LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zbardhet tritoli në makinën e Oltjon Klosit/ Sabah Nuzi dha urdhërin nga burgu pas prishjes së pazarit për drogën, në pranga 7 persona

• Tritoli në makinën e 36-vjeçarit, Oltjon Klosi më 10 mars në rrugën “Vasil Ndoçka”, Tiranë është zbardhur. • Mësohet se për vendosjen e tritolit janë angazhuar 7 persona me urdhër të Sabah Nuzi. • Nuzi, u arrestua në shtator të 2025 dhe akuzohet  për vrasjen e 22-vjeçarit Klevis Lleshi. • Ndërkohë që 'molla e sherrit' mes Nuzit dhe Klosin ishte një konflikt për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh. • Sipas Klosit borxhi nga ana e tij është shlyer, por Nuzi pretendonte se i ai i detyrohet edhe 15 mijë euro. • Në pranga janë vendosur Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç, Eklips Leti 27 vjeç, Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç.

3 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vendosi tritoli në makinën e Oltjon Klosit, ky është 32-vjeçari Jurgen Gjonaj

LEZHË- Është zbuluar fotoja e 32-vjeçarit Jurgen Gjonaj, i cili dyshohet se vendosi  lëndën plasëse në automjetin e 36-vjeçarit Oltjon Klosi. 

Zbardhet tritoli në makinën e Oltjon Klosit/ Sabah Nuzi dha
Jurgen Gjonaj

Sipas uniformave blu, Gjonaj dyshohet të jetë ndihmuar nga gjashtë persona të tjerë në organizimin e atentatit. Hetimet paraprake tregojnë se lënda plasëse është porositur nga Sabah Nuzit, i cili aktualisht ndodhet në burg dhe është përfshirë në disa çështje të rënda kriminale.

Grupi hetimor po punon për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat e përfshirë, ndërsa po analizohen provat dhe komunikimet që mund të hedhin më shumë dritë mbi organizimin e atentatit./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Paratë e drogës ”mollë sherri”/ Si u përshkallëzua konflikti mes Oltjon Klosit dhe Sabah Nuzit deri në tritol?

Zbardhet tritoli në makinën e Oltjon Klosit/ Sabah Nuzi dha
FOTO NGA VENDNDGJARJA

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me tritolin e vendosur në një automjet në rrugën “Vasil Ndoçka”. Mësohet se, Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një borxhi prej 15 mijë eurosh.

Borxhi ishte marrë në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të drogës. Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro.

Më tej mësohet se, Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, ndërsa Sabah Nuzi si porositës, ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Zbardhet atentati me eksploziv në makinën e 36-vjeçarit në Tiranë! Arrestohen shatë persona nga grupi kriminal

Zbardhet tritoli në makinën e Oltjon Klosit/ Sabah Nuzi dha

TIRANË- Policia e Tiranës ka arritur të dokumentojë plotësisht ngjarjen e rëndë të ndodhur para gjashtë ditësh ndaj automjetit të Oltion Klosit. Sipas njoftimit të policisë, për sulmin me lëndë plasëse janë vënë në pranga shtatë persona, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.

Hetimet zbuluan se porositësi i këtij akti është Sabah Nuzi, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Ekzekutori i dyshuar i vendosjes dhe aktivizimit të tritolit është Jurgen Gjonaj, i cili u ndihmua nga disa bashkëpunëtorë. Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti luajtën një rol kyç duke i siguruar autorit fotografitë, vendndodhjen e mjetit dhe mjetet e transportit.

Ata gjithashtu u kujdesën për strehimin e tij dhe sigurimin e sasisë së lëndës eksplozive të përdorur në atentat. Në fazën finale të operacionit, u arrestuan edhe Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Këta persona dyshohet se kanë transportuar me makinë Jurgen Gjonajn menjëherë pas kryerjes së krimit më 10 mars 2026. Policia ka sekuestruar prova të rëndësishme që vërtetojnë lëvizjet e grupit përpara dhe pas shpërthimit. Ky sukses i forcave të rendit çon para drejtësisë një rrjet të tërë personash me rrezikshmëri të lartë.

Njoftimi i policisë:

"Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.

Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksual kriminal. Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:
-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;
-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.",njofton policia./Dosja.al

 

sabah nuzi oltjon klosi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj