LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasja e policit serb në Serbi/ Në vendngjarje gjendet pasaporta e një shqiptari, arrestohet shoferi, reagojnë Kurti e Vuçiç: Kjo çështje nuk duhet të politizohet

• Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. • Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. • Daçiç ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. • Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policer Nikolla Kërsmanoviç në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur. • Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviç ka vdekur prej plagëve të marra. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar raportin e mediave serbe se një shqiptar ka vrarë një efektiv serb. • Kurti në një konference për media ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë për këtë rast. • Kurti po ashtu ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast. • Arrestohet shoferi i cili drejtonte makinën që transportonte autorin e dyshuar të vrasjes së policit serb në Serbi. • Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit serb në Serbi dhe me një telegram ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e policit Nikolla Krsmanoviq.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Vrasja e policit serb, në vendngjarje u gjet pasaporta e tij, reagon Artan Hajrizi: Nuk e kam bërë unë, vëllai më ka vjedhur dokumentet

Vrasja e policit serb në Serbi/ Në vendngjarje gjendet pasaporta e
Artan Hajrizi

GJERMANI- Autori i dyshuar për vrasjen e policit serb në Serbi, Artan Hajrizi ka reaguar lidhur me gjetjen e pasaportës së tij në vendngjarje. Me një video-call nga Gjermania, Hajrizi mohon të ketë qenë autori i vrasjes ditën e djeshme të policit Nikolla Krsmanoviq.

Sipas Hajrizit, ka qenë vëllai i tij Faton Hajrizi i cili i ka vjedhur dokumentet dhe pasaportën. Në video Hajrizi tregon pamjet nga stacioni policor në Gjermani, ku thotë se ka deklaruar atje dokumentet e vjedhura.

Hajrizi deklaron se nuk ishte në dijeni që vëllai i tij i kishte vjedhur pasaportën.

“Nuk kam qenë unë aty në momentin e vrasjes.” insiston Hajrizi.

Gjithashtu kur u pyet nëse do ti dërgonte një mesazh publik të vëllait ai tha: Fatonin vetëm të vdekur mund ta gjeni se i gjallë ai nuk dorëzohet. Nuk dua t’ia di se ku është sepse çdo gjë e kisha pritur nga ai, por që do të më vidhte dokumentet jo.

1 VITE ME PARE

Vrasja e policit serb/ Reagon Vuçiç: U trondita nga lajmi, Nikolla ishte një hero i vërtetë...

Vrasja e policit serb në Serbi/ Në vendngjarje gjendet pasaporta e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar lidhur me vrasjen e policit serb në Serbi. Më një telegram Vuçiç ka ngushëlluar familjen dhe kolegët e policit Nikolla Krsmanoviq.

“Isha jashtëzakonisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e policit Nikolla Krsmanoviq, i cili u vra në një sulm tinëzar duke kryer me nder detyrën e tij të vështirë. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, policit trim Nikolla Krsmanoviq. Përkushtimi i tij kontribuoi në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”.

Vuçiq e quajti atë hero dhe tha se nuk e harrojnë sakrificën e tij ndaj detyrës.

“Nikolla ishte një hero i vërtetë, i cili ia kushtoi jetën mbrojtjes së të tjerëve dhe guximi dhe profesionalizmi e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, thuhet në telegram.

Mbrëmë pas mesnate një polic serb është vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë. Sipas MUP-it serb në vendngjarje është gjetur një pasaportë e Kosovës në emër të Artan Hajrizit dhe një letërnjoftim gjerman i tij.

1 VITE ME PARE

Vrasja e policit serb në Serbi/ Arrestohet shoferi i cili transportonte me makinë autorin e dyshuar

Vrasja e policit serb në Serbi/ Në vendngjarje gjendet pasaporta e
foto ilustruese

SERBI- Arrestohet shoferi i cili drejtonte makinën që transportonte autorin e dyshuar të vrasjes së policit serb në Serbi. Shoferi H.M është ndaluar nga Prokuroria Themelore Publike në Loznicë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme teksa dy policë kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, dhe e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona. Njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke goditur zyrtarin Nikolla Kërsmanoviç në gjoks i cili ndërroi jetë, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit e lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Ndërkohë autori i vrasjes është ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tij.

1 VITE ME PARE

Vrasja e policit serb në Serbi, Kurti: Kjo çështje nuk duhet të politizohet

Vrasja e policit serb në Serbi/ Në vendngjarje gjendet pasaporta e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar raportin e mediave serbe se një shqiptar ka vrarë një efektiv serb. Kurti në një konference për media ka deklaruar se nuk ka informacion shtesë për këtë rast. Kurti po ashtu ka thënë se organet e sigurisë dhe rendit në vend janë duke i grumbulluar informacionet në lidhje me këtë rast.

“Nuk kam diçka shtesë, por organet tona të sigurisë dhe rendit po i grumbullojnë informacionet dhe ju kisha lutur që të përcillni në vazhdim komunikatat e Policisë së Kosovës, MPB-së dhe MPJD-së. Autoritetet tona kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Policia, do ta informojnë publikun për gjendjen aktuale se ku jemi dhe çfarë duhet bërë në të ardhmen. Edhe unë pres që të japin deklaratat e tyre profesionale, sepse ne besojmë se kjo çështje nuk duhet të politizohet, por të trajtohet si e tillë, nga pikëpamja e sigurisë, ligjore dhe profesionale”, tha Kurti.

1 VITE ME PARE

Vritet një polic në Serbi, në vendngjarje gjendet pasaporta e një shqiptari të Kosovës, autoritetet në kërkim të autorit

Vrasja e policit serb në Serbi/ Në vendngjarje gjendet pasaporta e
foto ilustruese

SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit të lëshuar nga autoritetet e Kosovës me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi.

Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiç ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë qenë duke kontrolluar makinat në një pikë kontrolli në Lipniçki Shor, e kanë ndaluar një makinë të llojit Mercedes me targa të Tutinit të Serbisë, në të cilën kanë qenë dy persona.

Sipas Ministrisë, njëri prej personave më pas ka shtënë me armë duke e goditur zyrtarin policer Nikolla Kërsmanoviç në gjoks, dhe zyrtarin policor Iliq Vjekosllav në shpatull, dhe më pas ka ikur.

Të dy zyrtarët policorë janë transportuar në Spitalin e Lozninës, dhe Kërsmanoviç ka vdekur prej plagëve të marra. Në operacionet e kërkimit janë përfshirë dronë dhe helikoptërë./REL

vrasja e nje polici ne serbi serbi vrasje

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë