LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Kërkesa e DHL-së për kamatëvonesa nuk është në kontratë, task-forca me SPAK kishte impakt pozitiv

• Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit. • Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit nga diaspora ishte sukses i padiskutueshëm. • Gjatë fjalës së tij, Celibashi theksoi se ky proces ishte me integritet të plotë dhe është respektuar fshehtësia e votës. • Në lidhje me task-forcën për zgjedhjet, Celibashi e ka quajtur bashkëpunimin me SPAK të suksesshëm. • Celibashi ka komentuar dhe denoncimet nga ana e Partisë Demokratike për manipulimin e votave, duke u shprehur se komisionerët e partive politike janë totalisht jashtë autoritetit dhe përgjegjësisë së KQZ-së. • Po ashtu Celibashi ka shtuar se janë duke përgatitur një material kallëzues për operatorët e PEI apo funksionarëve të tjerë që nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit. • Në fund për debatet që kanë ndodhur me DHL-në për pagesën, Celibashi ka deklaruar KQZ-ja ka pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat duhet që të plotësohen. • Ndërkohë që në lidhje me kamatvonesat, ai i ka quajtur ato të pabaza, pasi nuk janë në kontratë. 

4 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

“Partitë politike kanë gjykimet e tyre”, Celibashi: Task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv, bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Kërkesa e DHL-së për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se bashkpunimi i KQZ-së me SPAK-un ishte i suksesshëm. Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se partitë politike mund të kenë gjykimet dhe komentet e tyre mbi procesin, por shtoi se task-forca e zgjedhjeve ka patur impakt pozitiv. 

“Produkti ishte ky proces zgjedhor që zhvilluam. Mendoj se përtej sarkazmës nga aktorët politikë ndaj këtij bashkëpunimi, jam i bindur se ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm. Partitë politike kanë gjykimet dhe vlerësimet e tyre, si ndaj KQZ, ashtu edhe ndaj SPAK apo Prokurorisë së Përgjithshme. Por unë mendoj se impakti ka qenë realisht pozitiv. Është e vështirë për ne të themi si do ishte situata nëse nuk do ishte ajo task-forcë, por fakti që ishte aty ka ndikuar drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit,” tha Celibashi.

10 MUAJ ME PARE

Denoncimet e PD-së për manipulim votash, Celibashi: Po përgatisim materialin kallëzues

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Kërkesa e DHL-së për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar dhe denoncimet nga ana e Partisë Demokratike për manipulimin e votave. Gjatë një deklaratë për mediat, Celibashi është shprehur se komisionerët e partive politike janë totalisht jashtë autoritetit dhe përgjegjësisë së KQZ-së. Po ashtu Celibashi ka shtuar se janë duke përgatitur një material kallëzues për operatorët e PEI apo funksionarëve të tjerë që nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit. 

“Ata komisionerë që janë sot janë totalisht jashtë autoritetit dhe përgjegjësisë së KQZ, ata janë njerëz partiak. Vetë partitë në kërkesat që ata bënë pas mbylljes së procesit konfirmuan mungesën e besimit tek ata njerëz. Ato pamje ndoshta nuk ka nevojë se mundet në ato pamje organet e ndjekjes penale të fillojnë procesin penal dhe në disa raste mesa di unë kanë filluar. Ne jemi në proces dhe sic e përcakton kodi zgjedhor do fillojmë procesion e këqyrjes së materialeve zgjedhore dhe do adresojë në organin e prokurorisë ato raste si të komisionerëve, të operatorëve te PEI apo funksionarëve të tjerë që nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit dhe dukshëm kanë kontribuar në cënimin e këtij procesi zgjedhor. Jemi duke përgatitur materialin përkatës kallëzues”, tha Celibashi.

10 MUAJ ME PARE

Debati me DHL-në për pagesat/ Celibashi: Kërkesa për kamatëvonesa nuk është në kontratë

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Kërkesa e DHL-së për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar KQZ-ja ka pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat duhet që të plotësohen. Gjatë fjalës së tij, Celibashi u shpreh se kanë kërkuar një përfaqësues nga ana e tyre që të komunikojë me KQZ-në për të përfunduar shërbimin. Ndërkohë që në lidhje me kamatvonesat, Celibashi i ka quajtur të pabaza, pasi nuk janë në kontratë. 

“Kemi pasur disa kërkesa ndaj kompanisë DHL, të cilat i kemi prezantuar zyrtarisht. Jam i sigurt që ato do të plotësohen, sepse janë në përputhje të plotë me kontratën. U kemi kërkuar një përfaqësues nga ana e tyre që të diskutojë dhe të komunikojë me KQZ për të përfunduar shërbimin. Pa pasur procesverbalin përkatës, nuk mund të bëjmë pagesën. Kërkesa për kamatëvonesa është komplet e pambështetur në përmbajtjen e kontratës dhe në parashikimet ligjore dhe kjo besoj është e qartë," tha Celibashi.

10 MUAJ ME PARE

Votimi nga jashtë/ Celibashi: Ishte proces me integritet të plotë, u respektua fshehtësia e votës

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: Kërkesa e DHL-së për
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi i votimit nga diaspora ishte sukses i padiskutueshëm. Gjatë një konference me gazetarët, Celibashi theksoi se ky proces ishte me integritet të plotë dhe është respektuar fshehtësia e votës. 

"Procesi i votimit nga jashtë ishte një ndër aspektet pozitive të zgjedhjeve të 11 majit. Jam i ndërgjegjshëm dhe nuk i analizoj gjithë çfarë flitet ndryshe. Votimi nga jashtë ishte një sukses i padiskutueshme për këto zgjedhje dhe për KQZ. Jam i bindur që ky proces ishte me integritet të plotë, është respektuar fshehtësia e votës. Shembujt konkret që kemi nga votues nga jashtë në komunikimin direkt që kanë pasur me KQZ, e konfirmojnë këtë. Proces historik dhe i realizuar sikurse do duhej të realizohej”, tha Celibashi.

 

 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj