Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• 14 prill, sot zyrtarisht ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet lokale. • Për një muaj, partitë politike do të shpalosin programet e tyre. • Frymëmarrje për Shqipërinë” ishte slogani i prezantuar sot nga kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko. • Bejko garantoi se ka një plan të qartë sesi do arrijë të marrë bindjen e qytetarëve dhe mënyra efektive sipas tij është “derë më derë”. Po ashtu, kërkoi nga demokratët që të ishin racionalë në ditën e votimit. • Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cilësoi Bejkon si një kandidat i fortë, ndërsa tregoi se përballjen e tij të parë politike e ka pasur në Gjirokastër. • Ndërkohë që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha ftojnë mbështetësit e tyre që t'u bashkohen në tubim nesër, më 12.00, në "Air Albania".
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Partitë kryesore politike kanë nisur formalisht sot fushatën për zgjedhjet vendore sipas afatit të Kodit Zgjedhor, edhe pse praktikisht veprimtaritë e tyre kanë nisur kohë më parë. Partia Demokratike e opozitës deklaroi sot se këto janë zgjedhje në kushte të komplikuara për gjithë kalvarin që PD ka kaluar vitin e kaluar.
Drejtuesi i deleguar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, theksoi para gazetarëve se thelbi i sfidësës së PD-së aktualisht është që ajo të mbetet një forcë demokratike perëndimore mbi parimet e shtetit të së drejtës.
“Partia Demokratike po punon për riprofilizimin e së djathtës në Shqipëri, e orientuar drejt euro-atlantizmit dhe demokracisë. Pjesë e kësaj rruge janë edhe zgjedhjet vendore,”- tha Alibeaj.
Ai tha se opozita e pakapur pësoi një agresion nga Partia Socialiste, nga kryeministri Edi Rama, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish presidenti Ilir Meta, duke e zvarritur në procese gjyqësore dhe procedura regjistrimesh, dhe me seli të bllokuar.
“Integriteti, koherenca, idealizmi, kontributi historik, mosbërja kompromis janë vlerat dhe baza, me të cilën do të ecim gjatë kësaj fushate në shërbim të Tiranës tani por edhe në të ardhmen”, tha Alibeaj.
Ndërsa fushata e Partisë Socialiste ka lajtmotivin “Vetëm përpara, kurrë mbrapa”. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi gjatë një fjalimi të fushatës në Lezhë, se duhet ecur vetëm përpara dhe se zgjidhja e problemeve është përpara, nuk e kemi mbrapa”. Ai tha se opozita nuk mund të tregojë asnjë shembull suksesi gjatë qeverisjen vendore prej saj, ndërsa bashkiakët socialistë kanë kryer transformime të thella në qytetet ku drejtojnë.
“S’ka magji. Ka vetëm punë të palodhur për të mbushur një pafundësi gropash të trashëguara nga e shkuara dhe për të ecur përpara, Ky është qartë mesazhi i ndryshimit në jetën e të përditshme të qytetarëve dhe të qytetit”, theksoi Rama.
Ai përmendi ish kryeministrin Berisha dhe ish presidentin Meta si politikanë të së shkuarës, që kanë halle personale pas izolimit dhe synojnë të kapin ndonjë bashki për të mbijetuar në politikë.
“I pari i tyre është i izoluar dhe vjen vërdallë me një vulë në lule të ballit si person “Non gratta” dhe ju premton shqiptarëve çudira, që nuk i bëri kur s’kishte as damkën. Bashkë me atë tjetrin, dy hije të së shkuarës, dy hije që janë turp për Shqipërinë, që i ka akoma nëpër këmbë”, tha Rama.
Koalicioni “Bashkë fitojmë” zhvillon nesër një tubim për hapjen e fushatës zgjedhore. Drejtuesit e tij, ish presidenti Meta dhe ish kryeministri Berisha u kthejnë akuzat Partisë Socialiste për qeverisje të korruptuar dhe të kapur në çdo nivel nga rryshfeti dhe klientelizmi. Institucione vendase dhe ndërkombëtare kanë bërë thirrje për një garë zgjedhore të rregullt dhe mundësi zgjedhje të lira për qytetarët. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u ka bërë thirrje forcave politike që të mos denigrojnë njëra tjetrën, por të angazhohen me ide për përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
“Fenomenet e shit-blerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme dhe jo transparente të partive politike, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme”, theksoi presidenti Begaj në një mesazh të tij.
Zyra ODIHR e OSBE-së ka përfshirë në monitorimin e zgjedhjeve vendore të Shqipërisë më 14 maj mbi 300 vëzhgues afatshkurtër, ndërsa aktualisht kanë ardhur 13 ekspertë dhe 24 vëzhgues afatgjatë./VOA
TIRANË- Ditën e sotme, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka caktuar kohën e transmetimit në RTSH të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore. Kështu, KQZ vendosi si më poshtë:
1. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 50 (pesëdhjetë) minutash në
televizionin publik dhe 30 (tridhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës
zgjedhore të subjekteve zgjedhore si më poshtë:
a) Partia Socialiste e Shqipërisë
b) Partia Demokratike
2. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 25 (njëzetë e pesë) minutash në
televizionin publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e
fushatës zgjedhore të partisë parlamentare si më poshtë:
a) Partia e Lirisë
b) Partia Socialdemokrate
c) Partia Republikane Shqiptare
ç) Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”
d) Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
dh) Partia “Aleanca Progresiste L.ZH.K”
e) Partia Lëvizja e Legalitetit
ë) Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut
3. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 10 (dhjetë) minutash në
televizionin publik dhe 10 (dhjetë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës
zgjedhore të partive joparlamentare, sipas lidhjes 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi të barabartë prej 5 (pesë) minutash në televizionin
publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin
prej kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillit bashkiak të propozuar nga
zgjedhësit
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve.
6. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim nё Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve,
brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë një "vlerësim" të kundërshtarëve të tij në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në një intervistë të dhënë për Report Tv, për Belind Këlliçin, Veliaj tha se ai është i djathtë, por flet dhe bën politikë "të majtë".
“Unë besoj që në 30 vite debate ideologjike, mund të themi që e majta ka fituar debatin ideologjik. Fakti që kemi një kandidat nga PS, LSI, një nga partia komuniste, një nga lëvizja marksiste, do të thotë që e majta e dominon, ky është një lajm i mirë. Edhe ata që hiqen si të djathtë. Kur flasin me ide të majta. E parë nga ana partiake, të regjistrohesh në listën e Ilir Metës është trishtim, të jesh sot dhe të mundohesh të bësh pudër fytyrën për Berishës që e ka të shkruar në ballë që është non grata. Amerika është acaruar kaq shumë me të, jo ata që panë tortën në sheshin Skënderbej, që humbën lekët në piramida, apo ata që mbajnë mend se si u ndërtua pa leje,”- tha Veliaj.
Ndërkohë që kundërshtarin tjetër, Roland Bejkon, Veliaj e cilësoi si ‘kockë të fortë’, duke rikujtuar përballjen me të më shumë se 10 vite më parë në qarkun e Gjirokastrës.
“Bejko përveç se është i djathtë në ideologji, shyqyr kemi një kundërshtar të djathtë, është vetët i fortë, di të organizohet, nuk është se di të intimidohet, tërhiq nga kjo, kam vite pa e takuar, por në betejën time të parë në Gjirokastër, kockë e fortë,”-shtoi Veliaj.
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me këngën e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, "Vetëm përpara". Në një intervistë të dhënë për emisionin ‘Studio Live’, Veliaj tha se ishte kryeministri Edi Rama, një nga kontribuesit kryesor të këngës.
"Nisi si batutë dhe u kthyer në jingle dhe pastaj u kthye në këngë. Pak a shumë si mënyra si ne punojmë. Është një këngë që nuk promovon vulgaritetin. Unë besoj se duhet ta reklaksojmë pak situatën. Ne duhet të flasim për disa ide. Me kë do ta lidhë kontratën që ta çoj qytetin para! Kjo këngë është një inkasion qetësues për tu relaksuar. Nuk jemi armiq! Motivi i këngës, trajtimi i fushatës, si një festë besoj se është diçka pozitive! Kryeministri ka qenë një nga kontribuuesit më të mëdhenj në këngë,"-tha ndër të tjera Veliaj.
Kënga e fushatës së Partisë Socialiste ka marrë shumë kritika për shkak të ritmit të muzikës tallava, pa asnjë mesazh, ndryshe nga çfarë ka bërë deri më tani në historinë e tij, Rama si drejtues i PS-së.
TIRANË- Nesër koalicioni “Bashkë Fitojmë” hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. E në kuadër të fushatës, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët të jenë pjesë e hapjes e cila do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
“Të dashur qytetarë, nesër, në orën 12:00, ju ftojmë të gjithëve në Tiranë, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!”, shkruan Meta.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se do të takohet në sheshe me qytetarët gjatë fushatës elektorale. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se strategjinë në zgjedhje ia dikton fryma e mbështetësve. I pyetur në lidhje me donacionet e bëra në PD, duke qenë se është shprehur se fushatën do ta financojë anëtarësia dhe mbështetësit, Berisha tha se gjithçka do të bëhet sipas rregullave. Ai u shpreh gjithashtu se do të ketë transparencë përsa u përket donacioneve, ndërkohë që shtoi se të vetmet kosto që ka mbuluar në fushatë janë tre stenda. Ambientet, tha Berisha, ia kanë ofruar gratis.
Pjesë nga konferenca:
Pyetje: Z.Berisha cila do të jetë strategjia që do të ndiqni në këtë fushatë zgjedhore. Do ju shikojmë në sheshe me qytetarët, apo në takime të mbyllura, sikundër ai që do të bëni edhe nesër në Air Albania?
Berisha: Varet, sipas qyteteve. Domethënë më së shumti me ditët që vijnë ndoshta do jenë sheshet, por edhe sallat mbeten një opsion. Varet nga një kompleks faktorësh. Ne na dikton fryma. Sepse përshëmbull, ju jeni dëshmitarë vet që në shumë takime, gjysma e njerëzve mbetën jashtë se nuk kishte vend në salla. E preferueshme në këtë rast është që t’u adresohesh të gjithë atyre që vijnë, dhe jo disa brenda e disa jashtë, por sipas rastit.
Pyetje: Z.Berisha, ju thatë që fushata juaj do të financohet nga donacione të mbështetësve të PD, por si do të bëhet transparenca e këtyre donacioneve për të shmangur çdolloj paqartësie, si edhe nga vijnë këto para. A ka një plan PD për t’i bëtë publike të gjitha këto donacione?
Berisha: PD do të ketë bordin e vet. Donacionet do të jepen sipas një rregulli të caktuar të bordit, por një gjë do t’ua them. Shpenzimet e deritanishme janë gratis. Të gjitha sallat janë dhënë gratis, përveç njërin prej këtyre rretheve e ka privatizuar sallën, të gjitha i kanë bashkitë dhe i kanë dhënë gratis, pa asnjë qindarkë. 3 stenda janë ndërruar deri më tani: Një i dalim Zot, tjetra Shqipëria në rrezik, dhe kjo e fundit. Kaq është kostoja materiale e fushatës së Sali Berishës. Nuk ka një kosto të përfillshme, dhe nuk do ketë. Do jetë e zjarrtë në takim me qytetarët. Këta nuk takojnë dot qytetarët. Gjithë diferenca e tmerrshme është këtu. Erion Veliaj i merr punonjësit e bashkisë me furgona, dhe i çon nga qendra në qendër që të mos ketë qytetarë. Kjo është e vërtetë. E ka kapur frikë edhe tmerr. Flet përçart. Akuzon direkt Edi Ramën. Ju e dëgjuar kur tha, e morën Tiranën me dy orë e gjysmë ujë. Harroi që ka qeverisur 11 vite Edi Rama. Zhvillohet një betejë interesante, unë e studioj.
TIRANË- “Frymëmarrje për Shqipërinë”- ky është slogani i grupimit të Enkelejd Alibeaj për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Kjo u bë e ditur ditën e sotme, teksa Alibeaj prezantoi kandidatin e tij për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko.
Po ashtu, gjatë konferencës u zbulua edhe data e çeljes së fushatës zgjedhore. Alibeaj, ndryshe nga partitë e tjera pritet ta çelë fushatën në datë 18 prill, në pallatin e sportit Farie Hoti në Tiranë./Dosja.al
TIRANE- Kandidati i grupimit Alibeaj për bashkinë e Tiranës, profesor Roland Bejko planifikon që ta fitojë kryeqytetin me një libër. Nga selia e re e Partisë Demokratike, Bejko tha se ka përgatitur një libër ku tezat do të prezantohen te grupet e interesit.
“Qëllimi ynë është të çlirojmë Tiranën nga kthetrat e grabitqarëve. Ne programin e kemi gati. Tezat e këtij program do bëhen publike ditën e çeljes dhe çdo pikë e këtij program do të prezantohet te grupet e interesit, banorët e zonave rurale dhe atje do flitet qartë, do thuhet e vërteta që është aleati ynë më i madh në këtë zgjedhje. Do kemi një rrugëtim intensiv por së bashku do ia dalim”, tha Bejko duke iu caktuar kështu edhe disa detyra elektoratit për të mësuar kështu përpara 14 majit. Pra fillimisht çdo grup interesi mesa la Bejko të kuptohej, do të studiojë librin e tij dhe më pas do të shkojë të votojë. Mbetet për tu parë rezultati në 15 maj. /Dosja.al