LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Incident në Maliq/ Spaho akuzon kryebashkiakun për vjedhje votash, dhunohet me socialistët, Topçiu: Nuk folëm për vota

• Fushata elektorale po mbyllet me tensione dhe incidente të shumta në Maliq. • Sot deputeti demokrak Edmond Spaho ka denoncuar me video një takim të kryebashkiakut të Maliqit Gëzim Topçiu me banorë në Maliq, ku sipas Spahos po shiteshin votat. •  Deputeti ka filmuar një pjesë të takimit me celular, ndërkohë që ka vazhduar akuzat ndaj Topçut dhe deputetit socialist Ilir Pendavinji. •  Nga ana tjetër Topçiu ka theksuar se takimi ishte për të biseduar mbi problemet e traktoristëve në vend dhe jo për të vjedhur vota. • Mbështetësit e Topçiut në një moment kanë shtyrë Spahon dhe i kanë rrëzuar telefonin.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Incidenti në Maliq, Edmond Spaho kallëzim penal në Prokurori pëe kryebashkiakun Topçiu: U premtoi fermerëve regjistimin e traktorëve në këmbim të votës

Incident në Maliq/ Spaho akuzon kryebashkiakun për vjedhje votash,
Edmond Spaho

MALIQ- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kallëzuar në Prokurori, kryetarin e Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për shit-blerje votash. Mësohet se Spaho para Prokurorisë ka deklaruar se Topçiu u ka premtuar fermerëve regjistrimin e traktorëve në këmbim të votës.

"Rrugës për në Vreshtas takova një traktorist të cilin nuk e njihja se kush ishte dhe si e kishte emrin dhe e pyeta përse iu kanë mbledhur. Ai mu përgjigj se na kanë njoftuar nga pushteti vendor që të vijmë megjithë traktorët në Vreshtas se do të bëhet regjistrimi i tyre dhe pajisja me targa i traktorëve tanë. Unë e pyeta se si do tjua bëjnë me lek apo falas dhe kush do tua bëjë. Ai mu përgjigj nuk e di se si do të bëhet me lek apo pa lek. Më pas e kam pyetur përsëri nëse kjo gjë kishte lidhje me zgjedhjet e të dielës? Ai mu përgjigj “sigurisht që kjo për këtë punë bëhet”, thuhet në kallëzimin e Spahos.

Spaho po ashtu ka treguar edhe përplasjen me kryebashkiakun Topçiu si dhe me deputetin socialist Ilir Pendavinji gjatë fushatës elektorale ditën e sotme.

“Te fusha kam hasur në një reagim fyes dhe ofendues nga personat të cilët shoqëronin kryetarin (Topçiun), të cilët mesa kuptova ishin funksionarë të ndryshëm, përfshirë edhe deputetin Ilir Pendavinji. Në këto kushte e kam quajtur hajdut votash dhe mashtrues. Në këtë kohë disa nga mbështetësit e tij më kanë goditur me dorën e djathtë dhe më kanë rrëzuar telefonin me të cilin po filmoja. Pavarësisht kësaj jam ulur në tokë dhe kam marrë përsëri telefonin dhe kam vazhduar të filmoj”, ka treguar Spaho.

 

 

 

 

 

3 VITE ME PARE

“Po filmoja, m’u turrën punonjësit e bashkisë”, deputeti i PD denoncon takimin në Maliq, kryebashkiaku: U takuam për problemet e traktoristëve

Incident në Maliq/ Spaho akuzon kryebashkiakun për vjedhje votash,
Edmond Spaho dhe Gëzim Topçiu

MALIQ- Një incident është regjistruar në fshatin Vreshtas në Maliq, ku kryebashkiaku i kësaj bashkie, Gëzim Topçiu është konfliktuar me deputetin e PD-së, Edmond Spaho. Ky i fundit tregoi për News24 se në takimin me traktoristët, po flitej për vota dhe shtoi se i ishin turrur punonjësit e bashkisë së Maliqit dhe e kishin larguar prej aty me forcë.

“Janë larguar që të mblidhen të gjithë traktoristët në bashkinë e Maliqit, me gjoja regjistrimin që do të bëjmë, për t’u marrë targat. I mblodhi dhe iu kërkoi që të votojnë për të. Ky është aktivitet që nuk ka lidhje me bashkinë. Nuk ka lidhje me deputetin e PS që e shoqëronte, Është aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatë elektorale. E regjistrova. Ata më sulën të gjithë punonjësit e bashkisë dhe më rrëzuan telëzonin dhe më akuzuan se po fusja përçarje mes njerëzve, Unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm të Topçiut, se tha që të hënën do të regjistrohen këto mjete. Dmth më votoni mua dhe unë do ju regjistroj. Se ç’punë ka ai? E ka drejtoria e Transporteve. Janë mësuar këta që të vjedhin votat. Stafi i Topçiut u përpoq që të më intimidonte”, tha ai.

Nga ana tjetër Topçiu ka rrëzuar këtë version, duke pohuar se takimi nuk kishte lidhje me fushatën, por me problematika të traktoristëve, të cilët kishin probleme me targimin e mjeteve të tyre bujqësore.

Është absurde që të vijë një deputet këtu ku ne po punojmë e njerëz. Ne kemi një problem nga traktoristët, që kërkojnë të regjistrojnë mjetet. Morëm shkas nga takimi që zv/kryeministrja pati, që do të regjistrohen të gjitha mjetet. Qe apel për të gjithë për ata që kanë probleme. Aty nuk u fol për vota. Vota është e fshehtë, aty erdhi deputeti, që se kuptoj se si mund të jetë ashtu një ligjvënës. Kemi pasur një ndërhyrje nga drejtoria e Transportit dhe u deklarua se çfarë problemesh kishte secili prej këtyre drejtuesve të mjeteve. Nuk erdhi mirë kur zetoristët e morën me ‘hyyyy’ atë deputetit. Dua të ftoj të gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë, dhe të jenë zgjedhje të qeta”, tha ai.

3 VITE ME PARE

“Shikoni kryetarin e Bashkisë që mbledh vota”, Përplasja e plotë mes Spahos dhe Topçiut në Maliq: Ik o Mondi, u bëre si adoleshent

Incident në Maliq/ Spaho akuzon kryebashkiakun për vjedhje votash,
Ilir Pendavinji

MALIQ- Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur sot me kryebashkiakun e Maliqit Gëzim Topçiu dhe me deputetin socialist Ilir Pendavinji. Përplasja mes tyre ka ndodhur, pasi Spaho po filmonte një aktivitet elektoral të PS-së, por sipas deputetit demokrat, ky takim ishte për blerje votash. Spaho në këtë moment ka filmuar me telefon, traktorët e mbledhur, ndërkohë që thotë se kryebashkiaku u premton qytetarvë që tu regjistrojë traktorët. Nga ana tjetër të pranishmit kanë bërë thirrje që Spaho të largohet nga vendi.

Dialogu mes tyre:

Spaho: Ku është Gëzimi (Topçiu) ma tregoni pak?

Fermeri: Gëzimi është aty, te ai zetori atje.

Spaho: Ku është ai Gëzimi?

Fermeri: Ja andej tutje.

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë traktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Ilir Pendavinji (deputet i PS): Ca ke o Mondi, nuk është gënjeshtër.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Pendavinji: Ik o Mondi, ik tani.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.

3 VITE ME PARE

INCIDENTI/ 'Shikojeni kryetarin si merr vota'-TENSIONE në fshatin Vrashtas, dhunohet Edmond Spaho (ME VIDEO)

Incident në Maliq/ Spaho akuzon kryebashkiakun për vjedhje votash,
Banoret

KORÇË- Sërish incident në fushatë. Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topçiu dhe deputeti socialist Ilir Përndavinji kanë dhunuar deputetin demokrat Edmon Spaho në momentin që ky i fundit po i rregjistronte gjatë një aktiviteti të paligjshëm elektoral. Spaho ishte duke filmuar traktoristët që ishin mbledhur për të rregjistruar mjetet e tyre, që sipas tij ishte një blerje votash nga Topçiu. Ai iu drejtua Topçiut dhe socialistëve të tjerë me termin 'mashtrues' e më pas situata u përshkallëzua.

'Shikojeni kryetarin e Bashkië që merr vota. Ja shikojeni'- thotë Spaho në video, teksa më pas i afrohen disa persona që i hedhin në tokë telefonin e më pas e shtyjnë me forcë. 

Pas ngjarjes, Spaho thotë se iu sulën të gjithë, që nga kryetari e deri tek stafi i Bashkisë. 

RRËFIMI i Edmond Spaho:

Në fushën e sportit të Vreshtasit janë lajmëruar të mblidhen gjithë traktoristët e Bashkisë Maliq me gjoja regjistrimin që do t’ju bëhet për tu bërë targat. Të gjithë traktrorët u mblodhën këtu, i mblodhi Gëzim Topçiu dhe u kërkoi të votojnë për të. Ky është një aktivitet që ska lidhje fare me bashkinë as me deputetin Ilir Përndavinji apo kryetarët NJ. AD. Është  një aktivitet i palejuar që zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale.

Unë e regjistrova edhe kryetarin e bashkisë dhe deputetin dhe më sulën nga mbrapa gjithë stafin e bashkisë për të më ofenduar, më rrëzuan telefonin nga dora që po filmoja dhe më akuzonin se po fus përçarje mes njerëzve kur në unë dokumentova një aktivitet të paligjshëm elektoral që bën gënjeshtari Gëzim Topçiu sepse në fund u tha që të hënë do filllojnë regjistrimet.

Nuk i takon bashkisë të merret me këtë punë, i takon Drejtorisë së Transportit. Janë mësuar të vjedhin votat, edhe në 2021 kryetari i Nj. Adm Vreshtas e kam kapur duke blerë vota në Podgorie. Këta kërkojnë të mashtrojnë qytetarët, fermerët, traktoristët. Konflikti u shmang por stafi i Topçiut më erdhën nga mbrapa duke më intimiduar dhe ofenduar.

edmond spaho gezim topciu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj