LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët 'detyrim paraqitje'! Përplasjet mes kryebashkiakut, prokurorit dhe gjykatës

• Është mbajtur seanca gjyqësore këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë për 8 të pandehurit e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj •Seanca ka rinisur rreth orës 13:30 pasi u ndërpre me kërkesës të avokatëve për tu njohur me dosjen. •Gjatë senacës kanë ndodhur përplasje mes kryebashkiakut Veliaj dhe prokurorit Olsi Dado. •Veliaj i ka thënë Dados që është në konflikt interesi pasi i ka dhënë leje ndërtimi. •Veliaj ka deklaruar se prokurori Dako e ka personale me të pasi ka mbetur i pa kënaqur me lejet e ndërtimit dhe e ka kërcënuar Veliajn duke i thënë “do ta mbash mend”. • Pas kësaj gjyqtari i ka tërhequr vëmendje Veliajt për tonin e lartë të zërit në seancë. •Veliaj ka deklaruar më tej se ende nuk e di përse është arrestuar pasi nuk ka akuza të mirëfillta që rëndojnë ndaj tij.•Gjatë seancës avokatët e Veliajt kanë kërkuar masë më të butë sigurie. •Ata kanë kërkuar lirim me kusht kundrejt garancisë pasurore, ndërsa prokurorët kanë kërkuar lënien në fuqi të masave parapake të sigurisë. •Në të njëjtën seancë me Veliajn ishin dhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët që janë në detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. •Biznesmeni Elman Abule me masën arrest në burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore. •Biznesmeni tjetër Fatmir Bektashi ka kërkuar që t’i caktohet e njëjta datë në të cilën paraqitet edhe për dosjen Partizani. •Gentian Sula ka kërkuar që të paraqitet njëherë në muaj për shkaqe shëndetësore. •Ndërsa Meriman Palushi ka kërkuar heqje masë sigurise ose qe të paraqitet 2 herë në muaj. •Pas 6 orësh seancë maratonë, trupa gjykuese është tërhequr për vendim. •Për Erion Veliajn GJKKO ka lënë në fuqi masën “Arrest me burg”. •Për Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës. •Sa i takon biznesmenëve, ka mbetur në fuqi masa "Arrest me burg" për Elman Abulen, ndërsa 5 të tjerët janë lënë në "Detyrim Paraqitje".

16 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Punonjësit e administratës bllokojnë hyrjen e GJKKO-së: Do takojmë kryetarin, forca Lali!

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Gjykata e Posaçme konfirmoi  masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë që ndryshoi masën e sigurisë për Ajola Xoxën, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

Gjithashtu pas vendimit punonjësit e administratës janë mbledhur para GJKKO-së, duke bllokuar hyrjen. Ata thonë se duan të takojnë Veliajn dhe më pas do të largohe nga atje.

“Forca Lali”, dëgjohen të thonë mbështetësit.

 
1 VITE ME PARE

GJKKO la në fuqi masën "Arrest me burg", dërgohet në paraburgimin e Durrësit kryebashkiaku Erion Veliaj

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Furgoni i Policisë

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsioni pasiv dhe pastrim parash. Vendimi u dha mbrëmjen e kësaj të mërkure pas një seance maratonë e cila zgjati gati 6 orë. 

Pas dhënies së vendimit nga GJKKO, kreu i Bashkisë së Tiranës, është dërguar në paraburgimin e Durrësit. Sakaq për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga "Arrest Shtëpie" në "Detyrim Paraqitje" dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”. Sipas vendimit të gjyqtarit Erjon Bani, Xoxa duhet të paraqitet në SPAK të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 11:00.

Sa i takon biznesmenëve të përfshirë në dosje, ka mbetur në qeli biznesmeni Elman Abule, duke iu konfirmuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërsa për biznesmenët e tjerë ka mbetur në fuqi masat e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Masat e sigurisë dhe akuzat për të pandehurit

-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Detyrim paraqitje; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

 

 

1 VITE ME PARE

Vendimi i GJKKO/ Lihen në fuqi masat e sigurisë për 6 biznesmenët e dosjes Veliaj

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi të gjitha masat e sigurisë për biznesmenët e dosjes së Erion Veliajt. Mësohet se në vendimin e shpallur ditën e sotme, GJKKO ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, biznesmenin Elman Abule. Ndërkohë që të gjithë biznesmenët e tjerë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje. 

Pjesë nga njoftimi i GJKKO-së:

6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë;

7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:00.

9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:15.

13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:

14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo muaj, ora 14:30.

15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

1 VITE ME PARE

Ndryshohet masa për Ajola Xoxën/ GJKKO i lehtëson masën bashkëshortes së Veliajt nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun Erion Veliajn, ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje. Gjithashtu GJKKO i ka ndaluar daljen jashtë shtetit Arjola Xoxës. 

Njoftimi:

“Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i K.Pr.Penale”.

1 VITE ME PARE

GJKKO jep masën e sigurisë, lë në arrest me burg Erion Veliaj

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Erion Veliaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se pas seancën së sotme rreth 6 orë, gjykatësi Erion Bani ka vendosur që Veliaj të lihet në qeli. Ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘

1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve’.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Seanca gjyqsore për Veliajt/ Gjyqtari i tërheq vërejtje kryebashkiakut për tonin e zërit

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Erjon Bani

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se në seanca Veliaj ka ngritur zërin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes, duke u përpjekur ti intimidojë. Ndërkohë që gjykatësi Erjon Bani i ka tërhequr vërejtje për këtë fakt. 

Ngritja e zërit nga ana e Veliajt ka ardhur për shkak të një debati që ky i fundit ka pasur me prokurorit Olsi Dado. Veliaj ka pasur përplasje me prokurorin Olsi Dado, pasi gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. 

"Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu,” është shprehur Veliaj.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Seanca në GJKKO/ Erion Veliaj - Olsi Dados: Je në konflikt interesi, të kam dhënë leje ndërtimi! Mbete i pakënaqur dhe më the "do ta mbash mend"!

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Erion Veliaj

TIRANË - Po mbahet seanca në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët të cilët akuzohen si të përfshirë në abuzime me fondet publike.

Mësohet se gjatë seancë kryebashkiaku Veliaj ka pasur përplasje me një nga firmëtarët e kërkesës për arrestimin e tij, prokurorin Olsi Dado. Gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. Veliaj thotë se prokurori Dado i është paraqitur dy herë për leje ndërtimi, por ka mbetur i pakënaqur dhe i ka thënë Veliajt "do ta mbash mend".

Veliaj me tej i është drejtuar Dados që ose të largohet nga kjo çështje ose të rreshtohet me ndërtuesit e tjerë. Veliaj ka deklaruar gjithashtu se prokurori Olsi Dado e ka personale me atë.

"Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu,” është shprehur Veliaj.

Edhe në reagimin e tij të parë nga qelia Veliaj ka hedhur një mori akuzash ndaj Dados, teksa ka kursyer akuzat kundrejt firmëtarit tjetër të arrestimit të tij kryeprokurorit Altin Dumani.

Kryebashkiaku që në fjalinë e parë të reagimit të tij e etiketoi prokurorin Olsi Dadon, si "një prokuror lunatik". Veliaj shprehej më tej se Dado është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Veç kësaj, kryebashkiaku deklaroi gjithashtu se nuk ka për detyrë më të heshtë për çfarë i kanë parë sytë në sjelljen me familjen tij dhe për çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. 

1 VITE ME PARE

Avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, rinis seanca për Veliajn në GJKKO

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Erion Veliaj

TIRANA- Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët ka rinisur rreth orës 13:30. Seanca filloi në orën 08:30, por u shty për shkak se avokatët kërkuan kohë që të njihen me dosjen.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

1 VITE ME PARE

Sot seanca për masën e sigurisë, SPAK pranon gabimin: Veliaj nuk ka qenë i dënuar më parë 

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të njihet sot në seancën që mbahet në GJKKO me masën e siigurisë. Seanca nisi në 09:00, po u shty për në 13:00 pasi avokatët kërkuan të njihen me aktet hetimore.

Mediat raportojnë se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar.

Ky sqarim vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar. Mësohet se dy prokurorët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar të hënën në dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash, njoftoi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK). Në një njoftim për media, SPAK tha se Veliaj dyshohet për për "korrupsion pasiv" në 9 raste.

Gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në arrest shtëpiak si e dyshuar për "korrupsion pasiv" në 9 raste, për pastrim parash dhe për mosdeklarim të të ardhurash.

1 VITE ME PARE

Ndërpritet seanca në GJKKO për Veliajn, avokati kërkoi kohë të njihet me dosjen, ja kur do të rinisë

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Foto ilustruese

TIRANË- Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO është ndërprerë. Mësohet se seanca është ndërprerë për shkak se avokati kërkoi kohë të njihet me dosjen. Seanca u shty për orën 13:30. Seanca e veliaj do të niste në orën 08:30 por nisi me 30 minuta me vonesë përshkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në GJKKO.

Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.


Çfarë ka ndodhur më parë?

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

Rivlerësimi i masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe 7 të pandehurve, seanca ende nuk ka nisur, shkak ndërprerja e energjisë elektrike në GJKKO

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Mbështetësit para GJKKO-së

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme rreth orës 08:30 do të zhvillohej seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për 8 të pandehurit e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, ku janë të vënë në pranga vetë Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule. Ndërkohë raportohet se seanca nuk ka nisur ende përshkak se nuk ka energji elektrike në godinë.

Në këto rrethana, është vendosur në punë gjeneratori i institucionit. Kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë për në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe ndodhet brenda ambienteve të institucionit.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.


Çfarë ka ndodhur më parë?

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

Në hetim për çështjen Veliaj, biznesmeni Fatmir Bektashi mbërrin në GJKKO

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Biznesmeni Bektashi

TIRANË- Biznesmeni Fatmir Bektashi ka mbërritur ditën e sotme në GJKKO për verifikimin e masës detyrim paraqitjeje caktuar ndaj tij për çështjen e Erion Veliajt. Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv, ndërsa i pandehur është marrë edhe në dosjen e aferës Partizani.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

Çfarë ka ndodhur më parë?

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, biznesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO, ja çfarë tha para mediave

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Gentian Sula

TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për masën e sigurisë. Momentalisht Sula është lënë me masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes", tha Sula për gazetarët teksa po hynte në ambientet e GJKKO-së.

Sula dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk.

1 VITE ME PARE

Sot seanca për masat e sigurisë, Ajola Xoxa mbërrin në GJKKO

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Ajola Xoxa

TIRANA- Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranës, tashmë të arrestuar, Ajola Xoxa ka mbërritur në GJKKO ku do të mbahet seanca për masat e sigurisë. Xoxa aktualisht është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”. 

SPAK bën me dije GJKKO vendosi për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

1 VITE ME PARE

Veliaj del nga blloku i sigurisë, mbërrin në GJKKO, pritet nga mbështetësit (FOTO)

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Mjeti i policisë

TIRANË-  Në Gjykatën e Posaçme sot rreth orës 08:30 do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për 8 të pandehurit e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, ku janë të vënë në pranga vetë Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule. Veliaj ka dalë pak më parë nga blloku i sigurisë dhe ka udhëtuar drejt GJKKO-së. Mbështetës të shumtë janë grumbulluar para ambienteve të GJKKO-së.  

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

Çfarë ka ndodhur më parë?

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

1 VITE ME PARE

U arrestua me urdhër të SPAK, sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët

GJKKO lë në burg Erion Veliajn, Xoxa dhe biznesmenët
Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme sot rreth orës 08:30 do të zhvillohet seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për 8 të pandehurit e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, ku janë të vënë në pranga vetë Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule. Sot në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët e tjerë veç Elman Abule, të cilët sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

Në GJKKO do të paraqitet edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi paraprak “arrest shtëpie”. Lidhur me këtë çështje është vënë nën hetim dhe deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, për të cilën është ngritur një akuzë e veçantë prej pjesës tjetër.

Në njoftim e së hënës thuhej se SPAK ka regjistruar procedimin penal që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas njoftimit, pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” për Erion Veliajn si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

SPAK bën me dije GJKKO vendosi për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Sipas njoftimit, në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta persona, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj