All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Zemërimi për arrestimin e mikut?! Ilir Proda shpërbën trupën e një komisariat të tërë në Tiranë

• Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. • Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij.• Kështu, në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë. • Kjo çështje shkon më thellë pasi AMP jo vetëm nuk mban qëndrim në krah të efektivëve të policisë për një hetim sa më të plotë të ngjarjes së paprecedentë, por delegon Franc Ndojin për t’u bërë presion agjentëve të mbetur në komisariat që të lënë detyrën. • Drejtori i AMP së Tiranës Franc Ndoji dhe ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina gjithashtu njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë si dhe kanë qënë nën hetim më parë si grup i përfshirë në huadhënie me fajde si dhe grup që menaxhonte lojërat e fatit në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Shkodër. • Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dje për këtë çështje duke deklaruar se drejtorit të Policisë i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirimin e tij. • Berisha po ashtu tha se rendi dhe siguria janë në duart e krimit duke shtuar se në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. • Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar transparencë nga ana e Drejtorit të Policisë Ilir Proda, për shkak të trazirave në komisariatin numër 2 në Tiranë, pas arrestimit të Altin Morinës. • Me anë të një postimi në Facebook, Lala thekson se Proda duhet që të bëj transparencë, ndryshe është pjesë e gjithë trazirave dhe lëvizjeve në komisariat.  

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Skandali i Komisariatit nr.2/ Gazetari: Që nga shpallja në kërkim të ish-efektivit të RENEA-s, policët kanë pasur informacion për vendodhjen e tij! Morina i ka këcënuar pas arrestimit

Zemërimi për arrestimin e mikut?! Ilir Proda shpërbën
Igli Çelmeta
All - Paragraf - 1

TIRANA- Gazetari Igli Çelmeta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka folur rreth skandalit të shpërbërjes së trupës së Komisariat nr.2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s Altin Morina.

Çelmeta shkruan se skandali është edhe më i thellë pasi që nga shpallja në kërkim nga SPAK rreth 11 muaj më parë, ka pasur shumë raste kur policët kanë pasur informacion për vendodhjen e Altin Morinës, por kanë marrë urdhër që të mos e arrestojnë. 

Ai shton se Morina ka lëvizur më lirë se një person i lirë, madje bënte edhe palestër mes kryeqytetit, informacione që policia i dinte. Gazetari shkruan se pas arrestimit Morina ka kërcënuar efektivët duke i thënë që do i shkrijë si komisariat.

POSTIMI:

Skandali për situatën që ndodhi në komisariatin nr.2 pas arrestimit të ish-policit Altin Morina paska përmasa më të mëdha.
Që nga shpallja në kërkim nga SPAK rreth 11 muaj më parë ka pasur shumë raste kur policët kanë pasur informacion për vendodhjen e tij, por kanë marrë urdhër që të mos e arrestojnë. Morina paska lëvizur më lirë se një person i lirë, madje bënte edhe palestër mes kryeqytetit, informacione që policia i dinte.

Arrestimi i tij erdhi befasishëm për të por edhe për drejtuesit e Policisë pasi fati deshi që informacioni për lëvizjen e tij të lirë të shkonte të disa oficerë policie të ndershëm, të cilët nuk pyetën shefat dhe drejtuesit "a ta arrestojmë këtë person" por vepruan sipas ligjit për kryerjen e detyrës, ku menjëherë zhvilluan aksionin për arrestimin në flagrancë të një personi që qarkullonte me armë. Fati deshi që agjentët vepruan edhe me shpejtësi dhe e neutralizuan direkt për të mos krijuar përplasje. Pas arrestimit Morina ka kërcënuar efektivët duke i thënë që do i shkrijë si komisariat.

Kjo po ndodh! Këtë mund ta bëjë vetëm kupola drejtuese e Policisë së Shtetit. Efektivët që e arrestuan nëse do të kishin pyetur kupolën drejtuese të Policisë, Altin Morina sot nuk do të ishte i arrestuar, por duke bërë palestër mes Tiranës. Efektivët që çuan në pranga Morinën nga agjenti më i thjeshtë deri te shefi i krimeve dhe komisariatit kanë nevojë sot më shumë për mbështetje, pasi jo vetëm po u shkatërrohet karriera, por po ndeshen edhe me një presion të madh.

1 VITE ME PARE

"Drejtorit i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirim!" Proda shpërbën trupën e një komisariati në Tiranë, ja çfarë deklaronte Berisha dje

Zemërimi për arrestimin e mikut?! Ilir Proda shpërbën
Sali Berisha

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. Në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli dje për këtë çështje duke deklaruar se drejtorit të Policisë i arrestuan një bashkëpunëtor trafikant dhe bëri reprezalje për lirimin e tij. Berisha po ashtu tha se rendi dhe siguria janë në duart e krimit duke shtuar se në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre.

"E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. 

Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, dëshiroj t’u përshëndes ju përzemërsisht, të përshëndes të gjithë ish-anëtarët e forcave të Policisë së Shtetit, të cilët qëndruan në përputhje me detyrën, virtytin dhe ligjin kundër krimit të organizuar për sigurinë dhe rendin. Përshëndes po ashtu ata anëtarë të policisë që sot bëjnë çdo përpjekje për të zbatuar ligjin në kushtet më të jashtëzakonshme. Përshëndes të gjithë anëtarët e departamentit për të gjithë këtë program që kanë hartuar për rendin dhe sigurinë. Dhe ju siguroj se për PD-në, qeverinë e saj, rendi dhe siguria do të jenë përparësia absolute më madhore. 

Në një narkoshtet, siç është Shqipëria, i pari dhe i vetmi në Europë, Europa ka pasur lloje të ndryshme shtetesh demokratike, ka pasur diktatura naziste, staliniste, teokratike, junta ushtarake, por nuk ka pasur kurrë narkodiktaturë, nuk ka pasur kurrë narkoshtet. Ndaj dhe një nga shtyllat kryesore të programit tonë, ne kemi përcaktuar pastrimin e shtëpisë sonë si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri Madhështore. Si kusht i domosdoshëm për një Shqipëri në të cilën jeta e individit, veprimtaria e tij të jenë të garantuara, të sigurta. Në të cilën investitorët e huaj të vijnë të sigurt në Shqipëri për të vendosur investimin e tyre, ëndrrën e jetës së tyre, çka sot jemi në një situatë krejt të kundërt.

Jemi në një situatë ku për fatin më të keq, rendi dhe siguria janë tërësisht në duart e krimit. Ku në qeveri ka ministra që janë marrë me porosi vrasjesh. Ka ministra që janë marrë me benefite nga trafiku i drogës. Vetë kryeministri është një padrino që mban koordinator për veprimtarinë e bandave. Vetë kryeministri është shndërruar në kryebashkëpunëtorin e organizatave kriminale më të fuqishme shqiptare, të cilave po u krijon mundësinë e artë të investimit të miliarda eurove të tyre në Shqipëri, në këto kulla që mbijnë dhe tani që do fillojnë të përhapen në qytete të tjera. Në këto kulla, të cilat janë monumentet më të shëmtuara të drogës dhe krimit. 

E vërteta është se sot në krye të Policisë së Shtetit është një bashkëpunëtor i bandave, një i emëruar i tyre. Ky drejtor Matriksi, edhe dje arrestuan një bashkëpunëtor të tij trafikant dhe u bë reprezalje tek oficerët e policisë që e arrestuan atë për lirimin e tij. Rendi dhe siguria në Shqipëri janë absolutisht në duart e krimit. Krimi urdhëron emërimin e drejtorëve, shkarkimin e tyre. Krimi emëron deputetët. Siç Çyrbja ka shumë e shumë Çyrbe të tjera. Krimi urdhëron emërimin e ministrave. Në të vërtetë, kurrë ndonjëherë në Europë nuk ka pasur një regjim sipërmarrje e përbashkët mes pushtetit dhe krimit siç është kjo në Shqipëri.

1 VITE ME PARE

Arrestimi i Altin Morinës solli trazira në Polici/ Klodiana Lala: Ilir Proda tregohu transparent

Zemërimi për arrestimin e mikut?! Ilir Proda shpërbën
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar transparencë nga ana e Drejtorit të Policisë Ilir Proda, për shkak të trazirave në komisariatin numër 2 në Tiranë, pas arrestimit të Altin Morinës. Me anë të një postimi në Facebook, Lala thekson se Proda duhet që të bëj transparencë, ndryshe është pjesë e gjithë trazirave dhe lëvizjeve në komisariat.  

Postimi i Lalës:

Arrestimi i Altin Morines, ish-oficer i RENEA-s eshte shoqeruar trazira ne polici. Shefi i krimeve te komisariatit nr.2 ne Tirane eshte trasferuar. Shefi i komisariatit ka kerkuar formalisht doreheqjen. AMP ka nisur hetimet. Ilir Proda ke detyrim trasparencen, ndryshe je pjese!

1 VITE ME PARE

Zemërimi për arrestimin e mikut?! Proda shpërbën trupën e një komisariat të tërë në Tiranë

Zemërimi për arrestimin e mikut?! Ilir Proda shpërbën
Ilir Proda

TIRANA- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetiti Ilir Proda ka shkrirë të gjithë zinxhirin komandues të komisariatit nr. 2 në Tiranë pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s më 3 prill, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Sipas informacioneve, "zemërimi" i Prodës vjen pasi Morina është mik i ngushtë i tij. 

Kështu, në shenjë hakmarrje, Proda ka shkarkuar shefin e komisariatit, shefin e krimeve, oficerët e policisë gjyqësore të komisariatit si dhe agjentët civilë. Kjo çështje shkon më thellë pasi AMP jo vetëm nuk mban qëndrim në krah të efektivëve të policisë për një hetim sa më të plotë të ngjarjes së paprecedentë, por delegon Franc Ndojin për t’u bërë presion agjentëve të mbetur në komisariat që të lënë detyrën.

Drejtori i AMP së Tiranës Franc Ndoji dhe ish-efektivi i RENEA-s Altin Morina gjithashtu njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë si dhe kanë qënë nën hetim më parë si grup i përfshirë në huadhënie me fajde si dhe grup që menaxhonte lojërat e fatit në Tiranë, Fushë-Krujë dhe Shkodër.

Kush është Altin Morina?

Ish-efektivi i RENEA-së, Altin Morina i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi” është arrestuar. Bëhet e ditur se Altin Morina është arrestuar nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

Ish-shefi i stërvitjes pranë repartit special RENEA në Tiranë, Altin Morina u arrestua më 14 mars të vitit 2023 me 113 mijë euro në makinë të padeklaruara. 43-vjeçari u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me një automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi. Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal.

“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi ish-efektivi.

Ndërsa në dosjen "Revanshi" sipas SPAK, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Altin Morina si pjesë e strukturës policore 

Altin Morina ishte prej vitesh pjesë e strukturës policore. Altin Morina punoi në vitin 2012 në SHÇBA dhe më pas kaloi në radhët e Policisë, ku qëndroi si oficer në Komisariatin nr.3 në Tiranë. Nga atje, karriera e tij njohu vetëm rritje, pasi më pas drejtoi komisariatin e Policisë në Ballsh. Nga Ballshi, Morina kaloi në RENEA ku ishte në detyrë deri në momentin e arrestimit. Ka dyshime se përveç lidhjes me eksponentë të caktuar të krimit në Shqipëri, ish-efektivi mund të ketë qenë i përfshirë në dhënien e parave me fajde.

ilir proda altin morina

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj