Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një rast i manipulimit të votave pretendohet se ka ndodhur në njësinë 9. • Kjo skemë e manipulimit të votave njihet me termin "treni bullgar", ku fletët e votimit janë të palosura në të njëjtën formë dhe të bashkuara. • Ndërkohë KZAZ ka rinisur procesin e numërimit të votave, dhe i ka cilësuar fletët e votimit të vlefshme. • Drejtuesi politik i i PD-së për qarkun e Tiranës, njëkohësisht kandidat për deputet Belind Këlliçi tha se do të monitorohet procesi i numërimit në KZAZ nr 40, të njësisë nr 9 në Tiranë. • Ai u shpreh se nëse do të evidentohen shumë fletë votimi me ngjyrë të ndryshme dhe përbërje të ndryshme nga vota origjinale, prova të skemës së "treni bullgar", PD do të kërkojë rinumërim të votave jo vetëm në Tiranë por dhe në gjithë Shqipërinë. • Ndërkohë skema "treni bullgar", sipas demokratëve është evidentuar edhe te kutia e votimit 19/73 në tavolinën nr 1, k shumë fletë votimit janë të palosura në mënyrë të njëjtë. • Këlliçi tha se votat do të kontestohen në KQZ e KAS.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një rast i manipulimit të votave pretendohet se ka ndodhur në njësinë 9. Kjo skemë e manipulimit të votave njihet me termin "treni bullgar", ku fletët e votimit janë të palosura në të njëjtën formë dhe të bashkuara. Ndërkohë KZAZ ka rinisur procesin e numërimit të votave, dhe i ka cilësuar fletët e votimit të vlefshme.
Drejtuesi politik i i PD-së për qarkun e Tiranës, njëkohësisht kandidat për deputet Belind Këlliçi tha se do të monitorohet procesi i numërimit në KZAZ nr 40, të njësisë nr 9 në Tiranë.
Ai u shpreh se nëse do të evidentohen shumë fletë votimi me ngjyrë të ndryshme dhe përbërje të ndryshme nga vota origjinale, prova të skemës së "treni bullgar", PD do të kërkojë rinumërim të votave jo vetëm në Tiranë por dhe në gjithë Shqipërinë.
“Kjo është qendra e Tiranës e kur ka këtu parregullsi imagjinoni cfarë ndodh nëpër Shqipëri, do të shohim si do të procedohet me fletët me ngjyrë të ndryshme që kanë peshë dhe përbërjen e saj të ndryshme. Nëse do të konstatohet që këto janë realisht fletë të falsifikuara, kështu duket deri tani, PD do të kërkojë hapjen e kutive, rinumërimin e plotë dhe evidentimin e të gjithë fletëve të votimit në qarkun e Tiranës dhe në Shqipëri. Nëse makineria e vjedhjes së votave guxon të hyjë të depërtojë në zemër të kryeqytetit imagjinoni cfarë i kanë bërë votës së shqiptarëve këta. Tani do të nisë numërimi në kutinë e kontestuar te 7 marsi, dhe do të shohim si do të procedohet me fletët e votimit dhe shenjat dalluese që janë të njëjta” tha Këlliçi.
Ndërkohë skema "treni bullgar", është evidentuar edhe te kutia e votimit 19/73 në tavolinën nr 1, shumë fletë votimit janë të palosura në mënyrë të njëjtë. Këlliçi tha se votat do të kontestohen në KQZ e KAS.

TIRANË- Një rast i manipulimit të votave pretendohet se ka ndodhur në KZAZ 40. Kjo skemë e manipulimit të votave njihet me termin "treni bullgar".
Siç shihet edhe në video, fletët e votimit janë të palosura në të njëjtën formë dhe të bashkuara, ndërsa denoncimi është bërë nga kryetarja e Degës 9, Eda Himçi. Drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi është shprehur se votat janë për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.