LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur për një bisedë telefonike me Alket Hysenin! SPAK, institucioni i bashkëpunimit me krimin

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. • Ai është thirrur si person që ka dijeni për një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme. • Pas daljes nga SPAK, Berisha tha se u thirr në SPAK me firmë të Altin Dumanit, për “fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka”. • Ai theksoi se gjyqtaren vetëm e ka pyetur për një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. • Sipas tij nëse ajo do të ishte e pafajshme do të përgjigjej. • Kreu i PD-së, u shpreh sot se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gënjyer kur ka deklaruar se nuk ka vendim të Këshilli të Lartë të Drejtësisë në 1996 për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka. • Berisha tha se në 2024, Prokuroria lajmëroi se po nis hetim të thelluar dhe më pas u shpreh se nuk ka çfarë të hetojnë. • Kjo ndodhi, tha Berisha, sepse kërkesat e prokurorisë kalojnë nga ministri Ulsi Manja, që sipas tij bën ato që do. • Kryedemokrati gjatë fjalës së tij ka treguar dhe listuar ato që sipas tij janë të gjitha "skandalet dhe mashtrimet" e Irena Gjokës. • Ai theksoi sërish se gjyqtarja Irena Gjoka e cila sipas tij e ka CV-në plot me vepra të rënda penale e konsideron fyerje një pyetje publike që ai i ka bërë. • Berisha shtoi se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, Gjoka depozitoi kallëzim kundër tij.

7 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Shenjtëria e gruas nuk mund të përdoret për të mbuluar krimet", Berisha: Pse Irena Gjoka nuk e bëri padinë kur kishte dosjen në dorë?

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha teksa po iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve tha sot se shenjtëria e gruas nuk mund të përdoret për të mbuluar krimet. Duke iu referuar gjyqtares Irena Gjoka, Berisha tha se të dalësh dhe të thuash se nuk është dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, do të thotë se ka fshehur një krim.

"Së pari, sipas kësaj logjike, në qoftë se një grua tradhton, ajo nuk quhet tradhtare. Në qoftë se një grua vjedh, ajo nuk quhet hajdute. Në qoftë se një grua kryen krim, ajo nuk është kriminele. Çfarë mendon ti, se shenjtëria e gruas mund të përdoret për të mbuluar krimet? Përkundrazi, qenia grua përbën një standard moral më të lartë për të qëndruar më larg krimit.

Dhe ato të cilat turpërojnë gruan, turpërojnë gruan dhe njeriun. Sepse të dalësh dhe të thuash se nuk jam dënuar ndonjëherë, në një kohë kur ekziston me vulë apostile dokumenti i dënimit, ke fshehur një krim. Të gënjesh në shtet që nuk jam dënuar, ke kryer një krim. Të parat që duhet të distancohet nga ky soj grash, që të mos mbiftë në shtet, jo më në shtëpi, duhet të jenë gratë. Gratë kanë pa diskutim standardet më të larta, nuk ka diskutim këtu dhe e meritojnë, por kur tejkalojnë çdo lloj standardi, ato turpërojnë shumë keq gjininë e tyre në radhë të parë.", u shpreh Berisha. 

Më tej ai u shpreh se çdo informacion që i vjen, e bën menjëherë publik. Berisha ngriti pyetjen pse Gjoka nuk e bëri padinë ndaj tij kur ishte gjykatësja e çështjes. Sipas tij kjo nuk ndodhi sepse ajo "donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja."

"Informacionet unë i nxjerr atëherë kur të vijnë. Ai informacion erdhi në gusht të atij viti dhe unë e bëra publik në gusht të atij viti.Kjo nuk është përgjegjësia ime, është përgjegjësia e atyre që më kanë dërguar informacionin se unë nuk kam pse ta mbaj.
Por mund të shtrosh pyetjen se pse gjykatësja nuk e bëri padinë në kohën kur ishte gjykatësja e çështjes.

Domethënë ajo kishte të gjithë urrejtjen për të bërë padinë, por nuk e bëri sepse donte të konsumonte veprën e saj kriminale tek dosja, akuzat false tek dosja. Se ajo po të kishte, do thoshte që ky zotëri po më intimidon, po më fyen. Nuk e hapi gojën se kishte misionin, por e bëri këtë pasi hoqi dosjen, ngriti padinë me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit.", tha Berisha

1 VITE ME PARE

Berisha: Irena Gjoka që ka në CV një seri veprash penale të rënda, e konsideron fyerje pse i bëra një pyetje publike

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
sali berisha

TIRANË- Lideri i PD-së, Sali Berisha tha se gjyqtarja Irena Gjoka e cila sipas tij e ka CV-në plot me vepra të rënda penale e konsideron fyerje një pyetje publike që ai i ka bërë. Berisha tha se me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani, Gjoka depozitoi kallëzim kundër tij. 

"Pra, Irena Gjoka, e cila ka në CV-në e saj një seri veprash penale të rënda, një mashtruese ordinere, një gënjeshtare në formularin e dekriminalizimit, një gjykatëse që duhej të shkonte në burg dhe jo në gjykatë, për shkak se është e dënuar me burg, ndjehet e fyer pse unë i bëj një pyetje publike. Nuk është kjo çështje se Irena dhe Dumani janë si tenxherja dhe kapaku.
Janë si binjakë siamezë në moral dhe çdo gjë. Por këtu është problemi i një sistemi të ngritur nga Edi Rama dhe të keqpërdorur në shkallën me ekstreme. E kuptoni ju edhe njëherë, Irena me 5 mbiemra, me dënime, me dëbime, e mashtrime, delinkuente, konsideron fyerje pyetjen që i unë i bëj. Me urdhër të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, ajo bën kallëzim ndaj meje. Tani, ky është sistemi.", tha Berisha.

1 VITE ME PARE

Berisha: KLGJ gënjeu kur tha se nuk ka vendim të KLD në 1996 për shkarkim të Irena Gjokës

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka gënjyer kur ka deklaruar se nuk ka vendim të Këshilli të Lartë të Drejtësisë në 1996 për shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha tha se në 2024, Prokuroria lajmëroi se po nis hetim të thelluar dhe më pas u shpreh se nuk ka çfarë të hetojnë. Kjo ndodhi, tha Berisha, sepse kërkesat e prokurorisë kalojnë nga ministri Ulsi Manja, që sipas tij bën ato që do.

Kryedemokrati gjatë fjalës së tij ka treguar dhe listuar ato që sipas tij janë të gjitha "skandalet dhe mashtrimet" e Irena Gjokës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Tani, të dashur qytetarë, Irena me 5 mbiemra ka këtë kurrikul. Me datën 26 tetor 2023, avokatët e mi i kërkojnë të japë dorëheqjen për konflikt interesi meqenëse ajo ishte shkarkuar nga KLD në vitin 1996 me firmën e Sali Berishës. Por, Irena nuk pranoi të japë dorëheqjen sepse tha nuk keni dokument për këtë gjë. Pyeti a keni dokument, nuk ka rëndësi se ishte shkarkuar. Në nëntor të vitit 2023, KLGJ u jep avoketërve të mi vendimin e KLD për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996.
Por, dëgjoni tani fytyrën e KLGJ, por dy javë më vonë, KLGJ gënjen deputetët e PD duke u shkruar se kinse nuk ka marrë vendimmarrje të KLD në vitin 1996. Pra, pasi e kishte dorëzuar këtë.

E kuptoni se çfarë malli janë këta? Çfarë llumi njerëzor janë këta? Dy javë para dorëzojnë dokumentin, pas dy javësh u thonë deputetëve nuk ekziston dokumenti. A e imagjinoni ju se çfarë përfaqësoni këta? Edhe njëherë. Pra në nëntor të vitit 2023 u japin avoketërve të mi vendimin e shkarkimit të Irenës me 5 mbiemra në vitin 1996 nga KLD. Pas dy javësh, këta që vetëm llum mund t’u thuash, llum shteti se gjë tjetër nuk mund të jenë, i gënjejnë deputetët duke shkruar se nuk ka vendimmarrje KLD-ja në vitin 1996. Ju lutem vetëm një minutë.

Në dhjetor të vitit 2023, kërkesa e avoketëreve për dorëheqje për konflikt interesi meqenëse ishte e shkarkuar nga KLD në vitin 1996, duke dorëzuar edhe vendimin e KLD, Irena me 5 mbiemra nuk pranoi se ai ishte vendim kolegjial, paçka se kryesohej nga Presidenti i Republikës. Në mars të vitit 2024, gazeta greke Ta Nea boton shkrimin që Irena Gjoka është e dëbuar nga Greqia. Por mediat e PS në kor me në krye Idajet Beqirin dhe Frrok Çupin, shkruajnë se ky shkrim është porositur nga Tirana. Me 4 mars 2024, KLGJ nxjerr deklaratë të fuqishme në mbrojtje të Irena Gjokës në vend që të hetonte atë.

Vetëm sa nuk i thotë virgjëresha e drejtësisë jo në kuptimin biologjik, por moral. Mediat e Ramës shpikin një letër nga policia që nuk është i vërtetë lajmi për Irena Gjokën. Me 4-5 maj të vitit 2024, ishte ditë e shtunë, e dielë, Pashkë, gazeta Proto Thema nxjerr vendimin e gjykatës për dëbimin e Irena Gjokës nga Greqia. Me 7 maj të vitit 2024, Prokuroria e Përgjithshme deklaron se po nis hetimin e thelluar, Olsi me shumë probleme, Olsi problematik.

Me 14 maj, hetim pa rezultat se kërkesat e prokurorisë kalojnë nga Ulsi Manja, i cili bën ato që do. Me 2 maj të vitit 2025, Gjykata e Janinës lëshon vendimin me vulë apostile jo vetëm për dy dëbime të delinkuentes falsifikatore Irena, simbol i narkoshtetit dhe drejtësisë së edi Ramës, por edhe vendimin penal të formës së prerë, të dënuar nga Gjykata e Janinës. Me 5 maj 2025, paraqita para jush këtu dokumentin me vulë apostile, i cili faktonte se Gjykata e Janinës e kishte dënuar atë 3 muaj burg. Me 5 maj të vitit 2025, mohon që të ishte dëbuar apo dënuar nga Greqia në një intervistë që i jep BIRN-it.
Me 6 maj del prokura e vitit 2003, që Irena Gjoka kishte lëshuar për noterin në Fier për të marrë avokat që të kundërshtonte vendimet e dëbimit nga Greqia, pra alibia që nuk kishte dijeni.

E kuptoni se çfarë personi është kjo? Një ditë para deklaronte se nuk jam zbuar dhe dënuar kurrë, paçka se kishte lëshuar prokurë për të kundërshtuar dënimin, për të kundërshtuar dëbimin dhe kishte autorizuar avoketër. Mashtrim publik i rëndë.
Me 8 maj i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës. Prokuroria fshihet pas asaj se Ulsi Vuitoni apo i 500 mijë eurove edhe ky, me regjistrim, nuk jep përgjigje. Në qershor të vitit 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm është dëbuar dy herë, por ka dënim penal të formës së prerë, të konvertuar më pas, ka falsifikuar dokumentarin e dekriminalizimit, pasi nuk e ka deklaruar këtë në formular dhe për këtë ka kryer vepër penale. Ka gënjyer në veting për të justifikuar 60 milionë lekë të paligjshme duke paraqitur një kontratë të vitit 1996 mes burrit të saj dhe vëllezërve të saj, dhe duke përmendur në atë kontratë nenet e një kodi civil të miratuar të paktën pothuajse 19 vjet më vonë.

1 VITE ME PARE

Berisha: Kreu i kartelit kryesor të Europës u arratis me ndihmën e këtyre institucioneve

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
berisha

TIRANË-Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se arratisja e Xhevdet Troplinit, ishte e planifikuar. Ai tha se për këtë arratisje nuk ka asnjë hetim, për shkak se sipas tij këtë e kishte në dorë, kreu i SPAK, Altin Dumani.

Ky i fundit sipas Berishës, mbajti urdhërarrestet, derisa Troplini u largua jashtë vendit. Kjo sipas tij tregon një bashkëpunim mes krimit dhe institucioneve të shtetit. Berisha u shpreh më tej se ish-kryetarja BKH-së, Aida Hajnaj dekonspironte operacionet te Ardi Veliu.

"Atë pyetje, unë e kam bërë publikisht dhe nuk kam marrë përgjigje. Asaj pyetje duhet t’i japë përgjigje Irena Gjoka, e cila duhet të deklarojë ka biseda apo nuk ka biseda me Alket Hysenin. Ka pasur apo nuk ka pasur dosje të Alket Hysenit. Apo nuk është kështu? Informacionet unë i kam të shumëburimshme, por kurrë ndonjëherë burimi nuk do dalë sepse qytetari dixhital është sot burimi i vetëm si institucion për qytetarët shqiptarë.

Në një kohë kur Shërbimi Informativ Kombëtar ka bashkuar aksionet me Ergys Agasin dhe kartelet. Në një kohë kur Troplini i Skapit njoftoi apo nuk arrestoi Troplinin e Durrësit... dhe e keni vënë re ju, ka një hetim kush e informoi Troplinin e Durrësit për t’u larguar? Asnjë hetim sepse atë e ka pasur në dorë Dumani. Unë mund të them se e informoi Irena Gjoka, por nuk e them se Irena Gjoka ia ka dorëzuar atij me 30 prill dhe Troplini ka qenë gjer me datën 13 në Durrës. Pasi inauguroi festën e Arkend Ballës, Drazhit dhe të tjerëve, atëherë u tha mirupafshim.

Ka një hetim ky Dumani që mbante në xhep urdhër-arrestet gjersa ai të përfundonte në Dubai apo ku të përfundonte?
Asnjë, sepse ai është vetë autori. Një minutë se është arratisur El Çapo, njeriu më kryesor i kartelit më kryesor të Europës. I vetmi kartel në Europë që disponon portin plotësisht. Të gjitha këto tregojnë për një konglomerat të krimit me kreun dhe institucionet e tjera të narkoshtetit. A e dini ju se ajo Aida Hajnaj e BKH-së, pothuajse çdo ditë në 6 të mëngjesit, i raportonte Ardi Veliut, spiunit të Edi Ramës. Po! U habitën policët që e mbronin Hajnien. Ardi Veliu në stilin e vjetër të Sigurimit, shkonte te burimi në 6 të mëngjesit. Burimi ishte Hajnia. Ardi Velia është një eksponent i krimit nga më të rrezikshmit.', tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

"U thirra me firmë të Altin Troplinit", Berisha del nga SPAK: Irena Gjokën e kam pyetur për një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me një kallëzim të depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka. Berisha tha se u thirr në SPAK me firmë të Altin Dumanit, për “fyerjen e gjyqtares Irena Gjoka”. Ai theksoi se gjyqtaren vetëm e ka pyetur për një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro. Sipas tij nëse ajo do të ishte e pafajshme do të përgjigjej. 

"Këtu u thirra me firmë të Altin Troplinit. Altin Troplini ishte shumë i shqetësuar se pse unë kam pyetur Irenën me 5 mbiemra nëse... Domethënë, i shqetësuar gjer në plalcë, Altin Troplini që po shtronte një gotë verë me Pojën, e kishte në zyrë... Tani për fyerjen e gjyqtares, dëgjojeni pak këtu, të parashikuar në kaq e aq, irena Gjoka në detyrë pranë gjykatës, kur unë e pyes nëse ke një bisedë telefonike me Alket Hysenin për 500 mijë euro.

Pyetje i kam bërë unë asaj. Dhe gjykatësja e Edi Ramës, familjare, se ka lidhje familjare me Edi Ramën. Unë desha të lexoj, por nuk arrita, për të kuptuar stilin nëse ka dorë Linda Rama në atë material apo jo se janë shumë shoqe, siç e keni marrë vesh. Janë shoqe. Pra, ua them unë këtu, prisni... A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin?

Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë, e nxitur nga Edi Rama dhe Altin Troplini, ngre padi ndaj meje për fyerje...", tha Berisha. 

1 VITE ME PARE

Kallëzimi i Irena Gjokës, Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme: Ky është institucioni i bashkëpunimit me krimin

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa Bërisha mbërriti në SPAK, dy qytetarë po protestonin jashtë godinës.

Kryedemokrati tha se nuk i njeh dosjet konkrete, ndërsa shtoi se SPAK është "institucioni i bashkëpunimit me krimin". Sipas tij ka qindra mijëra qytetarë të cilët në këtë institucion kanë zemërimin dhe problemet e mëdha.

"Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha. Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë... Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo.", tha Berisha. 

Avokati i kret të PD-së, Genc Gjokutaj tha se Berisha është thirrur si person që ka dijeni për një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme. 

1 VITE ME PARE

Berisha thirret sot në SPAK, avokati: Është kërkuar të japë shpjegime për një kallëzim të Irenës me 3 mbiemra

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është thirrur për tu paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi u konfirmua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj përmes një postimi në Facebook. 

Ai shprehet se Berisha është thirrur për të dhënë shpjegime lidhur me një kallëzim që gjyqtarja Irena Gjoka ka depozituar në SPAK. Duke ironizuar, avokati shkruan se "historikisht keshtu ndodh rëndom me Drejtësine shqiptare: Hajduti bërtet kapeni hajdutin".

PËRMBAJTJA E PLOTË E DOKUMENTIT:

PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

URDHËR

"Për paraqitjen e shtetasit"

Në Tiranë, viti 2025, muaji Qershor, datë 03.

Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 të K.Pr.Penale;

URDHËROJ:

Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti", Nd.36, H. 1, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, identifikuar nga numri personal E40701031R, në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete.

Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 të K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm.

"U thirra se paskam fyer Irena Gjokën", Berisha: E kam pyetur

sali berisha irena gjoka spak altin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj