LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet për prokurorin Dado: Një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë!

• Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia e paraburgimit në Durrës ku ka folur lidhur me arrestimin dhe hetimin e SPAK ndaj tij. • Falë Inteligjencës Artificiale, e cila gjeneroi zërin e kryebashkiakut dhe avatarin e tij, në një emisionin televiziv u transmetua intervista e Veliajt me zë dhe figurë. • Veliaj u shpreh se rasti i tij është "larg" nga ai i kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Metës. • Ai tha se Partia Socialiste ka arritur që vendi të ketë drejtësi të pavarur. • Kryebashkiaku nuk ka kursyer sërish sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, për të cilin tha se ka arritur në majën e drejtësisë si jurist me 5-sa dhe me "licencë noteri nga babi". • Veliaj tha më tej se prokurori është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga ai vetë, ndërsa u shpreh se vetë Dado e ka pranuar në seancë se ka pasur komunikime me Veliaj për çështjen e lejes së ndërtimit. • Ai foli lidhur me denoncuesin që inicion hetimin ndaj tij, Nesti Angonin për të cilin tha se është një person që nuk ekziston. • Sipas tij Angoni mund të jetë edhe një sajesë e atyre që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. • I pyetur se përse nuk ka përmendur në asnjë reagim të tijin kreun e SPAK Altin Dumanin, ai u shpreh se shpreson që një ditë Dumani ta kuptojë që po përdoret nga vartës mediokër dhe hakmarrës për hesapet e tyre personale. • Kryebashkiaku i Tiranës ka folur edhe në lidhje me aludimet qe qarkullojnë se ai ka tentuar të arratiset dhe të prishë provat. • Ai u shpreh se më 6 dhjetor ka udhëtuar në Gjermani dhe është rikthyer, ndërsa shtoi se më 31 dhejtor dhe 21 janar ka shkuar në SHBA dhe se ka ardhur sërish në Shqipëri. • Sipas tij ai e ka provuar 3 herë në nuk ikën dhe se nuk trembet nga arrestimi teksa e ka cilësuar si persekutim. • Sa i përket aludimeve për prishjen e provave ai shpreh se prova quajnë lodrat e djalit të tij. • I pyetur nëse është takuar me Ramën, Veliaj tha se nuk ka nevojë nga që t’i çojë pusulla kryeministrit pasi sipas tij nuk kanë nevojë të koordinohen për vlerat ku besojnë. • Më tej, Veliaj tha se prej 25 ditësh në qeli ka takuar dy herë bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, ndërsa shtoi se nuk ka takuar djalin e tij.

8 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Veliaj nga qelia: Jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu!

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpjeguar sesi janë 24 orët e tij në qeli. Veliaj në një intervistë të zhvilluar me "Report Tv" bëri një përshkrim të qelisë ndërsa theksoi se në mure janë të shkruara inicialet. Ai shtoi se është shumë më i lirë se Nesti Agoni. 

Veliaj shtoi se është më i lirë se prokurori Ols Dado i cili sipas tij ka 7 apartamente me lejet e marra nga kryebashkiaku. Sipas tij ai është më i lirë se portalet e SPAK-ut të cilat sipas tij fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. 

"Një dhomë 2 me 3m, iniciale të shkruara mureve, shule e dryna që trokëllijnë ditë-natë, dhe komunikim me pusulla. Por, prapë se prapë, jam shumë më i lirë se ata që më sollën këtu. Jam më i lirë se Nesti Angoni, që duhet të ndërrojë emër e të shkojë si skuth në zyra postare me letra anonime.

Më i lirë se Ols Dado që ka 7 apartamente nga lejet e mia, burgun e ka në kokë e kurrë s’do ngopet. Më i lirë se portalet e SPAK-ut, që fyejnë reformën në drejtësi, ku nxjerrin çdo material nga dosjet e bëhen palë në padrejtësi. Qofshi mirë, kam mall dhe ju dua shumë!" tha Veliaj.

1 VITE ME PARE

25 ditë në qeli, Veliaj: Ajolën e kam takuar dy herë, djalin jo! Shpresoj që Olsi të ndihet trim me këto izolime banale

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se 25 ditë pas arrestimit të tij ka bërë me dije se është takuar dy herë më bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Veliaj në një intervistë për "Report Tv" u shpreh se djalin e tij nuk e ka takuar pasi sipas tij nuk ka guximin t’i shpjegojë atij pa lot në sy se ky vend i mallkon ata që punojnë. 

Ai theksoi se nuk është takuar me persona të tjerë as edhe me drejtuesit fetarë e as kolegë e miq të tij. Veliaj tha se shpreson se prokurori Ols Dado të ndihet trim për këtë izolim të tij të cilin e cilësoi si banal

"Jo, nuk e kam takuar djalin. Nuk ia shpjegoj dot pa lot në sy e ngashërim se ky vend ende i mallkon ata që punojnë, rrëzon ata që ndërtojnë, pengon ata që përpiqen, lufton atë që ndihmon çdo njeri në nevojë!

Dua që ai të rritet në një Tiranë, të ecë në një shesh Skënderbej, të vrapojë te Parku i Liqenit, të luajë te Parku Rinia, të mësojë te Piramida e të ndihet krenar që i ati dha një dorë për qytetin më dinamik në Europë. Nuk i mbaj dot lotët kur më kujtoni djalin, po e le me kaq.

Ajola është lejuar dy herë. Të tjerët asnjë! As drejtuesit fetarë, as kolegët, as miqtë! Shpresoj që Olsi të ndihet burrë i madh dhe trim me këto izolime banale", tha Veliaj.

1 VITE ME PARE

Keni komunikuar me Ramën? Veliaj: Nuk kam nevojë t’i çoj pusulla dhe as të koordinohemi për vlerat ku besojmë

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur në një intervistë të zhvilluar së fundmi nëse ka pasur komunikim me kryeministrin Edi Rama. Veliaj në një intervistë për "Report Tv" u shpreh se një mik i rrallë e mentor i çmuar prej 20 vitesh. Ai theksoi se nuk ka nevojë nga që t’i çojë pusulla Ramës pasi sipas tij shokët e idealit nuk kanë nevojë të koordinohen për vlerat ku besojnë.

Sipas tij Rama është kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave dhe se është i vetmi që mund të ngrejë flamurin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Edi Rama është Kryeministri im, Kryetari im i partisë dhe një mik i rrallë e mentor i çmuar prej 20 vitesh. Nuk kam nevojë t’i çoj pusulla, se shokët e idealit nuk kanë nevojë të koordinohen për vlerat ku besojnë.

Unë besoj tek Edi si Kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave, si i vetmi që mund të ngrejë flamurin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe si i vetmi që mund të sigurojë që drejtësia e re dhe e pavarur të ketë jo vetëm shpatë, por edhe peshore!" tha Veliaj.

1 VITE ME PARE

Veliaj: Me ose pa mua Partia Socialiste do fitojë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian!

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar arrestimin e tij ndërsa ka theksuar se e sheh si një goditje politike për Partinë Socialiste. Veliaj në një intervistë me Report Tv u shpreh se si më të në Tiranë si pa të Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama do fitojnë bindshëm zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se në mandatin e ri do të punohet për Shqipërinë në Bashkimin Europian. 

"Dyshoj që SPAK vuan nga një kompleks për të bërë kandarin, ku çdo palë të goditet, dhe asnjë të mos fitojë pastër e drejtë një shumicë të qartë. Kjo është një përpjekje e kotë.

Me ose pa mua në Tiranë, Partia Socialiste dhe Edi Rama do fitojnë bindshëm mandatin për Shqipërinë në Bashkimin Europian. Do qe në nderin e SPAK të mos futej në politikë, ose si Di Pietro në Itali të bëhej parti politike e të kandidonte. Por, me letra anonime dhe tafmanë e Olsit për m2 po humbet imazhin e mirë që e mbështetën të gjithë," tha Veliaj.

1 VITE ME PARE

"Tre herë kam provuar se nuk iki," Veliaj: Prova quhen lodrat e djalit! Një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me aludimet qe qarkullojnë se ai ka tentuar të arratiset dhe të prishë provat. Veliaj në një intervistë për report Tv shpalosi axhendën e tij të muajit dhjetor dhe janar ndërsa theksoi se nuk është arratisur. Ai u shpreh se më 6 dhjetori ka udhëtuar në Gjermani dhe është rikthyer. Kryebashkiaku shtoi se më 31 dhejtor dhe 21 janar ka shkuar në SHBA dhe se ka ardhur sërish në Shqipëri. 

Sipas tij ai e ka provuar 3 herë në nuk ikën dhe se nuk trembet nga arrestimi teksa e ka cilësuar si persekutim. Sa i përket aludimeve për prishjen e provave ai shpreh se prova quajnë lodrat e djalit të tij. Ai theksoi se një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë.

"Çfarë arratisje? Isha në Gjermani më 6 Dhjetor dhe erdha; në SHBA në 31 Dhjetor dhe 21 Janar dhe erdha! Tre herë kam provuar se as iki, as tutem nga ky persekutim.

Cilat prova do prish? Këtu prova quhen lodrat e djalit; i ka Olsi, të luajë gjithë ditën si kalama me lego. Provë quhet Instagrami, aty i ka! Kjo është çmenduri, një ndërtues i babëzitur po bën lolo gjithë sistemin e drejtësisë," tha ai.

1 VITE ME PARE

Pse nuk e përmend Dumanin në asnjë reagim tuajin? Veliaj: Një ditë do ta kuptojë se po përdoret nga vartësit e tij mediokër!

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se personi që e ka kallëzuar, Nesti Agoni mund të jetë edhe një sajesë e vetë këtyre që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. Kryebashkiaku Veliaj në një intervistë me Report Tv theksoi se këto vite është ngritur çdo mëngjes të bëjë mirë duke ndërtuar shkolla, kopshte e çerdhe. Veliaj tha se është munduar të ndihmojë njërëz me aq sa ka mundur por sipas tij mesa duket nuk ka arritur ti ngopë Nesti Agonin dhe prokurorin Ols Dodo të cilët i ka cilësuar si të pangopur.

"Nesti Angoni? Kjo s’ka fare rëndësi! Mund të jetë një sajesë e vetë këtyre që hesapet personale i lajnë me vulën e logon e Shtetit. S’i kam bërë kurrë kujt keq. Jam zgjuar çdo mëngjes këto vite që të bëj mirë: të bëj çdo ditë një shkollë, një kopësht, një çerdhe, një park, një rrugë, një shesh, një qendër sociale! S’mbaj mend të kem pushuar një fundjavë, i kam rënë në qafë familjes sime, si e si të ndihmoja mijëra njerëz, sa kam pasur mundësi. Por, Nesti Angoni e Ols Dado janë të pangopur; s’ja kam dalë t’i nginj me sa duket.

Por, kjo nuk është më e rëndësishmja! Sot në SPAK ka edhe 2 kallëzime të tjera nga Nesti Angoni, dhe bravo i qoftë! Për sa kohë kaloi e para, tani u normua ekzekutimi publik i kundërshtarit me letra anonime e veting pa ligj për 20 vite; 7,300 ditë të jetës së një njeriu," tha ai.

Veliaj u pyet se përse nuk ka përmendur në asnjë reagim të tijin kreun e SPAK Altin Dumani. Ai u shpreh se një ditë Dumani do ta kuptojë që po përdoret nga vartës mediokër dhe hakmarrës për hesapet e tyre personale.

"Sepse ende lus Perëndinë që një ditë do kuptojë se si po përdoret nga vartësit mediokër e hakmarrës për hesapet e tyre personale. Po e përdorin si Pilatin për Barabën. Zoti e ndriçoftë!" tha Veliaj.

1 VITE ME PARE

"Olsi Dado është në konflikt interesi", Veliaj: Më shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes, thonë “nuk pendohet” në faqen e fundit!

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se prokurori Ols Dado është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga Veliaj. Kryebashkiaku në një intervistë për Report Tv u shpreh se më mirë bën burg të padrejtë sesa të shkel ligjin që prokurori Dado të marrë kate shtesë te Rruga e Kavajës.

Kryebashkiaku theksoi se vetë Dado e ka pranuar në seancë se ka pasur komunikime me Veliaj për çështjen e lejes së ndërtimit. Ai shtoi se akuzohet nga Nesti Angoni nga një person që s’ekziston dhe se e shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes. Sipas tij në dosje shtohet se ai “nuk pendohet” në faqen e fundit.

"Olsi Dado është në konflikt interesi 24h në 24! Ka kërkuar si Gobsek i pangopur metra shtesë, që nuk i takojnë, dhe nuk i ka marrë. Unë më mirë bëj burg të padrejtë, se të shkel ligjin, që Olsi të marrë kate shtesë, që nuk i takojnë, te Rruga e Kavajës.

S’kam reaguar për 1 vit hetim. Po unë jam shpallur në hetim ditën që jam ndaluar. Ols hileqari as nuk e regjistroi emrin, as veprën! Si të reagoja në parathënie? Më akuzon Nesti Angoni që s’ekziston, më shpallin “i dënuar” që në faqen e parë të dosjes dhe më thonë “nuk pendohet” në faqen e fundit. Kujt politikani tjetër i është bërë 20 vjet veting? Mbi ç’bazë? Nga 24 deri në 44 vjeç!

Po! Ka pasur komunikime. E pranoi edhe vetë në seancë! Siç pranoi edhe “se ta tregoj unë ty, e di ku vete”. Ku është parë kjo që një noter nga babi me 5-a, gdhihet prokuror nga krevati dhe i thotë kryetarit të Bashkisë “ta tregoj unë ty”, që s’me dhe metrat e babëzisë së madhe?" tha Veliaj.

1 VITE ME PARE

"Jam larg Saliut dhe Metës", Veliaj nga burgu: Kanë arritur në majën e drejtësisë juristë me licencë noteri nga babi

"Tre herë e kam provuar se nuk iki", Veliaj vijon me sulmet
erion veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë nga qelia e paraburgimit në Durrës ku ka folur lidhur me arrestimin dhe hetimin e SPAK ndaj tij. Falë Inteligjencës Artificiale, e cila gjeneroi zërin e kryebashkiakut dhe avatarin e tij, në Report Tv u transmetua intervista e Veliajt me zë dhe figurë.

Veliaj u shpreh se rasti i tij është "larg" nga ai i kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Metës. Më tej shtoi se PS ka arritur që vendi të ketë drejtësi të pavarur.  Kryebashkiaku nuk ka kursyer sërish sulmet ndaj prokurorit Ols Dado, për të cilin tha se ka arritur në majën e drejtësisë si jurist me 5-sa dhe me "licencë noteri nga babi".

"Jam larg Saliut dhe Metës sa temjani nga djalli. As kam pasur blloqe për të vrarë 4 vetë me plumba në mish në 21 Janar, as kam pasur djalë të pjekë të gjallë 26 vetë në Gërdec. Pikë! Diferencë e madhe kjo. Partia Socialiste nuk bërtet, se kjo e jona nuk është parti tallagjare. Patjetër, ndihemi mirë që vendi ka një drejtësi të pavarur. Tani duhet parë si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a, me licencë noteri nga babi, e emërim si prokuror nga e shoqja. Ky është një abuzim me besimin që Partia Socialiste i dha sistemit. Dhe kjo meriton reflektim, janë prishur ligjet e fizikës. Tipikisht, ajka rri lart e llumi poshtë! Këtu llumi me 5-a është lart, e ajka me 10-a ose ka dalë nga sistemi, ose është në burg.", tha Veliaj.

erion veliaj spak ols dado altin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj