LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Duhen parë afatet, postat duan 40 ditë! Drejt finalizimit të procedurave për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve!

• Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me votën e diasporës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. • Celibashi u shpreh se vota e diasporës nuk po shkon drejt dështimit. • Ai shtoi se ka disa problematika që duhet të adresohen dhe për këtë u bën thirrje partive politike që të ulen në diskutime. • Kreu i KQZ-së tha se ka informuar partitë palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës së votimit të emigrantëve. • Celibashi gjithashtu thekoi se çështjen e zgjatjes së afatit duhet ta bëjnë përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. •  Ai theksoi se do të realizojnë votën e emigrantëve edhe pse mund të vijnë edhe me vonesë, një gjë të tillë e parashikon edhe ligji. • Celibashi është shprehur se do të zhvillojë një takim me Presidentin, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. • Ai më tej u shpreh se natyrisht se sa më shumë kohë të kenë në dispozicion aq më mirë do jetë për KQZ-në. • Celibashi theksoi se është një çështje që i takon presidentit ndërsa theksoi se çdo datë që vendoset ata duhet të punojmë për realizmin e zgjedhjeve në atë datë. • Ai është pyetur së fundmi nëse do të flasë personalisht me kryetarin e PD-së, Sali Berishën për votimin elektronik ndërsa partia e tij e ka refuzuar këtë metodë votimi. • Celibashi në fjalë e tij u shpreh se ka komunikimin shumë të mirë me përfaqësuesit e të gjitha niveleve të të gjitha partive. • Ai theksoi se nuk është e nevojshme ndërsa shtoi se nuk ka konstatuar nevojën për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë si me kryetarin e PS-së dhe atë të PD-së. • Celibashi gjatë fjalës së tij është shprehur se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Drejt finalizimit të procedurave për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve!

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Duhen parë
Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij është shprehur se janë drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Sipas tij javën që vjen ky proces do jetë i finalizuar dhe do të merren me aspektin teknik të ndërtimit të kësaj platforme.

Ai theksoi se do të evidentojnë dokumentacionin dhe modelet zgjedhor që do përdoren për votimin nga jashtë. Celibashi gjithashtu shtoi se po ndërtojnë fillimisht në letër gjithë infrastrukturën logjistike të këtij procesi ndërsa theksoi se është sfidë e vërtetë për KQZ dhe çdo ditë e më shumë bëhet sfidues ky proces.

"Jemi drejt finalizimit të procedurave që lidhen me përdorimin e platformës, për blerjen e platformës për regjistrimin e votuesve nga jashtë. Në javën që vjen ky proces do jetë i finalizuar dhe do të merremi me aspektin teknik të ndërtimit të kësaj platforme. Do evidentojmë dokumentacionin dhe modelet zgjedhor që do përdoren për votimin nga jashtë. Po ndërtojmë fillimisht në letër gjithë infrastrukturën logjistike të këtij procesi për të cilin duhet ta them që është sfidë e vërtetë për KQZ dhe çdo ditë e më shumë bëhet sfidues ky proces. Është me rëndësi të thuhet që deri në momentin që flasim, çdo gjë dukshëm po kontribuon në realizmin me sukses të këtij procesi.  

Jo pa qëllim thash çfarë lidhet me KQZ, me përjashtim të aktit të fundit që ka të bëjë me procedurat e numërimit, dhe fletës së votimit, është akt që mori më shumë kohë për ta përgatitur dhe besoj sot ose nesër ia përcjell Komisionit Rregullator. Çdo gjë tjetër është përmbushur nga KQZ. Brenda 1 jave dhe ky akt do jetë në fuqi, besoj se edhe Komisioni Rregullator do e miratojë. Ka disa çështje, ne si institucion bazuar në çfarë kemi zhvilluar konsultime me qëllim të realizmit të votimit nga jashtë, kemi konkluduar se ka disa aspekte që nuk lidhen vetëm me KQZ. Mund të këtë një problematike, ne thjesht e kemi sjellë në vëmendje," tha ai.

Celibashi shtoi se procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Sipas tij ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ai shtoi se procesi i printimit të fletëve do marrë një ose dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset. Sa i përket shërbimin postar Celibashi tha se ka shërbime që e sjellin votën edhe për dy ose tre ditë, por ngriti pyetjen që a janë mundësitë që të paguhet 200-300 euro për çdo votues.

"Sipas dispozitave aktuale, procesi i regjistrimit të kandidatëve dhe partive përfundon 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Teorikisht ekziston mundësia që ky proces për shkak të ankimeve të përfundojë 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Ne listën e kandidatëve e konsiderojmë që e kemi edhe 30 ditë para datës së zgjedhjeve. Nga operatorët e shërbimit postar, është fakt, ne do duam të kemi 40 ditë në dispozicion. Kanë qenë tre operatorë, dy prej tyre emra të njohur, që kanë thënë të njëjtën gjë.

Procesi i printimit të fletëve do e marrë një ditë, dy ditë, duke angazhuar të gjithë resurset dhe duke i shtuar. Humbasim edhe dy ditë apo tre ditë, votuesi jashtë i ka edhe dy apo tre ditë. Për shërbimin postar mbetet diku tek 15 ditë. Ka shërbime postare që e sjellin edhe për dy ose tre ditë, por a i kemi mundësitë që të paguajmë 200-300 euro për çdo votues. Çfarë është në dorë ët KQZ do bëhet, sido që të ndodhë me këtë proces do jetë e qartë, sa edhe për këdo spekulant që nesër mos ta ketë mundësinë ta drejtojë gishtin te KQZ.

Do jetë e qartë e kishim apo jo në dorë për ta bërë këtë gjë. Me siguri 100% do ia dalim të ndërtojmë platformën elektronike të votimit, ne besoj se kemi mbaruar punë si institucion. Çështjet e tjera do duhet ti diskutojmë, hajde ulemi. Kjo çështje është, partitë politike, ajo që është në qeveri dhe opozitën, do duhet ta konsiderojnë. S’po them se domosdoshëm duhet të ndryshosh dispozitat, ne kërkojmë që ti paraprijmë. S’ka rëndësi se kush do jetë nesër përgjegjësi, ata nuk do duan t’ia dinë, në fund është e rëndësishme çfarë do ndodhë, do bëhet apo s’do bëhet. Është mirë që të gjithë aktorët të punojnë bashkë për ato problematika," tha ai.

1 VITE ME PARE

A do flasë me Berishën për votimin elektronik? Celibashi: Kam komunikim të mirë me përfaqësuesit e partive! Nuk ka nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë me kryetarët

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Duhen parë
Ilirjan Celibashi

TIRANË-  Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është pyetur së fundmi nëse do të flasë personalisht me kryetarin e PD-së, Sali Berishën për votimin elektronik ndërsa partia e tij e ka refuzuar këtë metodë votimi. Celibashi në fjalë e tij u shpreh se ka komunikimin shumë të mirë me përfaqësuesit e të gjitha niveleve të të gjitha partive.

Ai theksoi se nuk është e nevojshme ndërsa shtoi se nuk ka konstatuar nevojën për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë si me kryetarin e PS-së dhe atë të PD-së. 

"E kam komunikimin shumë të mirë me përfaqësuesit e të gjitha niveleve të të gjitha partive. Kam komunikim të drejtpërdrejtë me përjashtim të drejtuesve të partive kryesore politike. S’kam konstatuar që kam nevojën për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë si me kryetarin e PS dhe atë të PD. Nuk shoh që ka nevojë, për aq sa ka qenë rasti për të patur komunikim të tillë të mos ketë funksionuar ai komunikimi që kam në përditshmëri me të autorizuarit prej tyre për të komunikuar me KQZ", tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

Përcaktimi i datës së zgjedhjeve, Celibashi: Sa më shumë kohë të kemi në dispozicion, aq më mirë për KQZ-në!

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Duhen parë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është shprehur se do të zhvillojë një takim me Presidentin, Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Celibashi më tej u shpreh se natyrisht se sa më shumë kohë të kenë në dispozicion aq më mirë do jetë për KQZ-në.

Ai më tej theksoi se është një çështje që i takon presidentit ndërsa theksoi se çdo datë që vendoset ata duhet të punojmë për realizmin e zgjedhjeve në atë datë.

"Sa i përket datës së zgjedhjeve, kemi marrë ftesë nga Presidenti për konsultim për caktimin e datës. Natyrisht sa më shumë kohë të kemi në dispozicion aq më mirë do jetë për KQZ. Është një çështje që i takon presidentit, çdo datë që ai vendos ne do duhet të punojmë për realizmin e zgjedhjeve në atë datë," tha Celibashi.

1 VITE ME PARE

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik! Duhen parë afatet, postat duan 40 ditë

Vota e diasporës në zgjedhjet e 2025/ Celibashi: Duhen parë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me votën e diasporës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Celibashi u shpreh se vota e diasporës nuk po shkon drejt dështimit. Ai shtoi se ka disa problematika që duhet të adresohen dhe për këtë u bën thirrje partive politike që të ulen në diskutime.


“Përgjigjja ime është kjo, procesi i votimit nga jashtë nuk është në rrezik. Ka zero rrezik, nuk po shkon drejt dështimit. Ky proces sot nuk është në rrezik. Ka problematika që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Ai shtoi se ka informuar partitë palët se kompanitë e shërbimit postar kërkojnë 30-45 ditë kohë për vajtje-ardhjen e fletës së votimit të emigrantëve. Celibashi gjithashtu thekoi se çështjen e zgjatjes së afatit duhet ta bëjnë përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Ai theksoi se do të realizojnë votën e emigrantëve edhe pse mund të vijnë edhe me vonesë, një gjë të tillë e parashikon edhe ligji.

zgjedhjet presidenciale 2025 celibashi vota e diaspores

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj