LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Policia: Nuk ka të lënduar. KLGJ: Të zbardhet sa më parë ngjarja

• Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër. • Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj. • Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. • Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit. • Sterkaj në dëshminë e tij para policisë për tritolin, ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. • Ndërkohë që ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar. • Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kërkuar nga organi akuzës që të zbardhet sa më parë ngjarja dhe personat e përfshirë të dalin para drejtësisë. 

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Tritoli në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj,VOA: Pohoi se ngjarja ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Policia: Nuk ka
Policia

SHKODËR- Banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës u trondit në orët e para të së dielës nga shpërthimi i një sasie tritoli. Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 13 minuta, në portën e banesës se gjyqtarit, në lagjen “Tom Kola” të qytetit, në kohën kur ai ndodhej në banesë së bashku me familjen.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të pakta materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person duke vendosur lëndën shpërthuese, por pa arritur ta identifikojnë. Policia vijon kontrollet në zonë, ndërsa një grup hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Magjistrati Tonin Sterkaj është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Zëri i Amerikës kontaktoj me gjyqtarin Tonin Sterkaj, i cili pohoj se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar. Gjyqtari Sterkaj tha se, gjatë 30 viteve të karierës së tij si gjyqtar, nuk ka pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi sot edhe Keshilli i Lartë i Gjyqësor, i cili, përmes një dekarate, përcjell shqetësimin për këto akte që cënojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e cilësoi ngjarjen si një akt kriminal dhe i kërkoi organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Në deklaratën e publikuar pak orë pas ngjarjes Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcëni magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër meve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Marrë nga VOA

2 VITE ME PARE

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër, KLGJ: Të zbardhet sa më parë ngjarja, personat e përfshirë para drejtësisë

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Policia: Nuk ka
KLGJ

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për tritolin e vendosur mëngjesin e sotëm në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër. Me anë të një njoftimi për media, KLGJ kërkon që të zbardhet sa më parë ngjarja nga organi i akuzës. Po ashtu KLGJ ka shprehur mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre.

Njoftimi i KLGJ-së:

Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë. Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

2 VITE ME PARE

I vunë tritol në banesë, zbardhet dëshmia e gjyqtarit në Shkodër: Ka lidhje me punën time

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Policia: Nuk ka
Banesa

SHKODËR- Dëshmia e gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj është zbardhur para policisë për tritolin e vendosur në portën e banesës së tij. Mësohet se Sterkaj para uniformave blu ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. Ndërkohë që ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar.

Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Sterkaj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

2 VITE ME PARE

Tritoli në Shkodër, policia: U shkaktuan dëme materiale

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Policia: Nuk ka
Policia

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka reaguar për tritolin që ka plasur në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në njoftim theksohet se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës. Ndërkohë që fatmirësisht nuk persona të lënduar nga plasja. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

2 VITE ME PARE

EMRI/ Shpërthim me trirol në banesën e një gjyqtari në Shkodër

Tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, Policia: Nuk ka
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në banesën e një zyrtari të drejtësisë në qytetin verior.

Mësohet se banesa ku është vendosur lënda plasëse i përket gjyqtarit Tonin Sterkaj. Ndërkohë që shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjsit. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar nga tritoli. 

Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi xhenerik, për sigurimin e vendngjarjes.

tonin sterkaj klgj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj