LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar pëson djegie në trup, situata paraqitet kritike në jug të vendit! Flakët ju afrohen banesave në Borsh, Piqeras dhe Kaninë

• Ministria e Mbrojtes e ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. •  Ministria përmes një njoftimi bën me dije se në 24 orë janë raportuar 29 vatra zjarri. • Më tej bëhet me dije se nga këto vatra 13 vatra janë ende aktive dhe 6 janë në monitorim. • Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës. • Zjarret më problematike janë në Delvinë dhe në Lurë të cilat vijojnë prej ditësh. • Situata ka qenë alarmante në disa fshatra kryesisht në fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli. •  Zjarri mësohet se është përhapur dhe në malin mbi Borsh. Përshkak të zjarrit 10 banesa janë djegur dje në fshatin Senicë ndërsa shumë persona u rrezikuan nga flakët. •  Ende nuk dihet një bilanc i saktë sesa banesa janë djegur deri më tani ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe kishën 200-vjeçare, Shën Dhimitri. • Dëme të konsiderueshme ka edhe në bujqësi, pemë frutore, ullinj dhe blegtori. • Në front me flakët, banorët po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur banesat e tyre teksa edhe rrezikojnë jetën. •  Një banor në fshatin Kopaçez është lënduar teksa po punonte për të fikur flakët. •  42-vjeçari ka marrë djegie në gjoks dhe shpatull. • Ai është identifikuar si Apostol Zhupa. • Zhupa është dërguar dje për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës e më pas është transportuar në QSUT. • Situata raportohet kritike edhe në vendin e quajtur Qafë Bualli në Bulqizë, ku flakët janë përhapur në drejtim të zonës së planit të Bardhe dhe qytetit të Bulqizës. • Në terren për shuarjen e flakëve janë dhjetëra forca dhe gjithashtu po operohet nga ajri me dy helikopterë. • Edhe në Borsh zjarri ka marrë përmasa alarmante dhe po i afrohet zonës së plazhit dhe fshatit. • Sipas raportimeve, tymi ka përfshirë të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë. • Deri tani nuk ka rrezik për banesat, por siç u raportua edhe më herët flakët janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit. • Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Parkun Kombëtar të Prespës. • Sipas informacioneve, flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec po përhapen me ritme të shpejta duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që fryn.

13 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

Përhapet zjarri në malin e Shashicës, flakët ju afrohen zonave të banuara në Kaninë

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
zjarri ne shashice

VLORË- Zjarri vijon aktiv në malin e Shashicës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen. Situata po përshkalllëzon dhe zjarri po i afrohet më tepër shtëpive të banuara të Kaninës. Raportohet se ndërhyrjet nga ajri janë ndalur për shkak të errësirës. Ndërkohë tymi ka mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg.

Situata paraqitet kritike edhe në Borsh, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë shumë afër zonave të banuara dhe kjo ka ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët e zonës.  Kjo vatër zjarri është aktive prej 48 orësh, ndërsa ka munguar një reagim nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e flakëve. 

Edhe në fshatin Piqeras në Lukovë të Vlorës flakët janë vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve tregtare. Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Edhe në këtë fshat ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe infrastrukturës. Ndërkohë era e fortë dhe bimësia e dendur dhe e thatë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

10 MUAJ ME PARE

Situata kritike në jug të vendit, dalin jashtë kontrollit flakët në Borsh dhe Piqeras, zjarri iu afrohet banesave

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
zjarri ne piqeras

BORSH- Situata nga zjarret paraqitet kritike në jug të vendit. Në Borsh flakët kanë dalë jashtë kontrollin dhe janë shumë afër zonave të banuara. Situata e përshkallëzuar ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët e zonës. 

Kjo vatër zjarri është aktive prej 48 orësh, ndërsa ka munguar një reagim nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e flakëve. 

Edhe në fshatin Piqeras në Lukovë të Vlorës, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët janë vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve tregtare.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Edhe në këtë fshat ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe infrastrukturës. Ndërkohë era e fortë dhe bimësia e dendur dhe e thatë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

10 MUAJ ME PARE

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës/ Drejtori i Zonave të Mbrojtura: Na është thënë të mos presim mbështetje nga ajri por të...

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
Pali Kolefski dhe Gjergji Koki

KORÇË- Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës vijon ende të jetë aktivk, ndërsa operacioni për shuarjen e tij do të nisë mëngjesin e të nesërmes.  Lidhur me zjarrin ka folur drejtori i Zonave të Mbrojtura në juglindje, Gjergji Koki, i cili u shpreh se ky është viti i dytë që ndodh e njëjta situatë zjarri më këtë lloj përmase

Ai tha se terreni është i vështirë dhe bimësia në zonë është e ulët, ndërsa shtoi se fatmirësisht zjarri nuk ka arritur te bimësia e lartë. Ai u shpreh se ju është thënë të mos presin mbështetje nga ajri por të mundohen të shuajnë flakët më mundësitë lokalë dhe ndihmën nga bashkitë e qarkut. 

"Fatkeqësisht është viti i dytë që ndodh një situatë zjarri më këtë lloj përmase por shpresojmë që nga eksperienca e vitit të kaluar të kemi nxjerrë mësimet tona. Reagimi i administrates ka qënë i menjehereshëm. Ne kemi qënë në gatishmëri si administratë jo vetëm këtu por edhe në zonat ku janë jashtë përgjegjësisë tonë, kemi qenë të gatshëm për të kontribuar. Gjithë adimistrata, gjithë specialistet janë këtu, në terren që në momentet e para të zjarrit. Jemi ndarë në 2 grupe pune së bashku me bashkinë dhe me ndihmat e tjera që kanë ardhur nga punonjesit e shërbimeve dhe qytetarë të tjerë që kane dhënë kontributin e tyre për të bërë të mundur izolimin perimetral të vatrave të zjarrit duke u munduar të krijojmë kordonet e para, për të mos agravuar e për të mos u hapur në gjerësi vatra e zjarrit. 

Terreni është i vështirë, bimësia është e ulët, fatmirësisht nuk kemi depërtim të zjarrit ne bimesi të larte, e cila është në pjesën sipër. Jemi duke bërë nje vleresim të situatës pasi edhe punonjesit janë të ezauruar por edhe kushtet janë tepër të rrezikshme për të vazhduar ndërhyrjen. Po bëjmë nje vlerësim për te nisur sërish një aksion me struktura të tjera për të bërë te mundur qe herët në mengjes, rreth orës 4 të mengjesit të kemi një lloj mundësie për të bërë një rikonuicion më të mirë të situatës e me pas për të ndërhyrë ,për të bërë sa mundemi me forcat tona e mundësitë qe ne kemi. Terreni është shumë i veshtirë por vullneti jonë dhe përgjegjesia maksimale që ka secili për të ruajtur mjedisin besoj do prevaloje e do bëjë të mundur që të bëjmë më të mirën tonë për të mos patur agravim me të madh të situatës me zjarret.

Që në momentin e parë edhe kordinatoret tanë në Agjensinë e Zonave të Mbrojtura ku është kontaktuar menjëherë me kordinatorin përgjegjës për situatat e risqeve të tilla por për shkak se vendi jonë në këto lloj temperaturash eshtë nën trysninë e zjarreve dhe kudo ka zjarre, prioritet janë zonat e banuara. Na është thënë që për momentin te mos presim asnjë mbështetje nga ajri por të mundohemi qe me gjithë mundësitë që ofrohen këtu lokalisht, me bashkitë fqinje dhe nga bashkite e qarkut të kemi suport tokësor. Kjo është e mundur për momentin. Më pas do të komunikojmë edhe me partnerët tanë përballë por edhe ata kanë  një protokoll specifik kur aktivizohet mundësia e nderhyrjes. Shpresoj mos kemi situata si ajo e vitit të kaluar dhe ta izolojme në kohë”, u shpreh ai. 

10 MUAJ ME PARE

Zjarri në Borsh merr përmasa alarmante, Berisha: Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
zjarri

BORSH- Zjarri në Borsh ka marrë përmasa alarmante. Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka postuar një video që tregon malin e Borshit dhe shihet se flakët vijojnë të përhapen. Berisha shkruan se ende nuk ka shkuar asnjë ndihmë në vendngjarje për të vënë nën kontroll situatën.

"Borshi në flakë! Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët!", ka shkruar Berisha, bashkangjitur pamjeve të zjarrit. 

POSTIMI I PLOTË: 

Borshi në flakë! Asnjë ndihmë! Ramoduro me satelitët! #sb

Sipas raportimeve, tymi ka përfshirë të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë. Deri tani nuk ka rrezik për banesat, por siç u raportua edhe më herët flakët janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit.

10 MUAJ ME PARE

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Ndërhyrja e vështirë për shkak të sipërfaqes me bimësi të ulët, operacioni do të vijojë në mëngjes

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
kryebashkiaku

KORÇË- Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski ka dhënë një deklaratë lidhur me zjarrin që shpërtheu sot në Parkun Kombëtar të Prespës, ku u shpreh se terreni i vështirë dhe bimësia e dendur vështirësojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve. Ai tha se që në momentet e para që u lajmëruan për zjarrin, reagimi ka qenë i menjëhershëm, por moti dhe thatësira kanë favorizuar përhapjen e flakëve. 

Kolefski tha se për fikjen e zjarrit kishte ardhur ndihmë edhe nga bashkia e Pogradecit. Më tej ka njoftuar se ndërhyrja për fikjen e flakëve do të vazhdojë sërish në orët e para të ditës së nesërme. Ai tha se nuk ende nuk dihet nëse zjarri është ndezur nga pakujdesia apo ishte e qëllimshme.

"Që në momentet e para që u lajmërua, ka qënë reagim i shpejtë por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi. Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse, kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qënë këtu zjarrfikeset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit, punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bërë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase. Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.", tha kryebashkiaku.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri në Borsh aktiv prej 48 orësh, i afrohet zonës së plazhit dhe fshatit! Ende asnjë veprim për shuarjen e flakëve

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
zjarri

BORSH- Vatra e zjarrit është aktive prej 48 orësh në Borsh. Sipas informacioneve për Dosja.al, për fikjen e zjarrit nuk është angazhuar asnjë zjarrfikëse dhe nuk është marrë asnjë masë. 

Flakët vijojnë të përhapen, ndërsa raportohet se janë shumë pranë zonës së plazhit dhe fshatit. 

 

Ndërkohë vatra të tjera zjarri janë raportuar në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për fikjen e tyre por ndërhyhet edhe nga ajri, ku në ndihmë kanë ardhur avionët Canadair nga Kroacia dhe Italia.  

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ "Sa urrejtje paskemi për këtë vend", qytetari poston pamje nga zjarret në vend dhe zonat e shkrumbuara nga flakët

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
zjarret ne vend

TIRANË- Prej disa javësh në shumë zona të vendit kanë shpërthyer vatra zjarri më përmasa masive. Si pasojë flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe pyjore, kullota dhe sipërfaqe me pemë frutore. 

Zonat e banuara dhe njërëzit janë rrezikuar po ashtu vazhdimisht, ndonëse fatmirësisht deri tani nuk ka pasur viktima të shkaktuara nga zjarri. 

Një qytetar ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga vatra të ndryshme në vend, ku në njërën prej tyre shihen flakët shumë pranë një banese. 

"Sa urrejtje paskemi për ketë vend! Zot ruaji njerëzit", shprehet qytetari krahas pamjeve të postuara. 

 


Shumë prej zjarreve dyshohet se janë ndezur dhe vënë qëllimisht nga njerëzit, duke mos marrë parasysh pasojat e shkaktuara nga kjo. Temperaturat e larta dhe era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i thepisur dhe i vështirë e ka bërë disa herë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka. 

10 MUAJ ME PARE

Aktivizohet një vatër zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, zjarrfikësit dhe banorët e zonës në luftë me flakët

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
flaket

KORÇË- Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në vend, konkretisht në Parkun Kombëtar të Prespës. 

Sipas informacioneve, flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec po përhapen me ritme të shpejta duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që fryn. 

Në vendin e vatrës së zjarrit ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës. 

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zjarri në Shashicë, dy avionë Canadair kroat dhe italian vijnë në ndihmë për shuarjen e flakëve

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
pamje nga operacioni

VLORË- Dy avionë "Canadair" të ardhur nga Kroacia dhe Italia kanë ardhur në ndihmë për shuarjen e zjarrit në malin e Shashicës në Vlorë. Kjo vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme, ndërsa terreni i vështirë e ka bërë gati të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Dy avionët zjarrfikës, po marrin pjesë në operacion duke kryer hedhje të njëpasnjëshme uji mbi zonën e përfshirë nga flakët masive. Temperaturat e larta dhe era që fryn ka favorizuar përhapjen e flakëve me shpejtësi, ndërsa rrezikon të përfshijë zonat e banuara në afërsi të fshatit Kaninë.

10 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pamje tronditëse, Rruga e Arbrit mbulohet nga tymi dhe flakët në afërsi të Qafës së Buallit

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
pamje nga zjarri

BULQIZË- Një vatër zjarri ka rënë në Qafë Buall pasditen e sotme në kurorën me pisha sipër fshatit Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos.

Zjarri ka marrë menjëherë përmasa të mëdha pasi ndihmohet nga temperaturat ekstreme dhe era që fryn në Qafën e Buallit. Flakët kanë kaluar edhe në territorin e Bashkisë Bulqizë, ku rrezikohet një pikë karburanti.

Sipas banorëve të zonës, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë me forca e mjete si nga Bashkia e Klosit dhe ajo e Bulqizës, përveç dëmeve të tjera rrezikohen jo vetëm pika e karburantit por edhe disa biznese të tjera.

10 MUAJ ME PARE

"29 vatra zjarri në 24 orë", Ministria e Mbrojtjes: 13 janë ende aktive! Në Delvinë 5 persona patën probleme nga asfiksia

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
Foto

TIRANË- Ministria e Mbrojtes e ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Ministria përmes një njoftimi bën me dije se në 24 orë janë raportuar29 vatra zjarri. Më tej bëhet me dije se nga këto vatra 13 vatra janë ende aktive dhe 6 janë në monitorim. Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Vlorë, Delvinë, Selenicë, Elbasan, Peqin, Dimal, Poliçan, Skrapar, Gjirokastër, Korçë, Devoll, Maliq, Pogradec, Tiranë, Fier e Kukës.

Aktualisht mbetet aktive vatra e zjarrit në vendin e quajtur “Maja e Paliskës”, mbi fshatin Dukat. Në perimetrin e djegur ka prezencë të vogël tymi, pasi digjen trungje brenda tij dhe kjo vatër mbahet në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e plotë të zjarrit nga 7 efektivë të MZSH Vlorë dhe 4 forca të pyjores.

Në lartësitë e malit mbi fshatin Kalasë ka vazhduar puna për zjarrin e rënë në kullota. Ditën e djeshme ka vijuar operacioni me të gjitha strukturat, të ndihmuar nga 60 efektivë dhe 4 automjete zjarrfikëse të FA-së dhe gjithashtu janë asistuar nga helikopterë të FA-së dhe ata Hungarez. Gjatë operacionit pati djegie Shefi Komisariatit Delvinë, Agim Troci, si dhe 5 persona patën probleme nga asfiksia. Zjarri vazhdon të jetë aktiv dhe janë përshkuar 10 banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

Mbi fshatin Ploç vazhdon aktiv zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurredhe ndodhet në një vijë të gjatë shtrirje të përhapur në kodrat në afërsi të fshatrave Velc-Ramic-Verbas-Matogjin të njësisë administrative Brataj.  Ka prezencë të forcave operacionale, por për shkak të terrenit nuk mund të ndërhyjnë. Kërkohet ndërhyrje nga ajri. Qarku Gjirokastër. Zjarri i rënë në fshatin Fushëbardhë dhe pranë tunelit të Skërficës ka ardhur nga territori i bashkisë Delvinë, për shkak se ishte në lartësi të madhe. Forcat operacionale nuk mundën të ndërhyjnë ditën e djeshme dhe e mbajtën situatën në monitorim. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale, pasi zjarri është afruar pranë tunelit të Skërficës.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, zjarri ka përshkuar mbi 350 ha sipërfaqe. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.  Në fshatin Zall Gjoçaj ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit . Në terren operuan 16 forca vendore dhe 30 efektivë nga FA, mbështetur edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Ditën e sotme zjarri zhvillohet në një perimetër me një shtrirje mbi 13 km, me zhvillime në tre kahe.

Në njërin kah po zhvillohet nga Masdeja, ku përfshin sipërfaqe të konsiderueshme në pyje. Në njërin kah në vendin e quajtur Qafa e Tolle, ku rrezikohet një banesë, si dhe në vendin e quajtur Fushë Kuqe, ku rrezikohen tre banesa. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.  Në fshatin Ulëz, vatra e zjarrit është në monitorim dhe drejt izolimit të plotë. Sot janë angazhuar mbi 15 forca operacionale, të cilat po punojnë që të mos lejohet zhvillimi i zjarrit në vatra të ndezura brenda vatrës.

Vazhdon aktive, por me zhvillime të pakta, vatra e zjarrit të rënë në Livadhet e Peladhisë, e cila ka kaluar mbi fshatin Krajkë të bashkisë Bulqizë. Zjarri ka përshkuar mbi 40 ha sipërfaqe. Ditën e djeshme janë angazhuar në operacion 16 forca të bashkisë Bulqizë dhe zjarri është mbajtur nën monitorim për të ndaluar përhapjen e mëtejshme. Sot kjo vatër po vendoset nën kontroll nga 10 forca të bashkisë. Në zonën e Shmilit në fshatin Lugaxhi ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë. Në terren u angazhuan rreth 50 forca, ku nga këta 20 janë forca ushtarake të FA-së dhe 30 forca janë të MZSH Elbasan, forca bashkiake dhe forca të pyjores. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

Në zonën e Shkopetit. Pjesa më aktive e vatrës është përhapur në zonën e kufirit ndarës mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, mbi lartësitë e fshatit Lurth. Ditën e djeshme janë angazhuar 39 forca vendore të bashkive Kurbin e Mirditë dhe 50 forca ushtarake të ndihmuar edhe nga 2 helikopterët Hungarez H225M. Nuk ka rrezik për banesat. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale. Në fshatin Dishnicë. Vatra e zjarrit mbetet aktive, por me intensitet të ulët. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale.

Zjarri në vendi i quajtur Qeramica ndërmjet fshatrave Trestenik- Vishocicë të bashkisë Devoll, për shkak të erës rrezikon të përhapet, pasi vendi ku është kjo vatër zjarri është i veshur me barishte e shkurre. Në vendngjarje ndodhen forcat operacionale, që po punojnë për neutralizimin e saj. Vatra në fshatin Strelcë, bashkia Maliq vijon në drejtim të Veriut. Vatrat e tjera janë të neutralizuara dhe po mbahen në monitorim për të mos lejuar riaktivizim. Po punohet për shuarjen e zjarrit në fshatin Kriçkovë, njësia administrative Proptisht, bashkia Pogradec.

Në fshatin Muzhakë, terreni është malor, pyll lisi dhe bimësi të dendur dhe vështirëson ndërhyrjen e punonjësve të zjarrfikëses, por situata është nën kontroll. Në fshatin Konisbaltë zjarri është në kufi të dy bashkive Dimal dhe Berat (në fshatin Mbreshtan dhe Galinë). Gjatë natës zjarri ka përparuar në drejtim të fshatrave Mbjeshovë, dhe Bistrovicë. Dje është ndërhyrë edhe me 1 helikopter Hungarez H225M. Sot po vazhdon puna për shuarjen e zjarrit nga forcat operacionale. Në fshatin Zgërbon, bashkia Poliçan po vijon puna për shuarjen e flakëve nga forcat operacionale.

Në vendin e quajtur Gryka e Motinës, mbi fshatin Dragobi, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë, punonjësit e AdZM-së nuk kanë mundur të izolojnë vatrën e zjarrit. Ditën e sotme janë angazhuar 7 punonjës të AdZM Kukës, për shuarjen e zjarrit. Në Malin me Gropa, saktësisht në vendin e quajtur Fusha e Stanëve, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një terren me barishte të buta. Sipërfaqja e djegur e raportuar është më shumë se 10 ha. Sot kjo vatër zjarri vazhdon të jetë aktive dhe po punohet me 30 forca operacionale MZSH dhe 11 forca AdZM.

Në total nga zjarret janë djegur mbi 450 hektarë sipërfaqe me bimësi, rrënjë ullinj e pemë.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 45 automjete zjarrfikëse dhe 485 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë, 140 efektivë, 5 automjete zjarrfikëse dhe 2 Helikopterë nga Forcat e Armatosura e 2 helikopterë hungarezë.

10 MUAJ ME PARE

Krah zjarrfikësve në front kundër zjarrit, 42-vjeçari në Delvinë pëson djegie në trup, transportohet në Tiranë për mjekim

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
Foto ilustruese

DELVINË- Disa fshatra në Delvinë që nga dita e djeshme po luftojnë me flakët ndërsa krah zjarrrikësve janë edhe banorët. Në front me flakët të cilat janë duke u favoziruar nga era dhe temperaturat, banorët po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur banesat e tyre teksa edhe rrezikojnë jetën.

Një banor në fshatin Kopaçez është lënduar teksa po punonte për të fikur flakët. 42-vjeçari ka marrë djegie në gjoks dhe shpatull. Ai është identifikuar si Apostol Zhupa. Zhupa është dërguar dje për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës e më pas është transportuar në QSUT.

 

10 MUAJ ME PARE

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive, flakët përhapen edhe në malin mbi Borsh

Vatrat e zjarrit në Delvinë ende aktive/ Një 42-vjeçar
Foto

DELVINË- Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në dosa fshatra të Delvibës. Situata ka qenë alarmante në disa fshatra kryesisht në fshatrat Kalasë, Tatzat, Senicë, Vergo, Kopaçëz dhe Palavli. Zjarri mësohet se është përhapur dhe në malin mbi Borsh. Përshkak të zjarrit 10 banesa janë djegur dje në fshatin Senicë ndërsa shumë persona u rrezikuan nga flakët.

Ministria e Mbrojtjes dje njoftoi evakuimin e banorëve të tre fshatrave Palavli, Vergo dhe Kopaçëz. Mësohet se rreth 2000 banorë nga gjashtë fshatra u evakuan ditën e djeshme. Ende nuk dihet një bilanc i saktë sesa banesa janë djegur deri më tani ndërsa flakët kanë dëmtuar edhe kishën 200-vjeçare, Shën Dhimitri. Dëme të konsiderueshme ka edhe në bujqësi, pemë frutore, ullinj dhe blegtori.

ministria e mbrojtjes zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër