LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar. Kryeministri: Kosova të vazhdojë zbatimin unilateral të marrëveshjes (I rikthehet qëndrimeve anti-Kurti)

• Kryeministri, Edi Rama së bashku me Sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken kanë mbajtur një konferencë për mediat. • Gjatë vizitës së Blinken në Tiranë u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve. • Ndërkohë gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Blinken është Sekretari i 6-të i Shtetit që viziton Shqipërinë gjatë historisë së saj ndërsa shtoi se vizita në vendin tonë është një shenjë e rëndësishme e miqësisë dhe e vlerësimit. • Rama më tej shtoi se vendi ynë ka prioritet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se Shqipëria po bën çmos që të shkojë përpara. • Rama shtoi se në vend është zhdukur miti i pandëshkueshmërisë por theksoi se ka shumë punë për të bërë akoma. • Gjithashtu gjatë konferencës Rama ka komentuar edhe situatën mes Kosovës dhe Serbisë, ku shigjetoi kryeministrin Albi Kurti, që sipas tij duhet të koordinohet me SHBA-në për çdo lëvizje, sepse pa ata nuk do të kishte Kosovë të pavarur. •Rama po ashtu i kërkoi Kurtit që të vazhdonte me zbatimin e kërkesave të marrëveshjes me Serbinë në mënyrë unilaterale, ndërkohë që një kërkesë e tillë ndaj Serbisë, nuk u bë kurrë. • Ndërkohë gjatë fjalës së tij Sekretari amerikan falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës dhe të qytetarëve afgan. • Blinkën gjatë konferencës foli dhe për reformën në drejtësi dhe për progresin që ka bërë kundër krimit të organizuar, por korrupsionin nuk e përmendi fare si temë. • Blinken theksoi se muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ushtarake të Kuçovës. • Ndërsa për situatën mes Kosovës dhe Serbinë, Blinken deklaroi se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e vetmja zgjidhje.

13 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Dialogu me Serbinë, Rama: Kosova të vazhdojë zbatimin unilateral të marrëveshjes

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ditën e sotme Kosovës që të vazhdojë me zbatimin unilateral të marrëveshjes me Serbinë. Gjatë konferencës me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Rama ka theksuar se është në interesin e tyre që të zbatojnë çdo pikë të marrëveshjes dhe detyrimisht kërkesat e Serbisë. Sipas Ramës këto kërkesa nuk janë shtrënguese, por janë kërkesa që krijojnë një kontekst të lartë për mbështetjen ndaj Kosovës. Ndërkohë që një thirrje të tillë për Serbinë nuk ka ardhur nga kryeministri Rama ditën e sotme.

"Por shqiptarët e Kosovës dhe të gjithë ne së bashku duhet të jemi të vetëdijshëm që është në interesin tonë që të përparojë unilateralisht nëse është nevoja me kërkesat që janë në tryezën e dialogut. Që nuk janë shtrënguese, nuk janë as kërkesa që Kosova të lëshojë një milimetër, por janë kërkesa që bëjnë të mundur krijimin e një konteksti që e ngre larg Republikën e Kosovës, si një republikë që meriton të gjithë mbështetjen dhe besimit e aleatëve tonë strategjik, pa të cilët e ardhmja bëhet shumë më e largët dhe e tashmja shumë më e komplikuar. Përsëris apelin për Prishtinën që të mos bëjnë asnjë hap të pakordinuar me SHBA, sepse është në interesin e tyre por edhe të aleancës tonë," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Reforma në Drejtësi, Blinken: Kemi filluar të shikojmë rezultate kundër krimit të organizuar

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken ka komentuar dhe reformen në Drejtësi gjatë vizitës në Tiranë. Në një konferencë për mediat, Blinken ka theksuar se kjo reformë ka dhënë rezultate ndaj krimit të organizuar, por luftën kundër korrupsionit nuk e përmendi fare. Sipas tij Reforma nuk ka qenë as e thjeshtë dhe as e shpejtë për tu bërë dhe se ka nisur që të shihen rezultatet e para. 

"Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqesore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë. Ka një luftë informatike nga mëngjesi në mbrëmje. Është e rëndësishme për sa flasim për lidhjet tregëtare përmes vendeve tona. Një nga paraardhësit e mi tha ju jeni me ne, ne jemi me ju," tha Blinken.

2 VITE ME PARE

Kërcënimet nga Rusia, Blinken: E kemi marrë shumë seriozisht, fokus është siguria e SHBA-së dhe e popullit

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken gjatë konferencës së mbajtur ditën e sotme në Tiranë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëvë ndër të cilat ka qene edhe ajo nesë ka një kërcënim nga Rusia.

Blinken në përgjigjen e tij u shpreh se se shumë shpejt do të flasin për këtë duke shtuar se fokusi i Presidentit amerikan, Joe Biden është siguria e SHBA dhe popullit të saj.

Pyetja: Kanë dalë informacione për një kërcënim serioz sigurie nga Rusia, ndërsa po kërkohet një përgjigje nga SHBA. Si e konsideroni urgjencën e këtij kërcënimi, dhe cila është përditshmëria që SHBA ka për ta përballur?

Blinken: Nuk është aftësi aktive, por diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht. Shumë shpejt do të flasim dhe jemi diskutuar dhe me partnerët. Por fokusi i presidentit është siguria e SHBA dhe popullit, dhe ndërsa i qasemi kësaj, kjo është e para.

Sa i përket pengjeve në Gaza, sikurse e dini ne kemi dhënë një propozim, që përmbledh atë që Katar-Egjipt-Izrael ka propozuar. Është diçka që ne besojmë se ka disa gjëra që ende nuk janë miratuar por ofrohet mundësia për të punuar në një marrëveshje. Jemi duke punuar intensivisht që të gjejmë një dakordësi, dhe besoj se kjo është e mundur. Por ka disa çështje shumë të vështira që duhen zgjidhur. Ne jemi të angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje.

2 VITE ME PARE

Tensionet në Kosovë-Serbi, Blinken: Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga e vetme

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga e vetme për Kosovën dhe Serbinë. Gjatë një konference për mediat, Blinken theksoi se SHBA-ja është përpjekur që të çojë përpara integrimin e dy vendeve në Evropë.

"Nuk mund të shkojmë mbrapa në të ardhmen, nuk mund të kemi ripërsëritje të asaj që ka ndodhur, të asaj që shumë njerëz kanë përjetuar në 1990. Jemi të angazhuar që të mbështesim të gjitha përpjekjet për të çuar përpara integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Evropën. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur, jemi të angazhuar të bëjmë gjithçka që duhet dhe që mundemi që të mbështesim të dy vendet teksa përshkojnë këtë shteg," tha Blinken.

2 VITE ME PARE

Nuk u takua me asnjë zyrtarë të Opozitës, Blinken i shmanget pyetjes: Takova një sërë personalitetesh

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i është shmangur pyetjes se përse nuk takoi asnjë zyrtarë të Opozitës gjatë vizitës në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Blinken theksoi se sot pati mundësi të takohet me një sërë njerëzish. Ndërkohë që shtoi se kur të kthehet nga darka në Mynih, do të takohet me pjesën tjetër.  

"Unë kam pasur një mundësi të takohem me një sërë njerëzish, përveç atyre që takova që i përkasin politikës. Kam pasur mundësinë që të takohem me personalitete të Reformës në Drejtësi. Kur të kthehem nga darka do të kem mundësi të takohem me pjesën tjetër," tha Blinken.

2 VITE ME PARE

"Shqipëria mbështetëse e madhe për Ukrainën"/ Blinken: Muajin e ardhshëm do të përurohet baza ushtarake e Kuçovës

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Shqipëria është nga vendet që kanë mbështetur më shumë Ukrainën dhe popullin afgan. Gjatë fjalës së tij, Blinken theksoi se marrëdhënia mes dy vendeve është më e fortë se kurrë dhe se trupat shqiptare në NATO janë duke ruajtur Kosovën. Gjithashtu Blinken dha lajmin se muajin e ardhshëm do të përurohet baza ushtarake në Kuçovë.

"Ju falënderoj shumë që na keni mikpritur sot. Do ta filloj me dy shprehje që kemi. “Nëse dikush nuk ka mundësi të përjetojë kënaqësinë, ne kemi mundësinë ta ftojmë sërish”. “Dhe kur dielli shkëlqen dhe kur nuk bie shi, është një mik i rëndësishëm”. Kjo është diçka që nuk mund t’ua shpreh sa duhet që është tribut. Jam në vizitën e parë sepse ky partneritet është më i fortë se çka qenë. Është një rrugë me dy kalime dhe po bëjmë gjëra me njëri-tjetrin dhe për njëri-tjetrin. Si alet kyc i NATO-s, zë i rëndësishëm në KS e OKB kemi partneritet të rëndësishëm. Kemi folur për gjëra të rëndësishme, për Ukrainën që është përballur me Rusinë. Kemi patur mundësinë të diskutojmë për sfidat për po përballemi, për të nxitur sigurinë. Shqipëria ka qenë një nga mbështetëset e para të Ukrainës dhe ka dërguar ndihma ushtarake dhe është një nga 10 kontrinueset kryesore për të ardhurat për frymë. Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën e Kuçovës," tha Blinken.

2 VITE ME PARE

Reforma në Drejtësi, Rama me Blinken: Miti i pandëshkueshmërisë është zhdukur

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se reforma në drejtësi ka dhënë rezultat në vendin tonë. Gjatë konferencës me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, Rama theksoi se çdo njeri me pushtet që ka shkelur ligjin, po dalin dhe po japin llogari falë reformës në Drejtësi. Po ashtu Rama ka shtuar se ka shumë punë për të bërë në lidhje me këtë reformë.  

"Dua ta falënderoj publikisht për çka në mënyrë të përsëritur kemi thënë me miqtë amerikanë, për mbështetjen e pazëvendësueshme për transformimin e Shqipërisë nga një vend që nuk ka pasur drejtësi dhe kultura e pandëshkueshmërisë ishte standardi, që i bënte qytetarët e këtij vendi të besonin se asnjëherë ligji nuk do të ishte i barabartë, duke na mundësuar që sot ne të shohim që jo, edhe në Shqipëri, është e mundur që njerëz me pushtet të lidhur edhe me pushtetin ekzistues ekzekutiv të thirren për të dhënë llogari para ligjit, për shkelje të ligjit, Peshën dhe vlerën e së cilës Shqipëria do e konceptojë shumë vite më pas, Kur nisëm përpjekje për reformën në drejtësi dhe morë mbështetjen nga aleatët tanë, të gjitha anketimet gjenin mbështetje masive pavarësisht përkatësive politike, të majtë dhe të djathtë e mbështesnin reformën në drejtësi. Nuk është sekret që këtu ne kemi problem të gjejmë konsensus, nëse pyesni sa është ora, kemi një orë të majtë, të djathtë dhe të qendrës. Pyetjes nëse ata që mbështesin reformën në drejtësisë do të shikonin njerëz të pushtetshëm para drejtësisë shumica i përgjigjeshin jo. Jetojmë në një kohë ku miti i të pushtetshmit mbi ligjin është rrëzuar, por ka shumë punë për të bërë akoma. Nëse sot ka një arsye të rëndësishme për të qenë më të bindur se asnjëherë tjetër për vlerën e këtij partneriteti, është angazhimi i partnerëve tanë strategjikë në ndihmë për të ndryshuar një faqe të historisë së Shqipërisë që dukej e pandryshueshme për gjithë jetën," tha Rama.

2 VITE ME PARE

"Serbia nuk po e ndihmon dialogun"/ Rama 'nuk e kursen' Kurtin: Kosovës duhet t’i kthehet besimi

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj homologut të Kosovës Albin Kurtit, gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka theksuar se nuk duhet harruar që pa SHBA-në, nuk do të kishte Kosovë të pavarur. Ndërkohë që shtoi se Kosovës duhet që t'i kthehet besimi dhe për këtë të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të gjitha lëvizjet.

"Patjetër që kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Do investohemi që rajoni të shkojë para sepse është në interesin në radhë të parë, tonin. SHBA kanë qenë dhe do jenë mbështetës të njohjes së Kosovës, dhe është mirë që shqiptarët kudo nga janë të mos e harrojnë se pa ta nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA në këtë rajon, specifikisht për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, është interes i dorës së dytë apo i ndarë nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet për gjeneratat e tjera.

Ndihemi të keqardhur kur shohim hapa pas dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë, po ashtu të vetëdijshëm edhe për faktin si sulmi terrorist në Banjskë… Serbia nuk e ndihmon si duhet procesin gjithmonë, por në radhë të parë shqiptarët e Kosovës, dhe të gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që të përparojë me kërkesat në tryezën e dialogut. Nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama me Blinken: Duam Evropën në rajon, po bëjmë çmos që të shkojmë përpara

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë ka prioritet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, Rama theksoi se Shqipëria po bën çmos që të shkojë përpara. Po ashtu, Rama ka theksuar se Shqiperia e ka dorën e shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit.

“Dua ta falënderoj Blinken edhe për një mbështetje që shihet dhe flitet pak, por është e rëndësishme dhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky proces varet nga çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne çmojnë interesimin e administratës amerikane dhe faktin që në takime të rëndësishme me aleatë, Blinken nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tej këtë proces. Patjetër që kemi folur për rajonin dhe kemi ndarë shqetësimet. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara sepse është në interes të popullit tonë që bashkimin me europën ta shohë si pjesë të pandarë vlerash,” tha Rama.

2 VITE ME PARE

Rama batuta me Blinken: Zgjodhët darkë në Mynih, por ushqimi jonë është më i shijshëm

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, në lidhje me darkën që ky i fundit do të hajë në Gjermani. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Blinken preferoj më shumë ushqimin gjerman, se sa ushqimin shqiptar, që është më i shijshëm. 

"Natyrisht nuk mund të mos e ndaj me publikuan keqardhjen që një darke me ne në Shqipëri dhe një darke në Mynih ju zgjodhën ushqimin jo dhe aq të shijshëm gjerman. Ne tonën e bëmë. Jam shumë i kënaqur nga bashkëbisedimi i hapur dhe niveli i ndërveprimit dhe mirëkuptimit mes nesh. Me vjen mirë që kjo vizitë koiçidon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Vizita e Sekretarit amerikan në Tiranë, Blinken nënshkruan dy marrëveshje me Hasanin

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.

Blinken, Rama dhe Hasani

TIRANË- Sekretari amerikan, Antony Blinken ka nënshkruar 2 marrëveshje me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Gjatë vizitës së sotme në Tiranë Blinken firmosi dy marrëveshje të reja mes Shqipërisë dhe SHBA-së. 

Marrëveshjet e firmosura:

Memorandum mirëkuptimi, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Memorandumit mirëkuptimi Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2 VITE ME PARE

Rama në konferencë me Blinken: Jemi të nderuar nga vizita juaj, jeni Sekretari i 6 i Shtetit që vizitoni Shqipërinë

Konferenca Rama - Blinken, Sekretari: Po luftohet krimi i organizuar.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është i nderuar nga vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan Antony Blinken ditën e sotme. Gjatë konferencës për mediat, Rama theksoi se Blinken është Sekretari i 6 i Shtetit që viziton Shqipërinë gjatë historisë së saj. Po ashtu Rama ka theksuar se fakti që Blinken ka gjetur kohë për të vizituar vendin tonë është shenjë e rëndësishme të miqësisë dhe të vlerësimit. 

"Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti por këtë herë ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë pasi jemi shumë të vetëdijshëm për këtë situatë të trazuar. Fakti që ju gjetët kohë dhe njëkohësisht të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë por edhe vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni," tha Rama.

blinken ne tirane edi rama antony blinken

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj