LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrau djalin e xhaxhait/ Arrestohet pas disa orësh kërkim Bertil Alliaj, autori: Kisha një arsye të fortë, por nuk e them

• Bertil Alliaj, autori i vrasjes së kushëririt të tij 36-vjeçar Dalan Alliaj është arrestuar ditën e sotme. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm, të Vlorës ku pasi vrau kushëririn Alliaj u largua nga kodrat e zonës. • Bertil Alliaj është person i njohur për autoritetet policore, pasi ka qenë i dënuar me 35 vite burg për vrasje. • Pas kontrolleve të shumta gjatë natës dhe me ndihmën e dronëve është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tij. • Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, e cila dyshohet që është përdorur për këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë. • Teksa është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit pas arrestimit të tij gjatë natës, Alliaj ka pohuar se e ka kryer krimin për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta zbulojë.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

U ekzekutua me 6 plumba nga djali i xhaxhait, del FOTO e biznesmenit Dalan Alliaj

Vrau djalin e xhaxhait/ Arrestohet pas disa orësh kërkim Bertil
Dalan Alliaj

VLORË- Personi që po shikoni në këtë foto është Dalan Alliaj, i cili u qëllua me gjatë plumba nga kushëririi tij Bertil Alliaj. 36-vjeçari mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjorm të Vlorës. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Viktima rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier. Kjo kompani meret me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh. Policia ka arrestuar sot autorin e ngjarjes së rëndë Bertil Alliajn, ndërsa po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë./Dosja.al

 

8 MUAJ ME PARE

"I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte", ZBARDHET dëshmia e Bertil Alliajt: Djalin e xhaxhait e vrava për një arsye të fortë që...

Vrau djalin e xhaxhait/ Arrestohet pas disa orësh kërkim Bertil
Bertil Alliaj

VLORA- Autori i dyshuar i vrasjes në Gjorm të Selenicës, Bertil Alliaj, është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit pas arrestimit të tij gjatë natës. Gjatë dëshmisë së dhënë në prani të oficerëve të policisë, Alliaj ka pohuar se e ka kryer krimin për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta zbulojë në këtë fazë të hetimit.

“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte,” – mësohet të ketë deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje.

Sipas burimeve të hetimit, Alliaj nuk ka dhënë detaje të tjera mbi motivin konkret të konfliktit, por ka shtuar se “në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë” që e shtyu të qëllonte kushëririn e tij, Dala Alliaj.

8 MUAJ ME PARE

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba në pragun e shtëpisë! PAMJET kur droni zbulon vendndodhjen e Bertil Alliajt, ishte fshehur në zonat malore

Vrau djalin e xhaxhait/ Arrestohet pas disa orësh kërkim Bertil
Momenti i arrestimit

VLORA- Pamjet e operacionit të zhvilluar gjatë natës në zonën malore të Gjormit tregojnë momentet kur forcat e policisë lokalizuan dhe arrestuan 32-vjeçarin Bertil Alliaj, i cili akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dalan Alliaj. Operacioni, që zgjati rreth pesë orë, u zhvillua me intensitet të lartë dhe me përdorimin e dronëve për krehjen e terrenit të vështirë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, arrestimi u krye rreth orës 01:05 të mëngjesit, pasi i dyshuari ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë vendit të ngjarjes. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, Bertil Alliaj dyshohet se qëlloi me armë zjarri kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, përpara banesës së tyre.

Gjatë kontrollit fizik, efektivët i gjetën dhe sekuestruan një pistoletë tip “Beretta FS92”, një krehër dhe 10 fishekë, që dyshohen se janë përdorur në krim.

8 MUAJ ME PARE

Pas 5 orësh në arrati kapet Bertil Alliaj, vrau me armë zjarri kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës

Vrau djalin e xhaxhait/ Arrestohet pas disa orësh kërkim Bertil
 Bertil Alliaj

VLORË- Policia ka arrestuar pas pesë orësh kërkime Bertil Alliaj, i cili dyshohet si autori i vrasjes së kushëririt të tij 36-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm, të Vlorës. Bertil Alliaj është një person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.

Pasi qëlloi kushëririn e tij me gjashtë plumba, ai u larguar drejt terrenit malor për ti shpëtuar policisë. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, e cila dyshohet që është përdorur për këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë. Policia po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë.

Njoftimi i policisë

Pas rreth 5 orësh kërkimesh intensive, me përdorimin edhe të dronit, Policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në fshatin Gjorm, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, nga kushëriri i tij, një 36-vjeçar. Ekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar si e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me 10 fishekë. 32-vjeçari i vënë në pranga, person në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 35 vite burg për vrasje.

Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë. Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 32 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Falë kontrolleve intensive të shtrira gjatë gjithë natës dhe përdorimit të dronit për krehjen e zonës, rreth orës 01:05 të mëngjesit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën përpara banesës së tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A. Gjatë kontrollit fizik të autorit, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e përdorur në këtë ngjarje, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gëzhoja dhe 1 predhë arme zjarri. Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person në kërkim, menjëherë pas kapjes së tij, u ekzekutua edhe vendimi i datës 20.01.2016, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me 35 vite burg për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

bertil alliaj dalan alliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj