LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

U "zhduk" për një kohë të gjatë, Kate Middleton thyen heshtjen: Jam diagnostikuar me kancer! Reagojnë Mbreti Charles dhe Sunak

• Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. •  Kështu u shpreh ajo në një video-mesazh të publikuar të premten, dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni "të madh" në bark. • Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur por Middleton mësohet se filloi kimioterapinë në fund të shkurtit. •  Lajmi për diagnostifikimin e saj me kancer vjen pasi vjehrri i saj, Mbreti Charles gjithashtu i nënshtrohet trajtimit të kancerit. • Kanceri u zbulua në testet post-operative pas operacionit të saj abdominal në mes të janarit ku mendohej se gjendja e saj nuk ishte kanceroze. •  Pas kontrolleve të mëvonshme u zbulua se princesha kishte kancer ku ka nisur edhe trajtimin e saj. • Në lidhje me ngjarjen Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë pas njoftimit të Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri. • Në reagim thuhet se mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit, pas qëndrimit të tyre të përbashkët në spital ndërsa shprehet se është shumë krenar për Kate dhe për guximin e saj për të folur në lidhje me sëmundjen e saj. • Po në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri britanik, Rishi Sunak i cili në një deklaratë të shpërndarë në platformën X u shpreh princesha e Uellsit ka dashurinë dhe mbështetjen e të gjithë vendit. •  Sunak gjithashtu ka shkruar se Middleton ka treguar trimëri të jashtëzakonshme.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Zbuloi se vuan nga kanceri, Mbreti Charles reagon pas deklaratës së Kate Middleton: Jam krenar për guximin e saj!

U "zhduk" për një kohë të gjatë, Kate
Kate Middleton dhe Mbreti Charles III

ANGLI- Buckingham Palace ka lëshuar një deklaratë pas njoftimit të Kate Middleton se ajo vuan nga kanceri. Në reagim thuhet se mbreti Charles ka qenë në kontakt të ngushtë me Princeshën e Uellsit javët e fundit pas qëndrimit të tyre të përbashkët në spital.

Në reagim thuhet se mbreti është shumë krenar për Kate për guximin e saj për të folur ashtu siç bëri. Më tej mbreti e ka përshkruar princeshën si nusja e dashur e monarkut. Mbreti dhe Mbretëresha do të vazhdojnë të ofrojnë dashurinë dhe mbështetjen e tyre për të gjithë familjen gjatë kësaj kohe të vështirë.

2 VITE ME PARE

Kate Middleton u diagnostikua me kancer, Kryeministri britanik: Princesha e Uellsit ka treguar trimëri të jashtëzakonshme

U "zhduk" për një kohë të gjatë, Kate
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak, në një deklaratë të shpërndarë në platformën X pasi Kate Middleton njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer tha se princesha e Uellsit ka dashurinë dhe mbështetjen e të gjithë vendit, kryeministri britanik thotë se princesha ka treguar “trimëri të jashtëzakonshme”.

Kryeministri britanik shtoi gjithashtu se në javët e fundit ajo ka qenë nën vëzhgim intensiv dhe ka marrë trajtim të padrejtë nga seksione të caktuara të medias në mbarë botën dhe në mediat sociale. 

“Kur bëhet fjalë për çështje shëndetësore, si gjithë të tjerët, asaj duhet t’i jepet privatësia e saj për t’u fokusuar në trajtimin e saj dhe për të qenë me familjen e saj të dashur. E di që flas për të gjithë vendin duke i uruar një shërim të plotë dhe të shpejtë dhe mezi pres ta shoh përsëri në veprim kur të jetë gati," përfundoi Sunak. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Princesha e Uellsit, Kate Middleton diagnostifikohet me kancer

U "zhduk" për një kohë të gjatë, Kate
Kate Middleton

ANGLI-  Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer dhe po i nënshtrohet kimioterapisë. Kështu u shpreh ajo në një video-mesazh të publikuar të premten, dy muaj pasi iu nënshtrua një operacioni "të madh" në bark.

Lloji i kancerit nuk është bërë i ditur. Ajo filloi kimioterapinë në fund të shkurtit dhe njoftimi vjen pasi vjehrri i saj, Mbreti Charles, gjithashtu i nënshtrohet trajtimit të kancerit.

"Kjo sigurisht që erdhi si një tronditje e madhe, dhe ëilliam dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re," tha Kate, 42 vjeç, në videon, e cila u filmua në ëindsor më. e mërkurë. "Siç mund ta imagjinoni, kjo ka marrë kohë. Më është dashur kohë të shërohem nga një operacion i madh në mënyrë që të filloj trajtimin tim," tha ajo.

Kanceri u zbulua në testet post-operative pas operacionit të saj abdominal në mes të janarit , tha Kate. Kate e përshkroi atë si një "operacion të madh abdominal" dhe tha në videon e saj në atë kohë, mendohej se gjendja e saj nuk ishte kanceroze.

"Kirurgjia ishte e suksesshme. Megjithatë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që unë t'i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi.

Na ka marrë kohë për t'i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t'i siguruar ata se do të jem mirë," tha Kate. "Siç u kam thënë atyre, unë jam mirë dhe bëhem më i fortë çdo ditë duke u fokusuar në gjërat që do të më ndihmojnë të shërohem; në mendjen, trupin dhe shpirtin tim," shtoi ajo.

Kate tha se të kesh burrin William, Princin e Uellsit në krah është një burim i madh ngushëllimi dhe sigurie.

"Shpresojmë se do ta kuptoni se, si familje, tani kemi nevojë për pak kohë, hapësirë ​​dhe privatësi derisa të përfundoj trajtimin tim. Puna ime më ka sjellë gjithmonë një ndjenjë të thellë gëzimi dhe mezi pres të kthehem kur të jem në gjendje, por tani për tani duhet të fokusohem në rikuperimin e plotë”, tha Kate. 

"Unë po mendoj gjithashtu për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri. Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm," perfundoi ajo.

 

 

kate middleton mbreti charles sunak kancer

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë