LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e Kukësit me kosto 25.5 mln lekë! Celibashi: PD të plotësojë komisionerët, janë 74 qendra votimi

•Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë disa detaje në lidhje me zgjedhjet në Kukës me datë 24 shtator. •Celibashi tregoi edhe se përse s’do realizohet votimi elektronik, ndonëse zgjedhjet po zhvillohen vetëm në një qark. •Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit do të kushtojnë 25 457 496 lekë. •Celibashi tha se s’do të marrin para nga buxheti i shtetit, por do i përballojë KQZ. •Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore. •Celibashi tha duhet të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve. •Do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit. •Celibashi deklaroi po ashtu se në 37 QV, katër anëtarë i përkasin Partisë Socialiste, dy anëtarë Partisë Demokratike dhe një anëtar Partisë së Lirisë. •Celibashi bëri të ditur se deri tani janë 9 QV që të plotësuara me 7 anëtarë, pjesa tjetër është me 6 anëtarë.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Celibashi thirrje partive politike: Nisni punën për Reformën Zgjedhore, të dëgjohet zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë

Zgjedhjet e Kukësit me kosto 25.5 mln lekë! Celibashi: PD të
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi në deklaratën e tij për mediat iu ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore.

Celibashi tha se është e nevojshme të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet që partitë politike të kenë të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve.

“Të fillojë dhe të përfundojë sa më shpejt reforma zgjedhore. Pol shqiptare të kuptojë që ka ardhur koha që reforma zgjedhore të jetë vërtetë serioze në kuptimin e asaj se ca duhet të reformohet te sistemi i zgjedhjeve, jo vetëm si mënyra e përkthimit të votave në mandateve, po ka nevojë sistemi i administrimit dhe menaxhimit të modernizohet dhe të ketë më shumë qartësi, transparencë. Ka nevojë të dëgjohet zëri i KQZ, por edhe aktorëve të tjerë jashtë politikë. Do duhet që të mos kenë vetëm partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve në nivelet e dyta dhe treta. Kjo është domosdoshmëri, shpresoj të ndryshojë në të ardhmen”, tha Celibashi.

2 VITE ME PARE

Përse nuk votohet elektronikisht në Kukës? Celibashi: S'kishim kohë!

Zgjedhjet e Kukësit me kosto 25.5 mln lekë! Celibashi: PD të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi u pyet ditën e sotme nga gazetarët, për mundësinë që pajisjet e votimit elektronik që u përdorën në zgjedhjet e kaluara në Elbasan, Kamëz dhe Vorë, të përdoren dhe në bashkinë e Kukësit. Celibashi tha se koha nuk është e mjaftueshme për të përgatitur këtë proces, ndërsa shtoi se është eksperimentuar mjaft.

"E para koha nuk ishte e përshtatshëm për ta përgatitur procesin, nga pikëpamja e arsyetimit, mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik, dhe në këtë moment zgjerimi s’do kishte shumë sens, pasi tej faktit që s’kishim kohë, s’do siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, s’do kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas s’do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera", tha Celibashi. 

2 VITE ME PARE

"74 qendra votimi"/ Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Kosto mbi 25 mln lekë, PD solli 20 propozime për komisionerë

Zgjedhjet e Kukësit me kosto 25.5 mln lekë! Celibashi: PD të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Kukës të cilat do të kushtojnë 25.5 milionë lekë. Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ–së Ilirian Celibashi në një konferencë për median. Ai bëri të ditur se do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

FJALA E CELIBASHIT:

Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë, Emri Vata i 'Bashkë Fitojmë', Albert Halilaj nga Partia Socialiste. 

Janë 74 qendra votimi ku do të votohet

KZAZ do të përbëhen:

Në 37 QV 4 anëtarë i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL

Në 37 QV përbërja do të jetë: 3 anëtarë PS, 3 anëtarë PD dhe 1 PL

Jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD për komisionet, ka sjellë deri më tani 20 propozime, kemi miratuar 9 presim edhe 11 të tjera. Do ti kushtojnë 25 milionë buxhetit të shtetit, të cilat nuk janë para të kërkuara shtesë, por në një menaxhim të buxhetit që ne kemi bërë, thamë se nuk ishte e nevojshme që të kemi buxhet shtesë. 

Mbajtja e zgjedhjeve në Kukës vjen pas dorëheqjes së Safet Gjicit më 16 qershor. Gjici u largua nga posti i kryebashkiakut pas publikimit në media të një videoje intime të tij me Alma K. në zyrën e Bashkisë. Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. Ai u arrestua më 24 qershor, i akuzuar për korrupsion./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj