LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur, PD ruan mandatin e 4-të në qarkun e Lezhës, në Fier PS merr 12 mandatet

• Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj po vijon pa ndërprerje ndërsa për qarkun e Lezhës dhe të Fierit ka përfunduar ky proces. • Aktualisht, kanë mbetur rreth 14 mijë vota të panumëruara nga jashtë vendit. • Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht po numërohen votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës. • Edhe pas rezultateve të diasporës PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. • Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin. • Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota. • Në Kuvend nga Partia Demokratike shkojnë Agron Gjekmarkaj, Elda Hoti, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli. Ndërsa nga PS shkojnë në Kuvend Ulsi Manja, Ermal Pacaj dhe Marjeta Neli. • Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit ka ruajtur mandatin e 12-të. • Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. • Nga lista e hapur futen 7 deputetë. • Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin. • Gjatë këtij procesi ka patur tensione sidomos për qarkun e Lezhës ku pati edhe debate. • Përfaqësues nga Departamenti “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi foli në lidhje me disa problematika që janë hasur në lidhje me votën e diasporës në Greqi. • Ai u shpreh se ka pasur një numër të konsiderueshëm fletësh votimi në Greqi me shenjën e njëjtë të ‘X’.  • Ai ngriti pyetjen se sa mund të jetë probabiliteti që e njëjta kaligrafi të jetë në 60 fletë votimi. • Kedhi theksoi se është e papranueshme që kaligrafi i njëjtë të shfaqet në 50-60 fletë votimi, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur votuesit janë anëtarë të një familjeje, por jo për një numër kaq të madh njerëzish. • Ai shtoi se ka patur edhe raste të tjera ku "X" është shkarravitur. • Sipas tij këto janë sinjale që tregojnë se disa votues kanë qenë nën presion.

20 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Ndërpritet procesi i numërimit të votave të diasporës tek "Parku Olimpik", fiken monitorët

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku shfaqet vota. KQZ u ka bërë thirrje numëruesve që të mos karikojnë telefonat në prizat e monitorëve, pasi ka bëre masë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbrëmjen e sotme po numëroheshin votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës. Numri i votave të diasporës për qarkun e Lezhës ka përfunduar ku PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin. Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota. 

Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.

Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit. Çelaj ka rimarrë mandatin me një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut. Sipas KQZ janë numëruar 2852 nga 2917 zarfa total. Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament deri në këto momente janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj.

1 MUAJ ME PARE

Numërohen 80% e votave të diasporës në Kukës, Isuf Çelaj rimerr mandatin e deputetit, 64 vota më shumë se Shkelqim Shehu

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto ilustruese

KUKËS- Në qarkun e Kukësit janë numëruar 80% të votave të diasporës. Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrati Isuf Çelaj ka rimarrë përkohësisht mandatin e deputetit.

Çelaj ka rimarrë mandatin me një diferencë prej 64 votash në total ndaj Shkelqim Shehut. Sipas KQZ janë numëruar 2852 nga 2917 zarfa total.

Qarku i Kukësit u fitua nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore. ASHM ka nxjerrë nga ky qark deri tani 2 deputetë, ndërsa PS 1 deputet. Deputetët e PD-së që do të jenë në parlament deri në këto momente janë Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj.

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,

1 MUAJ ME PARE

Procesi i numërimit të votave të diasporës drejt përfundimit, 14 mijë fletë ende pa u hapur

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto ilustruese

TIRANË- Procesi i numërimit të votave nga diaspora për zgjedhjet e mbajtura më 11 maj po vijon pa ndërprerje ndërsa për qarkun e Lezhës dhe të Fierit ka përfunduar ky proces. Aktualisht, kanë mbetur rreth 14 mijë vota të panumëruara nga jashtë vendit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht po numërohen votat e diasporës për kandidatët në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Kukës.

Edhe pas rezultateve të diasporës PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin. Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota. 

Deputetet e Lezhës në Kuvend

Agron Gjekmarkaj: Lista e Mbyllur (PD) 
Elda Hoti: Lista e Mbyllur (PD) 
Gjin Gjoni: 8873 vota - Lista e Hapur (PD) 
Kastriot Piroli: 5632 vota - Lista e Hapur (PD) 
Ulsi Manja: Lista e Mbyllur (PS)
Ermal Pacaj: Lista e Mbyllur (PS) 
Marjeta Neli: 6745 Lista e Hapur (PS)

Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës për qarkun e Fierit ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.

1 MUAJ ME PARE

Përfundon numërimi i votat të diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të, ja kush shkon në Kuvend nga ky qark (EMRAT)

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto ilustruese

FIER- Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierin. Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës ka ruajtur mandatin e 12-të. Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.

1 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës për qarkun e Shkodrës/ Numërohen 400 vota më shumë se numri i votuesve, fletët e votimit shpërndahen në tokë

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,

Votat

TIRANË- Numërimi i votave të diasporës po vijon pa u ndërprerë ndërsa denoncime të shumta për manipulime votash janë publikuar nga opozita ose janë konstatuar nga mediat. Video ku po numërohen votat e diasporës për qarkun e Shkodrës janë parë shumë fleta votimi në tokë dhe jo në tavolina si zakonisht.

Mësohet se këto vota ose kanë dalë tepër ose nuk kanë asnjë lloj vlere. Në faqen të KQZ për këtë qark rezulton se janë numëruar mbi 400 zarfe më shumë sesa zarfe të ardhura nga diaspora. Në tabelën më poshtë, që i referohet statistikave për Qarkun e Shkodrës, KQZ thotë kanë mbërritur 13533 zarfe nga diaspora, por në krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 13959 vota.

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,

1 MUAJ ME PARE

Përfundon numërimi i votat të diasporës për qarkun e Lezhës, PD mban 4 mandatet, debat mes Nokës dhe Ballës

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Ka përfunduar numërimi i votave të shqiptarëve të Greqisë për qarkun e Lezhës. Edhe pas rezultateve të diasporës PD në Lezhë ka katër mandate ndërsa PS ka 3 mandate. Pas përfundimit të numërimit demokratët të cilët kanë ndjekur të gjithë procesin e numërimit në Parkun Olimpik duartrokitën rezultatin.

Vota e diasporës nuk mjaftoi për të përmbysur avantazhin e PD-së brenda territorit, ndonëse rezultati final u nda vetëm për disa dhjetëra zarfe, 70 vota. Gjithashtu u regjistruan tensione mes Taulant Ballës dhe Flamur Nokës. Ata kanë debatur me njëri-tjetrin ndërsa ndërhynë edhe persona të tjerë për të qetësuar situatën.

Deputetet e Lezhës në Kuvend

Agron Gjekmarkaj: Lista e Mbyllur (PD) 
Elda Hoti: Lista e Mbyllur (PD) 
Gjin Gjoni: 8873 vota - Lista e Hapur (PD) 
Kastriot Piroli: 5632 vota - Lista e Hapur (PD) 
Ulsi Manja: Lista e Mbyllur (PS)
Ermal Pacaj: Lista e Mbyllur (PS) 
Marjeta Neli: 6745 Lista e Hapur (PS)

1 MUAJ ME PARE

Vota e diasporës nga Greqia/ Balla konteston votën e PD-së në Lezhë, ndërhyn Celibashi

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Kutitë e fundit të votave të diasporës nga Greqia për qarkun e Lezhës janë duke u numëruar në parkun Olimpik. Në qarkun e Lezhës PD është në diferencë me 300 vota më shumë se PS. Votat e diasporës do të jenë vendimtare për një mandat.

PD ka marrë 4 mandate ndërsa PS tre dhe 5 kutitë të fundit të diasporës mund të sjellin ndonjë ndyshim që PD të humbasë një mandat. Në një moment pati kontestim nga Taulant Balla për një votë e cila më pas rezultoi e PD-së. Për të shmangur debatet ndërhyri kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

1 MUAJ ME PARE

Numërimi i votave nga Greqia/ Jorida Tabaku debaton me kreun e KQZ-së për mospërputhje votash, Celibashi: Ju garantoj se nuk kanë ardhur vota nga jashtë!

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Numërimit të votave të Diasporës nga Greqia, duket se po i vjen fundit. Gjatë këtij procesi, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka pasur një përplasje me Kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Tabaku ka shprehur shqetësimin nuk i përputheshin votat sipas tabulateve. Teksa i shpjegonte Celibashit se dilnin vota tepër, ky i fundit i tha se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej. Ai e garantoi Tabakun se nuk kishte asnjë ndërhyrje nga jashtë dhe mund të ishte thjesht një gabim njerëzor.

“Ju garantoj se nuk kanë ardhur vota nga jashtë. Mund të kenë qenë vota të hedhura në kuti të tjera gabimisht dhe kanë ardhur këtu”, i tha Celibashi.

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Gjemarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik duke vëzhguar numërimin e votave të diasporës, Elda Hoti e surprizon me një tortë

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj ditën e sotme feston sot 51-vjetorin e lindjes. Gjekmarka edhe në ditën e lindjes ka vendosur të qëndrojë në Parkun Olimpik për të vëzhguar numërimin e votave të Diasporës.


Ndonesë ai nuk i ka dhënë "rëndësinë" e duhur ditëlindjes së tij, kolegët mesa dukket nuk e kanë harruar këtë datë specifiike. Elda Hoti e ka surpzrizuar me një tortë në të cilën ishin edhe qirinjtë me numrin 51. Të pranishmit e shoqëruan këtë moment me duartrokitje dhe e uruan atë. 

1 MUAJ ME PARE

"Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë," Këlliçi: Rama me vjedhjen e votës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri!

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar për votat e diasporës shqiptare në Greqi. Sipas tij masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë. 

Këlliçi shtoi se kjo vjedhje ja ka kaluar edhe udhëheqësve më totalitar në botë, Lukashenko i Bjellorusisë dhe Kim Jong Un i Koresë së Veriut. Ai thekson se kryeministri Edi Rama me me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri.

"ÇMENDURI E PAPARË DER SOT! Masakra e votave të diasporës shkëlqen në qarkun Tiranë, aty ku janë numëruar 1033 vota më shumë se zarfa! Kjo vjedhje kaq flagrante skuq nga turpi edhe Kim Jong Un-in apo Lukashenkon!

Edi Rama me vjedhjen e votës së diasporës ka tejkaluar çdo imagjinatë dhe pritshmëri!
Kjo maskaradë dhe farsë nuk mbaron sot! Do çmontojmë me fakte e prova çdo vjedhje të kryer nga makineria e pushtetit," shkruan ai.

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,

1 MUAJ ME PARE

"Votuesit nën presion për të votuar PS," përfaqësuesi i PD-së: E njëjta kaligrafi në 50-60 fletë votimi! Ka pasur raste ku ‘X’ ka qenë i shkarravitur

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto ilustruese

TIRANË- Përfaqësues nga Departamenti “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Nikola Kedhi në një deklaratë për mediat u shpreh se ka pasur një numër të konsiderueshëm fletësh votimi në Greqi me shenjën e njëjtë të ‘X’. Ai ngriti pyetjen se sa mund të jetë probabiliteti që e njëjta kaligrafi të jetë në 60 fletë votimi.

Kedhi theksoi se është e papranueshme që kaligrafi i njëjtë të shfaqet në 50-60 fletë votimi, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm në rastin kur votuesit janë anëtarë të një familjeje, por jo për një numër kaq të madh njerëzish. Ai shtoi se ka patur edhe raste të tjera ku "X" është shkarravitur. Sipas tij këto janë sinjale që tregojnë se disa votues kanë qenë nën presion.

"Ka pasur fletë votimi të shumta me shenjën e njëjtë të ‘X’. Tani, më thoni, cili është probabiliteti që të jetë e njëjta kaligrafi në 50-60 fletë votimi? E kuptojmë kur janë anëtarë të një familjeje, por jo për 50-60 persona të ndryshëm. Ka pasur raste të tjera kur ‘X’ ka qenë i shkarravitur. Këto janë sinjale që na bëjnë të kuptojmë se disa votues janë ushtruar presion për të deklaruar se votuan për ju, dhe, çuditërisht, kjo shenjë ‘X’ është e njëjtë për të gjithë për PS.

Nga ana tjetër, për Vlorën është një kaos i plotë. Ka pasur një përqindje të caktuar për PS dhe PD, e cila është ruajtur në përgjithësi. Por këtu, jo vetëm që nuk janë ruajtur, por ka një diferencë të madhe mes rezultateve të diasporës në Greqi dhe atyre brenda vendit në Vlorë. Nëse në Vlorë PD është rreth 30%, në rezultatet e Greqisë arrijmë vetëm 14%, dhe e gjithë kjo shkon ende më poshtë. PS arrin të ketë 85-86% në të gjitha kutitë e votimit. Kjo është e pamundur nga ana statistikore," tha ai.

1 MUAJ ME PARE

"Harmoninë e Lezhës se prish dot ti nga Tirana"/ Tensione në Parkun Olimpik, Manja përplaset me Jorida Tabakun: Të kam fal njëherë kur shkove në shtëpi te Besnik Dervishi!

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto nga vendngjarja

TIRANA- Prej mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i numërimit të votave të diasporës dhe janë regjistruar disa momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik para pak orësh. Një debat i ashpër ka ndodhur mes drejtuesit të Lezhës për Partinë Socialiste, Ulsi Manja me kandidaten Jorida Tabaku nga Partia Demokratike. Gjatë debatit me tone të ashpra, Manja i thotë Tabakut, se ka e falur njëherë kur ka shkuar në shtëpinë e Besnik Dervishit, referuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

"Harmoninë dhe paqen në Lezhë se prish dot ti nga Tirana. Dakord. Secili në shtëpi të vetë. Të kam fal njëherë kur shkove në shtëpi te Besnik Dervishi," tha Manja. 

1 MUAJ ME PARE

"55,519 vota janë cilësuar të pavlefshme", Celibashi: Nga gjithë procesi kanë rezultuar të parregullta 9 kuti

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
ilirjan celibashi

TIRANË-  Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave të diasporës

Celibashi tha se numri i votave të vlefshme dhe atyre të pavlefshme përputhet plotësisht me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti. Më tej u shpreh se 9 kuti janë vlerësuar të parregullta, 7 prej të cilave në momentin e dorëzimit nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 të tjera janë konstatuar më pas.

Gjithashtu bëri me dije se procesi i numërimit të votave jashtë vendit është drejt përfundimit për disa qarqe, përfshirë Kukësin dhe Tiranën, dhe do të vijojë me vlerësimin e votave për kandidatët e listave të hapura.

"1,406,833 janë vota të vlefshme dhe 55,519 janë të pavlefshme. Nëse mbledhim numrin e votave të vlefshme me numrin e votave të pavlefshme, atëherë përputhet 100% me numrin e fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe këtu nuk kemi kontradiktë.

Në lidhje me kutitë, janë vetëm 9 kuti që kanë rezultuar të parregullta nga procesi i votimit. 7 prej tyre janë shpallur të parregullta që në momentin e dorëzimit të kutive nga KQV në KZAZ, ndërsa 2 janë konsideruar të tilla nga KZAZ pas marrjes së kutive në dorëzim, ka rezultuar kështu.

Kjo është panorama sa i përket numërimit të fletëve brenda vendit. Sa i përket numërimit të fletëve jashtë vendit, ka nisur procesi edhe për numërimin për deputetë në qarkun Kukës. Është drejt përfundimit në këto momente që flasim edhe për qarkun e Tiranës, dhe do të nisin menjëherë me vlerësimin e votave për kandidatët e listës së hapur", tha Celibashi. 

1 MUAJ ME PARE

Numërimi i votave të diasporës për qarkun e Lezhës/ PD kërkon rinumërimin e dy kutive, Manja-Celibashit: Nëse e pranon kërkesën, numëroji ti votat

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,

TIRANË- Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende në Parkun Olimpik. Gjatë këtij procesi nuk kanë munguar edhe tensionet mes përfaqësuesve të subjekteve politike. Kësaj radhe përplasja ka qenë për votat në qarkun e Lezhës, ku aktualisht PD- ASHM kryeson me mbi 400 vota më shumë sesa PS. 

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
rezultati

Demokratë kanë kërkuar rinumërimin e dy kutive të votimit, pasi sipas tyre tabela përfundimtare ka tre vota më pak nga sa kanë mbajtur shënim vëzhguesit. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga socialistët, ndërsa të pranishëm në Parkun Olimpik janë dhe dy ministrat, Taulant Balla dhe Ulsi Manja. 

Ky i fundit ka replikuar me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin, ku i ka thënë se nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai.

"Shko numëroji ti votat", i ka thënë Manja- Celibashit, i cili vëzhgoi nga afër rinumërimin e votave të një kutie.

1 MUAJ ME PARE

"Me aq dashnorë sa ka Rilindja..."/ Gjekmarkaj për votat e Greqisë: Është e pamundur! Duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Agron Gjekmarkaj

TIRANADrejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si po trajtohet vota e shqiptarëve të diasporës e ardhur nga Greqia për zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Gjekmarkaj tha se është një grabitje e vetëdijshme pasi sipas tij, duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë. Ai shtoi se është e pamundur që trendi që është brenda Lezhës të përmbyset me votat e Greqisë me 80% në favor të PS-së. Gjekmarkaj vazhdoi duke thënë se me aq dashnorë sa ka Rilindja në Greqi, ata mundin dhe Partinë Komuniste të Kinës.

"Ajo që po shoh me votat e Greqisë, termi "masakër" është një term i butë. Është një grabitje e vetëdijshme dhe po t’i shikosh me vëmendje kutitë, duket se kutitë janë mbyllur nga e njëjta dorë, edhe nga shenjat. Nuk ka asnjë arsye që trendi që është brenda qarkut të Lezhës të ndryshojë në Greqi, e cila përmbyset me 80% në favor të PS-së në raport me PD-në, sepse njerëzit tanë janë shpërndarë në atë mënyrë ku ne i dimë se ku i kemi.

Një shoqëri primitive që nuk ka shtet, nuk ka administratorë, ai që është më i fortë, që ka ligjin e xhunglës, ia merr tjetrit haptazi dhe ia përplas duke ia numëruar në fytyrë, me atë që ka ndodhur në Greqi. Nëse në vende të tjera do ketë pasur një gërshetim të elementëve që u përmendën, besoj se në Greqi janë marrë refugjatë, kutitë janë mbushur me fleta dhe i kanë sjellë këtu.

Është e pamundur të ketë logjikë këtu, nuk ka fare logjikë. Ndjenja është "pro PD" por ky është një vullnet i dy a tri individëve për të mbushur plot me vota për Rilindjen. Me aq dashnorë sa ka Rilindja në Greqi, ata mundin dhe Partinë Komuniste të Kinës", tha Gjekmarkaj.

1 MUAJ ME PARE

"Ky është një shpartallim i procesit zgjedhor"/ Topalli për votat e Greqisë: Procesi i marrjes së zarfeve nuk është bërë nga DHL por nga Partia Socialiste

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Jozefina Topalli

TIRANADrejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli, ka komentuar ashpër procesin e votimit të emigrantëve në Greqi. Në një deklaratë për mediat Topalli e ka cilësuar si rastin më flagrant të shkeljes së çdo norme dhe standardi të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Topalli tha se është një proces i pakontrolluar dhe kontaktorët e DHL-së janë kooptuat nga strukturat e pushtetit në Greqi, gjë e cila është në kundërshtim me marrëveshjen e bërë mes tyre dhe KQZ-së. Topalli tha se këto rezultate në zgjedhje janë parë vetëm në Korenë e Veriut dhe shtoi se ky është një shpartallim i procesit zgjedhor.

"Ky është rasti më flagrant i thyerjes së çdo norme dhe çdo standardi të procesit të votimit të shkruar në Kodin Zgjedhor. Mesa shihet, rezultatet shkojnë deri në 85% për PS në Fier, mund të shkojnë në Berat, e njëjta fenomen është në të gjitha qarqet, Durrës etj. Është një proces që siç e kemi thënë, i pakontrolluar dhe kontraktorët e DHL që është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë midis tyre dhe KQZ, mesa duket janë kooptuar nga strukturat e pushtetit në Greqi.

Këtë e kemi kuptuar me logjikë që ditë më parë dhe në mënyrë të veçantë në Athinë, Selanik e Kretë postën e ka bërë partia në pushtet. Në këto kushte, procesi i marrjes së zarfeve nuk është bërë nga DHL por nga njerëz të tjerë dhe rezultati që kemi sot është larg reales.

PS mund të fitonte sot, mund të shtonte vota, por rezultat 90% unë personalisht besoj se kjo gjë në 2025 mund të ndodhte në Korenë e Veriut, por për shkak të ndryshimit të sistemit ka ndodhur dhe në Shqipërinë tonë të dashur, dhe ky është një shpartallim i procesit zgjedhor," tha Topalli. 

1 MUAJ ME PARE

FOTO/ Problematikat me votat e diasporës, 43 mijë fletë të numëruara, në sistem 42 mijë votues të regjistruar

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
foto ilustruese

TIRANË- Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende prej 6 ditësh. Ndërkohë gjatë këtij procesi janë konstatuar disa probleme, të cilat janë evidentuar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje, rezulton se për qarkun e Tiranës janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi të diasporës, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,

1 MUAJ ME PARE

Nis numërimi i votave nga Greqia/ Partia Demokratike: Numëruesit dhe komisionerët të kontestojnë çdo fletë votimi! Kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto ilustruese

TIRANË- Votat e mbërritura nga Greqia, kanë nisur të numërohen sot. Ato u lanë pezull për disa ditë pasi dyshohet se kishin parregullsi, por këtë e ka hedhur poshtë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, pasi tha se nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Marash Logu bëri me dije se nga ana e PD është urdhëruar që numëruesit të kontestojnë çdo fletë votimi. 

“Ne si numërues kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual.

Ne i kontestojmë të gjitha votat e ardhura nga shteti grek dhe kërkojmë mospërfshirjen e tyre në rezultatin përfundimtar, për shkak se shpërndarja dhe marrja në dorëzim e tyre nga operatori postar nuk ka garantuar as minimumin e standardit të sigurisë së votës, sa i përket marrjes dhe dorëzimit individual," tha Logu.

1 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Ja kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë! 'Futen në lojë' edhe partitë e reja (EMRAT)

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
Foto ilustruese

TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të larta për Partine Socialiste, e cila del sërish forcë dominuese, duke siguruar 83 mandate në Kuvendin e ri prej 140 vendesh. Sakaq ndiqet nga Partia Demokratike me 50 mandate, duke mos lënë pas edhe aktorët e rinj  politik, si Adriatik Lapaj nga Nisma “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”.

Partia Socialiste ka siguruar shumicën e votave me 52% të tyre ose përkthyer në 812.316 vota, një numër bindës në Kuvend të cilësuar prej 3/5 ose 83 deputetë. Ndërkohë Partia Demokratike dhe aleatët e saj (PD-ASHM) kanë arritur vetëm 50 mandate, me një rezultat kombëtar prej 522.949 votash (33.7%).

Përbërja e Parlamentit shqiptar pas 11 majit: 

Partia Socialiste: 83 deputetë

1. Ervin Demo  (BERAT – )
2. Enriketa Jaho (BERAT – )
3. Hysen Buzali (BERAT – 8209)
4. Fadil Nasufi (BERAT – 6327)
5. Hatixhe Konomi (BERAT – 3372)
6. Blendi Klosi (DIBER – )
7. Alma Selami  (DIBER – )
8. Agron Malaj  (DIBER – 12616)
9. Klodiana Spahiu (DURRES – )
10. Milva Ekonomi  (DURRES – )
11. Loer Kume  (DURRES – )
12. Skender Pashaj (DURRES – )
13. Aurora Mara  (DURRES – )
14. Arkend Balla (DURRES – 18651)
15. Ani Dyrmishi  (DURRES – 11576)
16. Etleva Budini  (DURRES – 4038)
17. Arbjan Mazniku  (ELBASAN – )
18. Bora Muzhaqi (ELBASAN – )
19. Ermal Elezi (ELBASAN – )
20. Adi Qose (ELBASAN – )
21. Evis Kushi (ELBASAN – )
22. Sara Mila  (ELBASAN – 18626)
23. Saimir Hasalla (ELBASAN – 9361)
24. Olsi Komici  (ELBASAN – 9020)
25. Aulona Bylykbashi  (ELBASAN – 8315)
26. Agron Gaxho (ELBASAN – 5969)
27. Belinda Balluku (FIER – )
28. Petrit Malaj (FIER – )
29. Kiduina Zaka  (FIER – )
30. Erjo Mile  (FIER – )
31. Ana Nako(FIER – )
32. Ceno Klosi  (FIER – 16638)
33. Klevis Jahaj  (FIER – 12696)
34. Asfloral Haxhiu  (FIER – 11622)
35. Antoneta Dhima  (FIER – 6860)
36. Elton Korreshi  (FIER – 5966)
37. Zegjine Caushi  (FIER – 4074)
38. Dhimiter Kruti (FIER – 3629)
39. Mirela Furxhi (GJIROKASTER – )
40. Termet Peci  (GJIROKASTER – 9468)
41. Piro Dhima (GJIROKASTER – 6902)
42. Niko Peleshi  (KORCE – )
43. Romina Kuko (KORCE – )
44. Genti Lakollari (KORCE – )
45. Ilirian Pendavinji   (KORCE – 10133)
46. Bledi Çomo (KORCE – 9478)
47. Besa Spaho  (KORCE – 6691)
48. Eduard Shalsi  (KUKES – )
49. Ulsi Manja (LEZHE – )
50. Ermal Pacaj  (LEZHE – )
51. Marjeta Neli  (LEZHE – 6745)
52. Marjana Koceku   (SHKODER – )
53. Onid Bejleri  (SHKODER – )
54. Xhenis Cela  (SHKODER – )
55. Bujar Rexha (SHKODER – )
56. Edi Rama  (TIRANE – )
57. Ogerta Manastirliu (TIRANE – )
58. Elisa Spiropali  (TIRANE – )
59. Lindita Nikolla  (TIRANE – )
60. Taulant Balla (TIRANE – )
61. Adea Pirdeni  (TIRANE – )
62. Albana Kociu  (TIRANE – )
63. Igli Hasani  (TIRANE – )
64. Delina Ibrahimaj  (TIRANE – )
65. Ilva Gjuzi  (TIRANE – )
66. Iris Luarasi  (TIRANE – )
67. Erion Malaj  (TIRANE – )
68. Blendi Gonxhja (TIRANE – 22 014)
69. Erion Brace   (TIRANE – 20826)
70. Ervin Hoxha   (TIRANE – 18905)
71. Fatmir Xhafaj (TIRANE – 12519)
72. Ornaldo Rakipi  (TIRANE – 9548)
73. Anila Denaj    (TIRANE – 8728)
74. Blerina Gjylameti   (TIRANE – 5751)
75. Bledar Cuci  (VLORE – )
76. Zamira Sinaj    (VLORE – )
77. Erjona Ismaili   (VLORE – )
78. Pirro Vengu  (VLORE – )
79. Damian Gjiknuri  (VLORE – 10031)
80. Vullnet Sinaj  (VLORE – 8757)
81. Ardit Bido   (VLORE – 7360)
82. Vasil Llajo  (VLORE – 4894)
83. Brunilda Mersini  (VLORE – 4892)

Partia Demokratike – Aleanca Shqipëria Madhështore: 50 deputetë

1. Enno Bozdo (BERAT – )
2. Zija Ismaili (BERAT – )
3. Xhelal Mziu  (DIBER – )
4. Denisa Vata (DIBER – )
5. Oerd Bylykbashi (DURRES – )
6. Artan Luku  (DURRES – )
7. Manjola Luku  (DURRES – )
8. Gent Strazimiri  (DURRES – )
9. Igli Cara  (DURRES – )
10. Arian Ndoja  (DURRES – 8232)
11. Tomor Alizoti (ELBASAN – )
12. Edmond Haxhinasto (ELBASAN – )
13. Klodiana Capja  (ELBASAN – )
14. Blendi Himci  (ELBASAN – )
15. Gazment Bardhi  (FIER – )
16. Luan Baci  (FIER – )
17. Brunilda Haxhiu  (FIER – )
18. Saimir Korreshi   (FIER – )
19. Tritan Shehu  (GJIROKASTER – )
20. Ivi Kaso   (KORÇË – )
21. Ledina Alolli   (KORÇË – )
22. Bledjon Nallbati  (KORÇË – )
23. Fidel Kreka  (KORÇË – 6523)
24. Flamur Hoxha  (KUKËS – )
25. Shkelqim Shehu   (KUKËS – 7493)
26. Agron Gjekmarkaj  (LEZHË – )
27. Elda Hoti  (LEZHE – )
28. Gjin Gjoni (LEZHE – 8873)
29. Kastriot Piroli  (LEZHE – 5632)
30. Luciano Boçi  (SHKODER – )
31. Kliti Hoti  (SHKODER – )
32. Greta Bardeli (SHKODER – )
33. Ramadan Likaj   (SHKODER – )
34. Bardh Spahia   (SHKODER – 9466)
35. Sali Berisha  (TIRANE – )
36. Flamur Noka  (TIRANE – )
37. Albana Vokshi  (TIRANE – )
38. Belind Kellici  (TIRANE – )
39. Tedi Blushi   (TIRANE – )
40. Jozefina Topalli  (TIRANE – )
41. Fatmir Mediu  (TIRANE – )
42. Edi Paloka  (TIRANE – )
43. Erisa Xhixho (TIRANE – )
44. Mesila Doda   (TIRANE – )
45. Klevis Balliu   (TIRANE – )
46. Besart Xhaferi (TIRANE – )
47. Jorida Tabaku  (TIRANE – 19003)
48. Bujar Leskaj    (VLORE – )
49. Vangjel Dule   (VLORE – )
50. Ina Zhupa   (VLORE – )

Partia Socialdemokrate: 3 mandate

1. Tom Doshi  (SHKODER – )
2. Sabina Jorgo  (SHKODER – )
3. Albana Pellumbi  (TIRANE – )

Partia Mundësia: 2 mandate

1. Agron Shehaj    (TIRANE – )
2. Erald Kapri  (TIRANE – )

Lëvizja Bashkë: 1 mandat

1. Redi Muci   (TIRANE – )

Nisma Shqipëria Bëhet: 1 mandat

1. Ana Dajko (Lista e mbyllur)  (Adriatik Lapaj, lista e hapur)   (TIRANE – )

1 MUAJ ME PARE

KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën numërimin e tyre, nis hapja e zarfeve me votat e ardhura nga shqiptarët e Greqisë

Vota e diasporës rrit tensionet/ 14 mijë fletë ende pa u hapur,
foto ilustruese

TIRANË- Ka nisur hapja e zarfeve me votat e ardhura nga Greqia. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor vendosën që 50 mijë votat do të numërohen rregullisht ashtu si votat e tjera të ardhura nga diaspora. 

Këto vota u lanë mënjanë prej 5 ditësh pasi u kontestuan nga PD dhe KQZ pranoi fillimisht kërkesën e tyre për t'i trajtuar veçmas. Më pas KAS rrëzoi këtë vendim dhe kërkoi që procesi i numërimit të tyre të zhvillohet normalisht. 

Edhe Kolegji Zgjedhor një ditë më parë, rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore (KAS).

Aktualisht Partia Socialiste kryeson edhe në votat e shqiptarëve jashtë vendit, ashtu si në votat e atyre brenda vendit. Në rang kombëtar PS siguroi 83 mandate, ndërsa PD-ASHM vetëm 50 mandate. 3 mandate ka siguruar Partia Socialdemokra, 2 ka siguruar Partia Mundësia. Nga 1 mandat kanë marrë Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë. 

lezhe vota e diaspores

Sondazh

Poll

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

"PS po shkon në Kishën e Laçit, luten që PD të vazhdojë kështu!" Sula i drejtohet opozitës në Kuvend

Sula në Kuvend: Deri në qershor duhet të dalin të gjitha vendimet dhe rezolutat

Tabaku: Parlamenti ka nevojë që të ketë debat për raportin mbi zgjedhjet

Noka-Spiropalit: Turet tuaja turistike për të bërë selfie, nuk mund të bllokojnë axhendën e Kuvendit

Peleshi-opozitës:Me ju apo pa ju ne do ta mbyllim me shumë sukses Kuvendin për të filluar në shtator

"Kështu vepruat edhe për gjenocidin në Kosovë!" Shehu në Kuvend: Sillni projektligjet t'i miratojmë

"Më vjen mirë që më ndjek," Spiropali i përgjigjet Bardhit: Seanca u shty se kishte mungesa

Bardhi-Spiropalit: Nuk ishit në Ukrainë, por duke ngrënë drekë në Greqi

Spiropali, replikë me Vokshin: Ndoshta ju jeni një nga arsyet kryesore që PD ka marrë këtë rezultat

Rama i rikthehet "Sy m'Sy:Po presim lajmin për hapjen e një tjetër grupkapitulli në negociatat me BE

Brunilda Laboviti pas debatit me Valbona Treska merr Policinë në telefon: Nuk më lirojnë zyrën

Berisha: Misioni im historik është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët

"Është vetëm fillimi"/ Berisha: Këta kriminelë elektorale do ta paguajnë atë që u bënë shqiptarëve

Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Berisha denoncon blerjen e votave në Tiranë: Ky është momenti kriminal i ndarjes së parave

Berisha: Këto fakte të pakundërshtueshme delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet

Tensione në Kuvend, Spiropali përjashton Nokën nga seanca: Nuk lejoj këtu zaptim të foltores!

Zhupa: PS i mbushi listat e kandidatëve me emra që s’dinin se si të fillonin dhe mbaronin një fjali

Spiropali i përgjigjet Vokshit: As kam takuar dhe as njoh njerëz me precedentë penalë

Gogu: Zoti ta ruajë Shqipërinë nga ata që janë gati ta djegin se nuk e qeverisin dot

Gjekmarkaj: Në të vërtetë keni humbur, jeni bërë viktima të urdhrit të nënshtrimit!

Bardhi: Nuk e tha opozita se zgjedhjet u morën peng, e ka thënë shefi i delegacionit të PE!

Balla-opozitës: Zgjedhjet kanë përfunduar, gjeni vetë votat tuaja ku kanë shkuar

Noka-mazhorancës: Themelet e pushtetit tuaj qëndrojnë mbi votën e blerë

Bardhi dhe Noka i drejtohen Spiropalit: Nuk niset mbledhja e Kuvendit pa kuorumin e nevojshëm

Goditet grupi kriminal në Finlandë/ Dumani: Merreshin me drogërave sintetike

Operacioni antidrogë/ Për ekzekutimin e 11 masave të sigurisë u angazhuan 110 policë

Prokurori Shehu jep detaje: Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste

Grupi kriminal i drogës në Finlandë/Kraja: Përfshirje nga Shqipëria dhe Spanja drejt Finlandës

Prokurori finlandez: Droga trafikohej nga Spanja, aktiviteti kriminal drejtohet nga shqiptarë

Operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, Dumani: Janë goditur disa grupe kriminale

Maska me fytyrë njeriu, uniforma policie...Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Zhupa: Ministrja e Arsimit duhet të vijë të japë llogari për çështjen e Gramshit!

Dogjani përplaset me Bushkën në Komisionin e Ligjeve: Zgjedhjet u manipuluan

Korrupsioni me fondet e IPARD/Berisha: Dosjen e mban të bllokuar Altin Dumani me urdhër të Edi Ramës

Berisha: Licencat e kanabisit i kanë marrë njerëzit e lidhur me Edi Ramën dhe partinë e krimit!

Finalja e Champions League/ Berisha: Rama me çarter dhe me bileta 30-40 mijë euro ndoqi ndeshjen!

Berisha: Rama bleu qindra mijëra vota duke kanabizuar tërësisht farsën elektorale

Berisha: Rama dha leje për mbi 29 mijë hektarë kanabis me vlerë 10 mld euro në vitin elektoral

"Kanë edhe një bos në hije"/ Berisha: Klani Troplini u transformua në kartel droge këto vite

Berisha: Irena me 5 mbiemra prej 15 muajsh mbrohet nga Altin Troplini, Olsi Çela dhe Ulsiu

Berisha: Vetorët e Edi Ramës pranuan një dokument të falsifikuar të Irenës me 5 mbiemra

Berisha del nga ambientet e SPAK: Altin Dumani do quhet Altin Troplini

Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij

Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës

Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor

Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, te segmente të bandës së Shullazit

Berisha: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"

Seanca plenare në Kuvend/ Berisha: Farsa zgjedhore u krye me paratë e krimit

"Do kemi disa seanca intensive!" Peleshi në seancë plenare: Jemi në Parlament, jo në cirk!