LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/ Rrumbullaku: Organizatorët e atentatit të Ndojit janë ekstraduar nga Dubai, në pranga Fabio Ballabani

• Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme. • Rrumbullaku foli lidhur me vdekjen e Eglantin Progës në Pogradec, ku tha se që kur ndodhi vrasja e tij ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim, për shkak të dyshimeve se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë. • Ai tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. • Më tej se ngjarja nga policia është referuar në prokurori si "vrasje me dashje". • Gjaytë fjalë së tij, Rrumbullaku njoftoi edhe arrestimin në Dubai dhe ekstradimin në Shqipëri të Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të cilët akuzohen nga SPAK si organizatorët e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj. • Sa i takon Durim Bamit, drejtori i Policisë së Shtetit tha se nuk është liruar, por ka një lehtësim të masës së sigurisë. • Mësohet se ndaj tij është caktuar masa "arrest shtëpie". • Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale. • Në deklaratën e tij, Rrumbullaku bëri me dije ekstradimin e Fabio Ballabanit, i cili është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. • Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. • Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dhunimi i Klea Prengës/ Rrumbullaku: Shumë shpejt do të keni njoftimin për arrestimin e motrave Berisha

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
Antonela Berisha, Marinela Berisha, Klea Prenga

TIRANË- Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar në lidhje me sherrin mes vajzave të njohura të showbizit motrave Berisha dhe Klea Prengës. 

Gjithashtu Klea Prenga u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një restorant në kryeqytet. Prenga mbeti e lënduar rëndë në fytyrë, pasi sipas saj motrat Berisha e kanë goditur me shishe,

Ndërkohë Kreu i Policisë së Shtetit tha se pritet që shumë shpejt të ketë një njoftim zyrtar për arrestimin e tyre.

“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë.

1 VITE ME PARE

Organizatorët e atentatit të Arjan Ndojit/ Dalin FOTOT e Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të ekstraduar nga Dubai në Tiranë

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
foto ilustruese

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat njoftoi arrestimin në Dubai të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe dhe ekstradimin e tyre në Shqipëri. 

Ndërkohë janë publikuar edhe fotot e dy prej eksponentëve të krimit të organizuar. Meçe u arrestua në Dubai më 8 shkurt, ndërsa ishte shpallur në kërkim në janar të 2023.

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
julian mece
"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
plarent dervishaj

SPAK akuzon Dervishajn dhe Meçen për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë.Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë. 

Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? 

Më 1 nëntor  2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat.

1 VITE ME PARE

Pjesë e grupit të Shullazit/ Gati ekstradimi në Shqipëri i Fabio Ballabanit, kërcënoi dhe dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
emiljano shullazi

TIRANË- Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.

Në deklaratë e sotme për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri sot me dije ekstradimin e Fabio Ballabanit, i cili është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. 

“Mund t’ju konfirmoj edhe vendimin për Fabio Ballabanin, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, tha Rrumbullaku.

Fabio Ballabani ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.

Gjyqtarja Dollani, ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me arme bashkëshortin Kristaq Prifti. Pavarësisht insistimit të saj për të çuar deri në fund procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, një nga kolegët në Apelin e Krimeve të Rënda, i cili tashmë është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë nga vettingu, vendosi largimin e Saida Dollanit nga trupa gjykuese dhe rrjedhimisht nga çështja.

1 VITE ME PARE

Arrestohen në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, Rrumbullaku: Durim Bami nuk është liruar por ka lehtësim të masës

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
plarent dervishaj, durim bami

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë deklaratës për mediat tha se janë arrestuar në Dubai Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ai tha se dy eksponentët e krimit të organizuar ndodhen në Tiranë.

“Mund t’ju them se policia e shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, policia e shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Ata ndodhen në ndodhen në bllokun e sigurisë në Policinë e Tiranës”, tha Rrumbullaku.

Sa i takon Durim Bamit, drejtori i Policisë së Shtetit tha se nuk është "liruar, por ka një lehtësim të masës së sigurisë". Mësohet se ndaj tij është caktuar masa "arrest shtëpie".

SPAK i akuzohen Dervishaj dhe Meçen për vrasjen e Arjan Ndojës dhe "Rrumit" të Shijakut, ose siç njihet ndryshe Aleksandër Laho. Plarent Dervishaj u arrestua për vrasjen e Vajdin Lames në 2005, falë dëshmisë së Luftar Reçit por rifitoi lirinë pasi mes dy vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi. Hasmëria e tij ka nisur pas atentatit të 2019, ku Dervishajt iu bë pritë.Grupi u zbulua nga dëshmia e Nuredin Dumanit por edhe dy të penduarve të tjerë të drejtësisë. 

Si ndodhi atentati ndaj Ndojës? 

Më 1 nëntor  2019 një atentat me breshëri automatiku iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoj pranë mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit",  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si 'Rrumi i Shijakut', dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Për ngjarjen janë duke u gjykuar në shkallën e parë edhe Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, të akuzuar si qitës në atentat.

1 VITE ME PARE

Vrasja e Egli Progës, Rrumbullaku: Në asnjë rast nuk është tentuar fshehja e ngjarjes nga policia, e kemi referuar si vrasje me dashje

"Vrasja e Progës nuk është fshehur nga policia"/
muhamet rrumbulaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dhënë një deklaratë për mediat lidhur me vdekjen e Eglantin Progës në Pogradec. 

Sipas tij lidhur me ngjarjen e ndodhur ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim, për shkak të dyshimeve se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë. Rrumbullaku tha se në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Ai shtoi më tej se ngjarja nga policia është referuar në prokurori si "vrasje me dashje". 

"Ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar. Jam i detyruar të informoj publikun se aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Pogradecit është i pabazë. Është skandaloz pasi nuk ka asnjë provë. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Është vlerësuar maksimalisht nga komisariati i Pogradecit.

Është shkuar në vend ngjarje, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona, janë kryer veprimet e hetimeve. Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi. Drejtoria e Policisë Korçë ka dhënë njoftimin e parë zyrtarë, që për arsye të ndryshme u deformua dhe u mohua.

Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri ën fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje"- tha Rrumbullaku.

muhamet rrumbullaku plarent dervishaj jualian mece fabio ballabani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj