Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat preliminare të katër komunave në veri të Kosovës ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme. • Sipas KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratik e Kosovës (PDK) kanë fituar nga dy komuna. • Sipas rezultateve preliminare, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 73.5 për qind të votave në Leposaviq, ndërsa rivalja e tij nga PDK mori 25%. • Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 % të votave, apo 519 vota gjithsej, Taulant Kelmendi i PDK-së 186 vota ndërsa Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare 75 vota. • Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota ndërsa Flatron Hasani i LVV-së mori 180 vota. • Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota derisa rivali i tij Fetah Peci i LVV-së 71 vota apo 37.4%. • Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë deklaruar se zgjehdjet u bojkotuan për shkak të fushatës kërcënuese të Beogradit. • Ndërsa organizatat ndërkombëtarë i kanë njohur këto zgjedhje. • Por Presdidenti serb Aleksandër Vuçiç ka theksuar se zgjedhjet treguan regjimin e Kurtit.
15 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përmendur dy shkeljet e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit që Serbia i ka bërë gjatë 24 orëve të fundit. Në një postim në rrjetin social Twitter, ajo ka thënë se Serbia ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.
"Ky është shkrimi i plotë i presidentes Osmani: Në më pak se 24 orë Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit: 1. Ndërhyrja e huaj në zgjedhjet Kosovë (në kundërshtim me nenin 2); 2. Lobimi dhe votimi kundër Kosovës aplikimit të KiE (në kundërshtim me nenin 4); Marrëveshja e re, por e njëjta Serbi e vjetër", shkruan Osmani.
In less than 24 hours, Serbia has committed two violations of the Brussels/Ohrid Agreement:
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 24, 2023
1. Foreign interference in ???????? elections (in violation of article 2)
2. Lobbying and voting against ???????? CoE application (in violation of article 4)
New agreement, but same old Serbia.
Më herët kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Bruksel që do pritet të mbahet më 2 maj. Kurti tha se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa. Po ashtu presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes.Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.
KOSOVË- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka reaguar lidhur me postimin e bërë më herët nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde për aplikimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në KiE, i cili tha se tashmë Kosova ndodhet më afër familjes evropiane. Ndërsa shtoi se deri te anëtarësimi i plotë kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit duke përfshirë edhe implementimin e Asosacionit.
Edhe pse në atë shkrim kërkohej të zbatohej Asociacioni i komunave serbe dhe aneksi i Ohrit, Brnabiç ka përmendur një marrëveshje tjetër të nënshkruar para 10 vjetëve.
“Ky tweet nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është një provë se BE-ja nuk kishte ndërmend të zbatonte kurrë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ata e ndërmjetësuan dhe e nënshkruan si garantues të saj. Tani, 10 vjet më vonë, edhe pse Prishtina nuk e zbatoi asnjë fjalë të saj, ata u shpërblyen bujarisht. Askush nuk mund t’i sajonte këto gjëra…”, shkruan ajo.
This tët @GermanAmbKOS is a proof that the EU never intended to implement the Brussels Agreement ëhich they brokered & signed as its guarantors. Noë, 10 yrs later, although Priština never implemented a ëord of it, they ëere generously reëarded. One couldn't make this stuff up... https://t.co/N1ëCjamxfI
— Ana Brnabic (@anabrnabic) April 24, 2023
Asambleja Parlamentare do të diskutojë dhe votojë në një takim të radhës për një raport të cilin do ta përgatisë vetë. Raporti mund të shqyrtohet në qershor ose tetor. Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës më 12 maj 2022.
KOSOVË- KFOR ka dalë me një njoftim për shtyp lidhur me situatën dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në komunat veriore. Në të thuhet se KFOR, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet, teksa ky mision përmend që normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, mbetet thelbësore për sigurinë përfshirë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
NJOFTIMI I PLOTË:
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO merr parasysh zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës më 23 prill, të cilat u mbajtën pa incidente dhe në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
Gjatë gjithë kohës, KFOR-i ka qëndruar në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e interesuara; ka monitoruar situatën në terren; dhe ka vazhduar të zbatojë mandatin e saj të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë akterët përkatës, përfshirë BE-në, OKB-në, OSBE-në dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është thelbësor për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për këtë qëllim, është thelbësore që të dyja palët të shmangin veprimet dhe retorikën përshkallëzuese dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të tyre në
Dialogu i lehtësuar plotësisht nga BE-ja, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ndërtuar mbi arritjet e rëndësishme që tashmë janë arritur. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së dhe të sigurojë kornizën e nevojshme të sigurisë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të ecë përpara.
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar për rezulatet e zgjedhjeve në katër komunat veriore me shumicë serbe duke pretenduar se këtej e tutje do të ndodhin “ndryshime tektonike”. Në një deklaratë para qytetarëve, presidenti i Serbisë u shpreh se nuk do të komentojë rezultatet zgjedhore, por do të prezantonte ndryshimet tektonike që sipas tij ndodhën dje në Kosovë.
“...analiza jonë nuk duhet të jetë sipërfaqësore dhe e cekët, sepse gjithmonë jemi të lumtur ta pranojmë se ndodhi humbja e Albin Kurtit dhe regjimit të tij. Po, kjo është e qartë,”, tha Vuçiç.
Sa i përket bojkotit të serbëve për të votuar, Vuçiç tha se ky ishte një mesazh edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
“Dje, populli serb tregoi që ata duan komplet qasje tjetër, mbi të gjitha nga komuniteti ndërkombëtar. Kur e them një gjë të tillë, i referohem fuqive perëndimore. Populli serb po kërkon më shumë respekt, dialog, dhe dialog të vërtetë, por jo zgjidhje të imponuara,” – u shpreh presidenti serb.
Vetëm 3.7 për qind e qytetarëve me të drejtë vote votuan dje në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit, duke e cënuar rëndë kësisoji legjitimitetin e kryetarëve dhe asamblistëve të zgjedhur. Dy kryetarë të zgjedhur ishin nga Vetëvendosje dhe dy të tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës. Këto të dyja ishin partitë e vetme parlamentare në vend që morën pjesë.
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën Petar Petkoviç tha se kutitë e zbrazëta të votimit ishin treguesi më i mirë se kjo ishte një disfatë për Albin Kurtin dhe komunitetin ndërkombëtar dhe fitore për unitetin serb, shkruan RTS.
"Vetëm 13 serbë kanë votuar nga gjithsej 45.950 votues të regjistruar në listën zgjedhore, tregon se veriu i Kosovës i bojkotoi plotësisht këto zgjedhje. Është e paprecedentë në historinë e demokracisë evropiane që të organizohen zgjedhje nëpër kontejnerë me qëllim të dëbimit të një populli të tërë. Kjo është me të vërtetë e paprecedent. Përfundimi është se shqiptarët tani do të udhëheqin katër komuna serbe, ku do të qeverisin 98 për qind të popullsisë serbe në veri të Kosovës. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve pa formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe",tha ai.
Ai thekson se Kurti ka dashur ta detyrojë popullin serb të votojë në kontejnerë duke dashur ta shfrytëzojë këtë proces zgjedhor për të dëbuar një popull të tërë. Drejtori i Zyrës për Kosovën, tha se nga 13 serbët që kanë votuar, 2 kanë votuar në Mitrovicë të Kosovës, 7 në Leposaviç, 4 në Zveçan dhe asnjë në Zubin Potok.
KOSOVË- Ambasadori i SHBA-së në Kosovës Jeffrey Hovenier deklaron se zbatimi i plotë i mërrëveshjes së Ohrit është shumë i rëndësishëm.
Duke mos dashur që të komentojë më shumë ai u tha shkurt gazetarëve që t’i referohen deklaratës së mbrëmshme, e cila mes tjerash thotë se Ambasada amerikane në Prishtinë e përkrah një demokraci të larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike në Kosovë dhe iu vjen keq që jo të gjitha partitë nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar në 4 komunat në veri të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në Bruksel që do pritet të mbahet më 2 maj. Kurti tha se marrëveshja e Ohrit do të zbatohet pa vonesa. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes.Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.
KOSOVË- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar pas zgjedhjeve në veri të Kosovës. Përmes një deklarate ajo theksoi se zgjedhjet për kryetar komune dhe për asamble komunale që u mbajtën të dielën, më 23 prill, në komunat e Leposaviçit, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Mitrovicës së Veriut ishin në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës.
“Megjithatë, më vjen thellësisht keq që forca kryesore politike në veri të Kosovës, Lista Serbe, ka refuzuar të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe dënon ashpër frikësimin e të gjithë atyre që kanë dashur të kandidojnë për post apo të votojnë të dielën. Pas një shtyrjeje të zgjedhjeve, bojkoti i orkestruar nga qeveria serbe në Beograd, si dhe frikësimi i liderëve politikë serbë të opozitës, janë të papranueshme dhe bien ndesh me standardet demokratike. Retorika që vjen nga instancat më të larta të Serbisë ndaj zyrtarëve kosovarë është e mjerueshme dhe duhet të ndalet”, thuhet në deklaratën e saj.
Sipas saj vakumi aktual institucional dhe i sigurisë duhet të zgjidhet duke u angazhuar me komunitetin lokal në veri të Kosovës.
“Kthimi i përhershëm i serbëve të Kosovës në institucione duhet të lehtësohet tani dhe qeveria e Kosovës duhet ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. BE-ja do të punojë ngushtë me të gjitha palët relevante për të rivendosur sigurinë dhe jetën normale për të gjithë qytetarët në këto komuna. Kështu puna e EULEX-it, KFOR-it dhe PK-së doli të jetë e domosdoshme dhe i përgëzoj për angazhimin e tyre”, thuhet në deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.
My statement on the Municipal Elections which took place on 23 April in the north of #Kosovo ????@MiroslavLajcak @EUKosovo @EULEXKosovo pic.twitter.com/3XhOh7U3vJ
— Viola von Cramon ???????????????? (@ViolavonCramon) April 24, 2023
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultat preliminare të katër komunave në veri të Kosovës ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sipas KQZ-së Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratik e Kosovës (PDK) kanë fituar nga dy komuna. Sipas rezultateve preliminare, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka fituar 73.5 për qind të votave në Leposaviq, ndërsa rivalja e tij nga PDK mori 25%. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 % të votave, apo 519 vota gjithsej, Taulant Kelmendi i PDK-së 186 vota ndërsa Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare 75 vota.
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, ka thënë se është i kënaqur që zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat në veri të vendit kaluan pa incidente. Në një prononcim për media, Rashiç tha këto zgjedhje janë legale, ndërkohë që theksoi se procesi ka kaluar pa incidente.
“Jam shumë i kënaqur që krejt procesi zgjedhor ka kaluar pa incidente… Ndoshta mund të thoni se nuk ka legjitimitet, por ka legalitet. Legaliteti në këtë rast është arritur, e legjitimiteti gjithmonë do të jetë sfidë”, tha ai.
KOSOVË- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se të drejtat e dhe interesat e të gjithë komuniteteve që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës, duhet të merren parasysh pas zgjedhjeve në atë zonë. Jeff Bieley, shef për çështje politike dhe për komunikim në misionin e OSBE-së në Kosovë, ka komentuar për Radion Evropa e Lirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarët e komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.
“Do të ishte e preferueshme që të gjitha komunitetet të merrnin pjesë plotësisht, si kandidatët ashtu edhe votuesit”, tha Bieley.
Megjithatë, sipas tij, ishte pozitive që, “pavarësisht dallimeve politike për mbajtjen e zgjedhjeve, nuk u bë asnjë përpjekje për të prishur procesin në ditën e zgjedhjeve”.
OSBE-ja, që në të kaluarën ishte angazhuar në monitorimin apo edhe organizimin e zgjedhjeve lokale dhe qendrore në Kosovë, bëri të ditur se nuk i është kërkuar angazhimi në këto zgjedhje në asnjë kapacitet.
“OSBE-ja… nuk ka pasur rol në lehtësimin e zgjedhjeve në Kosovë që nga viti 2020. Kjo për shkak se KQZ-ja ka dëshmuar që nga nëntori i vitit 2020 se ka aftësi teknike për të mbajtur zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës pa mbështetje operacionale nga OSBE-ja”, theksoi ai.
Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb. Më parë këto komuna janë udhëhequr nga anëtarë të partisë më të madhe serbe në Kosovë- Lista Serbe- e cila kësaj here bojkotoi zgjedhjet. Për bojkotimin e zgjedhjeve nga serbët e Kosovës, liderët kosovarë e fajësuan ndikimin e Beogradit.
Ndërkaq liderët e Serbisë kanë paralajmëruar “një krizë të thellë” në atë zonë. Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe. Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ishte vetëm 3.47 për qind.
Marrë nga REL
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës kanë ndodhur ndryshime tektonike.
“Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore”, tha Vuçiç.
Ai tha po ashtu se zgjedhjet paraqesin dështim të regjimit të Kurtit.
“Nën një, [zgjedhjet e 23 prillit] janë debakël zgjedhor i Kurtit dhe QUINT-it. Nën dy, ky është një rezultat historik sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Nën tre, kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë”, tha Vuçiç.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se në takimin e radhës më presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të diskutohet se si marrëveshja e Ohrit në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zbatohet pa vonesa. Ai theksoi se është i gatshëm për takimin e 2 majit me presidentin serb dhe se pret rezultate konkrete nga ai takim.
“Gjithmonë jam gati për takimet e nivelit të lartë. Takimi i radhës do të mbahen në Bruksel. Duhet të diskutohet se si edhe marrëveshje e Brukselit dhe marrëveshja e Ohrit do të zbatohen pa vonesa e në plotëni”, tha Kurti.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet e parakohshme lokale, të mbajtura më 23 prill në katër komunat në veri të Kosovës, “nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike” për këto komuna të banuara me shumicë serbe.
“Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione, dhe që Kosova të mundësojë kthimin e tyre. Puna në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Në zgjedhjet për kryetarët e rinj të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk morën pjesë partitë serbe.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – përveç se nuk mori pjesë në zgjedhje, bëri thirrje edhe për bojkotimin e tyre.
Dalja në zgjedhje ishte pak më shumë se 3 për qind, dhe dy komuna u fituan nga kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe udhëheqjen e dy të tjerave i morën kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
BE tha se zgjedhjet lokale – që u mbajtën për shkak të dorëheqjeve të kryetarëve nga Lista Serbe nëntorin e kaluar – u zhvilluan “në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe që të gjitha përpjekjet u bënë që ato të zhvilloheshin në një mënyrë të rregullt”.
Por, blloku evropian tha se ky proces nuk mund të konsiderohet si “proces i mirëqenë” për shkak të daljes së ulët në zgjedhje.
Popullata serbe gjerësisht bojkotoi zgjedhjet për katër kryetarët e rinj dhe për zgjedhjen e përbërjeve të reja të asambleve komunale në Zveçan dhe Leposaviq.
“Është imperative dhe ne bëjmë thirrje urgjentisht që të rivendoset situara ku serbët e Kosovës marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësor në veri të Kosovë. Për këtë nevojë urgjente për një dialog serioz midis Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës. Deri më tani është bërë pak përparim në këtë drejtim. Prandaj, duhet që palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin obligimet e tyre”, u tha në reagimin e BE-së.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur zyrtarët serbë të kësaj zone kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet, për shkak të një plani të Qeverisë së Kosovës për t’i zëvendësuar targat jolegale serbe me ato të Kosovës.
Marrë nga REL
SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha më 24 prill se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të marrë një vrull të ri.
"Jam i kënaqur që ata po planifikojnë të takohen më 2 maj. Është e qartë se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Shpresoj që do të pasojë përparimi i plotë dhe i qëndrueshëm në dialog", tha Hill në një deklaratë për mediat pas një takimi të Odës Ekonomike amerikane në Serbi.
Ai shtoi se pret që çështja e Asociacionit të jetë në agjendën e takimit të ardhshëm të përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.
“Ka disa arsye për këtë. Së pari, populli serb duhet të kuptojë se duhet të zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare, që i kanë arritur njerëz seriozë në bashkësinë ndërkombëtare. Arsyeja e dytë është se komuniteti serb në Kosovë duhet të kuptojë më mirë se cila është e ardhmja e tyre dhe këtë sigurisht do ta sigurojë Asociacioni”, theksoi Hill.
Në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-ja është e kënaqur me hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për themelimin e Asociacionit, Hill tha se më shumë për këtë do të dihet kur Asociacioni i komunave të jetë në agjendën e dialogut.
“E përsëris, kjo është një temë që vazhdon prej 10 vjetësh dhe duhet të trajtohet dhe zbatohet”, tha Hill.
Marrëveshja për themelimin e Asociacionit është arritur më 2013, në kuadër të dialogut të Brukselit. Dy vjet më vonë, Kosova dhe Serbia u pajtuan për marrëveshjen lidhur me parimet mbi të cilat do të formohej ky Asociacion.
Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa parime nuk janë në përputhje me ligjet, por se ato mund të harmonizohen. Autoritetet në Kosovë deri më tani kanë refuzuar të formojnë Asociacionin, duke argumentuar se a është i dëmshëm dhe mund të dëmtojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
Më 23 prill, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha se takimi i 2 majit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, “do të jetë një takim i rëndësishëm” për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke paralajmëruar se në agjendë është edhe çështja e Asociacionit.
“Agjenda do të përfshijë mbështetjen formale për Deklaratën për personat e pagjetur, prezantimin e draft-statutit të parë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë nga Ekipi menaxhues, si dhe çështjet aktuale”, shkroi Lajçak në Facebook.
Në shkurt në Bruksel, palët arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Në këtë marrëveshje, veç tjerash Kosova është pajtuar se do të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërkaq Serbia është pajtuar që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Një prej pikave të marrëveshjes po ashtu parasheh zotimin e Kosovës “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.
Marrë nga REL
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se haptazi dhe vazhdimisht angazhohet “për të penguar” mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.
Sipas Osmanit, një angazhim i tillë është kundër frymës së Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që palët arritën në Bruksel në shkurt, por edhe Aneksit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që u arrit në Ohër në fund të marsit.
“Si e tillë, kjo qasje e Serbisë duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, meqë njëkohësisht paraqet edhe akt të ndërhyrjes së paligjshme nga jashtë, akt ky që dënohet me një sërë aktesh juridike ndërkombëtare”, tha Osmani.
Këto komente Osmani i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe, dhe dalja në to, sipas KQZ-së, ishte vetëm 3.47 për qind.
Sipas rezultateve preliminare, garën për kryetar komune në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq, e fituan kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq në Zveçan dhe Zubin Potok fituan ata të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga dhjetë kandidatë, vetëm një ishte nga komuniteti serb.
Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – nuk mori pjesë në zgjedhje dhe bëri thirrje për bojkotimin e tyre.
Osmani tha se dalja e ulët në zgjedhje ishte për shkak se banorët në atë zonë iu nënshtruan “kërcënimeve dhe shantazheve” që të bojkotonin zgjedhjet.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia atribuoi daljen e ulët në zgjedhjet e parakohshme lokale në veri, atmosferës “së frikësimit dhe shantazhit”.
Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.
Marrë nga REL
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se zgjedhjet e djeshme në komunat veriore u zhvilluan të qeta dhe pa incidente. Për këtë gjë, Kurti falënderoj KQZ-në e Policinë e Kosovës për organizimin dhe sigurinë e krijuar.
“Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët.
“Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, u shpreh Kurti.
Kryeministri uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje.
“Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, tha Kurti