Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar nga Greqia që të marrin zarfet e votimit në pikat ku janë njoftuar dhe të kryejnë procesin zgjedhor. • Rama u shpreh se ka patur probleme me shpërndarjen e zarfeve, por shtoi se kompania tani e ka kaluar këtë problematikë dhe i ka vënë gjërat në vijë. • Ai u bëri thirrje të tërheqin zarfet të votojnë teksa vuri theksin se kjo është një mundësi historike pasi është hera e parë që diaspora voton. • Ai foli edhe në lidhje me marrvëshjen e pensioneve më Greqinë teksa tha se negociatat vazhdojnë. • Nga ana tjetër Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greqi po manipulohet. • Topalli i ka kërkuar KQZ dhe SPAK të verifikojnë dhe të nisin hetimet për këtë dyshim për krim zgjedhor. • Në fjalën e saj Topalli theksoi sot se këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli ka deklaruar se vota e diasporës në Greqi po manipulohet. Topalli i ka kërkuar KQZ dhe SPAK të verifikojnë dhe të nisin hetimet për këtë krim zgjedhor. Në fjalën e saj Topalli theksoi se këto manipulime janë kthyer tashmë në normalitet dhe se është një shqetësim i madh.
"Posta DHL ka bërë një nënkontraktim me të tjerë që nuk funksionon sipas ligjit dhe në kundërshtim me detyrimet ligjore. Ditët e fundit ka një thyerje të normave ligjore dhe Kodit Zgjedhor në shumë vende të Greqisë. Kemi raste kur jo vetëm nuk dorëzohen më zarfat në shtëpi në mënyrë individuale por i cojnë email, i thonë të vijnë në pika më të afërta, që është një zyrë e lojrave të fatit ku shkojnë të marrin zarfin. Qytetarët nisen për të marrë zarfin dhe ato nuk e gjejnë më zarfin, por i thonë se zarfi nuk është këtu, pavarësisht se ata nuk e kanë marrë.
Në Itali një zonjë që punon në ambasadën shqiptare në Romë shkon e mbledh zarfa dhe dorëzon në mënyrë antiligjore. Kjo quhet Marjeta Mikeli. Është e pabesueshme. E kanë bërë dhe gjatë regjistrimit. kanë kaluar cdo masë. Por nëse në Itali është më e kufizuar, ajo që po ndodh në Greqi është në të gjithë territorin e shtetit grek. Shqetësimi është jashtëzakonisht i madh. Kemi informacion kur marrin makina me qira nga Shqipëri dhe i çojnë në Greqi për të mbledhur votat. Kemi rastin kur ish kryetari i komunës së Carcovës, zyrtar në bashkinë e Përmetit, i japin një shumë financiare dhe më pas ia plotëson vetë shqiptarëve fletën e votimit. E ka emrin Veli Mehmeti. Nuk është fenomen sporadik por është kthyer në normalitet. Njerëzit e PS janë kthyer si zyra të DHL," tha Topalli.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'Sy" u ka bëë thirrje të gjithë shqiptarëve që janë regjistruar nga Greqia që të marrin zarfet e votimit në pikat ku janë njoftuar dhe të votojnë. Rama u shpreh se ka patur probleme me shpërndarjen e zarfeve por shtoi se kompania tani e ka kaluar këtë problematikë dhe i ka vënë gjërat në vijë.
Ai u bëri thirrje të tërheqin zarfet të votojnë teksa vuri theksin se kjo është një mundësi historike pasi është hera e parë që diaspora voton. Rama shtoi se ata që kanë marrë zarfin të kthejnë në Shqipëri të votuar me numrin 5. Ai foli edhe në lidhje me marrvëshjen e pensioneve më Greqinë teksa tha se negociatat vazhdojnë.
"Desha të përcjell një mesazh për të gjithë ata që janë regjistruar në Greqi, të marrin zarfet dhe të mos lënë këtë mundësi historike. Eshtë një takim me histroinë për te kyçur Shqipërinë në shtëpine evropiane. Ka patur disa probleme, kompania ka vënë gjerat në vije. Zarfet janë shpërndarë dhe i keni informacionet dhe mos përtoni ti tërhiqni nga pikat e kompanisë. Nëse i keni marrë zarfet kthejini drejt Shqipërisë me numrin 5. Ky votim ka rëndësi sidomos për shqiptarët në Greqi që nuk kanë pasaportën dhe janë futur në ethet e pensioneve. Negociatat kanë nisur por nuk e dimë se kur do të përfundojnë," tha Rama.