6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Bedrie Loka, e cila vrau veten katër ditë më parë, duke konsumuar fotoksinë ka pasur presion nga bashkëshorti i saj. • Xhemal Loka është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi është zbuluar se ai i bënte presion dhe dhunonte 41-vjeçaren. • Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste. • 41-vjeçarja mori hapin fatal për jetën, pasi bullizohej në rrjetin social TikTok nga kolegët e fasonerisë ku ajo punonte. • Fillimisht kushërira e së ndjerës ka shpërndarë foto të viktimës në rrjetin social TikTok. • Pasi familjarët e kanë zbuluar kanë kontaktuar me kushërirën e cila më pas kishte kërkuar falje por fotot nuk i ka hequr. • Sot në Tiranë është mbajtur një protestë sensibiluzuese kundër dhunës dhe bullizmit në rrjetet sociale.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË-Punonte në kompaninë e saj, reagon Zajmina Vasjari për gruan që u vetëflijua në Durrës. Këngëtarja Zajmina Vasjari ka reaguar për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka, nënë e katër fëmijëve, pas bullizimit në platformën “Tik-Tok” dhe dhunës nga bashkëshorti.
Këngëtarja ka zbuluar se e ndjera punonte në kompanin e saj. Zajmina shprehet se askujt nuk i interesoi historia e një gruaje të dhunuar por iu interesoi historia e Tik Tokut.
“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U përpoqa shume dje te zbardhja historinë tënde nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por për fat te keq askujt nuk i interesoi historia e një gruaje te dhunuar se ndoshta është shume e dëgjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Për fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e vërteta. Ti ishe një grua e bukur, e zonja, e forte, një nga punëtoret me te shkëlqyera të kompanisë tone, e ndershme dhe një nënë shembullore. Ngushëllime te përzemërta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.

DURRËS- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Durrës ku humbi jetën 41-vjeçarja, Bedrie Loka reagime të shumta kanë dalë duke shprehur shokimin e madh për këtë ngjarje. Në lidhje me vdekjen e 41-vjeçares ka reaguar edhe fqinji i saj, Ylber Xhulja. Sipas dëshmisë së fqinjit viktima ishte një grua e mirë dhe shumë punëtore.
"Ishte grua e mirë, shumë punëtore. Ishin familje e mirë," deklaroi fqinji i 41-vjeçares.
Ai tha se bashkëshorti i viktimës ishte emigrant në Greqi dhe se nuk kishte dijeni për sherret mes çiftit. Më tej fqinji shtoi se kishte dëgjuar për rastin e TikTok por nuk i kishte parë kurrë vetë.
“Ishte emigrant, si unë. Vinte ikte. Rrinte disa kohë. Nuk kam dëgjuar për sherre. Nuk kishin asnjë konflikt. Ishin njerëz të thjeshtë. Fëmijët iu rritën. Kisha dëgjuar fjalë për sherrin për Tiktok-un, por se kisha parë. Fjalët kisha dëgjuar,” shtoi fqinji.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën nisim sërish “të ëndërrojmë” humnerën e tjetrit. Gjithnjë e më të paktë shohin punën e tyre, gjithnjë e më të paktë pasurojnë ditën përtej “reels”-ave të rrjeteve sociale, edhe më të paktë gjejnë motivimin tek aftësitë e tyre kur leku nuk respekton më meritën a talentin dhe më të paktët fare, një grusht arrijnë të ushqejnë orët e panginjura të jetës me kënaqësi shpirtërore.
Konsum, konsum, konsum, komercializim i ekzistencës deri në detajet më private, ekzibicionizëm i një luksi të shfrenuar, sensacionalizim i banales, të gjitha i kemi pasur meny ditore bashkë me të mirat e rrjetit, por të tërhequr në mënyrë virale më së shumti nga skandalozja, përçudnimi, dhunimi.
Ndjekës të pafundmë, si konsumatorë të dalldisur e dehur pas virales, pa një gllënjkë empatie, pa shpirt, pa zemër, por vetëm me “stomak” të uritur për zhurmë, reklamë, famë, parà, idhuj. Por më të zellshëm janë “haters”, urryesit, ata, që edhe nëse kanë të drejtë teksa kritikojnë e nuk bien dakord me dikë, nuk mjaftohen. Duan ta shpërbëjnë, shkatërrojnë, mallkojnë, fyejnë, denigrojnë, ta njollosin, murosin, gurosin, ta shkelin, rrjepin, shqyejnë tjetrin me “lirinë” e pafundme, që garanton rrjeti, anonimati, mjeti shpërndarës, gjurulldia e pakontrollueshme e një shoqërie me institucione të lodhura, të shembura. Dhe këtu nuk është veç “liria e pafundme” e rrjetit, që shkakton viktima, por thelbi i ndyrë njerëzor, që keqpërdor lirinë edhe sikur me pikatore ta ketë.
Një nënë 41-vjeçare e katër fëmijëve vret veten, e bullizuar në TikTok nga adresa anonime. Tmerr!
Por nuk ka si të jetë tjetër shoqëri ajo e para vetëvrasjes së Bedries dhe një tjetër pas.
Kush skandalizohet tani nga ngjarja (dhe me të drejtë) kishte motive të forta për t’u skandalizuar edhe para saj. Me po të njëjtin mllef, me po të njëjtin kut moral, me po të njëjtin pasion.
Sepse aty, nga i njëjti “mejdan”, që kryqëzoi Bedrien ushqehet përditë e më e pangopur një shoqëri e tërë, pleq pa pensione; fëmijë pa kontroll prindëror; adoleshentë nën presione hormonesh; bashkëshortë, që shtrihen me kurriz e flirtojnë secili në llogarinë e vet deri ndaj të gdhirë; nëna të dëshpëruara nga suksesi me temina i të tjerave; baballarë të demoralizuar nga “burra” të aftë të shijojnë jetën (në TikTok); të rinj në kriza identiteti nga bollëku prej “punëve” me bereqet të moshatarëve në rrjet; të divorcuar të zhgënjyer nga paaftësia për të mbajtur familje të sheqerosura Instagrami; profesionistë të shkurajuar nga monetarizimet e sfidave të të papunëve në TikTok; prindër të dorëzuar ndaj modeleve “të suksesit” prej nga frymëzohen bijtë e bijat; nxënës të inkurajuar të diskreditojnë mësuesit, që ende kërkojnë detyra shtëpie; gra e burra të zhytur në përroin psiqik të “challenge”-ve, rutinave dhe videove selfie; manjakë të eksituar nga “bujare” e “bujarë” imazhesh në kufij pornografikë pa asnjë kufizim; xhelozë e inatçorë të stimuluar nga çdo formë anonimati dhe në fund, por jo e fundit, inteligjenca artificiale e gatshme për të çmontuar e përdhosur imazhet e atyre, që “u hanë shpirtin” përdoruesve të rrjetit me e pa të drejtë…
Të gjitha ishin edhe dje, edhe një orë pas vetëvrasjes së Bedries dhe do të jenë aty.
Ndaj t’i kërkosh sot qeverisë të ndalë tik-tok-un si fajtorin e vetëvrasjes së një nëne të bullizuar është si historia e Ksanthit të lashtësisë greke, që premtoi të pinte detin teksa i dehur vinte bast me kapitenin e rojeve. Por kur i doli pija e kuptoi ç’kish bërë i kërkoi ndihmë Ezopit të shpëtonte nga zotimi se do të pinte detin nëse humbte. Dhe Ezopi i sugjeroi të deklaronte se vërtetë pati premtuar, se do të pinte detin, por jo dhe ujin e lumenjve, shiut, a ujëvarave, që derdhen në të. “Ndajini dhe ndalini ato dhe unë do ta pi detin”, deklaroi më në fund Ksanthi.
Si ta ndash detin (tik-tok-un) nga ushqyesit e tij, që nga “shitësit” e gjithçkaje veç për famë tek mediat, që venerojnë llumin. Se këtu “pas hekurave” nuk duhet të shkojë
tik-tok-u, por i gjithë sistemi, që mban gjallë pjesën kërcënuese, vrastare, përdhunuese të tij. Tik-tok-u ka edhe gjëra të bukura, këshilla të vyera, reagim politik, zell anti-censurues, siç është njëkohshëm mjeti e sheshi favorizues edhe i shkatërrimit shpirtëror, moral e njerëzor për miliona gra e burra të tjerë viktima potenciale. Ama “limfa”, që e ushqen këtë rreth, ajo, që e mban gjallë, nuk është avatari, algoritmi, por shoqëria, që marroset pas mjetit e sheshit për mos t’u ndjerë e përjashtuar, për t’u konformuar, për të plotësuar mangësitë e jetës reale, për t’u konfirmuar edhe pa talent, për të fituar edhe pa meritë, për të triumfuar edhe pa djersë, për t’u respektuar edhe pa vlera, për të “vrarë” këdo urren me dhe pa arsye pa u dënuar kurrë.
Ky skandalizim, që i paraprin ndonjëherë edhe një nevoje për protagonizëm, këto protesta, që i paraprijnë ndonjëherë edhe një nevoje për “të larë” ndërgjegjen kishin po kaq arsye për të ekzistuar edhe para vetëvrasjes së Bedries, por pas tri ditësh do të treten sërish mes përpjekjes për “monetarizim” dhe vëmendje.
Kjo sa i takon reagimit me komandë dhe veç prej tragjedisë.
E sa për Bedrien e gjorë, që la 4 jetimë dhe për të gjithë viktimat potenciale të rrjetit dua t’u kujtoj se teknologjia po sfidon çdo shpirt njerëzor, se me Inteligjencën Artificiale, jo video origjinale, por të sajuara na kanë që sot viktima.
Mund të gdhiheni një mëngjes e të shihni veten protagonist në video të ndyra virale, ku s’keni pasur asnjë lidhje. Mund të shfaqeni perversë, kriminelë, manjakë, aktorë/e pornografikë, hajdutë, sadomazokistë e striptistë/e pa qenë kurrë të tillë, por veç në fantazinë e maskarenjve, që duan t’u bëjnë keq.
Ndaj nuk ka kufinj kjo betejë çnjerëzore e imponuar nga zhvillimi teknologjik. Jemi të gjithë të rrezikuar seriozisht nga mendjet diabolike, xhelozët, armiqtë e të panjohurit, që thjesht s’duan të të shohin mirë.
Por nuk e ndalon dot as mbyllja e tik-tok-ut e as skandalizimi nga i njëjti rrjet ku mbillen edhe fitimet e privilegjet.
Nis e sos me edukimin kjo histori, me ndërgjegjësimin, me kultivimin e njerëzores, më shumë se kurrë, me forcimin e shtetit e institucioneve, shtetit të së drejtës, me mençurimin e maturimin e shoqërisë, rezistencën me mish e shpirt ndaj kaosit vleror e moral prej të cilit askush nuk është imun.
Andaj e përforcoj më shumë së kurrë, kujdes nga skandalizimi me komandë për arsyet e gabuara, sepse prodhon të keqe po aq vrastare sa edhe vetë krimi, por mendjen tek reagimi i përhershëm ndaj modeleve shkatërruese të një shoqërie virtuale me vese reale.
DURRËS- Vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loka, që u vetëvra disa ditë më parë, për shkak të bullizmit dhe dhunës psikologjike, ka fajësuar kunatin e tij. Duke folur për mediat, Mahmut Bushi ka deklaruar se ka qenë burri i saj, Xhemal Loka, që e ka çuar drejt vetëvrasjes
“Motrën tonë nuk e vrau Tik Tok e vrau bashkëshorti! Ne jemi të mendimit që bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike. Ja thamë policisë që bashkëshorti e ka çuar deri në vetëvrasje. Sot kemi hapur dyert e mortit presim ngushëllime”, tha ai.
Vëllai i 41-vjeçares duke folur sot për mediat, tha se në 23 vite të martuar motra e tij, as 23 minuta nuk i ka pasur të bardha
“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë," tha ai.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
Vetëvrasja ose vrasja e Bedrie Lokës mëngjesin e 2 janarit në Durrës, është dështimi i shoqërisë dhe institucioneve shqiptare për t'i bërë ballë bullizmit dhe dhunës psilologjike. Në momentin e parë që dikush i kishte publikuar një foto bullizuese në rrjetin social TikTok, 41-vjeçarja vendosi që të bënte denoncim në policinë e Durrësit. Por në atë kohë, policia nuk e pa të arsyeshme që reagonte për mbylljen e llogarive që bullizonin nënën e 4 fëmijëve në Durrës.
Por veç kësaj, Bedria nuk mori as mbështetjen e familjes së saj dhe bashkëshortit të saj. I dha 4 fëmijë, i qëndronte besnike, kujdesej për familjen dhe e vetmja gjë që kërkonte mbrapsht ishte mbështetja emocionale qe Xhemal Loka e kishte për detyrë ta bënte. Por as këtë nuk e bënte.... E vetmja mënyrë për të ishte dhuna fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Edhe pse dhunues dhe abuzues në jetën reale, Xhemal Loka 'kujdeset' që në rrjetet sociale të shfaqet si një person i pikëlluar. Loka, me anë të veprimeve të tij kishte shtyrë bashkëshorten Bedrie Loka që të vriste veten duke konsumuar fostoksinë ditën e 2 janarit në Durrës.
Ai e kërcënonte me thikë dhe në sy të fëmijëve shpesh i bënte presion duke i thënë se do e vriste. Por në momentin që 41-vjeçarja, nëna e 4 fëmijëve ndërmori vetë hapin e rëndë, që t'i jepte fund jetës për shkak të bullizimeve dhe presioneve të shumta, Xhemali vendosi që të në Facebook, të shprehte dhimbjen e tij.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Loka me anë të një postimi në Facebook, ka hedhur fjongon e zezë, që vendoset në rast fatkeqësie. Por ky veprim nuk zhbën të gjitha rastet kur 45-vjeçari ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Por për fat të keq, Xhemal Loka nuk është "burri" i vetëm shqiptar që e bën këtë. Ka me mijëra të tjerë, në familjet shqiptare dhe jo vetëm. Xhemal Loka, nuk ishte burrë e as mashkull nuk ishte. Një burrë nuk fshihet pas krimit të tij me fasada në Facebook.
Një burrë nuk dhunon as fizikisht dhe as psikologjikisht bashkëshorten e tij, duke u fshehur pas një thikë dhe një arme. Vrasjes së Bedrie Lokës duhet t'i shkohet deri në fund. I pari që duhet të dënohet maksimalisht është bashkëshorti i saj, që nuk diti kurrë të jetë bashkëshort dhe as baba.
TIRANË- Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Durrës ku humbi jetën 41-vjeçarja, Bedrie Loka ka ardhur edhe reagimi i Avokates se Popullit, znj. Erinda Ballanca. Për mes një postimi në "Facebook" Ballancaka ka bërë thirrje për të gjithë komunitetet e platformave të mediave sociale duke u kërkuar që të ndërtojnë një mjedis mbrojtës. Më tej në reagim thuhet se “mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë dhe se duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet në përditshmëri.
"Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës," thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Ngjarja e rëndë e vetëvrasjes së një gruaje në Shqipëri, si pasojë e fyerjes dhe denigrimit personal në një platformë sociale, ishte thellësisht tronditëse dhe duhet të shërbejë si një alarm i fortë për nevojën e një ndërhyrjeje të menjëhershme.
Pranimi i një realiteti ku të gjithë kemi ndjeshmëri dhe vulnerabilitet është thelbi i një komuniteti të shëndetshëm, e kundërta është bullizëm! Refuzimi i bullizmit dhe i të gjitha formave të tij duhet të jetë në thelbin e vlerave tona dhe reagimi shoqëror ndaj kësaj tragjedie duhet të jetë më shumë se një reagim sipërfaqësor; duhet të jetë një angazhim i përhershëm për të krijuar një mjedis dashamirës.
Në një kohë kur teknologjia është pjesë e pandarë e jetës tonë, duhet të mbajmë në vëmendje thelbin e humanizmit dhe respektit reciprok. Fyerjet dhe bullizmi nuk mund të tolerohen! “Mirëkuptimi shoqëror” duhet të jetë më shumë se një frazë; duhet të jetë një parim që përcakton sjelljet tona në përditshmëri. Avokati i Popullit bën një thirrje të dedikur për të gjithë komunitetin e platformave të mediave sociale, për të ndërtuar një mjedis mbrojtës dhe të shfaqi kujdes për mirëqenien emocionale të të gjithë qytetarëve.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
DURRËS- Pamjet e mëposhtme janë nga arrestimi i 45-vjeçarit Xhemal Loka në Durrës. Loka ka kërcënuar dhe dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila 4 ditë më parë ka vrarë veten duke konsumuar fotoksinë. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
DURRËS- Fotoja e mësipërme është e Xhemal Lokës, bashkëshortit të Bedrie Loka, e cila vrau vetën tre ditë më para në Durrës. Loka u arrestua ditën e sotme nga Policia, pasi u zbulua që ai i bente presion dhe e kërcënonte gruan e tij. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç,18 vjeç,16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
DURRËS- Xhemal Loka, bashkëshortit të Bedrie Loka, e cila vrau vetën tre ditë më para në Durrës është arrestuar nga Policia e Durrësit. Loka u arrestua ditën e sotme nga Policia, pasi u zbulua që ai i bente presion dhe e kërcënonte gruan e tij. Në një episod të ndodhur para fëmijëve, ai ka kërcënuar 41-vjeçaren me thikë se do ta vriste. Ndërkohë që gjatë arrestimit, i është gjetur në banesë një armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Njoftimi i Policisë:
Durrës Vihet në pranga bashkëshorti i 41 -vjeçares që humbi jetën 4 ditë më parë, si pasojë e konsumimit të fotoksinës. Nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij. 45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për zbardhjen e shkakut të konsumimit të lëndës helmuese nga 41-vjeçarja B. L., e cila më pas humbi jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin Xh. L., 45 vjeç, i cili përkohësisht jetonte në Greqi, për shkak të punës. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Xh. L., 45 vjeç, kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij, shtetasen B. L.
Gjithashtu, nga hetimet e thelluara rezultoi se më datë 27.12.2023, shtetasi Xh. L. e ka kërcënuar bashkëshorten me mjet prerës (thikë), për të vrarë, në prezencë të njërit prej fëmijëve. Për këtë rast, shtetasja B. L. nuk ka bërë kallëzim në Polici. Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e shtetasit XH. L., i cili e kishte fshehur atë, dhe nuk ka bashkëpunuar me Policinë.
Ky celular, bashkë me celularin e shtetases B. L., janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes. Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi shtetasen B. L., të konsumonte lëndë helmuese. Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet e thelluara me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese, nga e cila për pasojë humbi jetën.
Gjithashtu, nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryehen veprime hetimore intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorin/en e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases B. L., në rrjetin social “Tik Tok”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
DURRËS- Bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që u humbi jetën duke konsumuar fostoksinë, është shoqëruar në Polici. Sipas policisë ka dyshime se Xhemal Loka ka shtyrë gruan e tij drejt vetëvrasjes. Dyshimet janë shtuar edhe pas dëshmisë së vëllezërve të saj, që treguan se ai ishte njeri i dhunshëm dhe agresiv.
Bedrie Loka nga fshati Vardardhë i Sukthit, nënë e 4 fëmijëve i ka dhënë fund jetës, pas denigrimit në rrjetet sociale. Në emër të saj u hapën profile, kryesisht në Tik-Tok, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. 41-vjeçarja nuk i ka rezistuar presionit shoqëror në një komunitet të vogël dhe më pas edhe në familje. Në kushte të rënduara psikologjike ka pirë fostoksinë, tri ditë më parë, më 2 janar. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital në Tiranë, por gruaja ndërroi jetë. Nëna e 4 fëmijëve, 3 djemve dhe 1 vajze, përkatësisht 21 vjeç, 18 vjeç, 16 vjeç dhe 10 vjeç, punonte në një fabrikë fasonerie në zonën e Fllakës.
DURRËS- Vëllezërit e 41-vjeçares që u vetëvra tre ditë më parë në Durrës nga bullizimi në rrjetet sociale, kanë deklaruar se burri i saj ishte konfliktuar. Në dëshminë e tyre para policisë, ata kanë theksuar se kunati jetonte në Greqi dhe dy herë në vit vinte në familje.
Një prej vëllezërve ka deklaruar se kunati ishte i dhunshëm dhe agresiv.
“Ai ashtu është” tha një prej vëllezërve.