Beqaj hyn në sallë
TIRANË- Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është mbyllur rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, pas orësh të tëra debate. Mbledhje e cila, për të dytën ditë radhazi u mbyll pa dëshminë e ish-minitrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Duket se kulmi i tensionit të debateve ka arritur kur në një moment ish-minitri Beqaj ka hyrë në sallë dhe ka debatuar me demokratët, të cilët e quajtën kërcënim reagimin e Beqajt. Kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi mbylli mbedhjen me pretendimet se deputetët e PD-së u kërcënuan nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe akuzoi mazhorancën për mbylljen e komisionit.
Ndërsa, debatet me tone të ashpra mes palëve vijuan deri në mbylljen e mbedhjes.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: Ty si nuk të vjen turp më, ty dhe gjithë të tjerëve( i drejtohet deputetëve të PS)
Ilir Metaj flet nga vendi
Albana Vokshi: T’i mos guxo të ma bësh mua ashtu. Ki kujdes, se po e tepron, Të vijë turp ty dhe të gjithëve që nuk reagoni. Mendon se është i lirë, por nuk është i lirë ai. Nuk është i lirë të bëjë çfarë të dojë, duhet të ishte mbyllur në një sallë, të mos takonte askënd këtu. Vetëm kur ta thërrisnim neve të vinte këtu. Të guxojë Ilir Beqaj të futet dhe të kërcënojë deputetët e opozitës është skandal. Askush nga ju nuk guxon as të flasë
Flet sërish Ilri Metaj nga vendi
Albana Vokshi: Pusho, pusho ti, hesht. Ik ore ti
Ilir Metaj: Boll tani, respekt. Se kemi duruar boll
Albana Vokshi: Po kërcënon?
Ilir Metaj: Ty s’kam çfarë të bëj
Albana Vokshi: Çfarë kujtoni ju, ec merr një dajre në dorë dhe një fyell.
Ilir Metaj: Ti nuk je koshiente se çfarë flet
Ina Zhupa: Edhe sikur të ishte dëshmitar si gjithë të tjerët, asnjë nuk lejohet të hyjë këtu pa lejen tonë, as më tepër të kërcënojë deputetët. Ai duhet të ishte i monitoruar nga policia, hyri këtu dhe kërcënoi pse thamë që duhet të zbatojë ligjin.
Kërkoni që ta mbroni, dhe s’kërkoni të çohet andej nga erdhi. Ju Guxoni ta lini Ilir Beqjan të livadhisi i lirë në Kryesinë, pa pyetur për policie e gardë, dhe të kërcënojë deputetët vetëm sepse e pa që nuk ka kamera. Po ne kemi celularët, dhe ne nuk lejojmë që të kërcënohemi jo nga një i burgosur por as nga Edi Rama, e kushdo që ju komandon juve e ta ktheni këtë Kuvend në han pa porta
Albana Vokshi: Shkova vetë sepse nuk guxon sekretaria, shkova i thashë personelit të burgjeve që ta largonte urgjentisht nga ambientet e Kuvendit.
Të guxojë një dëshmitar, jo më ky, të hyjë e të kërcënojë deputetët. Çfarë duhet të ndodhi këtu.
Nuk besoj se mund ta vazhdoj më këtë mbledhje, nesër do të ftoja Kryesinë e Komisionit, që të mblidhemi të bëjmë shkresat përkatëse që t’ia dërgojmë të gjithë institucioneve, ti tregojmë skandalin më të madh që ka ndodhur. Mbledhje më këtu nuk vazhdohet pas kësaj që ka ndodhur
Plarent Ndreca: Mbledhjen nuk mund ta mbyllini ju,
Albana Vokshi: Mbledhja është e mbyllur