LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi në vendet evropiane, Erdogan sulmon rivalin: Kemal është pijanec

• Fushata elektorale po bëhet e 'zjarrtë' në Turqi. •Incidentit s'kanë munguar, e një i tillë ka ndodhur ndaj kryebashkiakut të Stambollit. • Autobusi i fushatës së kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua teksa ai mbante një fjalim në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit. • Presidenti turk Tajip Erdogan sulmoi sërish Kemal Kilicdaroglu, duke e quajtur "pijanec".  • Në shumicën e vendeve evropiane ka përfunduar votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të Turqisë. • Qendrat e votimit në misionet diplomatike turke në shumë vende evropiane u mbyllën në Shqipëri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Republikën Çeke, Estoni, Finlandë, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Kosovë, Lituani, Maltë, Moldavi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Holandë, Norvegji, Poloni , Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Spanja, Suedia dhe Zvicra si dhe në Britani. • Megjithatë, votimi do të vazhdojë në Austri, Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Luksemburg deri të martën.  •Votimi në Turqi do të zhvillohet të dielën, më 14 maj. •Votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve për president: Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, udhëheqësit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muharrem Ince dhe Sinan Ogan. •Ndërkohë, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin turk prej 600 anëtarësh.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi/ Rama mesazh, del në krah të Erdoganit. I huazon sloganin: Ke vizion! Ecni përpara, mos bëni hapa pas

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbështetur publikisht presidetin turk Rexhep Taip Erdogan, për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në datën 14 maj, po në të njëjtën ditë kur vendi ynë mban zgjedhjet vendore. Me një videomesazh që zgjati 3 minuta me titra në gjuhën turke, kryeministri Edi Rama i kërkoi popullit turk që të vazhdonin përpara dhe të mos bënin hapa pas, të njëjtin slogan që ka zgjedhur edhe për partinë e tij në Shqipëri. Rama kujton edhe kohët e vështira përmes të cilave ka kaluar politika në Turqi, duke thënë se kundërshtarët e Erdogan kanë vënë në dyshim integritetin e institucioneve por edhe vetë jetën e Erdogan.

"Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdijeje të re, tek forca e kombit dhe e shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë e për popullin e saj, po krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti tejet të forta, të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit të institucioneve legjitime të Turqisë, madje edhe të vetës jetës së Presidentit Erdogan. Unë e di se Presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu siç ka edhe mbështetës pasionantë dhe me siguri të dyja palët kanë arsyet e tyre legjitime, për të cilat sot Turqia po zhvillon një ballafaqim të zjarrtë. Po unë dua vetëm t’ju them të gjithëve se në kohë kaq të vështira, jo vetëm për Turqinë, po për krejt botën e sidomos Europën, eksperienca dhe karakteri i Presidentit të Republikës së Turqisë - roli i tij për lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë të shumë vendeve të rrezikuara nga pesha e atij konflikti apo pesha e gjykimit të tij në përballjen me vatrat kërcënuese të terrorizmit - janë një aset tepër i çmuar, për të mos u marrë parasysh nga të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin për drejtimin që do të marrë Turqia,"-tha Rama ndër të tjera.

FJALA E PLOTË E RAMËS: 

Turqia është përpara një zgjedhjeje me rëndësi të madhe, jo vetëm për kombin dhe popullin turk, po edhe për Ballkanin dhe Europën. Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Turqisë të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdogan; vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Turqinë në shembullin e një transformimi fantastik.

Fuqizimi shembullor i Turqisë dhe krijimi i një vetëdijeje të re, tek forca e kombit dhe e shtetit turk, nuk sollën vetëm plot të mira për Turqinë e për popullin e saj, po krijuan edhe vështirësi të mëdha, kundërshti tejet të forta, të cilat kulmuan me vënien deri në pikëpyetje të integritetit të institucioneve legjitime të Turqisë, madje edhe të vetës jetës së Presidentit Erdogan. Unë e di se Presidenti Erdogan ka kritikë të fortë, ashtu siç ka edhe mbështetës pasionantë dhe me siguri të dyja palët kanë arsyet e tyre legjitime, për të cilat sot Turqia po zhvillon një ballafaqim të zjarrtë. Po unë dua vetëm t’ju them të gjithëve se në kohë kaq të vështira, jo vetëm për Turqinë, po për krejt botën e sidomos Europën, eksperienca dhe karakteri i Presidentit të Republikës së Turqisë - roli i tij për lehtësimin e barrës së madhe të konfliktit në Ukrainë mbi rrugët e furnizimit me grurë të shumë vendeve të rrezikuara nga pesha e atij konflikti apo pesha e gjykimit të tij në përballjen me vatrat kërcënuese të terrorizmit - janë një aset tepër i çmuar, për të mos u marrë parasysh nga të gjithë ata që të dielën e ardhshme do të vendosin për drejtimin që do të marrë Turqia.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Presidenti Erdogan është një mik i mirë i ditëve më të vështira, që nga dita e vendimit për njohjen e Kosovës si shtet, që Turqia ishte e para, e cila e deklaroi sapo Kuvendi i Kosovës shpalli Republikën, tek tragjedia e tërmetit në Shqipëri, kur Turqia mbështeti qindra familje të prekura shqiptare me ndërtimin e shtëpive të reja apo mundësimi i vaksinave kundër virusit vdekjeprurës, kur të tjerët ishin shumë të zënë me hallin e tyre.

Për mua personalisht Presidenti Erdogan nuk është vetëm një mik i mirë në ditë të vështira, po edhe një lider politik shumë i veçantë, për faktin se thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Disa mendojnë se ai është shumë rigjid dhe i prerë! Mbase kanë të drejtë, po mbase për këtë fazë të historisë së Turqisë dhe në këtë botë kaq të paparashikueshme, mospërkulja është pikërisht ajo që i është dashur e i duhet ende një vendi si Turqia. E cila në 14 maj duhet të vendosë mes vështirësisë për të vazhduar përpara dhe lehtësisë së kthimit mbrapa! Duke i uruar Turqisë dhe popullit turk të gjitha bekimet e Zotit, uroj megjithë zemër që qytetarët turq të kenë parasysh në zgjedhjen e tyre edhe rolin e pazëvendësueshëm të Republikës së Turqisë në ekuilibrat e brishtë të kësaj kohe të vështirë për Ballkanin, e për krejt Europën.

3 VITE ME PARE

TENSIONET para zgjedhjeve të 14 majit, kandidati për zv. president qëllohet me gurë nga mbështetësit e Erdogan

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Ekrem Imamoglu qëllohet me gurë

TURQI- Autobusi i fushatës së kryetarit të bashkisë së Stambollit është sulmuar me gurë nga mbështetësit e kandidatit për President, Rexhep Taip Erdogan, teksa ai ishte në provincën lindore të Erzurumit përpara zgjedhjeve të 14 majit në Turqi.

Imazhet e publikuara nga zyra e Ekrem Imamoglu treguan protestuesit që sulmonin me gurë duke thyer xhamin e mjetit. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit të cilët po ndiqnin autobusin duke e sulmuar me gurë. 

Imamoglu e quajti incidentin një "provokim" dhe kërkoi një shpjegim nga zyrtarët lokalë. Raportet thonë se të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.

Incidenti lë të kuptohet për tensionet rreth votimeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës së ardhshme. Imamoglu po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kılıçdaroglu. Kryebashkiakut popullor të Stambollit i është premtuar një post zëvendëspresident nëse Kılıçdaroglu fiton, shkruajnë mediat e huaja. 

Duke folur për incidentin, Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tha në Ulke TV se Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi leje nga bordi zgjedhor provincial për të vizituar zejtarët dhe jo për të mbajtur një tubim. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Erzurumit, Mehmet Sekmen, pretendoi se grupi prej 150-200 personash ishte nga brenda CHP-së. 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi/ Të shtëna në zyrat e partisë së Kilicdaroglu në qytetin e Urfas

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Pamje nga zyrat

TURQI- Zyrat e Partisë Republikane të Kemal Kilicdaroglu në Urfa, që ndodhet në Turqinë juglindore u sulmuan me armë zjarri. Sulmi ndodh pak ditë para zgjedhjeve vendimtare presidenciale dhe parlamentare, ndërsa dje persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë tubimin e Ekrem Imamoglut.

Në postimin e tij, kandidati i partisë për parlament, Mahmoud Anal, pretendoi se sulmues të panjohur qëlluan në qendrën zgjedhore të Partisë Popullore Republikane në qytetin e Urfas dhe rrëzuan posterat e partisë në rrugët e qytetit.

PAMJET NGA ZYRAT: 

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi, Erdogan mbledh 1.7 mln njerëz në Stamboll: Ka ardhur koha për ngritjen e shekullit tonë

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Tubimi

TURQI- Me më pak se një javë të mbetur për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, presidenti i vendit mbajti një tubim masiv në Stamboll të dielën me të paktën 1.7 milionë njerëz të pranishëm. Recep Tayyip Erdogan përshëndeti turmën masive të njerëzve në mitingun e Stambollit dhe kujtoi arritjet e qeverisë së tij gjatë 21 viteve të fundit. Udhëheqësi turk tha se qeveria e tij ka trefishuar të ardhurat kombëtare gjatë 21 viteve të fundit. 

"Në 21 vjet, ne kemi ofruar punë dhe ushqim për 21 milionë njerëz që i janë shtuar popullsisë sonë. Ne ndërtuam 10.5 milionë shtëpi të reja në 21 vjet dhe u siguruam familjeve shtëpi," tha Erdogan.

Ai kritikoi opozitën turke për retorikën e tyre armiqësore mbi dronët e prodhimit vendas dhe dronët luftarakë dhe u zotua të përmirësojë më tej industrinë e mbrojtjes së vendit. Sa i përket energjisë, Erdogan kujtoi rezervat e gazit natyror dhe naftës me vlerë miliarda dollarë të zbuluara në Detin e Zi dhe në zonën jugore të Gabarit të Turqisë, të cilat janë vënë në dispozicion të kombit turk.

Erdogan tha gjithashtu se qeveria e tij po zbaton "Projektin e madh të tunelit të Stambollit", i cili tha se do të jetë tubi i tretë që do të kalojë nën Detin Marmara.

"Ne po përgatisim Stambollin për Shekullin e Turqisë dhe Stambolli do të jetë lokomotiva për ngritjen e Shekullit të Turqisë," shtoi ai.

Zgjedhjet në Turqi do të zhvillohen më 14 maj. Në fletën e votimit presidencial, votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Recep Tayyip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muharrem Ince dhe Sinan Ogan. Ndërkohë, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin turk prej 600 anëtarësh.

3 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon votimi i emigrantëve në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve europiane

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Zgjedhjet

TURQI- Në shumicën e vendeve evropiane ka përfunduar votimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të Turqisë. Qendrat e votimit në misionet diplomatike turke në shumë vende evropiane u mbyllën që nga ora 21:00 me orën lokale (1900 GMT) të dielën.

Votimi u mbyll në Shqipëri, Bjellorusi, Belgjikë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Republikën Çeke, Estoni, Finlandë, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Kosovë, Lituani, Maltë, Moldavi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Holandë, Norvegji, Poloni , Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Spanja, Suedia dhe Zvicra si dhe në MB.

Megjithatë, votimi do të vazhdojë në Austri, Danimarkë, Francë, Gjermani dhe Luksemburg deri të martën nga ora 9 e mëngjesit deri në 21:00 me orën lokale (0700 GMT – 1900 GMT). Sipas Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) që nga e diela, mbi 1.6 milionë shtetas turq që jetojnë jashtë kishin votuar për të zgjedhur presidentin e vendit dhe përfaqësuesit parlamentarë.

Zgjedhjet në Turqi do të zhvillohen të dielën, më 14 maj. Votuesit do të zgjedhin midis katër kandidatëve për president: Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili kërkon rizgjedhjen, udhëheqësit kryesor të opozitës Kemal Kilicdaroglu, Muharrem Ince dhe Sinan Ogan. Ndërkohë, 24 parti politike dhe 151 kandidatë të pavarur po konkurrojnë për vende në parlamentin turk prej 600 anëtarësh.

3 VITE ME PARE

Turqi/ Erdogan e quan Kilicdaroglu "pijanec", rezultati i zgjedhjeve të së dielës konsiderohet ende i pasigurtë

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu

TURQI-Më pak se një javë nga zgjedhjet vendimtare në Turqi , tensioni mes “kampeve” të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe kandidatit të opozitës së bashkuar Kemal Kilicdaroglu është në kulmin e tij. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës konsiderohet i pasigurt, pavarësisht sondazheve që “tregon” Kiliçdaroglun, ndërkohë që klima e polarizuar parazgjedhore që është krijuar është më e forta në historinë e fundit të vendit.

Krahas konfrontimeve të rënda verbale, sipas partive opozitare ka edhe incidente provokuese, si sulmi i djeshëm ndaj kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu , gjatë mitingut të tij parazgjedhor në qytetin e Erzerumit.

Imamoglu u sulmua me gurë nga rreth 200 persona, të cilët i përkasin Partisë së Veprimit Nacionalist të Ujqërve Gri dhe partisë islamike Huda-Pa, menjëherë pasi filloi fjalimin e tij nga çatia e një autobusi. Në fakt, ai u përpoq të qetësonte turmën e mbledhur për të shmangur më të keqen, duke folur për “provokime”, ndërsa deklaroi se do të bënte denoncim ndaj drejtorit të Sigurimit, prefektit dhe kryetarit të bashkisë.

Në të njëjtën kohë, në një "shfaqje force" në "kështjellën" e Ekrem Imamoglu, presidenti turk Tajip Erdogan vazhdoi me një tubim të madh parazgjedhor në Stamboll, me mediat proqeveritare duke folur për një turmë që preku 1.7 ndjekës të partisë në pushtet AKP.

Erdogan ka sulmuar edhe një herë personalisht Kemal Kilicdaroglu, duke e quajtur "pijanec". Përpara një turme të madhe, presidenti turk tha për rivalin e tij kryesor: “Mund të pini birrë sa të doni. Kombi im nuk do t'ia linte Turqinë një pijanec". /Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO- Sulmohet me gurë autobusi i kryebashkiakut të Stambollit, Imamoglu: Ky ishte një provokim!

Zgjedhjet në Turqi! Sulmohet kryebashkiaku i Stambollit, mbyllet votimi
Autobusi

TURQI- Një sulm ka ndodhur në Turqi, gjatë fushatës zgjedhore. Autobusi i fushatës së kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua teksa ai mbante një fjalim në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Imamoglu po mbante një fjalim nga autobusi, kur u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur dhe më pas të largohej. Policia përdori ujë për të shpërndarë një grup njerëzish që vrapuan pas autobusit duke hedhur gurë. Të paktën shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta.

Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kilicdaroglu, e quajti ngjarjen një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë. Provinca kontrollohet nga partia me rrënjë islamike e presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Incidenti tregoi tensionet rreth votimeve parlamentare dhe presidenciale të së dielës së ardhshme.

zgjedhjet ne turqi erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj