Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa sigurie për zv.kryeministren Belinda Ballukun. • Masa e parë është pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, ndërsa masa e dytë është ndalim i daljes jashtë vendit. • GJKKO ka vendosur masë sigurie 'arrest shtëpie' dhe për dy zyrtarë të tjerë, kreun e KESH Erald Elezin dhe kreun e ARRSH-së Gentian Gjylin, që akuzohen për tunelin e Llogarasë. • Vendimi i sotshëm është kërkuar nga prokurori Dritan Prençi dhe është autorizuar nga gjyqtari Erion Çela. • Mbi Ballukun rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë. • Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. • Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme. • Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). • Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.
20 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi shkruan se teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar. Demokrati ndër të tjera thekson se Balluku ende nuk është pezulluar si deputet e parlamentit, megjithatë fundin e saj politik e shikon të afërt, ashtu sikurse edhe atë të Ramës.
Reagimi i Bardhit:
Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti! Për pushtetin e tij, ka kohë që ka shkallmuar çdo rregull dhe standard të funksionimit demokratik të shtetit, duke nisur nga themeli kushtetues i Republikës “qeverisja bazohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme”!
Teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar! Pra, Kushtetuta dhe ligji që i njeh këtë autoritet Gjykatës dhe SPAK, janë gabim, ndërsa sistemi i Edi Ramës që qeverisjen e dikton krimi i organizuar dhe korrupsioni, është i drejtë. Çfarë turpi dhe mjerimi!
Belinda Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete. Këtë e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kanë respektuar këtë ndalim. Ndërkohë “pezullimi për të ushtruar funksionet publike” në pushtetin ekzekutiv është qëllimi për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj, në kushtet kur vendimmarrja për shkarkim i është besuar një njeriu të papërgjegjshëm (siç është Edi Rama) apo një bashkëfajtori në korrupsion me të pandehurin (siç është po Edi Rama)!
Mjerimi në logjikë nuk e shpëton dot as të pandehurën e sotme Belinda Balluku dhe as të pandehurin e afërt në kohë Edi Rama! Fundi i tyre i shpejtë është shkruar nga sistemi korruptiv i qeverisjes që kanë ndërtuar vetë./Dosja.al
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku, tashmë e pezulluar nga GJKKO është largua nga ambjentet e kryeministrisë, pas takimit me Ramën për më shumë se 7 orë. Bëhet me dije se Balluku nuk është larguar me makinën e saj nga Kryeministia, por me një makinë tjetër.
Më herët nga kryeministria doli Rama, i cili u drejtua në darkën e organizuar në nder të komisioneres së zgjerimit në BE, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë për samitin e së premtes për Ballkanin Perëndimor.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria, pasi një bisede mbi 7-orë me zv.kryeministren Belinda Ballukun, tashmë e pezulluar nga detyra nga GJKKO. Ndërkohë makina e ministres së Energjisë dhe Infrastrukurës Belinda Balluku, ndodhet pranë ambienteve të kryeministrisë.
Takimi nisi rreth orës 12:15, pas vendimit të GJKKO-s e cila pezulloi nga detyra Ballukun pas akuzave për korrupsion ndaj saj, për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe tenderin e Unazës së Jashtme të Tiranës. Më herët edhe deputeti socialist Ulsi Manja u paraqit në ambientet e Kryeministrisë, por ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur brenda Kryeministrisë.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Gazeta greke Protothema.gr raporton se Gjykata e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Shqipëri vendosi pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku, pas padisë së ngritur nga SPAK për dyshimet e përfshirjes së saj në përzgjedhjen e një kompanie fituese për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një projekt qeveritar me fond rreth 190 milionë euro.
Gazeta greke thekson se Prokuroria akuzon se Balluku, në rolin e saj si ministre, se ka ndikuar në mënyrë të padrejtë për të favorizuar kompaninë fituese dhe ka vepruar në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit që mori vendimin. Në artikull thuhet nër të tjera se Ky rast vjen ndërsa Shqipëria synon anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
Artikulli I Protothema.gr:
Një gjykatë shqiptare ka shkarkuar zëvendëskryeministren Belinda Baluku nga posti i saj pasi prokurorët e paditën atë për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel për një projekt të financuar nga shteti. Baluku nuk ka komentuar ende mbi vendimin. Megjithatë, gjatë një seance parlamentare dje, ajo i përshkroi akuzat si "shpifje, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra", ndërsa deklaroi gjithashtu qëllimin e saj për të bashkëpunuar plotësisht me sistemin e drejtësisë.
Baluku, e cili ka shërbyer edhe si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, konsiderohet një aleat i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, i cili siguroi mandatin e tij të katërt radhazi si udhëheqës i vendit në fillim të këtij viti. Gjykata e Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk publikoi detaje të vendimit të saj, duke përmendur natyrën konfidenciale të masave të tilla.
Më 31 tetor, Zyra e Prokurorit të Posaçëm të SPAK njoftoi se kishte ngritur një padi penale kundër Balukut për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik. Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometrash në jug të Shqipërisë, një projekt me një buxhet prej rreth 190 milionë eurosh. Sipas aktakuzës, e cila u pa nga Reuters, Baluku, në cilësinë e ministres së infrastrukturës, dyshohet se ndikoi në vendimin në favor të kompanisë që në fund fitoi projektin.
Aktakuza thotë gjithashtu se ajo veproi në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komitetit që mori vendimin përkatës. Shqipëria po kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por BE po i bën thirrje vendit të shtojë përpjekjet e tij për të luftuar krimin dhe korrupsionin./Dosja.al
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters shkruan se Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku, pasi SPAK e paditi për ndikim të paligjshëm në përzgjedhjen e kompanisë fituese të një projekti tuneli me vlerë rreth 190 milionë euro. Reuters shkruan se Balluku nuk ka dhënë ende një reagim pas vendimit, ndërsa një ditë më parë në Kuvend i cilësoi akuzat ndaj saj si shpifje, insinuata dhe gjysmë të vërteta.
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve e përshkruan Ballukun si një aleate të ngushtë Rama, teksa nënvizon se masat e gjykatës janë mbajtur konfidenciale dhe se rasti përbën një provë për përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Në fund, Reuters shkruan se Shqipëria synon të bashkohet me Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku i pasur po kërkon që vendi të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
ARTIKULLI I REUTERS:
Një gjykatë në Shqipëri shkarkoi zëvendëskryeministren Belinda Balluku nga detyra të enjten, pasi ajo u padit nga prokurorët për rolin e saj të dyshuar në përzgjedhjen e një kompanie për të ndërtuar një tunel të financuar nga qeveria, tha gjykata në një deklaratë.
Nuk pati reagim të menjëhershëm nga Balluku. Megjithatë, gjatë një seance parlamentare të mërkurën, ajo iu referua akuzave si “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, dhe tha se do të bashkëpunonte plotësisht me gjyqësorin. Balluku, e cila shërbeu gjithashtu si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, është një aleate e ngushtë e Kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili më parë këtë vit siguroi mandatin e tij të katërt radhazi.
Gjykata Speciale e ngarkuar me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk dha më shumë informacion në vendimin e saj, “duke pasur parasysh se masa të tilla janë të një natyre konfidenciale”. Më 31 tetor, Zyra e Prokurorit Special, SPAK, tha se kishte paditur Ballukun për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në një tender ose ankand publik.
Akuzat lidhen me ndërtimin e një tuneli 5.9 kilometrash (3.7 milje) në pjesën jugore të Shqipërisë me një kosto prej afërsisht 190 milionë eurosh. Akuza, e parë, deklaroi se Balluku, në cilësinë e saj si ministre e infrastrukturës, ndikoi në mënyrë të papërshtatshme në vendimin në favor të kompanisë fituese. Aktakuza pretendonte më tej se ajo e bëri këtë në bashkëpunim me pesë anëtarë të tjerë të komisionit vendimmarrës. Shqipëria synon të bashkohet me Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, por blloku i pasur po kërkon që vendi të bëjë më shumë për të luftuar krimin dhe korrupsionin./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pasi GJKKO pezulloi nga detyra zv.kryeministren Belinda Ballukun. Me anë të një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se disa ditë më parë kur dëgjoi se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Ballukut, nuk e besoi. Gjithashtu Berisha e cilësoi largimin e saj kronikë të një ngjarjeje të paralajmëruar, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kishte zgjedhur formën më poshtëruese për tu distancuar nga bashkëpunëtorja e tij.
Postimi i Berishës:
Lubia iku siç ishte! Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar! Miq, disa ditë më parë dëgjova se nga prokuroria do kërkohej dhe do vendosej pezullimi nga detyra i Lubi Ballukut. Ky lajm më duk thashethem dhe nuk e besova. Madje nuk e besova edhe pasi Rama në fjalën e tij i thoshte Belindës “duaje fatin tënd”, mbasi territorët e drejtësisë janë të ndara me territorët e PS. Pas kësaj deklarate që Rama e bëri vetëm për Lubinë, nuk kisha më asnjë dyshim se ai tashmë donte të shpëtonte sa më shpejt prej saj, mbasi ai dhe Lubia ngjisnin si: “keni parë s’keni parë, shkon një i vdekur me të gjallë.”
Por ndonëse e di se Edi Rama në të gjithë qenien e tij çnjerëzore, nuk besoj se do zgjidhte formën më poshtëruese për të larë hesapet me njeriun që prej 25 viteve kishte ndarë çdo gëzim dhe hidhërim dhe që e kishte bashkëpunëtore luajale në çdo vjedhje. E vërteta është se dokumenta të pakundërshtueshme tregojnë se nuk ishte ai që hante fiq dhe kumbulla pas shpinës së Lubisë. Me të drejtë pyetja: pse Rama nuk i kërkoi Lubisë dorëheqjen, që do t’i jepte edhe ndonjë pikë? Pse ai nuk e shkarkoi siç i takonte, në rast se refuzonte dorëheqjen, por zgjodhi trajtimin e saj sikur të ishte magazinierja e Këshillit të Ministrave?
Përgjigjja është vetëm një: atij nuk ia mbante! Nuk ia mbante sepse në dy aferat e mëdha, tunelin e Llogarasë dhe aeroportin e Vlorës, iniciator e vendimmarrës i vërtetë është Rama dhe jo Lubia. Por a shpëtoi Rama me këtë akt makbethian ndaj bashkëpunëtores së tij më të afërt? Jo dhe jo!/Dosja.al
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se ky është një rast unikal në botë ku gjykata pezullon nga detyra një Zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku e ka cilësuar këtë si një zhvillim të pritshëm për shkak të akuzave të ngritura dhe mënyrës se si ka operuar qeveria socialiste gjatë 12 viteve të fundit.
Ndër të tjera, demokratja nënvizoi se ky nuk është vetëm një rast individual, por dëshmi e një krize morale dhe politike që shfaqet në nivelin më të lartë të qeverisjes, ku skandalet e njëpasnjëshme dhe mungesa e përgjegjësisë së kryeministrit janë bërë një model shqetësues qeverisjeje.
Reagimi i Tabakut:
Ky është rasti unikal në botë ku gjykata pezullon nga detyra një Zëvendëskryeministre dhe Ministre të Infrastrukturës, dhe ky është një zhvillim i pritshëm duke parë akuzat dhe mbi të gjitha duke parë mënyrën si ka operuar qeveria socialiste në këto 12 vite.
Ky është vendimi i dytë për një zëvendëskryeministër, pasi një tjetër është në kërkim ndërkombëtar prej mbi 2 vitesh, e kryetari i bashkisë në burg. Kjo është një dëshmi e një krize të madhe morale dhe politike që ka prekur qeverisjen prej vitesh, ku qeveria njolloset me skandalet dhe kryeministri shmang përgjegjësinë e tij morale dhe politike.
Për asnjë moment ne nuk kemi parë asnjë reflektim dhe as ndjeshmëri ndaj faktit se një nga portofolët më të rëndësishëm të shtetit është vënë nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera; përkundrazi u mor në mbrojtje — jo për një, por për dy tendera tashmë — ndërkohë që dosjet janë kapicë edhe për afera të tjera, duke nisur me “tigrat” e duke vijuar me rrugën e Ersekës.
Kjo nuk është vetëm një çështje individuale. Është fjala për një model qeverisjeje që ka prodhuar një seri skandalesh, një pas një, për vite me radhë — nga bashkëpunëtorët më të afërt deri te zyrtarët më të lartë të kabinetit.
Kur një ministre e linjës më të rëndësishme të qeverisë dhe një zëvendëskryeministre merret e pandehur dhe pezullohet nga detyra, përgjegjësia nuk është personale: përgjegjësia është politike. Dhe kjo përgjegjësi fillon në zyrën e Kryeministrit.
Tashmë një shtet i kapur është fytyra e një Shqipërie që nuk mund të fshihet pas kapitujve të hapur për të shmangur përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kryeministrit. Shqiptarët meritojnë një qeverisje që mbron interesin publik, jo tenderat me paracaktim; që jep shembull me integritet, jo me arrogancë politike; që është e përgjegjshme, jo e pashqetësuar. Këtë model duhet ta rrëzojmë, këtë duhet ta thyejmë!/Dosja.al
TIRANË- Përgjimet nga Dosja e SPAK për Evis Berberin janë zbardhur ditën e sotme. Sipas dosjes, Berberi vepronte si pronar i shoqërisë “DAAM” Shpk dhe kompania e tij ka fituar një pjesë të tenderit të Lotit të 4 të Unazës së Madhe, gjë për të cilën SPAK ka vënën në akuzë edhe Belinda Ballukun.
Në dosje thuhet se Berberi udhëzon shtetasin Ervis Lami kur dhe si të veprojë me pagesat e tatimeve, në mënyrë që të shmangë gjobat. Gjithashtu ai angazhohet të realizojë transfertat, të cilat i siguron me anë të të motrës, Elektra Berberi e cila punon në bankë.
Kjo e fundit i thotë se shkresat për firmosje do ja çojë tek shtëpia e mamasë së tij. Ndërkohë që shitja fiktive e kompanisë DAAM shpk sipas përgjimeve të SPAK rezulton të jetë bërë shtetases Brunilda Buli, të cilës Evis Berberi i drejtohet si “Teze”.
PJESE NGA DOSJA E SPAK:
Kohë në të cilën shtetasi Evis Berberi bën shitje fiktive të shoqërie së tij, shtetases Brunilda Buli, por nga bisedat vërehet se shtetasi Evis Berberi vepron në cilësinë e pronarit të shoqërisë “DAAM” sh.p.k, pasi ai interesohet dhe informohet për aktivitetin e shoqërisë (për klientët, furnitorët, detyrimet, punonjësit e shoqërisë) si dhe merr vendime për pagesat, faturat, detyrimet si dhe punonjësit e shoqërisë, siç rezulton nga bisedat, si më poshtë:
Në datën 11.02.2019, në orën 09:33, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Ervis Lami, urdhër pagesën në vlerën 293,913 lekë për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.
Në orën 13:27, Evis Berberi: “Mos me harro Tatim fitimin sot se ha gjobe”.
Në orën 13:27, Ervis Lami: “Atje po iki”.
Në orën 13:28, shtetasi Evis Berberi: “Thanks”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k. në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 11.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie, është kryer pagesa në vlerën 293,093 lekë, në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, me përshkrimin “tat i thj mbi fitim janar-dhjetor 2018”.
Në datën 13.02.2019, në orën 11:40, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Do besh nesër një kërkese për 21 mije € Ne mënyre qe ti thyjm për te bere pagesën?”.
Në orën 11:40, Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 11:40, Ervis Lami: “Edhe ti fusim ne banke ti kemi gjendje?”.
Në orën 11:40, shtetasi Evis Berberi: “Ok”.
Në orën 11:40, Ervis Lami: “Oki”.
Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms motrës së tij, shtetases Elektra Berberi (punonjëse e bankës Raiffeisen gjatë kohës së komunikimeve): “Me bej kërkese për 21000 euro nesër”.
Në orën 11:57-11:58, Elektra Berberi: “Ok Do vish vet?? Se ke një formular pa firme. Apo ta çoj te mami dhe e firmos atje?”.
Në orën 11:58, Evis Berberi: “Çoje te mami”. Në orën 11:58, Elektra Berberi: “Ok”.
Më pas në orën 13:13, Elektra Berberi: “Ta bëra rezervimin, deri ne 30,000 euro tërheq kështu qe je ok. Pa komision eshte.”.
Në orën 13:13, Evis Berberi: “Ok thanks”.
Në orën 13:16, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetasit Ervis Lami: “E bera kërkesën! Neser I ke gati”.
Në orën 13:16, Ervis Lami: “Oki shoku”.
Në datën 25.02.2019, në orën 08:26, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi: “Thuaj pak motres per 30 mijë”.
Në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi: “Ok Transferte?”.
Në orën 08:44-08:45, Ervis Lami: “Pagese fature pjesore. Do ja nis une me foto faturen”
Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok?
Shtetasi Evis Berberi: “Fola”. Coja”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, referuar të dhënave bankare të shoqërisë “DAAM” sh.p.k në bankën Raiffeisen, rezulton se në datën 25.02.2019 (data e komunikimit), nga llogaria bankare e kësaj shoqërie është kryer pagesa në vlerën 30,000 Euro në drejtim të shoqërisë “PM&A Company” sh.p.k, me përshkrimin “lik pjesor ft 282 d 15/2/19”,
Në datën 07.03.2019, në orën 09:20, shtetasi Ervis Lami i dërgon SMS shtetasit Evis Berberi:
“Mirmengjes. Me duhet nje firme e Brunildes. Me foto. Dhe passëordi emailit Daam”.
Në orën 09:29, shtetasi Evis Berberi i dërgon SMS shtetases Brunilda Buli: “Teze me bej një foto firmës tende dhe ma nis!
Ne Ëhat app 09:31, shtetasja Brunilda Buli dërgon një fotografi, në të cilën vërehen katër shënime në dukje! Ta falsifikoj pak “./Dosja.al
TIRANË- Përgjimet nga Dosja e SPAK të Evis Berberit kanë dalë ditën e sotme. Në bisedat e mëposhtme, shihen komunikimet mes Evis Berberi dhe ortakut të tij, Valter Begaj lidhur me abuzimet me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe.
Sipas SPAK, Valter Begaj kishte në pronësi kompaninë NET Group me anë të së cilës përfitonte nga fondet publike dhe ia kalonte paratë një kompanie tjetër që ishte në pronësi të Ervis Berberit. Skema e përfitimit të parave nga Ervis Berberi funksionoi edhe në tenderin e supervizimit të tunelit të Llogarasë dhe për këtë akuzë Berberi është në burg që prej marsit të vitit 2024.
Pjesë nga Dosja:
Evis Berberi: “Ja ta mendojme”.
Në orën 12:07, Valter Begaj: “Pa shaka Mendoje”.
Në orën 12:09, Evis Berberi: “Popo”.
Në orën 19:24, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor të regjistruar me emërtimin “PTT-20200713-EA0010.opus”, me përmbajtje: “Shoku përshendetje! Harrove me Altinin?! E bëri DST-në apo po flen gjumë?”.
Në orën 19:25, Evis Berberi: “Po neser mbaron”.
Në datën 14.07.2020, në orën 12:14, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj, “Fol me Skerdin se I kam cuar shkrese per auditim”.
Në orën 12:14, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet zanor, me përmbajtje: “O trap po e ke ti shok me tepër se unë. Se kam unë. Mua do ma varte për të voglat, ma vari për të mëdhat prej teje. Kështu që fol vetë.”.
Në orën 12:21, Evis Berberi: “Eshte the Tla airoporti, si dhe dërgon një listë me subjekte të ndryshme ekonomike (shoqëri tregtare dhe institucione).
Në orën 12:56, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi, mesazhin zanor me përmbajtje: “Nuk shkoj me TIA-në unë. Flloin e ke shok vetë. Unë me Flloin as nuk flas.”.
Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “Shif nesèr garat e ukt Nese te pelqen ndonjera e marrim Per zbatim”.
Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.
Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërhet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projektim Rikualifkim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”. Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot atje Te shohim tani”.
Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.
Në datën 02.11.2020, në orën 19:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetasit Valter Begaj, linkun
“https://ëëë.facebook.com/100044306385573/posts/3505146769508430/”.
Në orën 20:53, Valter Begaj: “E oa shperndare gjithe PD Aaaa se di
20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion?
Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Ka”.
Në orën 20:53- 20:54, Evis Berberi: “E kemi ne baldushkun si supervizion? Qendren e fshatiť”.
Në orën 20:54, Valter Begaj: “Yes dhe nje tjetër Aaaa se di Ke sakte”.
Në orën 20:54, Evis Berberi: “Kete pra”.
Në orën 20:54, Valter Begaj: “Por kemi”.
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga këqyrja e linkut të mësipërm, vërhet se hapet një status i publikuar në rrjetin social “Facebook”, nga profili i shtetasit B.K., në të cilin gjendet një video prej 32 sekondash, si dhe shkrimi: “Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve. E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot. Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar.”.
Nga këqyrja e videos që gjendet në këtë status vërhet se shfaqen pamjet e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama po përdor drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun. Në një deklaratë për mediat, Balliku theksoi se kryeministri, në vend që të merrte përgjegjësi politike dhe të kërkonte dorëheqjen e zëvendëskryeministres, zgjodhi ta trajtojë atë si “dëm kolateral”, duke u fshehur pas institucioneve për të shpëtuar veten.
Në deklaratë, ai tha se sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten, por sistemi i së keqes qëndron. Në fund, Balliu shtoi se nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës.
Deklaratë e Partisë Demokratike
Duke përdorur drejtësinë për të hequr qafe Belinda Ballukun, Edi Rama provoi edhe njëherë se, njeriu burracak nuk bëhet trim, as kur është në majën e piramidës së pushtetit. Ai e trajtoi zëvendësen e tij, prapa shpinës së të cilës ‘kishte ngrënë dardha’ si dëm kolateral, si një e keqe prej së cilës duhet të shpëtonte sa me parë, nga frika se ajo po e merrte me vete dhe duhej larguar, jo nga ai, por kushdo tjetër, me një qëllim të vetëm, shpëtimin e karriges, pushtetit dhe kokës të vet.
Për turpin e tyre, dyshja Rama-Balluku treguan se nuk njohin institucionin e dorëheqjes. Me këtë akt të paprecedent të largimit nga detyra, pra të flakjes si leckë me vendim gjykate të numrit 2 të qeverisë, sikur të ishte një magaziniere, dhe jo të shkarkimit të saj me propozim të Kryeministrit dhe dekret të Presidentit, ashtu siç është emëruar, Edi Rama faktoi se, në panik dhe tmerr është i aftë të bëjë gjithçka për t’i shpëtuar ligjit dhe drejtësisë.
Kërcënimit ‘po rashë unë, do të të marr me vete’ të Belinda Ballukut, Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej, jo duke e shkarkuar apo kërkuar dorëheqjen, siç ia kërkonte detyra, parimi, përgjegjësia politike, por me pritë pas shpine. Sot të dy janë të poshtëruar, si Rama dhe Balluku, sepse ata janë në qendër të një labirinti krimi e korrupsioni, një rrethi vicioz ku kokat priten- por sistemi i së keqes qëndron.
Partia Demokratike e ka të qartë dhe thekson atë që ka thënë përherë: është Edi Rama koka e sistemit narkos dhe pa rënien e tij nuk ndryshon asgjë. Nuk ka alternativë tjetër veç dorëheqjes së Edi Ramës. Kjo është kërkesa jonë dhe kushti i kohës. Kjo e bën misionin e Foltores qytetaro-parlamentare edhe më jetik, kjo e bën lëvizjen opozitare një kërkesë të kohës, kjo e bën rrëzimin e narko-qeverisë një domosdoshmëri kombëtare./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi vendimin e fundit të GJKKO, ku u shpreh se sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se qytetarët e dëmtuar nga taksat e vjedhura janë fituesit e kësaj beteje.
Ndërsa shtoi se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama, Belinda Balluku dhe mbështetësit e tyre në Kuvend, të cilët, sipas tij, nuk treguan asnjëherë përgjegjësi dhe moral, duke tentuar të mbrojnë aferat dhe të pengojnë drejtësinë.
Postimi i Plotë:
Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan. Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.
Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtesia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë. Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku. Sipas Shehajt, po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri.
Nga Kryesia e Kuvendit, kryetari i Mundësia deklaroi se Rama po takohet tani me Ballukun në kryeministri, teksa përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë. Shehaj e quan këtë një moment historik dhe teksa nënvizon se pas Ballukut, radhën për të dalë para drejtësisë e ka kryeministri.
"Shqipëria po përjeton momentin më të rëndësishëm të historisë së saj, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar mbi Shqipërinën këto 35 vjet. Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë. Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën. Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve ccdo të drejtë. Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe e pezulluar nga gjykata është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë.
Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë. Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë. Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi. Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen! Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria! Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë. Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit. Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja.
Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta. Ku pushtetarët varen nga votuesit dhe jo votuesit nga pushtetarët. Këtë duhet të bëjmë të gjithë bashkë. Ky është momenti që të shikojmë nga e ardhmja. Do të duhet kohë, do të duhet punë, do të duhet këmbëngulje dhe mbi të gjitha do të duhet besim. Të dashur qytetarë, ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara. Për të luftuar së bashku për ti dhënë më në fund Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar. Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që endërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni," tha Shehaj./Dosja.al
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sot pas vendimit të GJKKO-së, i cili pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, pasi sipas tij ai është e keqja e Shqipërisë.
Ai tha se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe me standarde evropiane. Ish-deputeti deklaroi se korrupsioni dhe abuzimet e përditshme kanë çuar në rrënimin e shtetit. Në fund, ish-deputeti opozitar tha se kryeministri Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.
“Edi Rama duhet të japë dorëheqjen! Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane. Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.
Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri. Ai është sot e keqja e Shqipërisë. Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!”, shkruan Salianji.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al

TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri mesditën e sotme. Vizita e saj në kryeministri ka ardhur pasi GJKKO ka vendosur dy masa sigurie ndaj saj, që janë pezullimi i ushtrimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të GJKKO0së që pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës Belinda Ballukun. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se atë që nuk e bëri vetë Balluku dhe Rama e bëri Gjykata.
Po ashtu ai shkruan se shumë shpejt do t'i vi radha dhe kryeministrit Edi Rama për të dalë para drejtësisë.
"Belinda Balluku sapo është shkarkuar nga detyra me vendim gjykate. Atë që nuk bëri Belinda Balluku vetë duke dhënë dorëheqjen, atë që nuk bëri Edi Rama duke e shkarkuar, e bëri Gjykata, me një vendim. Më vjen keq ta them por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin. Dhe fatkeqësisht duhet vendimi i gjykatës për t’i larguar. Ky është një moment historik për Shqipërinë. Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit," tha Shehaj.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Zv.kryeministrja Belinda Balluku ndodhet nën hetim dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë. Lajmi u bë i ditur sot, kur Ballukut i janë caktuar 2 masa sigurie, pezullimi i ushtrimit të detyrës dhe ndalimi i daljes jashtë vendit.
Ndërsa në masë sigurie 'arrest shtëpie' janë vendosur Erald Elezi, drejtor i KESH-it dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka bërë një reagim në lidhje me masat e vendosura ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku. GJKKO duke iu përgjigjur interesit të mediave, ka deklaruar se do të ketë një njoftim në momentin e duhur procedurial.
"Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës", informoi GJKKO.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Dy zyrtarët që janë lënë në 'arrest shtëpie' nga Gjykata e Posaçme janë zbuluar. Bëhet fjalë për Erald Elezin, drejtor i KESH-it dhe kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli. Të dy këta persona akuzohen për tunelin e Llogarasë.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur masë sigurie dhe për dy zyrtarë të tjerë që akuzohen për tunelin e Llogarasë. Mësohet se pas dy masave që i janë vendosur zv.kryeministres Belinda Balluku për pezullim të ushtrimit të detyrës dhe ndalim i daljes jashtë vendit, masa janë vendosur dhe për 2 zyrtarë.
Ende nuk dihet cilët janë zyrtarët që janë lënë në 'arrest shtëpie'. Por GJKKO duke iu përgjigjur interesit të mediave, ka deklaruar se do të ketë një njoftim në momentin e duhur procedurial.
"Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës", informoi GJKKO.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa sigurie për zv.kryeministren Belinda Ballukun. Mësohet se masa e parë është pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv. Kryeministre dhe ministre, ndërsa masa e dytë është ndalim i daljes jashtë vendit.
Vendimi i sotshëm është kërkuar nga prokurori Dritan Prençi dhe është autorizuar nga gjyqtari Erion Çela. Mbi Ballukun rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera për Tunelin e Llogarasë.
Ministrja Balluku është marrë e pandehur rreth tre javë më parë nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Deri më tani ajo është zyrtarja më e lartë e qeverisë Rama, e cila ndodhet nën akuza nga Prokuroria e Posaçme.
Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH./Dosja.al