit nga picieri tri herë me thikë, njëherë në qafë dhe dy herë në bark. Ndërkohë, autori Filip Shehu u arrestua nga policia. Gjithashtu ai ka deklaruar para policisë se e goditi pasi bullizohej shpesh nga kolegu i tij./Dosja.al
Komuna e Parisit- 41-vjeçari, i cili vrau me thikë kolegun e tij kuzhinier është arrestuar nga policia. Në foton e mësipërme tregohet momenti i arrestimit të 41-vjeçarit.
Ai është më pranga në duar dhe i shoqeruar nga disa efektivë policie. Arrestimi i tij është bërë direkt pas ngjarjes së rëndë, ku një 34-vjeçari humbi jetën./Dosja.al
KOMUNA E PARIST- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Parisit. Ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë.
Nisur nga kjo kanë dalë pamjet nga vendi i ngjarjes, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën. Në pamjet e shfaquara më poshtë shihet ambienti i lokait, ku ndodhi krimi dhe disa persona./Dosja.al
KOMUNA E PARIST- Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen te Komuna e Parisit në lokalin “City Lounge”. Siç raportojnë edhe blutë, ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti mes picierit Filip Shehu, 41 vjeç, dhe kuzhinierit Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë për shkak plagëve të marra nga goditjet me thikë. Ndërkohë, autori i vrasjes është arrestuar nga blutë. Gjithashtu bëhet me dije se mes tij dhe viktimës ka patur konflikte prej kohësh.
Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./Dosja.al
KOMUNA E PARIST- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën, pasi u plagos me thikë nga kolegu i tij. Mësohet se viktima është Indrit Ismaillari, rreth 41 vjeç dhe punonte si kuzhinier në lokalin “City Lounge”.
Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, rreth 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Po ashtu bëhet me dije se autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.
Fatkeqësisht, i plagosuri Indrit Ismaillari, nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./Dosja.al
KOMUNA E PARISIT- Ngjarja e rëndë e ndodhur mbasditen e sotme në zonën e "Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike. Bëhet me dije se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.
Viktima, i identifikuar si Indrit Salillari punonte në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Siç raportohet, ai u godit me thikë nga picajoli, Filip Shehu, pas një sherri të momentit. Gjithashtu autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit./Dosja.al
KOMUNA E PARIST- Një person është plagosur me thikë tek Komuna e Parisit. Bëhet me dije se dy persona janë përfshirë në sherrin që degradoi në përdorimin e thikës janë punonjës të një lokali. Ndërkohë, autori është vënë në pranga nga policia.
Megjithatë ende nuk dihet gjendja e të plagosurit, si edhe rrethanat e ngjarjes./Dosja.al