LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e Astrit Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje të jashtëzakonshme, Sadushi: KLGJ po vegjeton. Bani: Të ndalet gjuha e urrejtjes

• Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në vendin tonë është mbajtur ditën e sotme. • Gjyqtarët e kanë nisur mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në Gjykatën e Apelit në Tiranë. • Në mbledhje kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte një vrasje e paralajmëruar. • Gjatë fjalës së tij, Sadushi tha se kjo ka ardhur për shkak të fushatës denigruese dhe gjuhës së përdorur ndaj zyrtarëve të drejtësisë. • Gjykatësi Gerd Hoxha ka thënë se duhet një ndërhyrje emergjente në ligjet për sistemin gjyqësor. • Hoxha kërkoi ndalimin e menjëhershëm të gjuhës së urrejtjes ndaj gjykatësve dhe prokurorëve në vend. • Hoxha u shpreh se dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ai dhe kolegët e tij. • Kryetari i GJKKO, Erjon Bani ka kërkuar i inspektimin e gjykatave dhe të vendosen pranë tyre koordinator sigurie. • Gjatë mbledhjes së gjykatësve, Bani tha se duhet të kryhet një inspektim fizik i infrastrukturës për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e tyre. • Në mënyrë që sistemi i drejtësis të jetë i sigurt jo vetëm për stafin gjyqësor, por edhe për qytetaret që pjesëmarrës në praktikat gjyësore, Bami rekomandoi rishikimin e protokolleve dhe politikave ekzistuese. • Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Iliba Bezat ka thënë se duhet të merren masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë. • Bezat tha se siguria e gjyqtarëve nuk është çështje personale por e shtetit, pasi sistemi gjyqësor është një nga tre shtyllat themelore të një shtetit demokratik. 

5 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Mbledhja e jashtëzakonshme/ Kryetari i GJKKO Erjon Bani: Të inspektohet infrastruktura në gjykata, të vendoset koordinator sigurie

Vrasja e Astrit Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje të
Erjon Bani

TIRANË- Kryetari i GJKKO, Erjon Bani ka thënë se duhet të inspektohen gjykatat dhe të vendosen pranë tyre koordinator sigurie. Gjatë mbledhjes së gjykatësve, Bani tha se duhet të kryhet një inspektim fizik i infrastrukturës për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e tyre.

Gjithashtu ai tha se duhet të vendoset një koordinator, i cili duhet të shërbejë si pikë lidhëse mes gjykatës, policisë dhe institucioneve të tjera. Në mënyrë që sistemi i drejtësis të jetë i sigurt jo vetëm për stafin gjyqësor, por edhe për qytetaret që pjesëmarrës në praktikat gjyësore, Bami rekomandoi rishikimin e protokolleve dhe politikave ekzistuese.

Ndërsa theksoi se një pjesë e rëndësishme është edhe edukimin e publikut  mbi rregullat e sigurisë. Në fund Kryetari i GJKKO tha se siguria në gjykata nuk është privilegj i gjyqtarëve, por kusht themelor për ekzistencën e shtetit të së drejtës.

"Ngjarja tragjike e datës 6 Nëntor, në Gjykatën e Apelit, ku kolegu ynë i ndjerë, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një plagë e thellë dhe një goditje e rëndë për sistemin gjyqësor të Republikës së Shqipërisë.

Kjo ngjarje, që tronditi jo vetëm trupën e magjistratëve por gjithë opinionin publik, duhet të shërbejë si pikë kthese historike për të rivlerësuar rrënjësisht mënyrën se si trajtohet siguria në ambientet e gjykatave dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi respektin ndaj institucioneve të drejtësisë.

Gjithashtu, kjo ngjarje është një moment kur më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit të drejtësisë shqiptare.

Sot, jemi të vetëdijshëm se Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor. Problemi nuk është i kufizuar vetëm brenda mureve të gjykatave, ai fillon nga mungesa e kulturës juridike në shoqëri, nga moskuptimi i rolit të drejtësisë si garanci e paqes sociale dhe përfundon tek një diskurs publik shpesh agresiv e denigrues ndaj gjyqtarëve. Është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit.

Në vendet e zhvilluara, respekti për pushtetin gjyqësor është i pakushtëzuar, askush nuk e vë në dyshim rolin e gjyqtarit si mbrojtës i ligjit dhe i të drejtave themelore të njeriut. Në Shqipëri, për fat të keq, ky respekt është gërryer me vite nga sulmet politike, nga mungesa e mbrojtjes institucionale dhe nga një frymë publike që shpeshherë e sheh gjyqtarin si armik, jo si garantues të drejtësisë.

Gjendja në të cilën ndodhet sot gjyqësori është e papranueshme dhe demoralizuese, por kjo mbledhje duhet të na shërbejë si moment bashkimi e reflektimi. Ne duhet t’i japim forcë njëri-tjetrit, të ringjallim idealin që na udhëhoqi që prej bankave të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës, idealin për një Shqipëri ku sundon ligji, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij dhe ku çdo magjistrat mund të ushtrojë detyrën me dinjitet dhe në siguri të plotë.

Ky ndryshim duhet të nisë nga themeli i shoqërisë, nga shkollat, universitetet, familjet dhe sidomos media, për të krijuar një kulturë të re respekti ndaj ligjit dhe institucioneve të drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të formohet brezi i ardhshëm që e sheh gjyqësorin si simbol të shtetit, jo si objekt presioni apo urrejtjeje.

Situata ligjore dhe rregullatore në Shqipëri

Kur flas për sigurinë në gjykata, nuk e kam fjalën vetëm për mbrojtjen fizike të gjyqtarëve. Mbrojtja përfshin çdo person që hyn në gjykatë apo që ushtron detyrën brenda gjykatës, duke përfshirë këtu punonjësit e administratës, palët në proceset gjyqësore, dëshmitarët, viktimat, ekspertët, gazetarët dhe publikun.

Shqipëria ka një kuadër ligjor që përcakton përgjegjësinë e Policisë së Shtetit për rruajtjen e rendit dhe sigurinë në sallat e gjykimit si dhe detyrimin e Këshillave të Gjykatave për detajimin e rregullave për ruajtjen e sigurisë (VKM nr. 333/2010, 932/2010, 538/2020 dhe neni 38 i ligjit nr. 98/2016). Megjithatë, kjo mbrojtje nuk është zbatuar ende në gjykatat e vendit. Është momenti që çdo Këshill Gjykate të përcaktojë rregullat e brendshme për ruajtjen e sigurisë dhe që Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor të hartojnë një politikë të mirëpërcaktuar për rregullin dhe sigurinë në ambientet e gjykatave sipas parashikimeve të nenit 49 të Ligjit nr. 98/2016.

Standardet ndërkombëtare.

Në këtë fjalim timin, dua të nënvizoj këtu reagimin e magjistratëve në SHBA, kur pas sulmit fatal në shtëpinë e gjyqtares federale Esther Salas në Neë Jersey më 19 korrik 2024, humbi jetën djali i saj dhe u plagos rëndë bashkëshorti. Menjëherë Konferenca Gjyqësore iu drejtua Kongresit Amerikan me kërkesën për një paketë masash sigurie, duke kërkuar fonde për përmirësimin e sistemeve të sigurisë në shtëpitë e gjyqtarëve dhe godinat federale, si dhe masa shtesë për mbrojtjen e informacionit personal të gjyqtarëve. Propozimet përfshinin instalimin e sistemeve moderne të alarmit, rritjen e numrit të policëve federalë, përmirësimin e kamerave të sigurisë dhe masa ligjore për të parandaluar publikimin e informacionit personal.

Ky rast nënvizon rëndësinë e sigurisë së gjyqtarëve dhe familjeve të tyre dhe shërben si pikë referimi për shqyrtimin e situatës në Shqipëri.

Rekomandime për përmirësimin e sigurisë në gjykata

Në këtë kuadër, ky fjalimi i imi sot synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit të magjistratëve lidhur me sigurinë në gjykata dhe të ofrojë rekomandime konkrete për përmirësimin e saj. Ai bazohet në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata” të Qendrës Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA (NCSC, 2022) dhe “Udhëzuesin e Shoqatës Kombëtare të Sherifëve” (NSA, 2020) mbi sigurinë në gjykata.

Mbështetur në këto udhëzues për të vlerësuar gjendjen e sigurisë fizike të gjykatave shqiptare, propozohet që të ndihen hapat si më poshtë vijon:

Metodologjia e vlerësimit të situatës aktuale

Për të ndërtuar një sistem sigurie funksional në gjykatat shqiptare, hapi i parë është kryerja e një vlerësimi gjithëpërfshirës të situatës aktuale, i cili do të shërbejë si bazë për hartimin e politikave dhe masave konkrete. Ky vlerësim duhet të përfshijë disa komponentë kryesorë:

Inspektimet fizike të infrastrukturës

Të gjitha gjykatat duhet të inspektohen në mënyrë sistematike për të identifikuar pikat e forta dhe dobësitë e tyre.
Inspektimi duhet të përfshijë hyrjet dhe daljet (përfshirë daljet emergjente), sallat e gjyqit, zyrat e administratës, hapësirat publike dhe parkimet.
Duhet të analizohet gjendja e kamerave ekzistuese, sistemeve të alarmit, pajisjeve kundër zjarrit dhe siguria e korridoreve për transportin e të pandehurve.
Ky proces duhet të bazohet në një checklist standarde sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të përmendura më sipër, për të siguruar që të gjitha aspektet të trajtohen në mënyrë uniforme.

Analiza e protokolleve dhe politikave ekzistuese
Të shqyrtohen dokumentet aktuale që lidhen me masat e sigurisë (urdhra të brendshëm, rregullore pune, marrëveshje me Policinë e Shtetit).
Të analizohet nëse ekzistojnë protokolle të mirëfillta për menaxhimin e incidenteve (p.sh., si duhet vepruar në rast të një kërcënimi me armë ose zjarr).
Të identifikohen boshllëqet midis praktikës aktuale dhe standardeve ndërkombëtare. Për shembull, shumë gjykata shqiptare nuk kanë procedura të standardizuara për kontrollin e vizitorëve, ndërsa kjo është praktikë e detyrueshme sipas praktikave ndërkombëtare.

Intervistimi i gjyqtarëve, stafit dhe personelit të sigurisë
Intervistat duhet të synojnë mbledhjen e informacionit mbi perceptimet dhe përvojat e tyre në lidhje me sigurinë.
Gjyqtarët dhe prokurorët mund të evidentojnë rastet e kërcënimeve apo presioneve, stafi administrativ mund të flasë mbi sigurinë e përditshme, ndërsa oficerët e sigurisë mbi praktikat operative.
Ky proces ndihmon në krijimin e një panorame reale dhe në identifikimin e rreziqeve të perceptuara dhe reale.

Testimi i reagimit ndaj skenarëve emergjentë përmes ushtrimeve praktike
Të organizohen ushtrime simulimi (p.sh., evakuimi në rast zjarri, reagimi ndaj një personi të armatosur, menaxhimi i turmës).
Ushtrimet duhet të testojnë jo vetëm personelin e sigurisë, por edhe gjyqtarët, stafin dhe publikun.
Rezultatet e këtyre ushtrimeve shërbejnë për të identifikuar mangësitë në reagim dhe për të përmirësuar planet e emergjencës.

Krahasimi me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare
Vlerësimi duhet të përfundojë me një analizë krahasuese, ku situata e gjykatave shqiptare vendoset në raport me standardet ndërkombëtare të përmendura më lartë që përcakton masa themelore, kritike dhe thelbësore dhe ku vihet theksi mbi domosdoshmërinë e një koordinimi ndërinstitucional, procedura uniforme dhe ndërgjegjësimin e publikut.
Ky krahasim do të mundësojë hartimin e një plani kombëtar sigurie për sistemin gjyqësor, duke përshtatur praktikat ndërkombëtare me realitetin dhe burimet e brendshme.
Krijimi i një Këshilli Sigurie për Sistemin Gjyqësor

Ky Këshill, i përbërë nga gjyqtarë të të gjitha niveleve dhe juridiksioneve, do të kishte funksion këshillimor dhe mbikëqyrës, i ngjashëm me komitetet e sigurisë të rekomanduara nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA në manualet e titulluar “Praktikat më të mira të sigurisë në gjykata”. Detyrat e tij do të përfshinin:

Miratimin e një metodologjie për analizimin e situatës aktuale dhe matjen e riskut
Sot mungon një mekanizëm unik për matjen e rrezikut. Metodologjia duhet të përfshijë inspektime fizike, intervista me personel, testime praktike dhe analiza krahasuese me praktikat ndërkombëtare.
Ngritjen në çdo gjykatë të qendrave të monitorimit
Gjykatat shqiptare kanë pak ose aspak sisteme të centralizuara monitorimi. Vendosja e qendrave të komandës me kamera, alarme dhe komunikime emergjente është një standard ndërkombëtar.
Standardizimi i procedurave të sigurisë në çdo gjykatë
Procedurat aktuale ndryshojnë nga një gjykatë në tjetrën. Standardizimi garanton barazi sigurie dhe përgjigje më të koordinuar ndaj incidenteve.
Uniformizimi i planeve të emergjencës
Aktualisht gjykatat nuk kanë plane emergjence të unifikuara. Nevojitet që çdo gjykatë të hartojë plane të personalizuara, të bazuara në analiza periodike risku.
Trajnimi i detyrueshëm dhe çertifikuar
Stafi gjyqësor në Shqipëri nuk ka trajnim të specializuar në siguri. Në përputhje me praktikat ndërkombëtare, duhet të kryhen trajnimet e çertifikuara mbi reagimin ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe sigurinë personale.

III. Vendosja e rolit të koordinatorit të sigurisë në çdo gjykatë

Sipas praktikave ndërkombëtare, një koordinator sigurie duhet të shërbejë si pika lidhëse mes gjykatës, policisë dhe institucioneve të tjera. Në Shqipëri, ky rol do të mund të caktohej nga administrata gjyqësore, duke pasur autoritet për të koordinuar protokollet e sigurisë dhe reagimin emergjent.

Kryerja e auditimeve periodike të jashtme
Në sistemin gjyqësor shqiptar mungon një mekanizëm i pavarur vlerësimi. Auditimet nga ekspertë të jashtëm (kombëtarë ose ndërkombëtarë) do të garantonin matjen objektive të progresit, transparencë dhe identifikim të boshllëqeve. Kjo praktikë është theksuar nga Qendra Kombëtare për Gjykatat Shtetërore në SHBA si thelbësore për ruajtjen dhe mbajtjen e standardeve gjatë gjithë kohës.

Bashkëpunimi ndërinstitucional
Siguria nuk është vetëm detyrë e gjykatës. Përvoja ndërkombëtare (NSA) tregon se bashkëpunimi i ngushtë mes gjykatave, policisë, shërbimeve shëndetësore, emergjencave civile dhe institucioneve të tjera është thelbësor. Në Shqipëri, ky bashkëpunim është shpesh sporadik dhe i paformalizuar, për rrjedhojë nevojitet protokoll bashkëpunimi i detajuar. Kur them bashkëpunim ndërinstitucional përfshij këtu edhe angazhimin real të institucioneve përgjegjëse për hartimin e projektbuxhetit të shtetit dhe miratimin e buxhetit.

Edukimi i publikut mbi rregullat e sigurisë
Shumica e incidenteve në gjykatat shqiptare ndodhin për shkak të mosnjohjes së rregullave nga qytetarët. Programet e ndërgjegjësimit publik, si fletëpalosje, udhëzues vizualë në hyrje, njoftime elektronike dhe bashkëpunim me median, janë praktika ndërkombëtare që mund të përshtaten në Shqipëri. Kjo rrit respektimin e rregullave dhe ul tensionet.
Në këtë proces, media luan një rol vendimtar. Ajo duhet të jetë partner në informim, jo faktor presioni, të ndërtojë besim publik, jo paragjykim. Në vend të gjuhës denigruese apo të titujve sensacionalë, media duhet të ofrojë informacion edukues mbi rolin e gjyqësorit dhe të verifikojë informacionet që transmeton. Vetëm përmes një media të përgjegjshme dhe profesionale mund të ngrihet kultura e respektit ndaj drejtësisë, duke ndihmuar publikun të kuptojë se gjykatat janë institucione të shenjta të ligjit, jo arena për linçim publik.
Ndaj, është detyrë e çdo institucioni, çdo qytetari dhe çdo gazetari të kontribuojë për ngritjen e një fryme të re bashkëpunimi dhe respekti ndaj drejtësisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtojmë një sistem gjyqësor të fortë, të sigurt dhe të respektuar, ashtu siç e meriton vendi ynë.

Për ta përmbyllur, ritheksoj se ngjarja e 6 Nëntorit nuk duhet të mbetet vetëm një kujtesë e dhimbshme, por një moment zgjimi kombëtar për drejtësinë shqiptare. Siguria në gjykata nuk është privilegj i gjyqtarëve, është kusht themelor për ekzistencën e shtetit të së drejtës. Pa gjykata të sigurta, nuk ka pavarësi, nuk ka drejtësi dhe nuk ka shpresë." tha Bani./Dosja.al

 

 

7 MUAJ ME PARE

Përfundon mbledhja urgjente e KLGJ, Sokol Sadushi: Prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve

Vrasja e Astrit Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje të
Sokol Sadushi

TIRANË- Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u shpreh se vrasja e gjyqtarit Kalaja ishte një vrasje e paralajmëruar. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme që u mbajt ditën e sotme, Sadushi tha se kjo ka ardhur për shkak të fushatës denigruese dhe gjuhës së përdorur ndaj zyrtarëve të drejtësisë.

Vdekje e paralajmëruar sepse prej vitesh gjyqtarët janë bërë shënjestër e denigrimeve. Është goditur autoriteti i njerëzve të drejtësisë. Kjo nuk është vetëm klimë mosbesimi por fushatë e vazhdueshme denigrimi. Vonesat në gjykimin e cështjeve dhe mos respektimi i afateve plagë që dëmtojnë besimin e publikut dhe e kthejnë në dënim për qytetarët”, tha ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Mbledhja e gjyqtarëve pas vrasjes së Astrit Kalasë/ Gjykatësi Gerd Hoxha: Duhet ndërhyrje urgjente në ligjet për sistemi gjyqësor, të ndalohet gjuha e urrjetjes ndaj funksionarëve të drejtësisë

Vrasja e Astrit Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje të
Foto ilustruse

TIRANË - Gjykatësi Gerd Hoxha ka thënë se duhet një ndërhyrje emergjente në ligjet për sistemin gjyqësor. Gjatë mbledhjes së gjykatësve, kërkesë e cila erdhi menjëherë pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaj, Hoxha tha se duhet të ndalohet gjuha e urrejtjes ndaj gjykatësve dhe prokurorve.

Sipas tij, kjo klimë urrejtje kërkon të frikësojë gjyqtarët dhe të bëjë ndarjen e tyre. Hoxha tha se kjo bëhet nga përfaqësues të interesave antikushtetuese dhe kriminale, të cilët duan të sundojnë sistemin ligjor. Hoxha u shpreh se dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ai dhe kolegët e tij.

Në këtë mbledhje, gjykatësi Hoxha kërkoi që të ndalohet nxitja e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore, e cila sipas tij vjen nga aktorët poltikë dhe mediatikë. Gjithashtu kërkoi në që në mënyrë urgjente të rishikohen ligjet, për sistemin gjyqësor. Në emër të kolegëve të tij kërkoi rritjen e sigurisë në punë, garantimin e sigurisë së jetës për gjykatësit dhe uljen e ngarkesës në punë.

"Kam folur në biseda e takime formale e joformale, ku kemi qenë mbledhur së bashku, për të diskutuar të nxitur nga shumë probleme që na shqetësojnë, si: ngarkesa në punë e shtuar në mënyrë të palogjikshme nga një proces vetingu i paqartë e rraskapitës; trajtimi i papërshtatshëm financiar; mungesa e paarsyeshme e burimeve njerëzore; mungesa ulëritëse e ambienteve të përshtatshme të punës; mungesa frikshme e sigurisë për ne, familjet e pronat tona. Por, kurrë, kurrë nuk e kisha menduar që do të mblidheshim për të diskutuar se si do të mbrohemi nga rreziku i vrasjes në vendin e punës, aty ku mendohet se siguria e jetës dhe integritetit të gjyqtarit është e pacenueshme dhe gur i themelit për një vendimmarrje të drejtë.

Vrasja makabre e kolegut tonë të paharruar, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, të një prej gjykatave më të rëndësishme në vend, është një ngjarje tmerrësisht e rëndë, e cila ka shkaktuar një dhimbje aq të thellë, sa ka shqyer egërsisht shpirtin e çdo njeriu prej nesh kolegë të Titit, por edhe shpirtrat e çdo njeriu, i cili ka në themel të ekzistencës së tij dashurinë për jetën, respektin për njëri-tjetrin, bashkëjetesën e bazuar në moral e ligj.

Kjo ngjarje e rëndë, e pashembullt në 110 vite ekzistence të shtetit tonë, e padëgjuar në vendet ku sundojnë vlerat më të larta morale demokratike, mes sakrificave, përpiqemi çdo ditë të jemi pjesë, është një këmbanë alarmi drithërues për cilindo individ që jeton e punon në Shqipëri, shqiptar apo i huaj, për ta zgjuar nga agonia ku është zhytur morali i shoqërisë sonë, e ku përpëliten përpjekjet e dështuara të organeve shtetërore për një jetë më të sigurt, të cilat kanë detyrë kushtetuese e ligjore të garantojnë jetën dhe integritetin e gjyqtarëve e gjithë punonjësve të drejtësisë, si premisë e një jete të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët dhe një ekonomie të shëndoshë.

Të nderuar kolegë!
Të gjithë biem dakord se një sistem drejtësie i bazuar në sundimin e ligjit duhet të mbajë në konsideratë në radhë të parë parimet e barazisë para ligjit, të një gjykimi të drejtë e brenda një kohe të arsyeshme; të sigurisë juridike, të kontradiktorialitetit, të barazisë së armëve, të pafajësisë e proporcionalitetit në rast ndëshkimi, në çdo rast e ndaj cilitdo që është subjekt i një procedimi penal.

Trupa gjyqësore përshëndet qëndrimin parimor e mbështetës në disa raste dhe atë kritik konstruktiv në raste të tjera, të mbajtur deri sot nga përfaqësues të politikës dhe mediat. Jemi të bindur se në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i publikut tek organet e drejtësisë në përgjithësi dhe gjykatat në veçanti.

Ne mirëpresim dhe inkurajojmë çdo kritikë ndaj gjyqtarëve, punës së tyre, performancës dhe sjelljes së tyre brenda dhe jashtë zyrës.

Por situata e rrezikshme nga e cila kërcënohet sot jeta dhe integriteti i magjistratëve, veçanërisht gjyqtarëve, nuk erdhi si një rrufe në qiell të pastër. Ajo është rezultat i klimës së thellë të urrejtjes ndaj çdo punonjësi të sistemit të drejtësisë: avokat, përmbarues, oficer policie gjyqësore, prokuror e veçanërisht gjyqtar. Kjo klimë dashakeqe, nxitëse jo vetëm e urrejtjes verbale, por tashmë e provuar, nxitëse edhe e veprimeve të drejtëpërdrejta kundër jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve dhe palëve fituese në gjykim, prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.

Gjithashtu, ka vite që kjo klimë urrejtje dhe qasje negative ndaj sistemit gjyqësor kërkon me ngulm arritjen e dy objektivave kryesorë:
a) frikësimin e gjyqtarëve,
b) ndarjen e tyre,

të cilat janë element i qëllimit kryesor – kapjen dhe sundimin e sistemit gjyqësor nga përfaqësues të interesave antikushtetuese, antiligjore, antidemokratike e kriminale.

Ndaj është detyrim moral e ligjor i çdo avokati, përmbaruesi, oficeri policie gjyqësore, prokurori e gjyqtari të tregojnë se nuk frikësohen e nuk përcahen, por janë të vendosur, të bashkuar e të përkushtuar në punën e tyre për të dhënë drejtësi cilësore e në afate kohore të arsyeshme, bazuar në kushtet objektive ku punojnë.

Gjithashtu, është detyrim moral i çdo njeriu të lirë, që punon e jeton në Shqipëri, shqiptar a i huaj qoftë, që beson në vlerat e një sistemi shoqëror të bazuar në liri, demokraci e shtet të së drejtës; është detyrim moral ligjor i çdo institucioni vendas a të huaj, publik, shtetëror a privat, i çdo media e portali, të reagojë sa më parë e fuqishëm ndaj këtyre tendencave frikësuese e përcarëse, që kanë për qëllim kapjen dhe sundimin antikushtetues, antiligjor, antidemokratik e kriminal të sistemit gjyqësor.

Dështimi i shtetit në garantimin e kushteve më minimale të sigurisë, por edhe të punës nëpër gjykata, haset çdo ditë nga ne gjyqtarët e Republikës, por edhe gjithë përdoruesit e gjykatave dhe prokurorive. Mungesa e godinave të përshtatshme, veçanërisht për gjykata e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet, është një gjendje e cila na shoqëron në mënyrë tallëse prej dekadash; gjykata, që prej dekadash, që funksionojnë në ambiente që janë përdorur dikur si fjetina apo si qendra trajnimi për kafshë polici, apo si ambjente pa asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, janë sot vendi i punës së më shumë se 100 gjyqtarëve, qindra sekretareve gjyqësore e nëpunësve të tjerë; janë vendi ku takohen me mijëra njerëz, në konflikt mes tyre, për të zgjidhur problemet nga më të mprehta që njeh shoqëria; e ku si në asnjë institucion tjetër marrin zgjidhje, të cilat materializohen në dhjetra mijëra vendime.

Kjo Mbledhje nuk është mbivendosje apo anshkallim i Këshillit të Lartë Gjyqësor, por tregues i forcës sonë vetëorganizuese, i përgjegjshmërisë ndaj fateve të shoqërisë sonë dhe i solidaritetit njerëzor. KLGJ ka mbështetjen tonë të plotë në përmbushjen e detyrimeve të saj kushtetuese e ligjore, për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve, si pjesë thelbësore e funksionimit të një sistemi gjyqësor të drejtë, të paanshëm e të pavarur.

Ndaj, kjo situatë skandaloze, kjo skamje vrasëse ambientale pune, burimesh njerëzore dhe kjo pasiguri e lartë për jetën dhe integritetin e gjyqtareve dhe përdoruesve të gjykatave duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Nisur nga sa më sipër propozoj që:
a) t’u bëjmë thirrje për përgjegjshmëri publike të gjithë aktorëve institucionalë, politikë dhe mediatikë, që të ndalojnë nxitjen e gjuhës së urrejtjes ndaj trupës gjyqësore. Pa respekt dhe mbrojtje reale të gjyqtarëve, nuk mund të ketë drejtësi të pavarur, shtet ligjor dhe besim të qytetarëve në drejtësi.
b) t’i kërkojmë Qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë urgjentisht në ligjet për sistemin gjyqësor, në aspektet që kanë të bëjnë me:
• rritjen e sigurisë në punë;
• me sigurinë e jetës, shëndetit e pronës të gjyqtarëve e punonjësve të gjykatave;
• me uljen e ngarkesës në punë e rritjen e cilësisë së gjykimeve dhe zvogëlimin e kohës së përfundimit të proceseve gjyqësore." tha Gerd Hoxha./Dosja.al

 

 

7 MUAJ ME PARE

Ekzekutimi i gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetarja e Apelit: Të merren masa emergjente, të ndalet gjuha e urrejtjes ndaj funksionarëve të drejtësisë

Vrasja e Astrit Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje të
Foto ilustruse

TIRANË - Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit të Tiranës, Iliba Bezat ka thënë se duhet të merren masa urgjente për sigurinë e gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë. Bezat tha gjatë mbledhjes së gjyqtarëve, e cila erdhi menjëherë pas vrasjes së gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja, se duhet ndaluar gjuha e urrejtjes ndaj stafit gjyqësor. 

Zv.kryetarja tha se siguria e gjyqtarëve nuk është çështje personale, por e shtetit. Kjo pasi sistemi gjyqësor është një nga tre shtyllat themelore të një shtetit demokratik. Bezat tha se kjo ngjarje e rëndë ka tronditur besimin e tyre, ndaj sigurisë në institucione, vend i cili gjyqtarët zhvillojnë çdo ditë punën e tyre

"Sot jemi mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, me ndjenja të thella trishtimi e reflektimi. Ngjarja tragjike që ndodhi së fundmi, ku një nga kolegët tanë humbi jetën në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës, ka prekur zemrat e të gjithëve. Ajo ka tronditur themelin e besimit në sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe na ka vendosur përpara një përgjegjësie të madhe morale e institucionale.

Në këtë moment të rëndë, dua së pari të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e kolegut tonë të ndjerë dhe të afërmit e tij. Humbja e tij është një plagë e thellë për trupën gjyqësore, për drejtësinë dhe për vetë shtetin. Ai ra në krye të detyrës, duke bërë atë që çdo gjyqtar bën çdo ditë: duke zbatuar ligjin me ndershmëri e përkushtim. Por kjo ngjarje nuk mund dhe nuk duhet të mbetet vetëm si një kujtesë e dhimbshme. Ajo duhet të jetë një pikë kthese, një moment përgjegjësie kombëtare. Sepse kur një gjyqtar vritet në sallën e gjyqit, kur një gjyqtar del me barrelë e pa jetë nga gjykata, i veshur me togën e gjyqtarit, nuk është goditur vetëm një individ – është goditur drejtësia vetë, është goditur shteti ligjor, është goditur besimi i qytetarëve te rendi kushtetues.

Ky akt tragjik ka tronditur besimin tonë të përbashkët në sigurinë institucionale, por edhe ka nxjerrë në pah një të vërtetë që nuk mund të anashkalohet më: Sistemi i drejtësisë nuk mund të funksionojë siç duhet nëse vetë gjyqtari nuk ndihet i mbrojtur, i respektuar dhe i trajtuar me dinjitet. Të gjithë duhet të kuptojnë se siguria e gjyqtarit nuk është një çështje individuale – është një çështje e vetë shtetit. Sepse gjyqësori është një nga tre shtyllat themelore të shtetit demokratik. Një gjyqësor i pasigurt, i pambrojtur dhe i pavlerësuar sjell pashmangshmërisht dobësim të vetë shtetit dhe të rendit kushtetues." tha Zv.kryetarja e gjykatës së Apelit Tiranë Iliba Bezat./Dosja.al

 

 

7 MUAJ ME PARE

Nis mbledhja e jashtëzakonshme për vrasjen e Astrit Kalasë, gjyqtarët mbajnë një minutë heshtje

Vrasja e Astrit Kalasë/ 260 gjyqtarë mbledhje të
Astrit Kalaja

TIRANË- Mbledhja e jashtëzakonshme e gjyqtarëve në vendin tonë ka nisur ditën e sotme. Gjyqtarët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra më 6 tetor në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Pas përfunditmit të mbledhjes pritet që gjyqtarët të komunikojnë për mediat, vendimet që do merren në mbledhje.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Mësohet se gjyqtari Astrit Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, Elvis Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

astrit kalaja erjon bani sokol sadushi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje