LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq vazhdon, ndërsa reshjet e para të dëborës mbulojnë vendin

• Situata me motin e keq duket se është përmirësuar në vend. • Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatare shiu, situata mbetet nën kontroll dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. • Ndërsa në Malësin e Madhe, rreshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por pa shfaqur problematika. • Në qarkun e Lezhës hidrovori i Tales është vënë në punë, pas riparimit të argjinaturës. • Në Kurbin vijon puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar. • Rreshjet e para të dëborës kanë nisur në qarkun e Korçës. Dardha është zbardhur mëngjesin e sotëm nga rreshjet e para të dëborës. • Rreshje të tjera ka pasur edhe në zonën e Vithkuqit dhe Shtyllës.•  Rreshjet e dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arritur në 40 cm. • Strukturat përkatëse ndodhen në zonë, ku po punojnë për pastrimin e rrugës dhe qarkullimin e lirë të automjeteve.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Nisin rreshjet e dëborës në Bogë-Theth, trashësia e tyre arrin deri në 40 cm

Moti i keq vazhdon, ndërsa reshjet e para të dëborës
Foto ilustruse

SHKODËR- Rreshjet e para të dëborës kanë nisur edhe në Bogë-Theth, ku trashësia e tyre ka arritur në 40 cm. Strukturat përkatëse ndodhen në zonë, ku po punojnë për pastrimin e rrugës dhe qarkullimin e lirë të automjetve.

Edhe në askin rrugor Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje dëbore, mbi lartësinë 1000 m. Në lidhje me këtë situatë dy borëpastruese po punojnë në terren, në mënyrë që situata të mbahen nën kontroll./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Rreshje mesatare shiu në qarkun e Shkodrës, situata mbetet nën kontroll

Moti i keq vazhdon, ndërsa reshjet e para të dëborës
Foto ilustruse

SHKODËR- Qarku i Shkodrës paraqitet nën rreshje mesatre shiu dhe situata mbetet nën kontroll. Në Shkodër situata paraqitet e qetë dhe nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Në Malësin e Madhe, rreshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar.

Ndërsa në rrugën e dëmtuar në fshatin Kamicë, është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr. Në Pukë vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar, por nuk raportohen problematika. 

Informacion për situatën në teritorin e Qarkut Shkodër

 Bashkia Shkodër

Situata paraqitet e qetë. Nuk raportohen probleme me energjinë elektrike. Reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, momentalisht nuk janë evidentuar problematika.

 Bashkia Malësi e Madhe

 Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatare. Nuk raportohen probleme nga kjo bashki. Në rrugën e dëmtuar mbi mbi përroin e thatë, fshati Kamicë (Nj.A Qendër), është planifikuar që sot të hidhen disa kamionë me zhavorr. 

 Bashkia Vau Dejës

Reshjet kanë vijuar gjatë natës dhe vijojnë edhe aktualisht me intensitet mesatar.  Në fashtarat e njësive administrative Vig-Mnelë dhe Shllak mungon energjia elektrike.

  Bashkia Pukë

Në ketë bashki vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Nuk raportohen problematika momentalisht nga bashkia Pukë.

 Druk Lezhë

Gjatë 24 orëve kanë rene rreth 35 mm reshje shiu. Nuk ka probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së rezervuarit. Shtodër. Nivelet e ujit në lumenjtë Buna, Drin, Kir, Gjadër, dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë poshtë kuotave të rrezikut.Hidrovoret e Velipojës (Vilu & Cas) funksionojnë normalisht./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Situata me motin e keq/ Hidrovori i Tales në Lezhë vihet në punë, pas riparimit të argjinaturës

Moti i keq vazhdon, ndërsa reshjet e para të dëborës
Foto ilustruse

LEZHË- Situata me motin e keq ka prekur edhe qarkun e Lezhës. Hidrovori i Tales në Lezhë është vënë në punë, pas riparimit të argjinaturës. Në Kurbin vijon puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar.

Në Mirditë po mbahen në monitorim, dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës. Ndërsa, hidrovorët po punojnë të gjithë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje, por është brenda kuotave jo problematike, 

Informacion mbi situatën

Bashkia Kurbin

Sot do të vazhdojë puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, kjo në varësi të kohës dhe prurjeve të lumit, si dhe grupet e punës do të vazhdojnë me vlerësimin e dëmeve. Nga OSHEE do të vazhdojë puna për riparimin e linjës së fshati Skuraj.

Bashkia Lezhë

Sot do të vijojë puna për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar me mjetet e DRUK, bashkisë, FA dhe operatorëve privatë. Dje janë ndarë 100 dëngje bari të siguruara nga bashkia. Do vazhojë puna për vlerësimin e dëmeve, si dhe shpërndarja e ndihmave, të cilat pritet të vijnë nga RMSH, (rreth 300 pako). Niveli i ujit ka rënë me 10 cm, teksa pasi është mbyllur çarja e argjinaturës, është vënë në punë hidrovori i Tales. Vijon puna e ekipit të emergjencave për largimin e ujit në bodrume/parkingjet e pallateve në Shëngjin e Lezhë. Nga OSHEE raportohet se në orët e mëngjesit ka shfaqur defekt fideri 7, që furnizon Hidrovorin Grykë Zezë dhe lagjen Nënë Tereza të qytetit, grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e tij.

Bashkia Mirditë

Do mbahen në monitorim dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës ndërsa mjetet bashkiake duke parë reshjet e shiut, do ndërhyjne ku është me emergjente. Furnizimi me ujë ka vazhduar rregullisht, kurse me energji elektike ka patur ndërprerje të herë pas hereshme por është rikthyer. Hidrovorët punojnë të gjithë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje por është brenda kuotave jo problematike, po kështu dhe lumit Mat, pavarsisht shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Dardha vishet në bardhësi, regjistrohen reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës

Moti i keq vazhdon, ndërsa reshjet e para të dëborës
Foto ilustruse

KORÇË- Dardha është zbardhur mëngjesin e sotëm nga rreshjet e para të dëborës. Rreshje të tjera ka pasur edhe në zonën e Vithkuqit dhe Shtyllës. Sipas informacioneve paraprake, rreshjet janë të pranishme nga Km 9, ndërsa ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë në rrugë.

Deri në këto momente situata nuk paraqet problematika, kjo pasi rreshjet nuk janë intensive. Gjithashtu probleme nuk janë shafqur as në qarkullimin e automjeteve./Dosja.al

moti rreshje shiu bora

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj