LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje nëpër rrugë, situata paraqitet kritike në Vlorë, kryebashkiaku: Kemi kërkuar ndihmën e ushtrisë

• Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të vendit ditën e sotme. • Nga disa qytete raportohet për problematika. • Në Tiranë reshjet kanë ndikuar në krijimin e trafikut të rënduar, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi. • Gjithashtu mësohet se ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore. • Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit ku stuhia me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët, por edhe në qarkullimin e automjeteve. • Nga ana tjetër mësohet se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik. • Nga ana tjetër situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve. • Lezha është përfshirë po ashtu nga reshje të dendura shiu ditën e sotme të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona në qytet. • Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve. • Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë. • Situata paraqitet kritike në Vlorë, ku kryebashkiaku Ermal Dredha ka lajmëruar se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për të përballuar gjendjen. • Ai njoftoi gjithashtu se janë evakuar 22 familje.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Fieri preket nga reshjet e dendura të shiut/ Rritet ndjeshëm niveli i Gjanicës, raportohet për ndotje të ajrit nga lumi

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
foto ilustruese

FIER- Qyteti i Fierit ashtu si shumë qytete të tjera në vend është prekur nga moti i keq. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Gjanica, si dhe një ndotje alarmante të shoqëruar me një aromë të rëndë.

Sipas raportimeve, disa kompani nafte shfrytëzojnë ditët që ka reshje të dendura shiu për të derdhur hidrokarbure në lumin që kalon përmes qytetit.

1 VITE ME PARE

Situata kritike nga përmbytjet dhe moti i keq, Forcat e Armatosura mbërrijnë në Vlorë

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
foto e postuar nga vengu

VLORË- Në qytetin e Vlorës situata paraqitet kritike pas motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut që kanë të pandërprera për disa orë rresht. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha tha se situata paqitet e vështirë dhe se janë evakuar mbi 30 familje.

Lidhur me gjendjne në Vlorë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka lajmëruar në Facebook, përmes një postimi se Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

POSTIMI I PLOTË:

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme.
Në Vlorë, situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje nga pushteti vendor, dhanë mbështetjen me 2 moto varka, 2 ekipe të pajisur me 2 motopompa, 8 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 30 forca ushtarake.

Gjithashtu, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit pranë Bashkisë Vlorë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po koordinon dhe organizon strukturat operacionale ne nivel vendor dhe qendror, ku nga Forcat e Armatosura janë nisur edhe 6 forca e 2 mjete nga Reparti i Këmbësorisë së Jugut. Mbetemi në monitorim të situatës gjatë orëve në vazhdim.

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Pogradeci probleme me dritat, shkëputet energjia nga linja e tensionit të lartë, disa fshatra në errësirë

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Foto ilustruese

POGRADEC- Përveç ndryshimit të motit dhe reshjeve të shiut Pogradeci po përballet edhe me një tjetër problematike, energjinë elektrike. Bëhet me dije se në Pogradec ka pasur shkëputje të energjisë nga linja e tensionit të lartë 110 KV e OST.

Momentalisht nuk dihet shkaku i stakimit, grupet e punës janë nisur për të evidentuar arsyet e ndërprerjes dhe për të kthyer energjinë. Shkak dyshohet se mund të jenë bërë kushtet e vështira atmosferike ose rrufetë. Pogradeci dhe disa fshatra momentalisht janë pa energjin elektrike ndërkohë që nuk dihet kur do të kthehet furnizimi.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Rrëzohet pema nga moti i keq në Tiranë, bllokohet rruga

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
pema e rrezuar

TIRANË- Moti i keq ka mbërthyer disa qytetet të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, ku si pasojë është rrëzuar një pemë duke bllokuar kështu qarkullimin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, pranë shkollës “Edit Durham”. Sipas raportimeve, pema ka rënë në një moment kur ka pasur edhe shumë kalimtarë, por për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.

 

1 VITE ME PARE

"Janë evakuar 22 familje"/ Situata kritike nga përmbytjet në Vlorë, kryebashkiaku: Kemi kërkuar ndihmë nga ushtria

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
ermal dredha

VLORË- Situata kritike nga përmbytjet dhe moti i keq paraqitet në qytetin e Vlorës. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

Po ashtu ai ka bërë me dije se është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit, dhe se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për përballimin e situatës. 

Nga pamjet e publikuara më herët nga qyteti i Vlorës duket se uji ka marrë në "dorë" vendin ndërsa rrugët janë mbushur plot me uji. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit. Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejtuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkak të përmbytjes.

1 VITE ME PARE

Lushnja nuk i shpëton përmbytjeve, rrugët kthehen në lumenj, dhjetëra makina të dëmtuara

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
pamje nga permbytjet ne lushnje

LUSHNJE- Moti i keq që në orët e para të mëngjesit ka mbërthyer vendin. Probleme me qarkullimin janë raportuar gati në çdo qytet.

Lushnja po ashtu është prekur nga përmbytjet e rrugëve, ku niveli i ujit ka arritur në disa pika deri në 40 cm. Si pasojë e kësaj janë krijuar probleme dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Gjithashtu dhjetëra automjete kanë mbetur të dëmtuara, pasi kanë djegur motor, kryesisht mjetet me benzinë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, niveli i ujit deri tek trafikndarëset, bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Vlorë

VLORË- Ditën e sotme vendi është "pushtuar" nga ndryshimi i motit teksa reshjet e shiut prej disa orësh kanë rënë me intesitet të lartë. Kjo ka sjellë që situata në disa qytete të jetë më e agravuar ku ka edhe përmbytje. Nga pamjet e publikuara nga qyteti i Vlorës duket se uji ka marrë në "dorë" vendin ndërsa rrugët janë mbushur plot me uji.

Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit. Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkakë të përmbytjes.


Në një tjetër video të publikuar nga JOQalbania duken makinat e bllokuara në rrugë ndërsa niveli i ujit është rritur shumë. Siç shihet edhe në videon e më poshtë uji ka arritur deri tek trafikndarëset.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

1 VITE ME PARE

Përkeqësimi i motit, Policia apel për shoferët dhe këmbësorët: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor!

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Tiranë

TIRANË- Policia Rrugore ka bërë një reagim së fundmi në lidhje me përkeqësimin e motit ndërsa u ka bërë apel shoferëve dhe këmbësorëve, që të kenë kujdes në rrugë. Në njoftimin policia thekson që shoferët duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke treguar kujdes të shtuar.

Më tej policia ka bërë apel edhe për këmbësorët ku gjatë lëvizjes të kontrollojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.

Policia bën me dije se me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore janë rritur prezencae tyre në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i plotë:


APEL PËR MË SHUMË KUJDES! Nisur nga moti i keq me reshje të dendura shiu, Policia e Shtetit APELON për drejtuesit e automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, të tregojnë kujdes të shtuar, duke respektuar me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.


Si pasojë e reshjeve të dendura dhe erës së fortë, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe inerteve në rrugë, dhe për këto arsye përdoruesit e rrugës duhet të rrisin vigjilencën sidomos kur janë duke drejtuar automjetet apo motomjetet në kushtet e errësirës ku pamja është e kufizuar.


Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, strukturat e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në të gjithë vendin dhe po përdorin mjetet inteligjente për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për modelim të shpejtësisë, mos përdorim të aparatit celular dhe për mos kryerje të parakalimeve të gabuara. Përdoruesit e rrugës, në rast nevoje, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Tirana "pushtohet" nga stuhia, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim, trafik i rënduar në disa akse

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Trafiku

TIRANA- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin ditën e sotme ku në disa zona është krijuar trafik i rënduar, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut. 

 

Sipas parashikimeve, prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike. 

Në orët e vona të mbrëmjes, pritet që në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Me disa minuta shi Tirana kthehet në kolaps, rritet niveli i ujit në lumin Lana, vështirësohet qarkullimi

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Moti i keq

TIRANË – Moti i keq ka përfshirë gjithë vendin dhe reshjet e mëdha të shiut ditën  e sotme kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete të vendit. Tirana ka pasur përmbytje në disa zona ku duket se niveli i lartë i reshjeve ka bërë që të bllokohen tubacionet dhe uji të shkaktojë përmbytje në disa rrugë kryesore.

 

Ne video shihet se niveli i ujit është ngritur aq sa për ta vështirësuar kalimin e automjeteve. Kjo gjë ka bërë që edhe trafiku të jetë i rënduar pasi makinat mezi arrijnë të qarkullojnë.

1 VITE ME PARE

Reshjet e shiut në vend/ Stuhi në Durrës, probleme në qarkullim e automjeteve dhe ndërprerje në lundrimin e mjeteve të peshkimit

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Foto nga vendi i ngjarjes

DURRËS- Moti i keq ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit ku stuhia me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët, por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjetër mësohet se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik. Nga ana tjetër situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve.

1 VITE ME PARE

Moti i keq në vend/ Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbytje në disa zona

Moti i keq "pushton" vendin/ Reshje të dendura dhe përmbytje
Foto nga vendi i ngjarjes

LEZHA- Lezha është përfshirë nga reshje të dendura shiu ditën e sotme të cilat kanë krijuar përmbytje në disa zona në qytet. Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Në disa lagje të qytetit sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe dhe të vërshojë nëpër rrugë. Situata më problematike paraqitet në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dhe në bllokun e banimit ’11 Janari’ në lagjen 'Besëlidhja'.

moti i keq ne vend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj