LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Meta e Berisha bien dakord, dalin me kandidatë të përbashkët! PL i "mbyll" derën Alibeajt

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim "kokë më kokë" ditën e sotme në selinë Blu ku ranë dakord për planin opozitar në lidhje me zgjedhjet vendore të vitit 2023. • Për 40 minuta dy liderët opozitarë kanë diskutuar për zgjedhjet vendore ku dhe është rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët. • Këtë e konfirmoi Partia Demokratike e cila me anë të një deklarate për mediat shkruante se dy drejtuesit opozitarë kanë rënë dakort që në zgjedhje të dilet me kandidatë të përbashkët si dhe është diskutuar aksioni opozitar. • Dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me gjatë një konference që pati për mediat pas takimit me kryedemokratin bëri të ditur se i është lënë në dorë Berishës për të zgjedhur kandidatët më të mirë. • I pyetur nga gazetarët për një bashkëpunim të mundshëm me "grupimin Alibeaj", Meta mbylli çdo derë duke i cilësuar si opozitë me regji.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet vendore/ Meta: I kemi lënë në dorë Berishës të zgjedhë kandidatët më të mirë! S'ka bashkëpunim me "grupin Alibeaj"

Meta e Berisha bien dakord, dalin me kandidatë të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partosë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i selisë Blu, Sali Berisha duket se kanë nisur bashkëpunimin sa i përket zgjedhjeve vendore të vitit që vjen. Këtë e ka konfirmuar vetë Meta gjatë një konference me gazetarët pas takimit që pati më parë me Berishën në selinë Blu paraditëne sotme.

Me ta tha se i kanë lënë në dorë Berishës që të zgjedhë kandidatët më të mirë me të cilët do të dalin në zgjedhje. Ai tha se është e rëndësihme që e gjithë opozita e vërtetë të dalë me një kandiat të përbashkët në këto zgjedhje, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të përmbysur regjimin mafizon.

Ilir Meta: Partia e Lirisë siç e dini është e hapur për të bashkëpunuar më çdo faktor të vërtete opozitar në radhë të parë me PD në interes të vendosjes së demokracisë sa më shpejt në vend. Së dyti Partia e Lirisë ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe koordinojë aksionin opozitar si një interes kombëtar dhe jo interes partiak. Partia e Lirisë  e ka përballjen me Edi Ramën dhe regjimin mafioz dhe dëshiron ti bashkojë forcat në mënyrën më të hapur me të gjithë forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Edi Ramën.

Ndonëse ai dhe Partia e Lirisë kanë si synim të sigurojnë shumicën në Këshillat Bashkiakë, Meta tha se nëse dikush nga Partia e Lirisë propozon që të kandidojë për kryebashkiak pasi ka mendon se ka mbështetje në një bashki të caktuar, do të ulen në bisedime me Berishën dhe të arrijnë një dakordësi.

Ilir Meta: Sa i takon kandidatëve, është e rëndësishëm të ketë vetëm një në çdo bashki. Në kushte te tjera mund të kishte 2-3 ose 4. Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Nëse do të ketë kandidat nga PL që mendojnë se kanë përkrahje në një bashki të caktuar është një çështje që do e diskutojmë që ky kandidat të testohet.  Kemi kërkuar që PD të marrë përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë.

I pyetur nga gazetarët nëse i ka mbyllur derën grupit të Enkelejd Alibeajt për bashkëpunim sa i takon zgjedhjeve vendore, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se është  i gatshëm të bashkëpunojë vetëm me opozitën e vërtetë dhe jo me ata që bëjnë opozitë me regji.

Ilir MetaUnë nuk mbyll asnjë derë, nuk është detyra ime as të mbyll e as të hap. Kam që në 2 mars që jam në sheh përballë këtij regjimi. Kam qenë më parë si president, i vetëm, me përkrahjen e popullit, tani jam më komod se kem një forcë politike, pavarësisht traumave që ka kaluar në ta kaluarën, ka një dinamikë që do jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë se ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me regjimin. Nuk është detyra ime të mbaj komunikim me cilindo, s’kam ndërprerë komunikim me askënd dhe jam tërë ditën në komunikim me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë dhe jo me ata që bëjnë opozitë me regji, hajde bëjmë sikur bëjmë opozitë.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë Blu ku u takua me kryedemokratin, Sali Berisha. Meta u shfaq në selinë e PD-së mëngjesin e sotëm ku për rreth 40 minuta zhvilloi një bisedë "kokë më kokë" me Berishën ku duket se kanë gjetur dhe një dakortësi sa i përket daljes në zgjedhje. Këtë e pohoi vetë Meta gjatë konferencës për media që pati sot me gazetarët ku tha se do i lihet në dorë Partisë Demokratike që të zgjedhë kandidatët më të mirë për të mundur Ramën. Edhe më herët ka pasur zëra se për një bashkëpunim me dy forcave opozitare dhe është diskutuar disa herë për disa takime informale mes dy lidërëve. Meta ka theksuar gjithmonë që opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore si e vetmja fornë për të mundur Partinë Socialiste. 

3 VITE ME PARE

Meta i shkoi me valixhe në dorë tek selia, Sali Berisha dhe Ilir Meta bien dakord për bashkëpunim! Kush ishte i pranishëm në takim

Meta e Berisha bien dakord, dalin me kandidatë të

NJOFTIM PER SHTYP

•Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta.

Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.

Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.

Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Meta takim "kokë më kokë" me Berishën në selinë Blu, bien dakort për zgjedhje: Dalim me kandidatë të përbashkët

Meta e Berisha bien dakord, dalin me kandidatë të
Ilir Meta dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i selisë Blu, Sali Berisha duket se kanë nisur bashkëpunimin sa i përket zgjedhjeve vendore të vitit që vjen. Dyshja ka zhvilluar një takim në selinë Blu ditën e sotme.

Rreth orës 09:30 ka qenë kreu i PL-së ai që ka shkuar në selinë Blu ku për 40 minuta ka zhvilluar një takim "kokë më kokë" me Berishën ku në fokus të bisedës kanë qenë zgjedhjet vendore. Meta u përcoll nga kryedemokrati deri në derën e selisë ku pati dhe një shtrëngim duarsh.

Meta e Berisha bien dakord, dalin me kandidatë të
Ilir Meta pas takimit me Sali Berishën në selinë Blu

Meta shoqërohej në takim nga deputeti, Petrit Vasili ndërsa Berisha nga sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Me anë të një deklarata të shpërndarë për mediat selia Blu ka zbardhur dhe takimin mes dy liderëve opozitarë. Kështu PD bën të ditur se është rënë dakort për një bashkëpunim mes palëve në zgjedhjet vendore të vitit 2023 ku duket se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

"Takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ish - Presidentin, Ilir Meta. Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka konfirmuar diçka të tillë. Me anë të një deklarate për mediat nga seliae PL-së, Meta i pyetur nga gazetarët e konfirmoi që opozira do të dalë e bashkuar në zgjedhjet vendore të vitit që vjen. Meta tha se i është lënë në dorë Sali Berishës që të zgjedhë kandiodatët më të mirë me të cilët opozita do të përfaqësohet në zgjedhjet vendore. Ai tha se e vetmja formë për të mundur atë që ai e cilëson si regjimi i Edi Ramës është që opozira të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje. 

"Partia e Lirisë siç e dini është e hapur për të bashkëpunuar më çdo faktor të vërtete opozitar në radhë të parë me PD në interes të vendosjes së demokracisë sa më shpejt në vend. Së dyti Partia e Lirisë ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe koordinojë aksionin opozitar si një interes kombëtar dhe jo interes partiak. Partia e Lirisë  e ka përballjen me Edi Ramën dhe regjimin mafioz dhe dëshiron ti bashkojë forcat në mënyrën më të hapur me të gjithë forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Edi Ramën", tha me Meta.

Ndonëse ai dhe Partia e Lirisë kanë si synim të sigurojnë shumicën në Këshillat Bashkiakë, Meta tha se nëse dikush nga Partia e Lirisë propozon që të kandidojë për kryebashkiak pasi ka mendon se ka mbështetje në një bashki të caktuar, do të ulen në bisedime me Berishën dhe të arrijnë një dakordësi.

"Sa i takon kandidatëve, është e rëndësishëm të ketë vetëm një në çdo bashki. Në kushte te tjera mund të kishte 2-3 ose 4. Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Nëse do të ketë kandidat nga PL që mendojnë se kanë përkrahje në një bashki të caktuar është një çështje që do e diskutojmë që ky kandidat të testohet.  Kemi kërkuar që PD të marrë përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë", shtoi ai.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme në selinë Blu ku u takua me kryedemokratin, Sali Berisha. Meta u shfaq në selinë e PD-së mëngjesin e sotëm ku për rreth 40 minuta zhvilloi një bisedë "kokë më kokë" me Berishën ku duket se kanë gjetur dhe një dakortësi sa i përket daljes në zgjedhje. Këtë e pohoi vetë Meta gjatë konferencës për media që pati sot me gazetarët ku tha se do i lihet në dorë Partisë Demokratike që të zgjedhë kandidatët më të mirë për të mundur Ramën. Edhe më herët ka pasur zëra se për një bashkëpunim me dy forcave opozitare dhe është diskutuar disa herë për disa takime informale mes dy lidërëve. Meta ka theksuar gjithmonë që opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore si e vetmja fornë për të mundur Partinë Socialiste. 

zgjedhjet vendore 2023 partia e lirisë partia demokratike sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj