Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut ditën e sotme. • Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se Papa ka qenë një mik i madh dhe i paharrueshëm i Shqipërisë. • Rama i njoftuar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kavajë. Rama u shpreh se Ati i Shenjtë zgjodhi të vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. • Ai e cilësoi si një Papë ndryshe nga të tjerët, ndërsa kërkoi nga të pranishmët ta nderojnë me një minutë heshtje dhe njoftoi mbylljen e takimit. • Menjëherë pas lajmit për vdekjen e Papës ka ardhur edhe reagimi i kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta falenderoi Papa Françeskun për shërbimin e tij në gjithë këto vite dhe ftoi besimtarët të luten për shpirtin e tij. • Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj në reagimin e tij u shpreh se sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës. • Ai shprehet më tej se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit. • Në një mesazh ngushëllimi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Papës, duke vlerësuar trashëgiminë e tij si një lider shpirtëror që frymëzoi botën me mesazhet e paqes dhe dinjitetit njerëzor. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka postuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. • Duke shprehur ngushëllimet, Kurti shkruan në X se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë. • Presidenti i PL-së, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se Papa Françesku do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike. • Ai shton se do të mbetet përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që ai i dha kombit shqiptar në momentet të vështira. • Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu është ndër liderët e parë botërorë që reagoi, ai e quajti Papën një njeri të përulur, "në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve". • Kryeministri holandez, Dick Schoof në reagimin e tij u shpreh se Papa Françesku ishte në çdo mënyrë një njeri i popullit. • Edhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papës teksa shkruan se buzëqeshja e tij pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin. • Ndër lidër që reagoi është edhe presidenti izraelit Isaac Herzog i cili përshëndet dhembshurinë e pa•kufishme të Papa Françeskut. • Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter shkruan se Papa Françesku ishte një udhëheqës i madh shpirtëror, një avokat i palodhur për paqen. • Ministri i parë skocez John Swinney e përshkroi atë si "një zë për paqen, tolerancën dhe pajtimin".
20 artikuj për këtë temë.
VATIKAN- Kardinali shqiptar At Enrnest Simoni (Troshani) ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Kardinali është shprehur se ai e donte shumë popullin shqiptar dhe kjo është ndër arsyet që e zgjodhi ta vizitonte të parin nga udhëtimet e tij ndërkombëtare si Papë. Ai shprehet se Papa Françesku ishte i qartë në qëllimin e tij për të larguar të keqen, djallin dhe mëkatin dhe për të forcuar frymën e shpresës dhe mirësisë.
"Të dashur miq! Sikur e keni pa dhe në televizor, në 7e 35 minuta, sot u nda nga jeta i shënjti Papë ndërroi jetë. Të gjithë e dimë mësimet që ka dhënë ai sa ka ardhur, ku qëllimi i tij kryesor ka qenë të shkatërroj djallin, mëkatin dhe të sjelli paqen, shpresën dhe të mirën e amshuar. Shënjtorin Papë e keni para 10 vitesh më 21 Shtator, kur erdhi në Shqipëri, I pari udhëtim ndërkombëtar. Ai të parin udhëtim zgjodhi popullin shqiptar. Ai ka shprehur admirim për popullin tonë dhe shumë dashuri. E dimë mirë që në takimet që kam pas, shihej në sytë e Papës shumë dashuri për ne dhe popullin tonë", thuhet në reagim.
TIRANA- Imzot Arjan Dodaj, përmes një videomesazhi, ka shprehur një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Imzot Arjan Dodaj e cilësoi Papën si një njeri që i dha zë atyre situatave që nuk kishin zë. Ai u shpreh se Papa Françesku, kishte edhe një dashuri të madhe për Shqipërinë, pasi kishte shprehur dëshirën për ta vizituar sërish Shqipërinë.
Dodaj shton se Papa Françesku i deshi martirët tanë dhe Nënë Terezën dhe se do të mbetet gjithmonë me vështrimin e tij të ëmbël atënor dhe me forcën e tij shpirtërore udhërrëfyesi i njerëzimit, në një botë që ka nevojë që të zbulojë dashurin e Zotit.
"Sot në mëngjes Papa Françesku është kthyer në shtëpinë e atit, ky lajm na ka bërë me trishtim secilin prej nesh sepse ka qenë i vetmi zë që përcillte forcën e ngushëllimit hyjnor, e akoma më thellë na ka prekur neve. Zoti ka dashur që ta thërras atë në një vit jubilar, në vitin jubilar të shpresës. Papa ka qenë shtegtar shprese në zemrat e njerëzve më të mënjanuar dhe më të shtypur, ai është sot shtegtar në shtëpinë e atit. Të nxitur nga shpresa dhe dashuria e tij duam që edhe në të bashkohemi në lutje.
I jemi mirënjohës zotit për këtë papë që ka qenë papa që ju dha zë atyre situatave që nuk kishin zë. Ai e deshi vendin tonë, duke ardhur këtu në sheshin Nën Tereza dhe duke thënë se historia e këtij kombi kishte shënjuar shumë. Sa herë edhe mua më ka thënë që dua që të rikthehem në Shqipëri. Ai deshi martirët tanë dhe Nënë Terezën dhe do të mbetet gjithmonë me vështrimin e tij të ëmbël atënor dhe me forcën e tij shpirtërore udhërrëfyesi i njerëzimit, në një botë që ka nevojë që të zbulojë dashurin e zotit. Ne do të mblidhemi në katedralen e Tiranës në orën 18 për t’u lutur për shpirtin e tij. Pushoft në paqe", tha Imzot Arjan Dodaj.
TIRANA- Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka reaguar gjithashtu pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut. Zëdhënësi i Kishës Katolike, Dom Mark Pashkja, tha se Papa iku duke na bekuar. Po ashtu zëdhënësi i Kishës Katolike tha se Papa Françesku e udhëhoqi kishën në këto vite nëpërmjet një dëshire të thellë ndryshimesh dhe reformash.
“Sapo na erdhi lajmi i kalimit në amshim të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, i cili u kthye në Shtëpinë e Atit sot rreth orës 07:35 të mëngjesit mendjet dhe zemrat tona iu drejtuan Hyjit të gjithëpushtetshëm me lutje për shpirtin e tij. Na bien në mend muajt e fundit të vuajtjes së tij shëndetësore, në të njëjtën kohë, këmbëngulja e tij për të qëndruar pranë popullit të tij si bari i mirë deri në fund edhe përgjatë këtyre ditëve të Pashkës. Ditën e Pashkës, dje, deshi vetë personalisht që ai ta jepte bekimin “Urbi et Orbi”, si testament i tij i fundit. Ati i Shenjtë Papa Françesku iku duke na bekuar.
Ai ngriti vazhdimisht zërin kundër luftës, armatimeve dhe shkatërimit të krijimit. Me fjalë dhe me vepra e udhëhoqi Kishën Katolike drejt një trajte më të përulur, më të thjeshtë. Ne i jemi mirënjohës Hyjit që na e dha Papa Françeskun në këto vite dhe i lutemi Hyjit që ta pranojë në banesën e amshume të mbretërisë së tij. Si ipeshkvinj të Kishës Katolike në Shqipëri falenderojmë të gjithë ata që në këto momente na gjenden pranë në mënyra dhe forma të ndryshme.
I bëjmë thirrje të gjitha komuniteteve dioqizane, famullitare, rregulltare e çdo besimtari që të luten për Papa Françeskun. Po ashtu duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme të organizohen momente lutjeje dhe përshpirtërie me të gjitha komunitetet e besimtarëve dhe kambanat do të bijnë në shenjë zie, duke filluar nga momenti i marrjes së kësaj letre. Krishti e pastë në parrizë Papa Françeskun, e i dhëntë dritën e amshume”, tha Dom Mark Pashkja.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar së fundmi në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Trump përmes një postimi në Truth Social ka shkruar "U prehsh në paqe Papa Françesku”.
Trump më tej në reagim shtoi "Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e donin!" Para reagimit të Trump ka reaguar Shtëpia e Bardhë.
“U preftë në paqe”, tha Shtëpia e Bardhë, me postimin e shoqëruar me dy foto nga takimi i Papa Françeskut me Donald Trump dhe J.D. Vance.
Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, ku thuhej se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.
Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, udhëheqësit shpirtëror të botës katolike. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Erdogan theksoi rëndësinë e kontributit të Papa Françeskut në promovimin e dialogut ndërfetar dhe unitetit në një botë gjithnjë e më ndarë.
Gjithashtu presidenti turke shprehu ngushëllime për familjen e të ndjerit, si dhe për besimtarët katolikë dhe shtetin e Vatikanit. Ai e vlerësoi angazhimin e Papa Françeskut për çështjet humanitare, duke përmendur veçanërisht përpjekjet e tij për të adresuar tragjeditë në Gaza dhe çështjen palestineze, duke i hapur rrugën një dialogu më të thellë për paqe.
Postimi i Erdogan:
Isha i pikëlluar kur mësova për vdekjen e Papa Françeskut, udhëheqësit shpirtëror të botës katolike dhe Presidentit të Vatikanit. Një politikan i respektuar, Papa Françesku ishte gjithashtu një udhëheqës shpirtëror i cili theksoi dialogun midis grupeve të ndryshme fetare dhe mori iniciativën për të trajtuar tragjeditë humanitare, veçanërisht çështjen palestineze dhe gjenocidin në Gaza. Në emër tim dhe kombit tim, i shpreh ngushëllimet dhe ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit, shtetit të Vatikanit dhe botës katolike.
Katolik dünyasının ruhani lideri, Vatikan Devlet Başkanı Papa Fransuva’nın vefatını üzüntüyle öğrendim.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) April 21, 2025
Saygıdeğer bir devlet adamı olan Papa Fransuva, aynı zamanda farklı inanç grupları arasında diyaloğa önem veren, özellikle Filistin meselesi ve Gazze’deki soykırım başta olmak…
TIRANA- Kisha Katolike do të organizojë një meshë të veçantë në nderim të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta. Mësohet se mesha e Dritës do të mbahet sot, në orën 18:00, në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, si një akt lutjeje dhe mirënjohjeje për jetën dhe shërbimin e Papës, që për vite me radhë udhëhoqi Kishën Katolike me përvujtëri, dashuri dhe frymë ungjillore.
Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj fton meshtarët, rregulltarët e të gjithë besimtarët, të përqendrojnë lutjet dhe kremtimet Eukaristike për shpirtin e Atit të Shenjtë duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit, për mbarë botën.
Njoftimi i plotë:
Të dashur meshtarë, motra dhe gjithë ju besimtarë të Popullit të Zotit në Tiranë-Durrës dhe njerëz vullnetmirë,
Në këtë ditë në të cilën Kisha kremton të Hënën e Pashkës së Ringjalljes së Zotit tonë Jezu Krishti, Hyji i çdo mirësie ka dashur të thërrasë pranë Vetës Bariun e Kishës Universale, të Emblin Krisht mbi Tokë (cit. Shenjta Katerina nga Siena), Papa Françeskun.
Me këtë rast, ju ftoj juve, meshtarë, rregulltarë e rregulltare, e të gjithë ju besimtarë, të përqendrojmë lutjet dhe kremtimet Eukaristike për shpirtin e tij, duke falënderuar Zotin për zërin e tij kumbues në shpalljen e Ungjillit si dritë rrezatuese e Krishtit, Bariut të Mirë, nga Selia e Pjetrit, për mbarë botën!
Veçanërisht ju ftoj të gjithëve, që të kremtojmë së bashku sot në mbrëmje në orën 18:00, Meshën e Dritës, për Papa Françeskun, në Katedralen e Shën Palit.
Ati, Hyji i Mëshirshëm që në provaninë e Tij, na dhuroi Papa Françeskun dhe sot e thirri pranë Vetës, i dhëntë atij shpërblimin e të drejtëve dhe neve ngushëllimin dhe Hirin e Shpirtit të Shenjtë.
Virgjëra Mari, Nëna e Këshillit të Mirë, Pajtoreja e popullit tonë dhe ndërmjetësimi i së Shenjtës Nënë Tereza dhe i të Lumit Vinçens Prenushi dhe Martirëve Shqiptarë, qofshin ngushëllimi i tij.
Imzot Arjan Dodaj
Arqipeshkëv Metropolit Tiranë - Durrës

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Në një postim në "X" Shtëpia e Bardhë ka nderuar Papën.
“Pusho në paqe, Papa Françesku”, thuhet në postim.
Bashkëngjitur me postimin janë publikuar edhe një foto e takimit të Papës me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe gruan e tij Melania, dhe një foto tjetër të takimit të Papës me JD Vance dje.
Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani. Vatikani njoftoi se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Më tej thuhet se Papa i mësoi të jetojnë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit.
TIRANË- Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut paraditen e sotme. Kisha shpreh ngushëllimet ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.
Në reagim thuhet se gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.
Më tej vlerëson edhe përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike.
POSTIMI I PLOTË:
Mbi fjetjen e Papa Françeskut
Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike.
Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit.
Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij të sinqerta për të nxitur një mirëkuptim më të madh ndërmjet Kishës Orthodhokse dhe asaj Katolike. Sjellim ndër mend fjalët e tij gjatë takimeve me përfaqësuesit e Kishës Orthodhokse: “Ecim së bashku si vëllezër në rrugën e mëshirës dhe të dashurisë”.
Me shpresën tek Krishti i Ngjallur i Cili: “…do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më as vdekje, as zi, as vajtim, as dhimbje, sepse bota e mëparshme mori fund” (Zb. 21:4), lutemi që Zoti ynë, Ati i mëshirshëm, t’i japë prehje shpirtit të tij. I përjetshëm kujtimi!
Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, ku thuhej se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.
Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare
TIRANË- Kryeipeshkëvi i Kishës Katolike shqiptare imzot Arjan Dodaj ka reaguar lidhur me vdekjen e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta paraditen e sotme. Në një status në platformën "X", imzot Dodaj shprehet se Papa Françesku ishte revolucionar i butësisë dhe e donte shumë popullin shqiptar.
“Faleminderit i dashur Papa Françesku. Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar. Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde”- shkruan Dodaj.
Papa Françesku ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Vdekja e tij u njoftua nga kardinali Kevin Farrell në një deklaratë të lëshuar nga Vatikani, ku thuhej se Ati i Shenjtë ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Në deklaratën që u lexua nga kardinali Kevin Farrell thuhet se e gjithë jeta e Papës iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.
Ati i Shenjtë ishte i pari papë nga Amerika e Jugut dhe njëkohësisht i pari papë Jezuit. Kohët e fundit shëndeti i tij u përkeqësua shumë si pasojë e pneumonisë, sëmundje që shënjoi jetën e tij që në moshën 21-vjecare, ku si pasojë e pneumonisë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku ju hoq pjesa e sipërme e mushkërisë së djathtë. Gjatë Papatit, Françesku ndërmori një sërë reformash, ndër to edhe Kodin Penal të Vatikanit, ku përafroi dënimet me ato të ligjeve ndërkombëtare
PARIS- Kulla Eiffel nuk do t'i ndezë sonte dritat e saj në nder të Papa Françeskut i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Lajmin e ndarjes nga jeta e njoftoi sot Vatikani.
Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo në reagimin e saj theksoi se do të propozojë që një lokacion në kryeqytetin francez të emërtohet me emrin e Papës. Hidalgo nderoi angazhimin e Papa Françeskut për një kishë që shtrihet tek më të cenuarit, vullnetin e tij për të vendosur ekologjinë në qendër të shqetësimeve shpirtërore dhe sociale" dhe thirrjet e tij për pritjen e refugjatëve.
Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, u bë papa i parë nga Amerika Latine dhe papa i parë jezuit në histori. Gjatë papatit të tij, ai njihej për qasjen e tij të thjeshtë dhe shpirtin e afërt me njerëzit, duke promovuar vlerat e dashurisë, përulësisë dhe kujdesit për më të margjinalizuarit në shoqëri
TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i KMSH-së shprehet Papa e deshi shumë dialogun ndërfetar, Shqipërinë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
Spahiu shprehet se nga audienca e posaçme me Atin e Shenjtë, kuptoi rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komunitetit Mysliman.
Ai shkruan më tej se sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar. Kreu i KMSH i shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!
POSTIMI I PLOTË:
Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!
TIRANË- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka reaguar së fundmi përmes një postimi në "Facebook"për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Meta shkruan se Papa Françesku do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike.
Ai shton se do të mbetet përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që ai i dha kombit shqiptar në momentet të vështira. Meta i përcolli ngushëllimet e tij më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë.
"Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, i cili do të kujtohet përherë me mirënjohje pёr udhëheqjen vizionare të Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit.
Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.
I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij. Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: "Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”. U përcjell ngushëllimet më të sinqerta Selisë së Shenjtë dhe mbarë besimtarëve katolikë. Të prehet në paqen e merituar!" shkruan ai.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka postuar një mesazh ngushwllimi për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Duke shprehur ngushëllimet, Kurti shkruan në X se trashëgimia e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë së Papa Françeskut, do të jetojnë përgjithmonë.
“Në këtë të Hënë të Pashkëve, një ditë shprese dhe ripërtëritjeje për të krishterët anembanë botës, vajtojmë ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut. Trashëgimia e tij e përulësisë, drejtësisë dhe dhembshurisë do të jetojë përgjithmonë. Në emër të popullit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona më të thella. U prehtë në paqe”, shkruan Kurti.
Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, u bë papa i parë nga Amerika Latine dhe papa i parë jezuit në histori. Gjatë papatit të tij, ai njihej për qasjen e tij të thjeshtë dhe shpirtin e afërt me njerëzit, duke promovuar vlerat e dashurisë, përulësisë dhe kujdesit për më të margjinalizuarit në shoqëri.
KOSOVË- Bota është në zi pas ndarjes nga jeta e Papa Françeskut, i cili ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare. Në një mesazh ngushëllimi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu pikëllimin e saj për ndarjen nga jeta të Papës, duke vlerësuar trashëgiminë e tij si një lider shpirtëror që frymëzoi botën me mesazhet e paqes dhe dinjitetit njerëzor.
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve në mbarë botën në vajtimin për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë. Trashëgimia e tij do të jetojë në jetët e panumërta që ai i preku. Qëndrojmë pranë të gjithë atyre që mbajnë gjallë mesazhin e tij të shpresës, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, ka shkruar Osmani.
The people of the Republic of Kosovo join millions around the world in mourning the passing of His Holiness, Pope Francis - a voice of compassion, humility, and justice in our time.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 21, 2025
His legacy will live on in the countless lives he touched. We stand with all those who carry… pic.twitter.com/eomte7XvY0
Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, u bë papa i parë nga Amerika Latine dhe papa i parë jezuit në histori. Gjatë papatit të tij, ai njihej për qasjen e tij të thjeshtë dhe shpirtin e afërt me njerëzit, duke promovuar vlerat e dashurisë, përulësisë dhe kujdesit për më të margjinalizuarit në shoqëri
TIRANË- Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Baba Mondi në reagimin e tij shprehet se sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës.
“Sot bota humbi liderin e madh botëror të kohës, flamurtarin e paqes dhe të dashurisë”, tha ai. Ai shprehet më tej se Papa e donte popullin shqiptar, një komb martir të Zotit
Vatikani njoftoi paraditen e sotme se Papa Francesku kishte ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte udhëheqësi i parë amerikano-latin i Kishës Katolike Romake, vdiq në orën 07:35 me orën lokale të hënën e Pashkëve. Vdekja e tij vjen një ditë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit për të uruar "Gëzuar Pashkët" për mijëra besimtarë. Ai doli nga spitali muajin e kaluar pas pesë javësh trajtimi për pneumoni të dyfishtë.

VATIKAN- Pas lajmit të ndajres nga jeta të Papa Françeskut liderë nga e gjithë bota kanë reaguar në lidhje me këtë humbje të madhe për Vatikanin dhe besimtarët. Vdekja e Papës vjen më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve. Ai doli në një karrocë me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave brohoritëse ku u uroi Pashkët.
Presidenti francez Emmanuel Macron është ndër liderët e parë botërorë që reagoi për Papa Françeskut. Macron e quajti Papën një njeri të përulur, "në anën e më të cenuarve dhe më të brishtëve". Kryeministri holandez, Dick Schoof në reagimin e tij u shpreh se Papa Françesku ishte në çdo mënyrë një njeri i popullit.
Edhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të Papës teksa shkruan se buzëqeshja e tij pushtoi zemrat e miliona njerëzve në mbarë globin. Ndër lidër që reagoi është edhe presidenti izraelit Isaac Herzog i cili përshëndet dhembshurinë e pakufishme të Papa Françeskut.
Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter shkruan se Papa Françesku ishte një udhëheqës i madh shpirtëror, një avokat i palodhur për paqen. Ministri i parë skocez John Swinney e përshkroi atë si "një zë për paqen, tolerancën dhe pajtimin".
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së Papa Françeskut ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Rama thekson se Papa ka qenë një mik i madh dhe i paharrueshëm i Shqipërisë.
Postimi i Plotë:
Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë
KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ditën e sotme bisedën e fundit që ka pasur me Papa Françeskun në Vatikan. Në fund në fjalës së tij në Kavajë, Rama ka theksuar se në takimin e fundit me Papën e ka pyetur duke i thënë se ka bërë shumë armiq. Ndërkohë që më tej ka treguar dhe përgjigjen që ka marrë nga Papa, për këtë pyetje.
"Në takimin e dytë në Vatikan në audiencë me të, e pyes i them At i shenjtë, më duket se shumë armiq ke bërë duke thënë gjëra që nuk i ka thënë kurrë një Papë. Se harroj kurrë më tha kryeministër, nëse nuk i them ato që kam për të thënë tani që kam kohën me njerëzit kur do i them dhe kujt do ia them, krimbave? Kur të shkoj në varr?” tha Rama.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është njoftuar ditën e sotme gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Kavajë për vdekjen e Papa Françeskut. Rama u shpreh se Ati i Shenjtë zgjodhi të vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Ai e cilësoi si një Papë ndryshe nga të tjerët, ndërsa kërkoi nga të pranishmët ta nderojnë me një minutë heshtje dhe njoftoi mbylljen e takimit.
“Unë kam pasur një raport personal me të, më çonte vazhdimisht mesazh me arqipeshkvin dhe më vjen jashtëzakonisht keq. Ai zgjodhi ta vizitojë Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit, pasi u bë Papë. Në Shqipëri kaloi ditë që e konsideroi të paharrueshme. Tha që Shqipëria kishte vëllazëri fetare. Ishte Papë ndryshe nga të tjerët, kam mirëkuptimin tuaj ta nderojmë me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin. ”, theksoi ai.

TIRANË- Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dom Gjergj Meta shprehet se Papa Françesku ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit. Ai shprehet se falenderon Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite dhe fton besimtarët të luten për shpirtin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Të dashur besimtarë katolikë!
Papa Françesku u kthye në shtëpinë e Atit!
Ka dhënë shpirt sot në orën 7:35 të mëngjesit!
Falenderojmë Zotin për shërbimin e tij në gjithë këto vite e të lutemi për shpirtin e tij!