LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia në Berat/ Shpejtësia e madhe i mori jetën, 28-vjeçari digjet brenda në makinë ditën kur do mbanin të dyzetat e vëllait

•Humb jetën Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili pësoi gjatë orëve të natës në një aksident me makinë në Berat. •Dyshimi kryesor i autoriteteve policore është se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte. •I riu u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë e më pas përfundoi në një kanal në anë të saj. •Automjeti shpërtheu në flakë dhe 28-vjeçari u shkrumbua brenda tij. •Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë. •Në familjen Merkaj, kjo është humbje e madhe pasi brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte. •28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh. •Vëllai i tij ishte vetëm 32 vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. 

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Berat/ Publikohet fotoja- Kush është 28-vjeçari që humbi jetën ditën kur do mbanin të dyzetat e vëllait

Tragjedia në Berat/ Shpejtësia e madhe i mori jetën,
Kliton Merkaj

BERAT- Është publikuar fotoja e Kliton Merkaj, 28-vjeçari i cili humbi tragjikisht jetën gjatë orëve të natës në një aksident me makinë në Berat. Dyshimi kryesor i autoriteteve policore është se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte.

I riu u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë e më pas përfundoi në një kanal në anë të saj. Automjeti shpërtheu në flakë dhe i riu u shkrumbua brenda tij. Banorë të zonës rrëfyen se zhurma ishte aq e fortë sa i zgjoi nga gjumi, ndërsa kur u afruan automjeti shpërtheu në flakë.

Një tragjedi e madhe kjo për familjen Merkaj, që brenda pak javëve humbi të dy djemtë e vetëm që kishte.

28-vjeçari po kthehej nga Fieri, ku mësohet se kishte shkuar për të njoftuar të afërmit për të qenë të pranishëm në të dyzetat e vëllait të tij më të madh.

Ky i fundit ishte vetëm 32 vjeç, kur u mbyt tragjikisht në ujërat e lumit Osum. Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Sa i përket ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet thonë se 28-vjeçari Kliton Merkaj rezulton se nuk kishte konsumuar alkool apo lëndë narkotike

3 VITE ME PARE

VIDEO- Aksidenti tragjik në Berat, makina shpërtheu në flakë, 28-vjeçari digjej brenda

Tragjedia në Berat/ Shpejtësia e madhe i mori jetën,
Makina

BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit, Klinton Merkaj ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Dimal. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje. Një automjet tip Mercedes duke ardhur nga qyteti i Fierit në drejtim të Beratit, ka humbur kontrollin.

Për pasojë ka rënë në kanal pas goditjes së një shtylle së tensionit të lartë. Pas aksidentit makina ka shpërthyer ne flakë. Kjo ka shkaktuar vdekjen e të riut, Merkaj.

Policia në bashkëpunim me forcat zjarrëfikëse dhe ndihmën e bizneseve aty prane bënë te mundur nxjerrjen e mjetit nga kanali dhe identifikimin e viktimës ndërsa ështe duke u punuar për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti.

3 VITE ME PARE

Tragjedi e dyfishtë në familjen Merkaj në Berat, aksidenti i mori jetën 28-vjeçarit, pak ditë më parë i vëllai u mbyt në lumë

Tragjedia në Berat/ Shpejtësia e madhe i mori jetën,
Pamje nga aksidenti

BERAT- Klinton Merkaj është 28-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident në Rrethrrotullimin e Ciflikut Dimal, aty ku automjeti tip “Benz”, doli nga rruga e më pas u përfshi nga flakët.

Për fat të keq i riu humbi jetën mirëpo duket se kjo nuk është e vetmja fatkeqësi në familjen Merkaj. Te afërm të viktimës bëjnë me dije se pak ditë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, i cili u mbyt në lumë.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti është përplasur me shtyllën e rrugës duke shkulur atë nga vendi e më pas ka përfunduar në kanal.

Banorët e zonës deklaruan se kjo rrethrrotullimi aty ka qenë shpesh herë burim aksidenti. Edhe pse është e pajisur me ndriçim, mjetet lëvizin me shpejtësi të lartë duke u gjetur pa përgatitur për rrugën që duhet të ndjekin. Ata thonë se vendosja e disa barrierave sinjalizuese do të bëjë që drejtuesit e mjeteve të sinjalizohen për të ulur shpejtësinë.

3 VITE ME PARE

TRAGJIKE në Berat/ Mjeti del nga rruga dhe merr flakë, ndërron jetë shoferi, 28-vjeçari digjet brenda në makinë

Tragjedia në Berat/ Shpejtësia e madhe i mori jetën,
Makina

BERAT- Aksident tragjik në Berat. Kliti Merko, 28-vjeç ka ndërruar jetë pasi u dogj brenda mjetit tip 'Benz'. Policia bën të ditur se gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, Merko, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi. Mjeti ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi 28-vjeçar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacione paraprake. Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

klinton merkaj aksident ne berat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj