LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Zbardhen DËSHMITË kontradiktore të bashkëshortit dhe djalit, sherri në familjen e 41-vjeçares nxitej dhe nga vjehrra

• Opinioni publik në gjithë Shqipërinë është tronditur nga e vetëvrasja e ndodhur disa ditë më parë në Sukth të Durrësit. • Bedrie Loka, 41-vjeç i dha fund jetës fuke pirë fotoksinë. • Fillimisht u raportua se shkak për këtë veprim të rëndë ishte bërë denigrimi prej një adrese fallso në Tik Tok, që e kishin hapur në emër të saj. • Por hetimet kanë marrë një tjetër kthesë, pas arrestimit të bashkëshortit të saj, Xhemal Lokës, i cili dyshohet se e ka shtyrë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes, pasi e kërcënonte vazhdimisht dhe e dhunonte. • Sipas policisë dhe dëshmive të të afërmve të viktimës rezulton se bashkëshorti e kishte dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht në mënyrë të vazhdueshme, por gjatë marrjes në pyetje 46-vjeçari e ka mohuar akuzën. • Ai ka thënë se e donte gruan e tij dhe gjithçka ka ndodhur nga bullizimi në Tik Tok. • Nga ana tjetër, djali i madh i Bedries, ndryshe nga babai i tij ka thënë se ky i fundit e dhunonte dhe e ofendonte me fjalë të rënda herë pas here. • Ndërkohë nga detajet e fundit të zbardhura, zbulohet se konfliktet në familjen e 41-vjeçares ishin të hershme. • Mësohet gjithashtu se vjehrra e saj nxiste sherrin në familjen e tyre sa herë Xhemal Loka vinte nga kurbeti, pasi donte katin e dyte të banesës ku jetonte e ndjera me fëmijët.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

DETAJE të reja/ Bedrie Lokës i vodhën 40 mijë euro në banesë, konflikti në familje nxitej dhe nga vjehrra e 41-vjeçares

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Zbardhen DËSHMITË kontradiktore
bedrie dhe xhemal loka

DURRËS- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës, ndërkohë që hetimet pë zbardhjen e plotë ngjarjes vijojnë.

Sipas raportimeve në datën 3 janar, kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, jashtë ambienteve të morgut te QSUT, ka pasur një konflikt mes vëllezërve të saj dhe bashkëshortit, Xhemal Loka. Vëllezërit donin ta merrnin trupin e saj dhe ta varrosnin vetë, pasi ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte burri i saj, Xhemal Loka.

Konflikti mes tyre degradoi deri në përplasje fizike, por sërish Bedria u varros nga familja e burrit. Vëllezërit e Bedrijes shkuan në varrimin e së motrës, por nuk u futën në banesën e Xhemal Lokës për të pritur njerëz për ngushëllime pas varrimit.

Dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre nuk ka vdekur nga historia e raportuar fillimisht, që ishte denigrimi nga ‘TikTok’ dhe se ajo është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje.

Mësohet se konfliktet në familjen Loka dhe dhuna ndaj Bedries ishin të hershme dhe kishin vijuar sistematikisht për shumë arsyet. Familja e Sanije Lokës nga Peshkopia (vjehrra e Bedries), nënë e 5 fëmijëve, ku një prej fëmijëve ishte edhe Xhemal Loka, u shpërngulën nga Peshkopia në fshatin Vardardhë në Sukth shumë vite më parë. Bedria dhe bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërtuan një shtëpi 2-katëshe, ndërsa Sanija me djalin tjetër dolën me qira në fshatin Kodër.

Vjehrra e Bedries insistonte që katin e dytë të shtëpisë ta merrnin ajo me fëmijët e djalit tjetër, të cilët i kishte braktisur e ëma. Një kërkesë e tillë kishte shtuar edhe fjalët e nënës ndaj të birit, kundër nuses dhe sa herë që Xhemali kthehej nga kurbeti, niste sherri e debati në familje deri në dhunë fizike. Madje deri edhe në ofendimet për nder. Pavarësisht këtyre sakrificave ndaj Bedries nuk munguan sulmet pasi jetonte e vetme me fëmijët. Po ashtu burime bëjnë me dije se Bedries i vodhën edhe para në banesë, rreth 40 mijë euro, por ende nuk është zbardhur se kush i mori paratë në shtëpinë e Bedrie Lokës.

2 VITE ME PARE

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Zbardhet dëshmia e djalit të madh: Babai e dhunonte sistematikisht, e ofendonte me fjalë të rënda

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Zbardhen DËSHMITË kontradiktore
bedrie loka

DURRËS- Është zbardhur dëshmia e djalit të madh të Bedrie Lokës, 41-vjeçares që kreu vetëvrasje pak ditë më parë Durrës.

Ndryshe nga babai i tij djali ka thënë se ky i fundit e dhunonte nënën e fëmijëve psikologjikisht dhe fizikisht. Ai tha gjithashtu se e ofendonte me fjalë të rënda herë pas here. 

“Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme. Sipas tij ofendimet e babait ishin shumë të rënda për nënën”, ka deklaruar ai para oficerëve të policisë gjyqësore, sipas News24. 

Ndërkohë një dëshmi e tillë bie ndesh me pretendimet Xhelal Lokës, i cili pretendon se e donte bashkëshorten e tij dhe se gjithçka ka ndodhur vetëm si pasojë e bullizmit në rrjetet sociale.

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

2 VITE ME PARE

Dyshohet se i bëri presion gruas që të vetëvritej, Xhemal Loka mohon akuzat: E çova vetë në spital, e doja (DËSHMIA)

Vetëvrasja e Bedrie Lokës/ Zbardhen DËSHMITË kontradiktore
xhemal loka

DURRËS- Xhemal Loka, i cili u vu në pranga pasi gruaja e tij Bedrie Loka, u vetëhelmua me fotoksinë në Sukth të Durrësit, pas arrestimit është marrë në pyetje sërish nga policia.

Sipas bluve të Durrësit rezulton se kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij të ndjerë, por gjatë marrjes në pyetje 46-vjeçari e ka mohuar akuzën.

“Nuk e kam dhunuar gruan. Bashkëshorten e kisha për shtëpi, nuk e çova drejt vetëvrasjes. Vetëvrasja e saj  erdhi si pasojë e postimeve të TikTok-ut. Kemi pasur konflikte si çdo familje, por gruan e doja. E kam dashur si nënën e fëmijëve të mi. Në mëngjes kam parë që kishte pirë helm dhe e kam çuar me shpejtësi drejt spitalit të Durrësit për ta shpëtuar. Gruan time e dua dhe nuk e kam dhunuar”,- ka deklaruar ai.

Ndërkohë nga dëshmia e fëmijëve u zbulua se ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë para tyre se do ta vriste. Gjithashtu, një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia. 

Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

bedrie loka xhemal loka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj