LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë, Mandiç në krye të Parlamentit, qytetarët s'e pranojnë: Është proserb!

•Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të. •Kryeministri i këtij vendi do të jetë Milojko Spajiç, për zgjedhjen e së cilës qeveri votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi. •Sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike. •Ndër tjerash, Dragan Krapoviç është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinoviç është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujoviç është ministre e Kulturës dhe Mediave. •Siç kanë theksuar mediat vendase, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiçit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviç. •Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. •Sakaq, të hënën, kryetari i Demokracisë së Re Serbe (NSD) dhe një nga liderët e koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG), Andrija Mandiç u zgjodh kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.  

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Von der Leyen: Mali i Zi duhet të përqendrohet plotësisht në procesin e anëtarësimit

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Ursula von der Leyen

MAL I ZI-  Mali i Zi tani duhet të përqendrohet tërësisht në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Podgoricë.

E pyetur se sa reale janë pritjet që Mali i Zi të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2030, von der Leyen tha se nuk ka nevojë të pritet “nëse plotësohen kushtet”.

“Nuk ekziston kalendar i procesit të anëtarësimit në BE, por e rëndësishme është që të zbatohen reformat. E inkurajoj Malin e Zi që ta kalojë atë miljen e fundit dhe dyert do të hapen”, tha von der Leyen në një konferencë të përbashkët për media me presidentin e Malit të Zi, Jakov Millatoviç.

Zyrtarja evropiane tha se procesi i zgjerimit është ndër prioritetet kryesore të KE-së, dhe Mali i Zi për një kohë të gjatë ka qenë shteti që ka bërë më së shumti përparim në rrugën drejt anëtarësimit. Ajo lavdëroi Malin e Zi për përshtatjen 100 për qind me politikën e jashtme dhe sigurisë të BE-së.

Mali i Zi është shteti i vetëm në mesin e shteteve kandidate që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Megjithatë, që nga viti 2017, Podgorica nuk ka mbyllur asnjë kapitull negociues. Në raportin e vitit të kaluar të Brukselit u tha se autoritetet në Mal të Zi nuk kishin shfaqur përkushtim për agjendën e BE-së.

Presidenti Jakov Millatoviq tha se kupton qëndrimin kritik të BE-së të shprehur në raportin e vitit të kaluar të KE-së dhe në një rezolutë të miratuar së fundi nga Parlamenti Evropian.

“Shpresoj që ne kemi mësuar nga kjo, në kuptimin që pas një periudhë të gjatë kohore të dinamikave të pakënaqshme, tani janë krijuar kushtet për të përshpejtuar procesin edhe më fuqishëm”. Millatoviç tha se eshte optimist që Mali i Zi do të bëhet anëtar i BE-së para vitit 2030.

Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Millojko Spajiq. Ajo më pas do të vazhdojë turneun e saj ballkanik me vizita në Beograd dhe Sarajevë. Paraprakisht, von der Leyen vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën./REL

2 VITE ME PARE

Premtimi i kryeministrit të ri të Malit të Zi: Ndikimi i Serbisë në punën e Qeverisë është, “zero”

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Milojko Spajiç

SERBI- Kryeministri i ri, Milojko Spajiç, në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjes së qeverisë së re të Malit të Zi, i pyetur se sa do të ketë ndikim Serbia në punën e Qeverisë ka thënë “zero”, shkruan N1. 

Ai ka thënë gjithashtu se Beogradi s’ka pasur kurrfarë ndikimin në formimin e Qeverisë. Spajiç pason Dritan Abazoviçin në pozitën e kryeministrit, ndërkohë që në kryet të Kuvendit të Malit të Zi është zgjedhur Andrija Mandiç nga koalicioni pro-serb dhe pro-rus. 

Përfshirja në koalicionin qeverisë në Mal të Zi të një formacioni pro-rus dhe pro-serb që ka marrë kryetarin e Kuvendit e që në program ka tërheqjen e njohjes së Kosovës, largimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qasjen anti-NATO ka ngritur shqetësimet për drejtimin që mund të marrë Mali i Zi.

2 VITE ME PARE

Qeveria e re në Mal të Zi, Abazoviç i dorëzon detyrën kryeministrit të ri, Milojko Spajiç

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Dritan Abazoviç dhe Milojko Spajiç

MAL I ZI-  Dritan Abazoviç i ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të 44 të Malit të Zi, Milojko Spajiç ndërsa i ka uruar suksese.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, sot në mëngjes u bë transferimi i detyrës! Kryeministrit të ri dhe të 44-tës i urova suksese. Qeverisë. Se Mali i Zi gjithmonë ul vetëm sukseset dhe qëndron në rrugën e duhur!”, thotë Abazoviç.

Kujtojmë se gjatë votimit nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. DPS dhe SD thanë se qeveria e 44-të është kundër Malit të Zi, anti-evropiane dhe pro-ruse. Ata thonë gjithashtu se nuk do të zgjasë shumë sepse siç thonë ata është ndërtuar mbi themele të gabuara.

Përbërja e Qeverisë së 44-të:

Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiç, MSc
Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, MSc
Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Pavićević
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj
Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Šćekić
Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviç
Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviç
Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviç
Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviç
Ministri i Financave – Novica Vukoviç
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviç
Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviç
Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiç
Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Šimun
Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviç
Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviç
Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviç
Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinovic
Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviç
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviç
Ministri i Administratës Publike – Maraš Dukaj
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Đeka  

2 VITE ME PARE

Andrija Mandiç zgjidhet kryetar i ri i parlamentit në Malin e Zi

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Andrija Mandiç

MAL I ZI-  Kryetari i ri i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiç, është një nga liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, i cili është pro serb dhe pro rus. SHBA dhe BE shprehen të shqetësuara.

Kandidaturën e tij e përkrahën deputetet nga radhët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi” partia e ish-Frontit Demokratik, Lëvizja Evropa Tani, Demokratët, Partia Popullore Socialiste pro-serbe dhe dy parti shqiptare.

Në prag të votimit deputetet e opozitës u larguan nga salla e parlamentit, kurse deputetët e Partisë Demokratike të Socialisistëve lidhën një fjongo të zezë në mikrofon në emër të, siç thanë, “ditës së zezë për demokracinë në Mal të Zi”.

Mandiç pasi dha betimin tha se “dëshiron pajtim në Mal të Zi. “Pajtimi në këto momente është shumë i rëndësishëm pasi jemi dëshmitarë të asaj që bota është në prag të konfliktit, dhe ne duhet të jemi të bashkuar e të pajtuar”, tha Mandiç.

Po ashtu Mandiç tha se regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi do të fillojë më 30 nëntor dhe se në ditët në vazhdim do të sigurojmë të gjitha masat e duhura mbrojtëse që qytetarët të kenë qasje në të dhënat që u ofron Monstati.

Mandiçi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe, anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF), i cili së fundi është riemëruar si koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi.”

Ai çdo herë ka përsëritur që prioritete të politikës së jashtme të partisë së tij janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Partia e tij po ashtu është kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Në Parlament më të ashpër ishin deputetet nga radhët e partisë Demokratike të Socialistëve të ish-kryeministrit Millo Gjukanoviç. Ata thane që zgjedhja e Andrija Mandiçit si Kryetar të Parlamentit ndryshon karakterin e Malit të Zi dhe orientimet e politikës së tij të jashtme. Po ashtu ata thanë se “politika që personifikon Mandiçi asnjëherë nuk e ka njohur Malin e Zi si shtet sovran dhe të pavarur.

SHBA dhe BE të shqetësuara

Ambasadorja e SHBA-së, Judy Rising Reinke, pas lajmërimit që mandatari Millojko Spajiç dhe qeveria do të ketë përkrahjen e koalicionit “Për të ardhmen e Malit te Zi” tha se Uashingtoni “është shumë i shqetësuar për inkorporimin e partive dhe liderëve qe kundërshtojnë vlerat euroatlantike.” Kundër Mandiçit u shprehën dhe qarqe nga Bashkimi Evropian.

Për shkak të zgjedhjes së Mandiçit para Kuvendit pati protesta të organizuara nga Forumi i Qytetarëve të Lirë të ashtuquajtur Luça dhe partitë opozitare. Ata kundërshtuan fuqishëm zgjedhjen e Mandiçit dhe paralajmërimin për organizimin e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi. /DW

2 VITE ME PARE

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi, Milojko Spajiç kryeministër

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Milojko Spajiç

MAL I ZI- Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri Milojko Spajiç. Sipas mediave vendase, për Qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.

Gjatë votimit, ndër tjerash, thuhet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. Edhe pse pritej që Spajiç të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.

Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë.  Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Spajiqçka shkelur Kushtetutën.

Siç vënë në pah mediat, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiçit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviç. Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiçit. Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç. 

2 VITE ME PARE

Mandiç në krye të Parlamentit malazez, qytetarët në protestë: Ai është proserb! Në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, po e bëjnë edhe këtu

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Protesta para Kuvendit Malazez

MAL I ZI- Zgjedhja e Andrija Mandiç në krye të Parlamentit malazez nuk ka marrë pëlqimin e të gjithëve që kanë protestuar për disa orë para selisë së Kuvendit të mbrëmjes së djeshme. Ata i kërkuan kryeministrit të ardhshëm, Milojko Spajiç, që të shtyjë listën dhe të pranojë të gjitha vendet, ose të bëjë një bojkot të ashpër.

Në politikën rajonale, Mandiç ka lidhje të ngushtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dhe me presidentin e Republikës së Sërpska në Bosnjën e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Votohet Qeveria e re e Malit të Zi/ Tre prej ministrave shqiptarë,
Andrija Mandiç

Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.00 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve '90. Është, gjithashtu, i afërt me ideologjinë e lëvizjes çetnike, e cila ka krijuar Gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore. Titullin simbolik të dukës çetnik e ka që nga viti 2007. 

mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj