LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U shkarkua nga OpenAI, i bashkohet Microsoft-it! Murati në mbështetje të Altman, shqiptarja zëvendësohet me emrin e ri

•Bashkëthemeluesi dhe CEO i OpenAI, Sam Altman u shkarkua të premten nga detyra. •Largimi i tij shkaktoi valë tronditëse në industrinë e AI. •Kompania tha se një hetim i brendshëm zbuloi se CEO i OpenAI, Altman nuk ishte gjithmonë i sinqertë me bordin. •Në vendin e tij u emërua shqiptarja, Mira Murati. • Murati do të shërbejë si CEO i përkohshëm i Open AI, derisa të zgjidhet një pasardhës i përhershëm. •Largimi i Altman u prit me një sërë reagimesh, ku shumica e njerëzve e krahasuan largimin e Altman nga kompani si grusht shteti. •Vendimi i bordit për shkarkimin e tij, nuk u prit mjaft mirë edhe nga punonjësit e kompanisë. •Mes tyre përfshihet edhe Mira Murati. •Ndërkohë, Sam Altman po i bashkohet ekipit të Microsoft-it. •Pak më herët, u njoftua se edhe Mira Murati është zëvendësuar me Emmet Shear, i cili do të jetë CEO i ri i OpenAI.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

OpenAI në kaos, punonjësit kërcënojnë me dorëheqje deri në kthimin e ish drejtuesve

U shkarkua nga OpenAI, i bashkohet Microsoft-it! Murati në mbështetje
Sam Altman

SHBA- OpenAI përfshihet nga kaosi. Qindra punonjës kanë nënshkruar një letër ku i bëjnë thirrje bordit të largohet ose do të përballen me dorëheqje masive nëse Sam Altman dhe ish-presidenti Greg Brockman nuk riktheheshin në detyrë.

Altman, largimi i të cilit nga OpenAI u njoftua të premten, iu bashkua Microsoft-it gjatë ditës së sotme ku do të drejtojë një projekt të ri të inteligjencës artificiale në Microsoft. Disa orë më vonë, një letër, e cila u raportua nga mediat thoshte se punonjësit e OpenAI do të jepnin dorëheqjen dhe ndoshta do t'i bashkoheshin Microsoft-it nëse të gjithë anëtarët aktualë të bordit nuk japin dorëheqjen dhe bordi emëron dy drejtorë të rinj kryesorë të pavarur si Bret Taylor dhe ëill Hurd, dhe rivendos në pozicionet e tyre Sam Altman dhe Greg Brockman.

“Veprimet tuaja e kanë bërë të qartë se ju jeni të paaftë për të mbikëqyrur OpenAI. Ne nuk jemi në gjendje të punojmë për ose me njerëz të cilëve u mungon kompetenca, gjykimi dhe kujdesi për misionin dhe punonjësit tanë. Ne, të nënshkruarit, mund të zgjedhim të japim dorëheqjen nga OpenAI dhe t'i bashkohemi filialit të sapo shpallur të Microsoft të drejtuar nga Sam Altman dhe Greg Brockman," thuhet në letër.

NBC raporton se më shumë se 670 emra kishin firmosur në letër. Shumë prej tyre kishin publikuar postime identike në X ku shkruanin: OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj. OpenAI aktualisht ka rreth 770 punonjës.

2 VITE ME PARE

E mbajti postin vetëm tre ditë, Mira Murati zëvendësohet me emrin e ri që do të jetë CEO i OpenAI

U shkarkua nga OpenAI, i bashkohet Microsoft-it! Murati në mbështetje
emmet shear, mira murati, sam altman

SHBA- OpenAI tani ka një CEO të ri, i cili është Emmett Shear, që bashkëthemeloi shërbimin e transmetimit Twitch, është emëruar CEO i ri i Open AI.

“Sot mora një telefonatë që më ftonte të shqyrtoja një mundësi që jepet një herë në jetë: të bëhem CEO i përkohshëm i @OpenAI. Pasi u konsultova me familjen time dhe reflektova për të për vetëm disa orë, pranova”, ka shkruar Shear në X.

Ndërkohë Sam Altman do t'i bashkohet Microsoft-it, do të udhëheqë projektin e madh të AI, zbulon CEO Satya Nadella
Shear mohoi gjithashtu që Altman, i cili që atëherë është punësuar nga Microsoft, ishte shkarkuar për shqetësime sigurie.

“Para se të merrja punën, kontrollova arsyetimin pas ndryshimit. Bordi *nuk* e hoqi Sam-in për ndonjë mosmarrëveshje specifike mbi sigurinë, arsyetimi i tyre ishte krejtësisht i ndryshëm nga ai. Unë nuk jam aq i çmendur sa të marr këtë punë pa mbështetjen e bordit për komercializimin e modeleve tona të mrekullueshme.", shkroi Shear. 

OpenAI filloi maninë gjeneruese të AI një vit më parë duke lëshuar ChatGPT. Chatbot u bë një nga aplikacionet softuerike me rritje më të shpejtë në botë.

Emmett Shear do të zëvendësojë Mira Muratin, e cila u bë CEO e përkohshme të premten pas rrëzimit të Altman. Largimi i Muratit nga posti vjen disa orë pasi ajo ftoi Altman të takonte drejtuesit e OpenAI në selinë qendrore të kompanisë në San Francisko të dielën.

Ish-presidenti Greg Brockman i cili u largua nga OpenAI pasi u hoq nga bordi gjithashtu thuhet se iu bashkua Altman në selinë të dielën për të diskutuar një rikthim të mundshëm në kompani.

Lëvizja e fundit pritet të përkeqësojë situatën pasi raportet sugjeruan se disa punonjës po planifikojnë t'i bashkohen një sipërmarrjeje të re të AI që Altman po planifikon të krijojë. Më vonë të hënën, CEO i Microsoft Satya Nadella njoftoi se Altman dhe Brockman do t'i bashkohen firmës së tij për të udhëhequr një ekip të ri të kërkimit të AI. Microsoft është mbështetësi më i madh i OpenAI me 49 përqind të aksioneve në kompani.

2 VITE ME PARE

U shkarkua nga OpenAI, Sam Altman i bashkohet Microsoft-it

U shkarkua nga OpenAI, i bashkohet Microsoft-it! Murati në mbështetje

SHBA- Sam Altman, bashkëthemeluesi i OpenAI, i cili u hoq nga posti si CEO të premten, po i bashkohet Microsoft-it. 

Greg Brockman, bashkëthemeluesi i OpenAI dhe ish-presidenti që dha dorëheqjen pas shkarkimit të Altman, po i bashkohet gjithashtu Microsoft. Ndërkohë, Emmett Shear, ish-CEO i shërbimit të transmetimit të Amazon Twitch, do t'i bashkohet OpenAI si CEO i përkohshëm, raporton CNN. 

“Mezi presim të njohim Emmett Shear”, tha CEO i Microsoft Satya Nadella në një postim në X.

"Dhe ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar për të ndarë lajmin se Sam Altman dhe Greg Brockman, së bashku me kolegët, do t'i bashkohen Microsoft-it për të udhëhequr një ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI."

Microsoft është investitori më i madh i OpenAI. Altman do të jetë CEO i grupit të ri, tha Nadella në postimin e tij, i cili i dha fund një fundjave me spekulime se bordi i OpenAI mund të kryente një kthesë dramatike dhe të ripunësonte sipërmarrësin dhe investitorin e Silicon Valley.

Në një postim në X herët të hënën, Shear e përshkroi mundësinë për t'u bashkuar me OpenAI si një mundësi që vjen një herë në jetë.

E mora këtë punë sepse besoj se OpenAI është një nga kompanitë më të rëndësishme që ekziston aktualisht. Kur bordi ndau situatën dhe më kërkoi të merrja rolin, unë nuk e mora vendimin lehtë”, shtoi ai.

Detajet e shkarkimit të Altman të premten mbeten të paqarta. Në njoftimin e saj të premten, OpenAI pretendoi se Altman kishte qenë mjaftueshëm i sinqertë me bordin dhe kjo kishte penguar aftësinë e bordit për të kryer përgjegjësitë e tij.

2 VITE ME PARE

"OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj"/ Punonjësit e kompanisë dhe Mira Murati kundër bordit për largimin e Altman

U shkarkua nga OpenAI, i bashkohet Microsoft-it! Murati në mbështetje
sam altman dhe mira murati

SHBA- Shkarkimi i Sam Altman nga posti si CEO i OpenAI nga bordi i kompanisë, nuk është një vendim i pritur mjaft mirë nga punonjësit.

Mes tyre përfshihet edhe Mira Murati, shqiptarja e cila u emërua si CEO, pas largimit të Altman dhe e cila do të shërbejë si CEO i përkohshëm derisa të zgjidhet një pasardhës i përhershëm.

"OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj.", ka qenë mesazhi i shpërndarë në platformën "X" nga punonjësit e kompanisë dhe Murati në solidaritet me Sam. 

Ky i fundit ka rishpërndarë të gjithë mesazhet e postuara në mbështetje të tij. 

Kujtojmë se themeluesi dhe CEO i OpenAI, Sam Altman u shkarkua të premten nga detyra. Largimi i tij shkaktoi valë tronditëse në industrinë e AI. Kompania në një deklaratë, tha se një hetim i brendshëm zbuloi se CEO i OpenAI, Altman nuk ishte gjithmonë i sinqertë me bordin. 

2 VITE ME PARE

Mira Murati CEO e OpenAI, "furi" komentesh për emërimin e saj: Puçi paska shkuar shumë larg (FOTO)

U shkarkua nga OpenAI, i bashkohet Microsoft-it! Murati në mbështetje
Mira Murati

SHBA- Themeluesi dhe CEO i OpenAI, Sam Altman u shkarkua të premten nga detyra. Largimi i tij shkaktoi valë tronditëse në industrinë E AI. Kompania në një deklaratë, tha se një hetim i brendshëm zbuloi se CEO i OpenAI, Altman nuk ishte gjithmonë i sinqertë me bordin. 

Ndërkohë, Mira Murati do të jetë CEO e re e OpenAI. Murati do të shërbejë si CEO i përkohshëm derisa të zgjidhet një pasardhës i përhershëm.

Zgjedhja e saj si CEO, ka ardhur me një furi reagimesh. Ditën e sotme, Murati ka postuar në platformën "X", fjalinë: OpenAI nuk është asgjë pa njerëzit e saj. 

Për pak minuta qindra persona kanë komentuar nën postimin e saj, ku duket se nuk kanë qenë aq shumë dakord me atë që ajo kishte postuar. 

"Vepruat fjalë për fjalë si grusht shteti",

"Bashkohu me të larguarit", 

"Puçi paska shkuar shumë larg",

"OpenAI së shpejti do t'i bëjë njerëzit të mos vlejnë asgjë",

"Mira po i bashkohesh Microsoftit??",

"An Inside Job: The Death of OpenAI" …… në kinema 2026.",

"Por njerëzit po lëvizin në Microsoft",

"OpenAI është një kompani e vdekur që ecën. Një nga gabimet më të mëdha në histori.", kanë qenë disa nga komentet e shumta. 

sam altman mira murati openai

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj