Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Moti i keq ka prekur disa qarqe të vendit edhe ditën e sotme. • Qarku i Lezhës ka shfaqur probleme si pasojë e motit të keq me stuhi dhe rreshje të denduara. • Niveli i ujit në zonën e kënetës së fshatit Myltes në Tale është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe sipërfaqe bujqësore. • Sipas banorëve, situata është përkeqësuar pasi argjinatura e kanalit kryesor është çarë, duke lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit nga kënetat përreth. • Lumi Vjosa ka arritur në kuotën maksimale dhe ka dalë nga shtrati në pjesën e tregut pranë Urës së Mifolit. • Në akset rrugore Elbasan–Qafë Thanë ka pasur rënie gurësh dhe pemësh në dy raste dhe në aksin Elbasan–Peqin ka pasur rrëshqitje dherash. • Nga moti i keq është prekur dhe qarku i Gjirokastrës, ku disa lagje kanë paraqitur probleme në lidhje me energjinë elektrike.
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Kreu i emergjencave civile Haki Çako ka shkuar në urën e Mifolit në Fier ditën e sotme për shkak të situatës ktirike që ndodhet. Çako për mediat ka deklaruar se niveli i prurjeve në urën e Mifolit ka arritur 7 metra dhe prurjet nga Tepelena dhe Përmeti pritet të arrijnë pikun në mesditë.
“Situata është monitoruar gjatë gjithë natës, por niveli aktual ka një rrisk të shtuar, dhe fatmirësisht për momentin nuk ka banesa të prekura. Historiku është i qartë, në rast të daljes nga shtrati, do të ketë evakuime të banorëve dhe për këtë janë marrë të gjitha masat. Apeli është i qartë për të gjithë banorët përgjatë rrjedhës së lumit , përpara gjithçkaje është jeta e qytetarëve”, tha Çako./Dosja.al
LEZHË- Moti i keq ka prekur Lezhën në mënyrë dramatike. Niveli i ujit në zonën e kënetës së fshatit Myltes në Tale është rritur ndjeshëm gjatë orëve të natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe sipërfaqe bujqësore.
Sipas banorëve, situata është përkeqësuar pasi argjinatura e kanalit kryesor është çarë, duke lejuar depërtimin e menjëhershëm të prurjeve të mëdha të ujit nga kënetat përreth. Banorët raportojnë se uji po shtohet me shpejtësi dhe po përparon drejt zonave të banuara, çka ka rritur ndjeshëm shqetësimin për përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.
TIRANË- Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në qarqet, Shkodër Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 19°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 13 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./Dosja.al