Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin. • Ky takimi i kryekomisoinierit të zgjedhjeve dhe kryediplomatit evropian në vend vjen vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. • Pas takimit Gonzato dhe Celibashki kanë folur për gazetarët. • Gonzato deklaroi për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës. • Gonzato krah Celibashit theksoi se nuk janë këtu për të manipuluar asgjë. • Gjithashtu Gonzato ka hedhur poshtë pretendimet për ndikim të BE-së në misionin e ODIHR, duke i cilësuar si të pavërteta lajmet se janë ndërhyrë për të hequr emra nga raportet e tyre. • Gonzato theksoi se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi të veçantë, pasi janë të parat që zhvillohen pas hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. • Ndërsa Celibashi u shpreh se takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. • Ai theksoi gjithashtu se janë në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. • Më tej ai tha se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë për të pasur zgjedhje me integritet. • Ndër të tjera Celibashi tha se këtë javë kanë pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mohuar pretendimet për ndikim të BE-së në misionin e ODIHR, duke i cilësuar si të pavërteta lajmet se janë ndërhyrë për të hequr emra nga raportet e tyre.
Gonzato duke folur me gazetarët pas takimit me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin theksoi gjithashtu se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi të veçantë, pasi janë të parat që zhvillohen pas hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
“Takova zotin Celibashi sepse doja një përditësim mbi mënyrat se si mund të mbështesim më tej komisionin. Kemi besim të plotë te KQZ dhe besojmë se kanë bërë një punë të shkëlqyer.
Lajmi që u përhap se ne kemi ndikuar te ODIHR për të hequr emra është i rremë. Çdo aktor politik e njeh metodologjinë që ata përdorin në raportet e tyre. Ata janë të pavarur dhe ne e mbështesim plotësisht këtë," tha Gonzato.
TIRANË- Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, pas takimit me ambasadori e BE, Silvio Gonzato, ka folur për gazetarët. Celibashi u shpreh para gazetarëve se takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Ai theksoi gjithashtu se janë në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE.
Më tej ai tha se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë për të pasur zgjedhje me integritet. Ndër të tjera ai theksoi se këtë javë kanë pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime.
"Takimi ishte për të dhënë informacione në lidhje me përgatitjen e zgjedhjeve. Shkëmbyem mendime për përgatitjet. Jemi në proces bashkëpunimi e mbështetjeje të vazhdueshme nga BE. Me siguri do të vijojë edhe pas zgjedhjeve. Shqipëria është në një moment të rëndësishëm të integrimit, ndaj institucionet dhe partitë duhet të reflektojnë mbi përgjegjësitë tona për të pasur zgjedhje me integritet.
Këtë javë kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar," tha Celibashi.
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, pas takimit me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashin, ka folur për gazetarët. Gonzato deklaroi për gazetarët se BE mbështet procesin zgjedhor në Shqipëri, por nuk ka asnjë rol ndërhyrës. Gonzato krah Celibashit theksoi se nuk janë këtu për të manipuluar asgjë.
"Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve. Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë," tha Gonzato.
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Gonzato është pritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për takimin e tij me Celibashin.
Ky takimi i kryekomisoinierit të zgjedhjeve dhe kryediplomatit evropian në vend vjen vetëm nëntë ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.