LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tragjedia! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në Shkodër, Erdgys Arrazi nuk merr pjesë në varrimin e të miturve

• Trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës. • Një ditë më parë, babai i 39-vjeçares kërkoi që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, në varrezat e qytetit. • Tre fëmijët e mitur të cilët u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre do të prehen në Shkodër. • Gresa 8-vjeçare dhe Arditi 3-vjeçar do të varrosen pranë motrës së tyre më të madhe, Ergestës 9-vjeçare, e cila u përcjell për në banesën e fundit dy ditë më parë. • Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim. • Një ditë më parë, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e 39-vjeçares që u vetëflijua së bashku me fëmijët, si pasojë e dhunës psikologjike dhe fizike të shkaktuar nga ai. • Arrazi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”. • Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe vazhdojnë të merren në pyetje familjarë të 39-vjeçares, ndësa policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Erdgys Arrazi nuk do të jetë i pranishëm në varrimin e fëmijëve, policia nuk merr përsipër shoqërimin e tij

Tragjedia! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në
erdgys arrazi

SHKODËR- Erdgys Arrazi nuk do të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve të tij të mitur, për shkak se policia e burgjeve nuk e ka marrë përsipër shoqërimin e tij në ceremoninë mortore. 

Gresa 8-vjeçare dhe Arditi 3-vjeçar do të varrosen në Shkodër, pranë motrës së tyre më të madhe, Ergestës 9-vjeçare, e cila u përcjell për në banesën e fundit dy ditë më parë. Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Ndërkohë nëna e fëmijëve, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës. Një ditë më parë, babai i 39-vjeçares kërkoi që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, në varrezat e qytetit.

Erdgys Arrazi dyshohet se ka çuar në vetëvrasjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, pasi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

2 VITE ME PARE

Tragjedia në lumin e Bunës/ Flet shefi i psikiatrisë në Shkodër: Nëna është mjekuar më parë për ankth dhe çrregullim humori, nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor

 Tragjedia! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në

SHKODËR- Neuropsikiatëri si dhe shef shërbimi i psikiatrisë komunitare Shkodër, Gjon Preçi ka hedhur poshtë dyshimet se nënë Alma Arrazi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Preçi gjatë fjalës së tij u shpreh se Alma është kuruar para pak vitesh vetëm për çrregullim të humorit me ankth.

Ai më tej shtoi se ajo nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik pasi po të kishte qenë në gjendje të tillë do kishte kartelë e do trajtohej. Sipas neuropsikiatrit ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Mjeku sqaron se për konfirmimin e të dhënave mjekësore të 39-vjeçares, është kontaktuar edhe nga prokurori i çështjes.

“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth.

Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrik se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor.

Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi.

Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik.

Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet ti fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund ti thonë ik se je i marrë, apo e marrë. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë.

Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë.

Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje”.

2 VITE ME PARE

Dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e tyre/ Drejtoria e Burgjeve i jep leje Erdgys Arrazit të jetë i pranishëm në varrimin e dy fëmijëve

Tragjedia! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në
erdgys arrazi, alma arrazi dhe fëmijët

SHKODËR- Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare. 

Por, 31-vjeçarit i cili ndodhet në paraburgim, ende nuk i është miratuar ende leja nga ana e Prokurorisë për të marrë pjesë në varrimin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar. Arrazi dyshohet se ka çuar në vetëvrasjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre. Gjykata e Shkodrës vendosi dje masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, pasi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që dje është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe vazhdojnë të merren në pyetje familjarë të 39-vjeçares, ndësa policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

2 VITE ME PARE

U kërkua nga babai i saj/ Trupi i Alma Arrazit do të varroset në Durrës, tre fëmijët e mitur do të prehen në Shkodër

Tragjedia! Nëna varroset në Durrës, fëmijët në
alma arrazi dhe fëmijët

SHKODËR- Trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi do të dërgohet për tu varrosur në Durrës. Një ditë më parë, babai i 39-vjeçares kërkoi që trupin e të bijës ta varrosë në Durrës, pranë nënës së saj, në varrezat e qytetit. Tre fëmijët e mitur të cilët u vetëmbytën bashkë me nënën e tyre do të prehen në Shkodër. 

Ndërkohë ditën e djeshme, Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e arrestit me burg për Erdgys Arrazin, bashkëshortin e 39-vjeçares që u vetëflijua së bashku me fëmijët, si pasojë e dhunës psikologjike dhe fizike të shkaktuar nga ai. Arrazi akuzohet nga Gjykata për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që dje është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe vazhdojnë të merren në pyetje familjarë të 39-vjeçares, ndësa policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

alma arrazi erdgys arrazi shkoder

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj