LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e radhës më 7 maj! Kurti letër Abdixhikut: Nevojitet marrëveshje politike LVV-LDK

• Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. • Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e mërkurë, më 7 maj. • Në seancën e sotme, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma nuk votuan për ngritjen e komisionit për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit. • Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë. • Deputetët kanë arritur të miratojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. • Megjithatë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur peng për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike. • Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. • Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani. • Lidhur me paralizimin e krijimit të parlamentit të ri politik, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku që të krijojnë një koalicion. • Kurti më parë e ka ftuar Abdixhikun të takohen dy herë por është refuzuar në të dy rastet. • Kryeministri shprejhet se nevojitet marrëveshje politike ndërsa shtoi se votuesit e LDK-së preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. • Ai thekson se një takim mes tyre do të ishte më i mirë pasi duhet të flasin dhe t’i diskutojnë këto detaje si politikanë të pjekur që ndikojnë në të ardhmen dhe përparimin e vendit. • Ndërkohë në nisje të seancës në Kuvendin e Kosovës është mbajtur sot një minutë heshtje në nder të dëshmorëve. • Deputetët janë ngritur të gjithë në këmbër përveç, atyre të Listës Serbe që qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pas letrës së Kurtit, Abdixhiku: Do të japim përgjigje zyrtare, pa arrogancë

Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas dërgimit të letrës për marrëveshje për bashkëqeverisje nga kreu i LVV-së, Albin Kurti. Abixhiku ka thënë para gazetarëve se do të shkoj në zyrë ta shoh letrën e pastaj do të jap një përgjigje.

“Kom marrë një letër do të kthej përgjigje. Lejomëni të shkoj në zyre ta shoh letrën njëherë dhe do të kthej përgjigje me kohë. I lus edhe njerëzit tanë që gjendjen e tanishme ta trajtojmë pa arrogancë dhe të kthejmë një përgjigje zyrtare qysh i takon një partie”, tha Abdixhiku.

1 VITE ME PARE

Kurti kërkon të zgjidhë ngërçin politik, i dërgon letër Abdixhikut: Jam i interesuar për marrëveshje politike me LDK-në!

 
Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku që të krijojnë një koalicion. Kurti më parë e ka ftuar Abdixhikun të takohen dy herë por është refuzuar në të dy rastet.

Kryeministri më tej në letër shkruan se nevojitet marrëveshje politike ndërsa shtoi se votuesit e LDK-së preferojnë më së shumti koalicionin me LVV.  

“Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?”, shkruan Kurti.

Ai thekson se një takim mes tyre do të ishte më i mirë pasi duhet të flasin dhe t’i diskutojnë këto detaje si politikanë të pjekur që ndikojnë në të ardhmen dhe përparimin e vendit.

Letra e plotë:

I nderuar kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetë të LDK-së së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike.

Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet.

LDK njihet si parti e cila nuk ka hezituar për koalicione qeverisëse: në 2001-2004 me PDK dhe AAK, në 2004-2007 me AAK, në 2008-2010 me PDK, në 2014-2017 sërish me PDK, ndërkaq në 2020 me LVV.

Mosapajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha sesa që LDK i kishte para koalicioneve të mëhershme kur i bëri ato. Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.

Jam i bindur që votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë? LVV nuk është e interesuar për koalicion me PDK. Ne edhe mund të shkojmë në zgjedhje të reja ku pak çka mund të ndryshojë për LDK-në dhe mandej sërish do të na duhet të ulemi bashkë për koalicionin LVV-LDK! Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash? Pse edhe një palë zgjedhje për koalicionin e njëjtë?

Natyrisht që më së miri do të ishte të takohemi e t’i flasim dhe t’i diskutojmë këto si politikanë të pjekur që kanë ardhmërinë e shtetit dhe përparimin shoqëror prioritet mbi çdo tjetër.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Kuvendi i Kosovës ngrihet në këmbë dhe mban një minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve, deputetët e Listës Serbe qëndrojnë ulur

Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e
seanca ne kuvendin e kosoves

KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje në nder të dëshmorëve. Deputetët janë ngritur të gjithë në këmbër përveç, atyre të Listës Serbe që qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.

Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e
seanca

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen Dëshmorët e Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve krerët më të lartë të shtetit shqiptar kryejnë homazhe. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Në vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

1 VITE ME PARE

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 11-të seanca e konstituimit të parlamentit të ri! Tentativa e radhës më 7 maj

Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e
kuvendi

PRISHTINË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 11-të. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e mërkurë, më 7 maj. Në seancën e sotme, PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-Nisma nuk votuan për ngritjen e komisionit për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit.

Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill. Deputetët kanë arritur të miratojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Megjithatë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur peng për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani.

PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme. Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik, sot tentativa e 11-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Vijon i paralizuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca e
Foto

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00. Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill.

Deputetët kanë arritur të miratojnë vetëm dy pikat e para të rendit të ditës: miratimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Megjithatë, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur peng për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani.

PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme. Në vazhdimin e dhjetë të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës nga kryesuesi Avni Dehari.

kuvendi i kosoves albin kurti ldk lumir abdixhiku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj