LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë Fitojmë' merr vetëm 7 Bashki

•Një ditë pas zgjedhjeve, vijon ende numërimi i votave pas votimeve për kryebashkiakë. •Partia Socialiste kryeson në shumicën e bashkive. •Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe fitues në të treja bashkitë rezultuan kandidatët e PS-së. •PS ka fituar në: Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës dhe Kurbin. Gjithashtu edhe Tirana dhe Malësia e Madhe mund të konsiderohen të fituara nga PS. •“Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. •Në Finiq fitoi partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli. •Tashmë ka nisur numërimi për këshillat bashkiakë, ku edhe këtu Partia Socialiste kryeson në pjesën më të madhe të bashkive.

19 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTOJA- Asgjë për askënd! Në Tiranë e kanë djegur votën thuajse 12 mijë qytetarë

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Foto ilustruese

TIRANË- Qytetarët e Tiranës kanë "djegur" votën e tyre. Janë pothuajse 12 mijë qytetarë që kanë zgjedhur që të mos votojnë askënd tjetër.

Me një garë tashmë të mbyllur për Bashkinë Tiranë, ku i mandatuar për të tretën herë ka rezultuar kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj, 11 mijë e 912 qytetarë, të cilët kanë kundërshtuar të gjashtë kandidatët në fletën e votimit.

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë

Por diçka tjetër që bie në sy është edhe fakti që pak a shumë të njëjtën shifër votash e ka marrë edhe kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, apo ai i Partisë Demokratike, Roland Bejko.

3 VITE ME PARE

LISTA E PLOTË- Fituesit e '14 Majit', kujt ia besuan qytetarët drejtimin e Bashkive

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Votim

TIRANË- Më 14 maji, Shqipëria mbajti zgjedhjet vendore, ku qytetarët u drejtuan drejt qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët të cilët do i përfaqësojnë në 4 vitet e ardhshme.

Partia Socialiste arriti të fitonte 53 bashki, koalicioni “Bashkë Fitojmë” fitoi në 7 bashki, ndërsa një bashki u fitua nga Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen.

Rezultatet për kryetarët e bashkive në 61 bashki janë si më poshtë:

-Tiranë, fiton Partia Socialiste, Erion Veliaj me 54.69% të votave

-Durrës, fiton Partia Socialiste, Emiriana Sako me 57 % të votave

-Elbasan, fiton Partia Socialiste, Gledian Llataj me 56.23 % të votave

-Shkodër, fiton Partia Socialiste, Benet Beci me 60.22 % të votave

-Fier, fiton Partia Socialiste, Armando Subashi me 69.33 % të votave

-Vlorë, fiton Partia Socialiste, Ermal Dredha me 70.55 % të votave

-Korçë, fiton Partia Socialiste, Sotiraq Filo me 60.64 % të votave

-Lezhë, fiton Partia Socialiste, Pjerin Nderu me 78 % të votave

-Berat, fiton Partia Socialiste, Ervin Demo me 46 % të votave

-Dibër, fiton Partia Socialiste, Rahim Spahiu me 69 % të votave

-Kukës, fiton Partia Socialiste, Safet Gjici me 49.70% të votave

-Gjirokastër, fiton Partia Socialiste, Flamur Golemi me 70.52% të votave

-Kamëz, fiton Partia Socialiste,Rakip Suli me 60.36 % të votave

-Lushnjë, fiton Partia Socialiste, Eriselda Sefa me 62.64 % të votave

-Pogradec, fiton Partia Socialiste,Ilir Xhakolli me 67.60 % të votave

-Kavajë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja me 89 % të votave

-Krujë, fiton fiton Partia Socialiste, Artur Bushi me 65.63 % të votave

-Kurbin, fiton Partia Socialiste, Majlinda Cara me 51.22 % të votave

-Maliq, fiton Partia Socialiste, Gëzim Topçiu me 66.33% të votave

-Sarandë, fiton Partia Socialiste, Oltion Çaçi me 46 % të votave

-Malësi e Madhe, fiton Partia Socialiste Tonin Marinaj me 56.93 % të votave

-Kuçovë fiton Partia Socialiste, Kreshnik Hajdari me 49.79 % të votave

-Divjakë, fiton Partia Socialiste, Josif Gorrea me 57.37 % të votave

-Vau i Dejës, fiton Partia Socialiste, Kristian Shkreli me 55.78 % të votave

-Cërrik, fiton Partia Socialsite, Andis Salla me 71.19 % të votave

-Shijak, fiton Partia Socialiste, Elton Arbana me 66.24 % të voave

-Patos, fiton Partia Socialiste, Fation Duro me 69.97 % të votave

-Devoll, fiton Partia Socialiste, Eduard Duro me 50.86 %

-Librazhd, fiton Partia Socialiste, Mariglen Disha me 74.45 % të votave

-Rrogozhinë, fiton Partia Socialiste, Edison Memolla me 11% të votave

-Dimal, fiton Partia Socialiste, Juliana Memaj me 50.85% të votave

-Mallakastër, fiton Partia Socialiste, Qerim Ismailaj me 48.23% të votave

-Finiq, fiton Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Romeo Çakuli me 38.59% të votave

-Vorë, fiton Partia Socialiste, Blerim Shera me 73.52 % të votave

-Peqin, fiton Partia Socialiste, Bukurosh Maçi me 57.78 % të votave

-Bulqizë, fiton Partia Socialsite, Festime Mjeshtri me 60.27 % të votave

-Mat, fiton Partia Socialiste, Agron Malaj me 65.91 % të votave

-Mirditë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Albert Mëlyshi me 55.19 % të votave

-Selenicë, fiton Partia Socialiste, Nertil Bellaj me 59.03% të votave

-Gramsh, fiton Partia Socialiste, Besion Ajazi me 52.67% të votave

-Belsh, fiton Partia Socialiste, Arif Tafani me 50.23% të votave

-Roskovec, fiton Partia Socialiste, Majlinda Bufi me 52.54% të votave

-Përrenjas, fiton Partia Socialiste, Nuri Belbaj me 62.48% të votave

-Himarë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri me 50.12% të votave

-Tropojë, fiton Partia Socialiste, Rexhe Byberi me 51.25% të votave

-Dropull, fiton Partia Socialiste, Dhimitraq Toli me 81.25% të votave

-Has, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti me 55.98% të votave

-Përmet, fiton Partia Socialiste, Alma Hoxha me 76.78% të votave

-Memaliaj, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Albert Malaj me 25.76% të votave

-Klos, fiton Partia Socialiste, Valbona Kola me 56.07% të votave

-Kolonjë, fiton Partia Socialiste, Erion Isai me 64.28% të votave

-Delvinë, fiton Partia Socialiste, Besmir Veli me 62.75% të votave

-Skrapar, fiton Partia Socialsite, Adriatik Mema me 55.84% të votave

-Poliçan, fiton Partia Socialiste, Adriatik Zotkaj me 78.87% të votave

-Tepelenë, fiton Partia Socialiste, Tërmet Peçi me 82.67% të votave

-Pukë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Rrok Dodaj me58.13% të votave

-Konispol, fiton Partia Socialiste, Ergest Dule me 54.66% të votave

-Këlcyrë, fiton Partia Socialiste, Klement Ndoni me 49.34% të votave

-Fushë-Arrëz, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Hil Curri me 58.99% të votave

-Libohovë, fiton Partia Socialiste, Leonard Hide me 52.64% të votave

-Pustec, fiton Partia Socialiste, Pali Kolefski me 64.95% të votave

3 VITE ME PARE

Fitoi në Kukës! Safet Gjici: Falenderoj emigrantët që erdhën nga Londra dhe gjithë Europa për të na votuar

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Safet Gjici

KUKËS- Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici në një dalje nga selia e Partisë Socialiste, pas daljes së rezultatit, zgjodhi të falenderojë emigrantët për mbështetjen. Ai u shpreh se duhet edhe mbështetja e emigrantëve, e sidomos atyre që jetojnë në Londër, për të vazhduar zhvillimin e Kukësit.

“Falenderoj emigrantët në Londër, Birmingani dhe gjithë Europa që erdhën dhe na mbështetën me votë e pikërisht për ta vazhduar zhvillimin e Kukësit kemi edhe mbështetjen e emigrantëve që janë jashtë Kukësit. Faleminderit për të gjithë atë mbështetje që na bënë për mandatin e dytë. Rrofshin kuksianët kudo që janë”, deklaroi Gjici.

Gjici është rikonfirmuar për një tjetër mandat në këtë bashki./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Shqetësimet e Glover për fushatën, Balla-vëzhguesve ndërkombëtar: Mos monitoroni mediat, shihni terrenin!

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Taulant Balla

TIRANË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla ka komentuar kritikat e raportit paraprak të OSBE/ODHIR, ku u evidentuan disa problematika të fushatës zgjedhore. Një ditë më parë, Glover pohoi se partitë politike nuk kanë pasur kontakte dhe bashkëbisedime me banorët në terren, ndërkohë që Balla tha se ODHIR nuk duhet t’i referohet mediave, por të pyesë banorët.

Në bashkitë e tjera, në Lushnjë do të kemi mbi 55% të anëtarëve të këshillit që do të jenë nga PS. Po ashtu dhe në bashkitë e tjera. Po ashtu dhe në Roskovec kemi marrë shumicën. Rezultatet për kandidatët janë sipas atij parashikimi. Unë thashë se rezultati i Fierit do t jetë i lartë. Bashkia Fier me mbi 60% të votave, po ashtu dhe Lushnja e Roskoveci. Ajo që më shijon më shumë është fitorja me Majlindën. Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Eriseldën në Lushnjë duhet ta falënderoj. Mallakastra ishte beteja më e fortë. Beteja ishte e vështirë për shkak të përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave, problematikave që krijoi. Por kjo është çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Pas këtij procesi do të bëjmë një analizë shumë të thellë sepse e vërteta është se duhet ta lexojmë rezultatin me shumë përgjegjësi. Dua t’i kthejë përgjigje raportit të zonjës Glover. Se di se në cilat takime kanë qenë, që s’kemi folur ne për komunitetin. Nëse i referohen mediave, kjo s’ka lidhje fare me atë që është zhvilluar në territori.”, tha ai.

Një ditë më parë monitoruesja e OSBE/ODIHR bëri me dije raportin paraprak për zgjedhjet vendore 20223. Audrey Glover dha ekstraktin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ajo e konsideroi fushatën të qetë, pa probleme përveçse disa incidenteve që u cilësuan si të rënda. Glover gjithashtu nënvizoi se procesi në fakt pati një problematikë që ishte përqendrimi i fushatës jo tek kandidatët por te forcat politike, duke penguar zgjedhësit në këtë formë, sipas monitorueses të bënin zgjedhjen e tyre në nivel vendor./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vendoret 2023/ Përfundon numërimi për Këshillin Bashkiak në Dimal, kryeson Partia Socialiste

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
numerimi i votave

DIMAL- Në garën për Këshillin Bashkiak në Dimal, Partia Socialiste ka marrë 11 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka dalë e dyta me 4 mandate me 1916 vota, ose 17.09 %. “Bashkë Fitojmë” me 3 mandate.

PS ka siguruar 5091 vota, e përkthyer në 45.42 %. “Bashkë Fitojmë” ka siguruar 1335 vota, ose 11.91 %. Ky rezultat i përditësuar nga KQZ vjen si rezultat i numërimit të 49 QV nga 49 në total.

Më poshtë lista e plotë me emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatin, sipas partive të caktuara:

Partia Socialiste

1
Hysen Muharem Hoxha

2
Adelina Novrus Vangjeli

3
Avdulla Rauf Salillari

4
Bajame Agim Mjelli

5
Petref Jonus Sula

6
Razije Ymer Baho

7
Julian Fadil Kora

8
Anila Dhimo Shahini

9
Saljon Myftar Hoxha

10
Gerta Agron Kumaraku

11
Lorenc Enver Plaku

12
Valbona Toli Mata

13
Reis Aqif Shehu

14
Teuta Neim Goga

15
Arjan Kristaq Gjata

16
Haxhire Qani Hoxha

17
Donald Arben Vrapi

18
Olgerta Llukan Dokaj

19
Vezir Iljas Vrapi

20
Kristiana Kozma Kumaraku

21
Ledion Vladimir Bejleri

22
Sebastjana Pëllumb Begaj

 

Partia Demokratike

1
Bukuroshe Ramadan Goga

2
Gramoz Protoko Hazizolli

3
Bleona Aleksandër Bani

4
Ardit Tefik Tafa

5
Majlinda Fuat Sula

6
Taulant Pëllumb Begaj

7
Eva Zoi Cjapi

8
Gëzim Barjam Goga

9
Elona Xhemal Toska

10
Auror Neim Bani

11
Ermelinda Agur Sulovari

12
Edison Sazan Hoxha

13
Silva Alejdin Begaj

14
Astrit Mynyr Mehmeti

15
Kristiana Aleksandër Arapi

16
Andrea Raku Pella

17
Grigora Aleksandër Arapi

18
Altin Ajet Hate

19
Raimonda Ysni Hazizolli

20
Sulo Osmen Goga

21
Flutura Mahmut Goga

22
Kristo Seladin Begaj

 

Bashkë Fitojmë

1
Bujar Karafil Dhëmbo

2
Kozeta Todi Protoduari

3
Shkëlqim Hazis Tafa

4
Dorjentina Rasim Godoleshi

5
Faik Hamit Telo

6
Anisa Sami Gjata

7
Donaldo Tahir Goga

8
Xhensika Myftar Xhindi

9
Kudret Muço Selamaj

10
Klementina Rapush Cjapi

11
Dionis Laver Zhuka

12
Vjoselda Kudret Begaj

13
çerçiz Kujtim çelaj

14
Esmeralda Vladimir Mule

15
Ramadan Barjam Xhelo

16
Akile Ymer Hoxha

17
Riza Azem Xhelo

18
Shpresa Rauf Begaj

19
Mehmet Jakup Hoxha

20
Vesjana Shkelzen Shehu

21
Voltian Shefqet Hoxha

22
Valentina Zoi Bizhoti

 

3 VITE ME PARE

"Beteja sapo ka fillue"/ Humbja e Berishës dhe Metës në zgjedhje kthehet në MEME, s'mungojnë as talljet për Ramën

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Edi Rama

TIRANË- Humbja e thellë e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' ka tronditur opozitën dhe ka lënë të shokuar mbështetësit e tyre. Kjo humbje e madhe, ende nuk është pranuar nga ana e tyre. 

Ndërkohë që rrjeti është treguar i pamëshirshëm, janë kthyer në meme disa prej personave të përfshirë në fushatë, mes tyre liderë dhe kandidatë.

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë

Në zgjedhjet vendore të 14 majit opozita mori 7 Bashki, kundrejt 53 bashkive që mori PS./Dosja.al

3 VITE ME PARE

TABELA/ Faktori Tom Doshi bën ndryshimin në Shkodër, 10 mijë votat për këshilltarë tregojnë rolin në fitoren e Benet Becit

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Tom Doshi

SHKODER- Me numërimin e votave për Këshillin Bashkiak shihet se një rol vendimtar për fitoren e kandidatit të  Partisë Socialiste në Shkodër, Benet Beci e ka luajtur edhe Tom Doshi  me partinë e tij, PSD (Partia SocialDemokrate). 

Deri më tani, PSD ka siguruar 12 karrige në Këshillin Bashkiak, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 18. Progresionet e numërimit tregojnë një rritje të PSD edhe më tej, ndërsa Bashkë Fitojmë ka marrë 13 dhe PD e Alibeajt 4. 

Janë numëruar 212 QV nga 247 në total. Analiza e humbjes së opozitës në Shkodër do të vijojë në ditët në vijim por ekuilibrat politike në këtë qytet tanimë kanë ndryshuar.

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë

Kjo nuk është hera e parë që Tom Doshi kthehet faktor. Sinjalet e para se Shkodra do të shihte majtas u dhanë edhe në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Doshi, një figurë kontraverse e politikës dhe biznesit shqiptar, i shpallur nongrata nga SHBA, garoi në zgjedhjet parlamentare të 2021 në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër. Në Tiranë, ai mori një mandat ndërsa në Shkodër 2. Në të dy qarqet Doshi kryesoi listën, por menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ai dorëzoi mandatin, një lëvizje taktike që i dha mundësinë të fitonte mbështetjen me emrin e tij dhe më pas kandidatët fitues të hynin në parlament. PSD garon e vetme dhe pa marrëveshje publike me PS, por lidhja Rama-Doshi komentohet si një punë në "largësi" që dy aleatë jo në koalicion i shërbejnë njëri-tjetrit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“PS kryeson në Këshillin Bashkiak të Fierit”, Balla apel numëruesve: Zbatoni ligjin, asnjë votë të mos preket!

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Taulant Balla

FIER- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, në një dalje para mediave tregoi mbështetje për kandidatët socialistë dhe këshilltarët bashkiak. Duke u ndalur në fitoren e thellë në Fier, Balla dha një mesazh për numëruesit që po vijojnë të numërojnë për këshilla bashkiak, duke i kërkuar të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte.

“PS do të ketë 2/3 e mandateve në këshillin bashkiak. Ky është një rezultat që nuk e kemi pasur asnjëherë në këto 32 vite kur bie fjala për shumicën në këshillin bashkiak. Edhe në bashkitë e tjera ku vijon ende numërimi, në Divjakë sapo ka nisur në mëngjes dhe kjo është arsyeja përse Josifi nuk është këtu me ne se meraku im është që i gjithë procesi i numërimit të shkojë me kujdes dhe deri në fund. I kërkoj numëruesve që të zbatojnë ligjin në mënyrë korrekte, dhe asnjë votë e asnjë subjekti të mos preket dhe korrektësia e këtij rezultati të mbahet mend në fund të këtij procesi. Edhe pse e dimë që ka proces rinumërimi në 1/10 e QV që çdo gjë të jetë transparente.

Në Lushnje do kemi shumicë të madhe, mbi 55% do jenë të PS në Këshill. Edhe Patos po kështu, edhe në Roskovec. Sa i përket rezultateve për kandidatët, s’besoj që ka nevojë për koment.

Patosi u fitua me rezultat bindshëm si asnjëherë tjetër. Lushnja dua ta falenderoj Eriseldën për punën e shkëlqyer që bëmë brenda 1 viti. Mallakastra ishte betejë e vështirë prej përdorimit nga ana e konkurrentit të të gjitha mënyrave dhe do t’i thoja edhe problematikave që krijoi, por kjo i takon organeve ligjzbatuese”, tha Balla.

3 VITE ME PARE

Humbjen e përjetuan me qytetari! 'Humbësit' e 14 Majit që i shtrënguan dorën rivalit

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Kandidatet

TIRANË- Zgjedhjet elektorale do e kenë një humbës. E në rastin e vendit tonë, shumica ishin të opozitës. Pavarësisht rezultatit, 4 kandidatë treguan qytetari dhe kanë pranuar humbjen duke i dhënë dorën kundërshtarëve e duke i uruar për fitoren.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’’, Zef Hila në Vaun e Dejës uroi personalisht kundërshtarin e tij socialist që mori drejtimin e bashkisë. Ai i dha dorën Kristjan Shkrelit dhe i uroi mbarësi në detyrën e re.

Kandidati socialist në Mirditë, Ndrec Dedaj. Ai kandidonte për një mandat të tretë në krye të bashkisë, por më 14 Maj, qytetarët zgjodhën që të përfaqësoheshin me Albert Mëlyshin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në fund të rezultatit, Dedaj, i uroi suksese Mëlyshit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Gjirokastër, Dorjan Lani e ka pranuar rezultatin e 14 Majit. Lani i ka uruar suksese Flamur Golemit të PS-së, të cilin gjirokastritët e besuan edhe për një mandat tjetër.

Pas përfundimit të numërimit të votave në Sarandë, kandidati i 'Bashkë Fitojmë' Ardit Cikuli ka uruar fituesin Oltion Çaçi të Partisë Socialiste.

Kandidati socialist në Kavajë, Redjan Krali pranoi humbjen para se të përfundonte numërimi dhe u largua nga ambientet e KZAZ-së. Ai nuk ngurroi aspak që të takonte të gjithë shtabin elektoral të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, madje në fund i dha edhe dorën kundërshtarit Fisnik Qosja dhe e uroi personalisht për fitoren.

Çfarë ndodhi në 14 Maj?

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit; Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe, por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki; Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz./Dosja.al

3 VITE ME PARE

“Vlora është zemra e PS”, Klosi: Të 7 kanditatët me rezultat spektakolarë, kandidati i Himarës doli më mirë se 2 vite më parë (VIDEO)

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Blendi Klosi

VLORE- Nga Vlora, Blendi Klosi prezantoi kandidatët fitues të qarkut, ndërsa shprehu falenderimet ndaj strukturave për arritjen e rezultateve të larta. Klosi tha se në Vlorë, PS do të marrë gjithmonë fitore spektakolare, ndërsa garantoi vlonjatët për mbështetjen e pakursyer. Sa i takon rezultatit në Himarë, Klosi tha se nuk fituan, por dolën me rezultat më të mirë se dy vite më parë.

“Vlora është zemra e Partisë Socialiste, dhe Partia Socialiste ka zemrën në Vlorë. Të 7 kandidatët tanë garuan së bashku me mijëra socialistë, me njerëz të thjeshtë, të zakonshëm, gjetën mbështetje në çdo shtëpi vlonjate.

Të 7 kanditatët morën rezultat spektakolarë, dolën më mirë se pritshmëritë tona. Të 7 kandidatët tanë dolën me vota më mirë se rezultati i dy viteve më parë.

Kjo na bën për ti dhënë gjithë socialistëve, ti japim falenderime nga zemra për çdo moment që na shoqëruan në fushatë, dëshmuan se në Vlorë PS do të marrë fitore spektakolare.

Kam ardhur me ekipin fitues të Vlorës, pa ne është kandati i Himarës që megjithëse nuk fitoi mori rezultat më të mirë se të dy viteve më parë. Por ama kundërshtarët tanë arritën që të dyfishonin votat, duke na çuar në një situatë jo fituese në Himarë”, tha Klosi.

 

3 VITE ME PARE

Kutia e fundit u numërua! Veliaj fiton me 58 mijë vota diferencë ndaj Këlliçit, i treti Arlind Qori

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Erion Veliaj

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj ka fituar garën për Tiranën me mbi 58 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat, Belind Këlliçi.

Kutia e 941-të e Tiranës u numërua pak minuta më parë, duke konfirmuar kështu diferencën me 58.337 vota mes dy kandidatëve kryesorë. Në vend të tretë është renditur Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota ose 4.27%, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i Partisë Demokratike me 12.388 vota ose 4.27%.

Komunisti Marko Dajti ka marrë 2807 vota, ndërsa Lajla Përnaska ish deputetja demokrate që kandidoi për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2104 vota./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Ndodh në zgjedhje! PS humbi bashkinë por fiton Këshillin Bashkiak

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Harta

TIRANË- Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Memaliaj, Albert Malaj arriti të fitojë postin e kryebashkiakut përballë kandidatëve të Partisë Socialiste Gjolek Guci. Por, për mandatet në Këshillin Bashkiak, duket se po kryeson PS. 

Teksa janë numëruar 25 nga 27 qendrat e votimit, ajo që bie në sy është kryesimi i Partisë Socialiste me 35.45% të votimit, ose 1783 vota. Të përkthyera mandati PS ka arritur të jetë në 7 mandat në Këshillin bashkiak.

Në vend të dytë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 15.1% ose 710 vota. Të përkthyera në mandat bashkë Fitojmë ka marrë 3 të tilla.

2 mandate për Partinë Demokratike zyrtare, e cila ka 10.88% të votive ose 547 vota. Nga 1 mandat kanë Partia Agrare Ambientaliste, Partia Socialdemokrate dhe Partia Demokracia Sociale.

3 VITE ME PARE

Komisionerët e “Bashkë Fitojmë” braktisin procesin në Malësi të Madhe, ende 8 kuti në proces

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
numerimi i votave

MALËSI E MADHE- Në Malësi të Madhe është pezulluar procesi i numërimit, ndonëse kanë mbetur edhe 8 kuti. Komisionerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur procesin, duke sjellë edhe vonesa.

Bëhet me dije se janë përzgjedhur komisionerë të tjerë për të zhvilluar procesin, por edhe ata duhen trajnuar ndaj dhe kjo do marrë kohën e vetë.

Kryetari aktual i Bashkisë në Malësi të Madhe, njëkohësisht edhe kandidat, Tonin Marinaj është shprehur se deri në orën 12:00 të ditës së sotme mund të kemi një rezultat përfundimtar. /Dosja.al

 

3 VITE ME PARE

VIDEO- Fitorja e Kristjan Shkrelit në Vaun e Dejës, gruaja feston me armë zjarri

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Gruaja me arme

TIRANË- Festa per Kristjan Shkrelin në Vaun e Dejës ka pasur edhe krisma armësh. Kështu, siç shihet edhe në videon e publikuar nga 'JOQ', një grua, ka shtënë me armë në ajër.

'Fitorja festohet me zemër'- shkruajnë ata përkrah videos.

Bashkia e Vaut të Dejës do të drejtohet nga Kristian Shkreli. Partia Socialiste ka grumbulluar më shumë vota, kundrejt koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike. Kandidati i PS ka marrë 55.48 % të votave, Zef Hila i “Bashkë Fitojmë” ka marrë 38.17 %, ndërsa Partia Demokratike me kandidate Klomentina Drini ka marrë vetëm 6.35 %.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

3 VITE ME PARE

Parashikoi rezultatin +50, fitoi më shumë Bashki! Rama falenderon qytetarët (MESAZHI)

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar një ditë ditë pas numërimit të votave në shumicën e bashkive të vendit ku fituese është shpallur Partia Socialiste. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kryeministri i vendit ka postuar një foto të tij, ku krahas saj shkruan; ‘Faleminderit”

Ndërkohë bashkëngjitur fotos ka përshëndetur me fjalën “Mirëmëngjes”.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Kujtojmë se Rama parashikoi rezultatin për zgjedhjet se PS fiton me rezultatin +50, ndërsa opozita 0-11.

Më 14 maj u zhvilluan zgjedhjet vendore në 61 bashki të vendit. PS ka fituar deri më tani bashki të vendit, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Kukës dhe Kurbin.

Ende nuk është shpallur rezultati për Tiranën dhe Malësia e Madhe por deri më tani nga numërimi i votave kryeson PS. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ZGJEDHJET- Në Tiranë fiton BINDSHËM Erion Veliaj, mbi 58 mijë vota para Belind Këlliçit

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Belind Kellici dhe Erion Veliaj

TIRANË- Erion Veliaj ka siguruar fitore të thellë Në Bashkinë Tiranë. Ai ka siguruar fitore të thellë me një diferencë mbi 58 mijë vota, ndaj kandidatit të 'Bashkë Fitojmë', Belind Këlliçit.

Kutia e fundit u numërua në orët e para të mëngjesit. Kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë 54.69% (158531 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100246), me mbi 58 mijë vota diferencë.

Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë deri tani 4.77% të votave. Roland Bejko i PD-së me 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU me 0.73%, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97%.

Në bashkinë e Kavajës, fitues është shpallur kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja i cili arriti të përmbyste rezultatin falë votave në kutitë e fundit të mbetura për t’u numëruar.

Në Bashkinë Rrogozhinë ka përfunduar numërimi dhe fitues Edison Memolla me 50.11% dhe kandidati i BF Shkëlqim Hoxha merr 49.89%. Diferenca është e ngushtë me vetëm 23 vota.

Partia Socialiste ka fituar thellë në Kamëz, me Rakip Sulin që ka marrë 60.36 përqind të votave, ndërkohë që kandidati I Berishës ka marrë vetëm 35.32 % të votave. Kandidati i PD Bilbil Bajraktari ka marrë vetëm 4.3%. Edhe në Vorë socialistët kanë marrë një rezultat spektakolar. Janë numëruar 44 nga 44 kuti dhe Blerim Shera ka marrë 73.5 %të votave ndërsa Indrit Hoxha vetëm 26.5 përqind.

3 VITE ME PARE

VENDORET 2023- LISTA; Bashkitë ku ka përfunduar numërimi i votave dhe kandidatët fitues

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Harta

TIRANË- Pas një dite nga zgjedhjet vendore në vendin tonë, harta e Shqipërisë ka “veshur” ngjyrën rozë të socialistëve. Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 51 bashki ndërkohë, opozita kryeson deri tani në 7 bashki.

Janë ende tre bashki që vijojnë numërimin, në të cilat, duket se do të jenë sërish socialistët ata që do të triumfojnë. Bashkia e Tiranës, e Kukësit dhe Malësia e Madhe vijojnë numërimin e votave.

JA LISTA E FITUESVE DERI MË TANI:

1 – Malësi e Madhe – Tonin Marinaj i PS me 57.41%

2 – Bashkia Shkodër – Benet Beci i PS me 60.24%

3 – Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli i PS me 55.75%

4 – Bashkia Tropojë – Rexhë Byberi i PS me 51.25%

5 – Bashkia Has – Miftar Dauti i “BF” me 55.98%

6 – Bashkia Kukës – Safet Gjici i PS me 49.78%

7 – Bashkia Fushë Arrëz – Hilë Curri i “BF” me 58.99%

8 – Bashkia Pukë – Rrok Dodaj i “BF” me 58.13%

9 – Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu i PS me 52.67%

10 – Bashkia Mirditë – Albert Mëlyshi i “BF” me 55.19%

11 – Bashkia Dibër  – Rrahim Spahiu i PS me 67.54 %

12 – Bashkia Klos – Valbona Kola e PS me 56.07%

13 – Bashkia Mat – Agron Malaj i PS me 66.11%

14 – Bashkia Bulqizë – Festime Mjeshtri e PS me 60.27%

15 -Bashkia Kamzë – Rakip Suli i PS me 60.36%

16 – Bashkia Vorë – Blerim Shera i PS me 73.52%

17 – Bashkia Elbasan – Gledian Llatja i PS me 56.29%

18 – Bashkia Prrenjas – Nuri Belba i PS me 62.65%

19 – Bashkia Krujë – Artur Bushi i PS me 65.25%

20 – Bashkia Durrës – Emiriana Sako e PS me 55.54%

21 – Bashkia Shijak – Elton Arbana i PS me 66.16%

22 – Bashkia Kavajë – Fisnik Qosja i “BF me 51.25%

23 – Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla i PS me 50.11%

24 – Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli i PS me 67.56%

25 – Bashkia Divjakë – Josif Gorrea i PS me 58.28%

26 – Bashkia Peqin – Bukurosh Maçi i PS me 57.78%

27 – Bashkia Cërrik – Andis Salla i PS me 71.2%

28 – Bashkia Belsh – Arif Tafani i PS me 50.23%

29- Bashkia Gramsh – Besion Ajazi i PS me 52.67%

30 – Bashkia Librazhd – Mariglen Disha i PS me 74.45%

31 – Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa e PS me 62.64%

32 – Bashkia Fier – Armando Subashi me 69.33%

33 – Bashkia Kolonjë – Erion Isai i PS me 64.28%

34 – Bashkia Kuçovë – Kreshnik Hajdari i PS me 49.38%

35 – Bashkia Mallakastër – Qerim Ismailaj i PS me 49.82%

36 – Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi e PS me 52.52%

37 – Bashkia Patos – Fatjon Duraj i PS me 69.97%

38 – Bashkia Përmet – Alma Hoxha e PS me 76.98%

39 – Bashkia Skrapar – Adriatik Mema i PS me 55.84%

40 – Bashkia Berat – Ervin Demo i PS me 61.47%

41 – Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj i PS me 78.87%

42 – Bashkia Korçë – Sotiraq Filo i PS me 60.63%

43 – Bashkia Pustec – Pali Kolefski i PS me 64.95%

44 – Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni i PS me 49.33%

45 – Bashkia Dimal – Juljana Memaj e PS me 50.85%

46 – Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu i PS me 66.38%

47 – Bashkia Devoll – Eduard Duro i PS me 51.15%

48 – Bashkia Vlorë – Ermal Dredha i PS me 70.55%

49 – Bashkia Selenicë – Nertil Bellaj i PS me 59.01%

50 – Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi i PS me 82.67%

51 – Bashkia Memaliaj – Albert Malaj i “BF” me 52.75%

52 – Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi i PS me 72.4%

53 – Bashkia Sarandë – Oltion Çaçi i PS me 52.46%

54 – Bashkia Himarë – Alfred Beleri i ‘BF’ me 50.12%

55 – Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli i PS me 81.25%

56 – Bashkia Libohovë – Leonard Hide i PS me 52.64%

57 – Bashkia Delvinë – Besmir Veli i PS me 63.64%

58 – Bashkia Finiq – Romeo Çakuli i partisë MEGA me 38.6%

59 – Bashkia Konispol – Ergest Dule i PS me 54.67%

3 VITE ME PARE

Ndodh në zgjedhjet e Shqipërisë! Anëtari i komisionit në Karavasta ia merr xhiros me gomar, 'kolegët' e filmojnë

 

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Qytetari

 

DIVJAKË- Këto zgjedhje nuk kishin ndonjë ngjarje të veçantë përpos dhunës dhe konflikteve. Mirëpo, në rrjet, në 'JOQ' është bërë publike një video ku shfaqen personat e zgjedhur për të monitoruar dhe marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve në vendin tonë. Bëhet fjalë për anëtarët e komisionit në Karavasta, të cilët janë argëtuar me një gomar. 

Siç shihet edhe në video, burri në fjalë, kënaqet dhe argëtohet teksa bën xhiro me gomarin, madje tenton edhe t'i afrohet derës së qendrës së votimit. Nga ana tjetër, kolegët e tij, filmojnë dhe shkrihen së qeshuri me këtë veprim që po bën anëtari.

Se çfarë po bëhej brenda qendrës së votimit, nuk ishte përgjegjësi e këtyre anëtarëve pasi po argëtoheshin me gomarin.

 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

3 VITE ME PARE

Rakip Suli nis festën në Kamëz! PS “e djegin” me mish, patate, salcë kosi dhe me valle

VENDORET/ PS merr 53 bashki, Veliaj fiton në Tiranë, 'Bashkë
Rakip Suli

TIRANË- Rakip Suli, pas fitores në Kamëz ka nisur festën. Ai ka mbledhur mbështetësit dhe patronazhistët e Partisë Socialiste në një lokal, duke kërcyer e kënduar. Siç shihet në videon e 'JOQ', Suli ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve e më pas ka hapur festën.

Të rinjtë e PS-së, nuk e fshehin lumturinë pas fitores së madhe në Kamëz. 

Rakip Suli kryesoi në Kamëz me 60% të votave në qendrat e votimit ku është shpallur rezultati. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha ka marrë 35.11% , ndërsa Bilbil Bajraktari i PD-së 4.2%. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, pjesëmarrja në të gjithë bashkinë e Kamzës ishte 41.88%.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi