LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz pranon humbjen! Merz: Do kemi qeveri të re brenda prillit! Europa pret të jemi të fortë

•Qytetarët gjermanët kanë votuar sot për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit. • Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive. Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF. • Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë. • Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të. • Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë. • Për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz. • Kreu i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme. • Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt. • Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

28 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Pranoi humbjen e zgjedhjeve/ Scholz: Nuk do ta përfaqësoj SPD-në në negociatat e koalicionit

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Olaf Scholz

GJERMANIA- Kancelari gjerman Olaf Scholz, pasi pranoi humbjen në zgjedhjet e sotme, ka thënë se nuk do të marrë pjesë në negociatat e koalicionit me bllokun konservator nëse partia e tij SPD ftohet. Rezultatet tregojnë se partia e tij është në rrugën e duhur për të dalë e treta, pas bllokut CDU/CSU dhe AfD-së së ekstremit të djathtë.

“Unë nuk do të jem përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU, as nuk do ta negocioj atë”, tha Scholz në një panel diskutimi paszgjedhor të transmetuar nga transmetuesit publikë.

1 VITE ME PARE

"Do kemi qeveri të re brenda prillit!" Friedrich Merz: AfD u ndihmua nga Elon Musk

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Friedrich Merz

GJERMANIA- Fituesi i zgjedhjeve gjermane, lideri i CDU-së Friedrich Merz, në një debat televiziv, theksoi se prioriteti i tij kryesor është të forcojë Evropën sa më shpejt që të jetë e mundur për të siguruar pavarësi nga Shtetet e Bashkuara, sidomos në fushën e mbrojtjes.

Ai shprehu shqetësimin e tij pas deklaratave të Donald Trump javën e kaluar, duke thënë se qeveria amerikane nuk ka interes për Evropën. Në lidhje me ndikimin e Elon Musk në zgjedhjet gjermane, Merz e quajti mbështetjen ndaj partisë AfD “drastike” duke e krahasuar me ndërhyrjen e Rusisë në të kaluarën.

Ndërsa Merz po përgatitet për të formuar qeverinë si kancelar i ardhshëm i Gjermanisë, ai u pyet për shpejtësinë e krijimit të një qeverie të re. Ai theksoi se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, por e pranoi se kjo ishte diçka që pritej së shpejti. Megjithatë, ai shtoi se është i sigurt se do të arrihet formimi i një qeverie deri në Pashkë, në prill.

“Evropa pret që ne të kemi një qeveri të fortë shumë shpejt,” theksoi ai.

1 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Atmosferë festive në procesin zgjedhor, gjermanët votuan me kostume karnavalesh

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Një votues

GJERMANIA- Zgjedhjet parlamentare në Gjermani përkuan këtë vit me sezonin e karnavaleve, një periudhë festive e shumëpritur në disa rajone të vendit, veçanërisht në landet Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Baden-Württemberg.

Për shkak të kësaj përputhjeje, në shumë qendra votimiqytetarët shkuan për të hedhur votën e tyre të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe maskat tradicionale të karnavaleve, sepse pas votimit ata shkonin për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme për karnavalet.

Atmosferë festive në procesin zgjedhor

Në qytete si Këlni, Dyseldorfiapo Mainci, ku karnavalet janë pjesë e rëndësishme e kulturës lokale, votuesit shkuanë në qendrat e votimit të veshur si klounë, kalorës mesjetarë apo personazhe fantastike, duke sjellë një atmosferë festive edhe në procesin zgjedhor. Disa qendra votimi ishin zbukuruar me ngjyrat festive të karnavaleve dhe madje shpeshherë zbukurime dhe aksesorë karnavalesh mbanin edhe vëzhguesit dhe punonjësit e administratës zgjedhore.

Por megjithë atmosferën e gëzueshme procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të rregullt dhe pa probleme. Autoritetet gjermane theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke nënvizuar se festimi i karnavale dhe demokracia mund të bashkëjetojnë, duke bërë që dita e votimit të ketë një frymë të veçantë këtë vit./ DW

1 VITE ME PARE

"Pjesëmarrja më e lartë në votime që nga viti 1990!" Zgjedhjet në Gjermani/ Ja ndarja e deputetëve dhe partive në Bundestag

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANIA- Rreth 84% e popullsisë gjermane votuan sot për të zgjedhur qeverinë e re.  Kjo është pjesëmarrja më e lartë në votime, që pas ribashkimit të Gjermanisë. Në zgjedhjet e vitit 2021 pjesëmarrja ishte 76.4%.

Votuesit

Sipas Zyrës Federale të Statistikave numri i atyre që kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermanishkon në 59.2 milionë vetë rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.

2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë - që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.

Bundestagu

Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630. Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë. Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament. 

Partitë

Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.

Kandidatët

Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211. Ka pesë kandidatë për kancelar_ Nuk ka pasur kurrë kaq shumë kandidatë për kancelar. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht. Për zgjedhjet federale, Gjermania është e ndarë në 299 zona zgjedhore. Rreth 675,000 punonjës zgjedhorë pritet të jenë në detyrë në zgjedhjet e së dielës./ DW

 

1 VITE ME PARE

VOA: Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANIA- Udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë gjermane, Friedrich Merz deklaroi fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës ndërsa kancelari social-demokrat Olaf Scholz pranoi humbjen. Alternativa për Gjermaninë (AfD) duket se do të ketë rezultatin më të mirë për një parti të ekstremit të djathtë në vend që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjermanët shkuan në votime, pas një fushate zgjedhore të mbizotëruar nga shqetësimet rreth ngadalësimit shumëvjeçar të ekonomisë më të madhe të Evropës, trysnisë për të frenuar emigracionin dhe pasigurisë në rritje për të ardhmen e Ukrainës dhe aleancën e Evropës me Shtetet e Bashkuara.

Kancelari Olaf Scholz votoi në qytetin lindor të Potsdamit. Partia e tij e social-demokratëve (SPD) pritet të ketë rezultatin më të dobët, që nga Lufta e Dytë Botërore. Udhëheqësi i konservatorëve Friedrich Merz hodhi votën në qytetin perëndimor, Arnsberg. I pyetur se si do të shkojë dita e zgjedhjeve, ai buzëqeshi dhe u përgjigj se kishte besim në fitore.

“Unë mendoj se Friedrich Merz e kupton ekonominë. Dhe mendoj se ai do ta rindërtojë vendin tonë më mirë. Kemi humbur kaq shumë. Kjo është për të ardhur keq. Shumë kemi humbur dhe ne kemi një vend të bukur. Dhe këtu kemi shpresën tonë”, thotë një votuese.

“Nga këndvështrimi im, është e rëndësishme që të kthehet qetësia dhe të gjejmë një gjuhë me të gjitha palët dhe që Gjermania të rifitojë statusin që kishim dhe të kthehet siguria ”, thotë një tjetër votues.

CDU/CSU drejtuar nga zoti Merz ka udhëhequr vazhdimisht sondazhet, por nuk ka gjasa të fitojë një shumicë duke pasur parasysh peizazhin e fragmentuar politik të Gjermanisë, duke e detyruar atë të gjejë partnerë për koalicion.

Këto negociata pritet të jenë të ndërlikuara pas një fushate që ekspozoi ndasitë e mprehta mbi migracionin dhe mënyrën se si të trajtohet AfD-ja, në një vend ku tradicionalisht politika e ekstremit të djathtë ka mbartur një stigmë veçanërisht të fortë për shkak të së kaluarës naziste.

AfD-ja sipas analistëve është në rrugën e duhur për të zënë vendin e dytë për herë të parë në zgjedhjet kombëtare. Megjithatë, AfD-ja nuk ka gjasa të qeverisë tani për tani, sepse të gjitha partitë kryesore kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit, megjithëse disa analistë besojnë se kjo mund të hapë rrugën për një fitore në vitin 2029.

Një qeveri e përkohshme që do të shërbente për një periudhë disa mujore do të krijonte një vakuum në zemër të Evropës. Gjermanët janë më pesimistë për standardet e tyre të jetesës tani se në çdo kohë që nga kriza financiare në 2008. Përqindja që thonë se situata e tyre po përmirësohet ra ndjeshëm nga 42% në 2023 në 27% vitin e kaluar, sipas sondazhit Gallup. Qëndrimet ndaj migracionit kanë ndryshuar shumë, nga politikat e ndjekura më herët gjatë krizës së emigrantëve në Evropë në vitin 2015./ VOA

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Kandidati për kancelar i Të Gjelbërve: Jemi gjithmonë të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Robert Habeck

GJERMANI- Kandidati i Të Gjelbërve në zgjedhjet në Gjermani, Robert Habeck, është shprehur i gatshëm për një të ashtuquajtur koalicion "Kenia" me CDU-CSU dhe SPD. Megjithatë, ai theksoi se CSU ka refuzuar vazhdimisht të bashkëpunojë me Të Gjelbrit.

"Sigurisht që jemi të gatshëm. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të marrim përgjegjësitë tona. Nuk besoj se Merz do të mund ta ndryshojë këtë", tha Habeck për ZDF.

1 VITE ME PARE

Liderja e AfD-së pas publikimit të Exit Poll-eve: Nëse CDU tradhton manifestin e saj, zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të shpejt se sa pritej

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Alice Weidel

GJERMANI- Liderja e Alternativës për Gjermaninë, Alice Weidel i është drejtuar mbështetësve të partisë së saj pas publikimit të Exit Poll-eve. Partia e ekstremit të djathtë, parashikohet të marrë pak më pak se 20 për qind të votave, sipas sondazheve të daljes. Ndërkohë Weidel u tha mbështetësve se kanë dyfishuar votota e tyre ndërsa të tjerët humbin gjysmën e votave.

“Ne kemi dyfishuar votat tona, ndërsa të tjerët humbin gjysmën e votave të tyre. Nëse rezultatet fillestare janë të sakta, atëherë ne e dimë se çfarë mund të presim. Megjithatë, nëse CDU tradhton manifestin e saj dhe bashkëpunon me të majtën, atëherë mund t’ju siguroj se zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të shpejta se sa pritej dhe ne do ta kalojmë CDU-në si partia më e madhe”, u tha ajo mbështetësve.

1 VITE ME PARE

"Humbi betejën me Merkel dhe u kthye pas largimit të saj!" Kush është Friedrich Merz që pritet të drejtojë Gjermaninë?

 

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Friedrich Merz

 

GJERMANIA- Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kancelar i Gjermanisë.Friedrich Merz, i cili në Parlamentin Gjerman, Bundestag, është kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u kthye në Bundestag në vitin 2021 pas një ndërprerjeje dymbëdhjetëvjeçare. Tani, si kandidat për kancelar i partive simotra, CDU dhe CSU, pritet të pasojë Olaf Scholz. 

Dy jetët politike të Friedrich Merz

Merz ka pasur dy jetë politike: një përpara politikanes së CDU-së nga Gjermania Lindore, Angela Merkel, dhe një tjetër pas saj. Kur Merkel u vu në krye të grupit parlamentar të Unionit në vitin 2002 dhe më pas, në vitin 2005, u bë kancelare, Merz, i cili ishte dukshëm më konservator, u tërhoq dhe qëndroi larg politikës për vite me radhë. 

Friedrich Merz donte të bëhej kancelar që në vitin 2002. Por atëherë, grupi konservator, CDU/CSU, vendosi të emëronte si kandidat politikanin bavarez të Unionit Kristian-Social (CSU), Edmund Stoiber. Stoiber garoi dhe humbi kundrejt kancelarit të mëpasshëm socialdemokrat, Gerhard Schröder. Merz u largua nga politika dhe nisi të punonte si jurist. Në vitin 2009, ai nuk kandidoi më për Bundestagun.

Humbi betejën me Angela Merkel dhe u kthye pas largimit të saj

Ai është nga një krahinë malore e pasur e Vestfalisë, Sauerland – në perëndim të Gjermanisë – është katolik dhe jurist, ashtu si babai i tij. Deri më sot, jeton jo shumë larg nga vendlindja. Në moshën 33-vjeçare, në vitin 1989, u zgjodh deputet i CDU-së në Parlamentin Europian. Pesë vjet më vonë, kaloi në Bundestag. Atëherë u dallua shpejt si orator i mirë dhe i mprehtë. Ajo që thoshte në grupin parlamentar kishte peshë.

Pasi u largua nga politika, ai bëri karrierë në ekonominë e lirë. Nga viti 2005 deri në vitin 2021, ishte pjesë e një zyre ndërkombëtare avokatie dhe mori poste të larta në bordet mbikëqyrëse dhe administrative. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, ka qenë kryetar i bordit mbikëqyrës të degës gjermane të agjencisë më të madhe në botë për menaxhim pasurish, BlackRock. Merz drejton si pilot një avion privat.

Pas largimit të parakohshëm të paralajmëruar të Merkelit nga politika, në vitin 2021, Merz u kthye dhe gradualisht u ngjit në karrierë. Në përpjekjen e tij të tretë, CDU-ja e zgjodhi kryetar partie në vitin 2022. Atë e paraprinte një reputacion si përfaqësues i politikave ekonomike liberale të krahut konservator të CDU-s

"Probleme me të huajt" dhe "pashallarët e vegjël"

Merz votoi kundër liberalizimit të ligjit të abortit dhe kundër diagnostikimit paraimplantues në vitet 1990 në Bundestag. Kur parlamenti, në vitin 1997, kriminalizoi përdhunimin brenda martesës si çdo përdhunim tjetër, Merz nuk e mbështeti këtë masë në atë formë.

Deputeti i CDU-së është shprehur gjithmonë pro përdorimit të energjisë bërthamore. Është nxitës i politikave më liberale ekonomike dhe reduktimit të burokracisë. Gati 25 vite më parë, ka kritikuar politikat gjermane të migracionit, ka thënë se kemi "probleme me të huajt" dhe ka ngulmuar për një "kulturë prijëse". 

Shumë nga këto, ai i ka rikthyer në një kontekst të ndryshuar politik dhe shoqëror. Në fillim të vitit 2023, ai ka kritikuar mungesën e integrimit në Gjermani. "Ka njerëz që nuk kanë ç'kërkojnë në Gjermani që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar dhe pastaj habitemi kur ndodhin ekscese të tilla." Ai ka shtuar se baballarët u mohojnë mësuesve dhe sidomos mësueseve çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin "pashallarë të vegjël".

Unioni më konservator

Deklarata të tilla nuk kundërshtohen më nga udhëheqja e CDU-së dhe grupit parlamentar të Unionit. Pas përfundimit të viteve Merkel, shumë nga shokët e saj politikë, që mbështesnin një kurs më progresiv, u larguan. Merz ka siguruar që grupi parlamentar i Bundestagut, siç thotë ai, të hyjë sërish në kursin e tij në pjesët kryesore të politikës gjermane. Ai thotë: "Kam nisur, shtyrë dhe përfunduar këtë proces paralelisht edhe në CDU me programin e ri të parimeve." Përfundimi i tij: "Tani jemi sërish në kursin e duhur."

Merz përfaqëson një Union që është bërë dukshëm më konservator. Ngjashëm me 20 vite më parë, ai tani po shikon mundësinë e kthimit te energjia bërthamore dhe synon të kufizojë politikat e migracionit. Epoka e Scholzit me "koalicionin tripartiak të qendrës së majtë", sipas tij, i takon së kaluarës. "Koalicioni që nga mbrëmë është histori, ai nuk dështoi vetëm për shkak të liberalëve, por dështoi nga mungesa e përbashkët e bazës për një aleancë qeverisëse që në fillim."/ DW

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Rezultatet nxjerrin favorite CDU/CSU, Berisha: Friedrich Merz, Kancelari i ri! Fitore historike

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Friedrich Merz dhe Sali Berisha

GJERMANIA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reagur lidhur me rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. Berisha thotë se e sotmja është një fitore historike e CDU/CSU dhe për Europën. Ai shton se ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë.

Berisha thotë se timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij. Ai uron në emër të PD-së CDU/CSU dhe liderin Friedrich Merz.

POSTIMI:

Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.

Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.

Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.

Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

1 VITE ME PARE

"Gjermanët janë lodhur nga politika pa sens!" Rezultatet nxjerrin favorite CDU/CSU, Trump: Një ditë e madhe për Berlinin dhe Washington-in

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Donald Trump

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka mirëpritur rezultatet e para që tregojnë favorite CDU/CSU në zgjedhjet në Gjermani. Trump shprehet në rrjetin e tij social "Truth" është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e tij. Ai shton se gjermanët janë lodhur nga politika pa sens.

“Është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e Trump. Urime të gjithëve. Duket se partia konservatore në Gjermani ka fituar me diferencë të madhe. Ashtu si në SHBA, edhe gjermanët janë lodhur nga politika pa sens, veçanërisht në çështjet e energjisë dhe imigracionit, që ka mbizotëruar për shumë vite. Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe për Shtetet e Bashkuara nën lidershipin e një zotërie të quajtur Donald Trump. Urime të gjithëve, shumë fitore të tjera do të vijnë”, ka deklaruar Trump.

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz

1 VITE ME PARE

Si do të duket Bundestagu i ardhshëm gjerman? Projeksionet/ Ja partitë që rrezikojnë të mos sigurojnë vende

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Projeksioni

GJERMANIA- BBC ka publikuar një imazh, që tregon sesi do të duket Bundestagu i ardhshëm gjerman, ndërsa konservatorët sipas sondazheve fitojë zgjedhjet, ndërsa e dyta renditet partia e së djathtës ekstreme AfD.

Ky imazh ende mund të ndryshojë në mënyrë dramatike, sipas BBC, pasi ende nuk dihet nëse dy nga partitë më të vogla do të hyjnë në Bundestag, e majta populiste BSW dhe FDP liberale janë aktualisht në 0 vende. Por të dy janë shumë afër 5% që u duhet për të pasur deputetë.

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz shpall fitoren: Duhet të krijojmë një qeveri të qëndrueshme, bota nuk na pret!

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Friedrich Merz

GJERMANIA- Kreu i CDU/CSU, Friedrich Merz, ka shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, duke theksuar se tani sfida kryesore është formimi i një qeverie të qëndrueshme. Merz pranoi se procesi për krijimin e qeverisë nuk do të jetë i lehtë, por theksoi se duhet të ndodhë sa më shpejt. Lideri i CDU-së i bëri thirrje partive të tjera për dialog, duke nënvizuar se pas një fushate të fortë elektorale mbi çështjet ekonomike dhe emigracionin, tani është koha për bisedime.

"Kemi fituar zgjedhjet. Duhet ta formojmë atë sa më parë me një shumicë të duhur parlamentare, sepse bota nuk na pret. Gjermania do të rikthehet të jetë e besueshme. Tani duhet të flasim me njëri-tjetrin për të krijuar një qeveri që mund të veprojë", deklaroi ai pas publikimit të exit poll-eve.

1 VITE ME PARE

"Scholz pranon humbjen!" Zgjedhjet në Gjermani/ CDU/CSU dhe AfD para SPD dhe të Gjelbërve

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Friedrich Merz CDU dhe Markus Soeder (CSU) gëzojnë për fitoren

GJERMANIA- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pranoi humbjen e SPD-së në zgjedhjet federale. “Ky është një rezultat i hidhur zgjedhor për Partinë Socialdemokrate, dhe gjithashtu edhe humbje në zgjedhje”, tha kandidati i SPD-së për kancelar pas prognozave të para pas mbylljes së qedrave të votimit.

Këto janë parashikimet më të fundit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të përditësuara në kohë reale. Sipas parashikimit të institutit për demoskopinë Infratest-dimap, CDU/CSU pritet të fitojë shumicën e votave, e ndjekur nga AfD-ja me rreth 19.5 për qind. Kurse SPD dhe të Gjelbërit pritet të fitojnë përkatësisht 16.0 dhe 13.5 përqind të votave.

Sa u përket partive më të vogla, Partia E Majta ndoshta do ta kapërcejë pragun prej pesë për qind dhe do të hyjë në parlament. Për partinë liberale FDP me kandidatin kryesor Christian Lindner nuk është ende e sigurt nese do të arrijnë të  hyjnë në Bundestag, pra të kalojnë pragun prej pesë përqind. Kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) duket se e kaloi pragun e 5%.

Humbës dhe fitues

Këto zgjedhje ishin një lloj "larjeje hesapi" me koalicionin mes SPD, Të Gjerbërve dhe FDP. Të tria partitë që ishin në qeveri deri tani humbën, ndërkohë që tri parti opozitare fituan.

Cili koalicion mund të qeverisë Gjermaninë?

Bashkimi CDU/CSU i fitoi zgjedhjet federale, por arriti një nga rezultatet më të dobëta deri më tani. Friedrich Merz-it do t'i duhet tani të zhvillojë me partnerët e mundshëm bisedime për një koalicioni qeveritar. Deri tani nuk është ende e qartë nëse CDU/CSU do të ketë nevojë vetëm për një partner tjetër, apo nëse do t'i duhet të krijojë një aleancë me tri parti, në rast se FDP ose BSW hyjnë në Bundestag./ DW

1 VITE ME PARE

"Humbje historike!" Zgjedhjet në Gjermani/ Sondazhet e nxjerrin forcë të tretë, partia e Scholz: Një mbrëmje e hidhur

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Olaf Scholz

GJERMANIA- Sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Matthias Miersch, ka komentuar rezultatet e para të zgjedhjeve në Gjermani, duke e cilësuar humbjen si “historike” dhe një mbrëmje të hidhur për partinë. Sipas mediave të huaja ai theksoi se koalicioni, i formuar nga SPD-ja, ka dështuar dhe është rrëzuar nga zgjedhësit.

Në një përgjigje për mundësinë që SPD-ja të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, Miersch tha se fjalën e fundit do ta kenë anëtarët e partisë, duke lënë të hapur mundësinë e një vendimi brenda-partiak, mbi hapat që do të ndjekin pas këtyre rezultateve.

1 VITE ME PARE

Sondazhet: Konservatorët e Merz fitojnë zgjedhjet në Gjermani, AfD-ja rritet bindshëm

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Friedrich Merz

GJERMANIA- Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive. Partia e të djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD) renditet e dyta me 19.5 – 20 për qind të votave, që do të thotë se e ka dyfishuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, bazuar në shifrat e publikuara nga transmetuesit publikë, ARD dhe ZDF.

Rritja e AfD-së, parti kundër imigrimit, është rezultat i zemërimit publik rreth çështjeve të migrimit dhe sigurisë, pas një morie të sulmeve të kryera nga migrantët, dhe pas shqetësimeve për dobësim të ekonomisë. Pavarësisht kësaj, AfD pritet të mbetet jashtë pushtetit, tani për tani, sepse të gjitha partitë tjera kanë refuzuar të bashkëpunojnë me të.

Nëse rezultatet e sondazheve do të vërtetohen, Merz duket se do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë, vendit me ekonominë më të madhe në Evropë. Mirëpo, për të siguruar shumicën në parlament, atij do t’i duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti tjetër, me shumë mundësi me Socialdemokratët (SPD) e kancelarit në shkuarje, Olaf Scholz.

SPD duket se ka regjistruar atë që është rezultati më i dobët në Gjermaninë e pasluftës, me rreth 16 - 16.5 për qind. Të Gjelbërit, një tjetër partnere e mundshme për CDU/CSU, duket se ka siguruar 12-13.5 për qind të votave./ REL

1 VITE ME PARE

Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, publikohen rezultatet nga Exit Poll-et! Ja partia që kryeson  

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANIA- Në Gjermani është mbyllur procesi i votimit dhe janë publikuar sondazhet e para. Bazuar në rezultatet e Exit Poll-eve të para të publikuara, CDU – CSU kryeson duke u ndjekur në radhë nga AFD. Kështu, Friedrich Merz dhe Kristian Demokratët e tij kanë një epërsi të padiskutueshme, sipas të dyja sondazheve që kanë dalë pas mbylljes së votimit në Gjermani.

Sondazhet e para të sondazheve nga ZDF:

CDU – CSU – 28,5%

AFD – 20%

SPD – 16.5%

Gjelbrit – 12%

Linke – 9%

FDP – 5%

BSW – 5%

Ndërkohë është një tjetër grup rezultatesh exit poll, këtë herë nga transmetuesi gjerman ARD:

CDU – CSU – 29%
AFD – 19,5%
SPD – 16%
Gjelbrit – 13.5%
Linke – 8.5%
FDP – 4.9%
BSW – 4,7%

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Analiza e CNN: Merz favorit për të qenë kancelari i ardhshëm, e djathta ekstreme do të rritet!

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
fotot ilustruese

GJERMANI- Gjermania këtë mbrëmje, ndodhet në një moment vendimtar politik, ndërsa zgjedhjet e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Pavarësisht kësaj, CDU-ja mbetet forca kryesore e qendrës së djathtë, dhe Friedrich Merz shihet si lideri që mund të rikthejë stabilitetin dhe të udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të sigurt.

Merz, një politikan me përvojë të gjatë dhe një mendje e fortë ekonomike, ka fituar besimin e shumë votuesve konservatorë duke mbrojtur një politikë të qartë dhe të fortë për çështje kyçe si migracioni, ekonomia dhe siguria kombëtare. Ai ka qenë kritik ndaj politikave liberale të dekadës së fundit dhe synon të rikthejë një kurs të vendosur për CDU-në, duke e larguar nga qasja më centriste e Angela Merkel.

I lindur në vitin 1955 në një familje katolike konservatore, Merz ka një karrierë të gjatë politike, që përfshin drejtimin e CDU-së që nga viti 2022. Ai njihet për aftësinë e tij për të thjeshtuar politikat fiskale dhe për të mbështetur një ekonomi të fuqishme gjermane. Një nga deklaratat e tij më të njohura është se rregullat e taksave duhet të jenë aq të thjeshta sa të mund të llogariten në pjesën e pasme të një slitë birre, duke simbolizuar pragmatizmin e tij ekonomik.

Merz ka qenë një mbështetës i palëkundur i Ukrainës në luftën e saj kundër agresionit rus, duke bërë thirrje që Gjermania të ndihmojë më shumë Kievin me armë të avancuara. Ai gjithashtu ka treguar se mund të jetë një figurë unifikuese për CDU-në dhe të kthejë partinë në një pozitë më të fortë në skenën politike gjermane.

Pavarësisht suksesit të AfD në sondazhe, rregullat e pashkruara të politikës gjermane, të njohura si “brandmauer” (muri mbrojtës), nuk do të lejojnë këtë parti të ketë një rol në qeverisjen e vendit. Kjo e bën edhe më të mundshëm skenarin që Merz të jetë figura qendrore në formimin e qeverisë së re dhe rikthimin e CDU-së në pushtet./CNN.

1 VITE ME PARE

VOA: Gjermanët votojnë në zgjedhje të përgjithshme mes pasigurive të shumta

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANIA- Qendrat e votimit u hapën në gjithë Gjermaninë të dielën, për zgjedhjet ku qytetarët do të vendosin për qeverinë e re pas një fushate zgjedhore të mbizotëruar nga shqetësimet rreth ngadalësimit shumëvjeçar të ekonomisë më të madhe të Evropës, trysnisë për të frenuar emigracionin dhe pasigurisë në rritje për të ardhmen e Ukrainës dhe aleancën e Evropës me Shtetet e Bashkuara. Opozita e qendrës së djathtë pritet të fitojë, ndërsa sondazhet tregojnë rezultatin më të mirë për një parti të ekstremit të djathtë, si AfD-ja, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelari Olaf Scholz votoi në qytetin lindor të Potsdamit. Partia e tij e social-demokratëve (SPD) pritet të ketë rezultatin më të dobët, që nga Lufta e Dytë Botërore. Udhëheqësi i konservatorëve Friedrich Merz hodhi votën në qytetin perëndimor, Arnsberg. I pyetur se si do të shkojë dita e zgjedhjeve, ai buzëqeshi dhe u përgjigj se kishte besim në fitore.

“Unë mendoj se Friedrich Merz e kupton ekonominë. Dhe mendoj se ai do ta rindërtojë vendin tonë më mirë. Kemi humbur kaq shumë. Kjo është për të ardhur keq. Shumë kemi humbur dhe ne kemi një vend të bukur. Dhe këtu kemi shpresën tonë”, thotë një votuese.

“Nga këndvështrimi im, është e rëndësishme që të kthehet qetësia dhe të gjejmë një gjuhë me të gjitha palët dhe që Gjermania të rifitojë statusin që kishim dhe të kthehet siguria ”, thotë një tjetër votues.

CDU/CSU drejtuar nga zoti Merz ka udhëhequr vazhdimisht sondazhet, por nuk ka gjasa të fitojë një shumicë duke pasur parasysh peizazhin e fragmentuar politik të Gjermanisë, duke e detyruar atë të gjejë partnerë për koalicion. Këto negociata pritet të jenë të ndërlikuara pas një fushate që ekspozoi ndasitë e mprehta mbi migracionin dhe mënyrën se si të trajtohet AfD-ja, në një vend ku tradicionalisht politika e ekstremit të djathtë ka mbartur një stigmë veçanërisht të fortë për shkak të së kaluarës naziste.

AfD-ja sipas analistëve është në rrugën e duhur për të zënë vendin e dytë për herë të parë në zgjedhjet kombëtare. Megjithatë, AfD-ja nuk ka gjasa të qeverisë tani për tani, sepse të gjitha partitë kryesore kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit, megjithëse disa analistë besojnë se kjo mund të hapë rrugën për një fitore në vitin 2029.

Një qeveri e përkohshme që do të shërbente për një periudhë disa mujore do të krijonte një vakuum në zemër të Evropës. Gjermanët janë më pesimistë për standardet e tyre të jetesës tani se në çdo kohë që nga kriza financiare në 2008. Përqindja që thonë se situata e tyre po përmirësohet ra ndjeshëm nga 42% në 2023 në 27% vitin e kaluar, sipas sondazhit Gallup. Qëndrimet ndaj migracionit kanë ndryshuar shumë, nga politikat e ndjekura më herët gjatë krizës së emigrantëve në Evropë në vitin 2015./ VOA

1 VITE ME PARE

Katër kandidatë në garën për kancelar/ REL: Gjermania mban sot zgjedhjet nën vëzhgimet e Evropës dhe SHBA-së!

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANI - Gjermanët u janë drejtuar të dielën kutive të votimit, pas një fushate intensive që është dominuar nga situata ekonomike e Gjermanisë dhe sulmet vdekjeprurëse që e kanë kthyer migrimin në çështjen kryesore të sigurisë.

Friedrich Merz, lider konservator 69-vjeçar, konsiderohet figura që ka më së shumti shanse për t’u bërë kancelar i Gjermanisë, përmes këtij procesi zgjedhor që po vëzhgohet nga afër në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Ai është zotuar për t’i zgjidhur shumicën e problemeve brenda katër vjetëve – sfidë e konsiderueshme për shtetin me ekonominë më të madhe në Evropë.

Nëse fitojnë Demokristianët e Merzit, ai do të duhet të krijojë koalicion me të paktën një parti, dhe më së shumti shanse ka me Socialdemokratët e Olaf Scholzit, Qeveria e të cilit është shpërbërë në fund të vitit të kaluar.

Në rast të fitores, Merz e ka bërë të qartë se nuk do të krijojë koalicion me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila pritet të renditet si forca e dytë me madhe politike, duke e lënë mbrapa edhe partinë e qendrës së majtë të Scholzit.

Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote 59.2 milionë gjermanë, ndonëse miliona prej tyre veçse kanë votuar me postë. Sipas sondazheve, rreth 20 për qind e popullsisë është e pavendosur se për kë të votojë. Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 18:00 dhe rezultatet e para pritet të dihen në mbrëmje.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë rëndësi të madhe për Gjermaninë, pasi ky vend do të duhet të marrë vendime të mëdha si në shtëpi, ashtu edhe në skenën botërore. Merz zotohet për udhëheqje të pushtetshme në Evropë, ndonëse Berlini është nën presion për t’i liruar kufizimet për buxhet në ushtri.

Si ofruesja më e madhe e ndihmës ushtare për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara, Qeveria e re gjermane do të përballet edhe me udhëheqjen e re amerikane. Liderët politikë gjermanë janë tronditur nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili është takuar me kandidaten e AfD-së për kancelare, Alice Weidel, dhe i cili ka bërë thirrje për dhënie fund të tabusë që të mos bisedohet me të djathtën ekstreme.

Kundër AfD-së është protestuar në disa qytete gjermane të shtunën. Kjo parti është rritur dukshëm në disa rajone lindore, po është duke u rritur edhe në pjesën perëndimore, sidomos tek audiencat e reja përmes platformës TikTok.

Kjo parti synon të largojë Gjermaninë nga BE-ja, t'i ndryshojë politikat për klimën, të ndërtojë centrale bërthamore, dhe të riparojë linjat e transportit të gazit dhe marrëdhëniet diplomatike me Rusinë./REL

1 VITE ME PARE

“Nuk raportohet për incidente”/ Vijon normalisht procesi zgjedhor në Gjermani, dalin shifrat e para të pjesëmarrjes në votime

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANI - Gazetari gjerman Martin Polansky, bën me dije se zgjedhjet federale vijojnë pa ndonjë incident të veçantë. Edhe pse dje ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike në Cottbus, zgjedhjet e sotme pothuajse nuk janë prekur. Në disa qendra votimi kanë dështuar vetëm ngrohëset elektrike.

Shifrat për pjesëmarrjen e votuesve deri më tani janë të disponueshme nga disa shtete federale. Në Saksoninë e Ulët, pjesëmarrja e votuesve në mëngjes ishte rreth 13.8 për qind, njoftoi komisioni shtetëror zgjedhor që nga ora 10:00. Në të njëjtën kohë në zgjedhjet federale të vitit 2021, shifra ishte pak më e lartë në 14.3 për qind.

Sipas zyrtarit të zgjedhjeve shtetërore, 21.3 përqind e votuesve me të drejtë vote në Schleswig-Holstein kishin votuar deri në orën 11:00. Në zgjedhjet e vitit 2021, shifra ishte 23.8 për qind në atë kohë. Në Hamburg, pjesëmarrja në orën 11:00 ishte 45 për qind, sipas zyrtarit shtetëror të zgjedhjeve. Në këtë moment kohor në vitin 2021, 49.8 përqind e votuesve me të drejtë vote kishin hedhur votën e tyre. 

Ndryshe është pamja në Saksoni: këtu pjesëmarrja ishte 27.1 për qind deri në orën 12 të mesditës. Kështu ka bërë të ditur zyrtari i zgjedhjeve shtetërore. Kjo është pak më e lartë se në zgjedhjet e fundit federale në 2021 (25.9 përqind). Për më tepër, rreth 25.5 përqind e njerëzve i hodhën votat e tyre me postë, sipas zyrtarit shtetëror të zgjedhjeve. Në vitin 2021, ishte 26 për qind. Shifrat e pjesëmarrjes së votuesve në mbarë vendin nuk pritej të shpalleshin deri pasdite. 

1 VITE ME PARE

"Fletët plotësohen me laps që të fshihen më pas"/ Procesi i votimit në Gjermani, pretendohet për shkelje zgjedhore në disa qendra

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANI - Për zgjedhjet federale, në rrjetet sociale po postohen informacione të ndryshme për shkelje zgjedhore ashtu si në zgjedhjet e mëparshme, por këto mbeten në kuadrin e pretendimeve. Përsëri pretendohet se fletët individuale të votimit janë bërë të pavlefshme duke i prerë këndin e sipërm djathtas.

Ka gjithashtu pretendime se disa qendra votimi ofrojnë vetëm lapsa për fletët e votimit që duhet të plotësohen në mënyrë që fletët e votimit të mund të ndryshohen më pas. Edhe stilolapsat që nuk janë të sigurt për dokumente konsiderohen stilolapsa shkrimi sipas kuptimit të Rregullores Federale të Zgjedhjeve.

Sipas Zyrtarit Federal të Kthimit, megjithatë nuk ka nevojë të kesh frikë nga shkelja e parimeve të ligjit zgjedhor: bordet zgjedhore individuale janë të pajisura me anëtarë të partive të ndryshme dhe numërimi i votave të hedhura është publik, në mënyrë që të përjashtohet manipulimi nga palët e treta. Çdo votues gjithashtu lejohet të përdorë stilolapsin e tij ose të saj të pashlyeshëm.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Kutitë e votimit në ishullin Norderney sajohen me karrige plazhi, kryebashkiaku: Gjithmonë kështu kemi votuar!

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Pamje nga kutitë e votimit

GJERMANI - Kushdo që hedh votën e tij në zgjedhjet federale në ishullin Norderney të Frizianës Lindore, mund të zbulojë disa kokrra rëre nga plazhi i Detit të Veriut në kabinën e tyre të votimit. Për dekada, qyteti është mbështetur në karriget e tij të plazhit të bardhë dhe blu si kabina votimi. "Unë mendoj se shumë banorë të ishullit nuk e dinë as se çfarë janë kabinat normale të votimit, sepse ata votojnë gjithmonë në karrige plazhi këtu në Norderney," tha kryebashkiaku i ishullit Frank Ulrichs për agjencinë e lajmeve dpa.

Karriget e plazhit janë gjithmonë të disponueshme, të transportueshme dhe të rëndësishme për votimin e fshehtë të errëta. Ishulli, i cili ka një popullsi prej rreth 6,000 banorësh, prandaj nuk përdor kabinat konvencionale të votimit pavarësisht nëse janë zgjedhje federale, evropiane apo lokale. "Ne e kemi bërë gjithmonë në këtë mënyrë. Nuk më kujtohet që të ketë qenë ndonjëherë ndryshe," thotë Ulrichs.

Për të votuar, në mobiljet e plazhit ndërtohet një tabelë, e cila në fakt përdoret për t'u ulur dhe për t'u çlodhur, në të cilën më pas mund të shënoni fletën e votimit. Kjo e bën më të lehtë votimin në këmbë, thotë Ulrichs. Çdo gjë tjetër do të ishte jopraktike. Sipas qytetit, ekziston vetëm një tavolinë e veçantë me një ekran privatësie për personat me aftësi të kufizuara të rënda, siç janë përdoruesit e karrigeve me rrota, të cilët nuk kanë mundësi të përdorin një karrige plazhi.

1 VITE ME PARE

Gjermanët zgjedhin sot qeverinë e re, zonat elektorale me duele të ngushta dhe mundësia e secilit kandidat për të fituar

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Gjatë procesit të voitmit

GJERMANI - Në disa vende tashmë duket qartë por jo kudo: duele emocionuese po shfaqen në luftën për mandate të drejtpërdrejta. Dhe emrat e njohur jo gjithmonë premtojnë sukses. Ja disa shembuj:

Zona zgjedhore 1 - Flensburg-Schleswig: Kandidati i Gjelbër për kancelar, Robert Habeck , kandidon këtu - dhe fitorja nuk është e sigurt për të. Në zgjedhjet e fundit, Habeck fitoi me 28.1 për qind përpara kandidates së CDU Petra Nicolaisen (23.4 për qind), por më parë qarku shkoi në Union. Dhe Habeck është bërë dukshëm më i diskutueshëm gjatë viteve të tij në qeveri.

Njësia zgjedhore 14 - Rostock, distrikti Rostock II: E majta shpreson për tre mandate të drejtpërdrejta - kjo do të siguronte hyrjen në Bundestag, edhe nëse nuk arrin pesë përqind. Dietmar Bartsch dëshiron një nga këto - por kjo ndoshta do të jetë e vështirë. Në dy zgjedhjet e fundit këtu fituan të tjerat.

Njësia zgjedhore 61 - Potsdam, Potsdam-Mittelmark II, Teltow-Fläming II: Zgjedhja e Kancelarit. Olaf Scholz kandidon, ndër të tjera, kundër ministres së tij të Jashtme Annalena Baerbock (të Gjelbërit). Herën e kaluar, Scholz fitoi mjaft qartë, këtë herë mund të ishte më afër. As Scholz dhe as Baerbock nuk varen nga mandati i drejtpërdrejtë: të dy janë numri një në listat shtetërore të partive të tyre.

Njësia zgjedhore 99 - Rheinisch-Bergischer Kreis: Kreu i FDP-së, Christian Lindner, ka pak shpresë për një mandat të drejtpërdrejtë. Në vitin 2021, ai doli i katërti me 16.8 për qind dhe hyri në Bundestag përmes listës.

Njësia zgjedhore 146 - Hochsauerlandkreis: Në vitin 2021, ishte pothuajse afër standardeve të Sauerland: Friedrich Merz fitoi me 40.4 përqind përpara kandidatit të SPD Dirk Wiese (32.2 përqind). Zona elektorale është tradicionalisht e zezë dhe çdo gjë tjetër përveç një fitoreje për kandidatin e Unionit për kancelar do të ishte një surprizë.

Njësia zgjedhore 293 - Liqeni i Konstancës: Këtu, kandidatja e AfD për kancelare Alice Weidel po lufton për mandatin e drejtpërdrejtë - ndër të tjera kundër një të Gjelbër që iku nga Siria. Në zgjedhjet e fundit, AfD nuk kishte shumë për të fituar: Weidel doli i pesti me 9.2 për qind të votave të para, ndërsa kandidati i CDU-së fitoi qartësisht.

1 VITE ME PARE

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz dhe Scholz hedhin votën e tyre: Çdo gjë do të jetë shumë mirë!

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Gjatë procesit të votimit

GJERMANI - Qytetarët gjeërmanë vijojnë ti drejtohen kutive të votimit këtë të diel teksa po mbahen zgjedhjet parlamentare. Pak më parë kanë hedhur votën e tyre edhe Kandidati për kancelar i CDU-së Friedrich Merz dhe Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD). 

Merz voton në zonën e tij elektorale në Sauerland

Kandidati për kancelar i CDU-së Friedrich Merz hodhi votën e tij në Arnsberg, në zonën e tij elektorale Hochsauerlandkreis. Ai ka hyrë në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Charlotte Merz. Merz ishte i bindur: “Do të jetë mirë”, tha ai jashtë qendrës së votimit. Në zgjedhjet federale të vitit 2021, 40.4 përqind e votuesve në distriktin Hochsauerland votuan për Merz. Në sondazhet para zgjedhjeve, Unioni ishte dukshëm përpara; Merz konsiderohet si një kancelar i ardhshëm.

Scholz hedh votën e tij në Potsdam

Kancelari Federal Olaf Scholz (SPD) ka votuar në Brandenburg. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Britta Ernst, ai shkoi në kutinë e votimit në Potsdam, Brandenburg. Në zonën e tij zgjedhore Potsdam - Potsdam-Mittelmark II - Teltow-Fläming, ai mori 34 për qind të votave në zgjedhjet e fundit federale në 2021. Teksa u largua nga qendra e votimit, Scholz tregoi gishtin e madh para kamerave duke nënkuptuar "ok".

1 VITE ME PARE

"Merz përjashton koalicionin me AfD, Scholz i sigurt për fitore"/ Zgjedhjet në Gjermani, pritet formim i vështirë i qeverisë!

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANI - Pas një fushate të shkurtër dhe pjesërisht të polarizuar zgjedhore dimërore, Gjermania po zgjedh një Bundestag (parlament federal) të ri. Qendrat e votimit janë të hapura nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Bilanci politik i pushtetit do të vendoset gjatë katër viteve të ardhshme.

Sondazhet e shohin Merz' Union si forcën më të fortë

Sipas sondazheve , Bashkimi me kandidatin për kancelar dhe kreun e CDU-së Friedrich Merz ka të ngjarë të bëhet forca më e fortë, e ndjekur nga AfD. Pas tyre janë SPD, të Gjelbërit dhe të Majtës. FDP dhe aleanca Sahra Wagenknecht duhet të kenë frikë për hyrjen e tyre në Bundestag për shkak të pengesës pesë për qind. Sondazhet tregojnë se kohët e fundit rreth një e pesta e votuesve ishin ende të pavendosur nëse ose për kë do të votonin. Bundestagu i ri do të jetë dukshëm më i hollë për shkak të një reforme zgjedhore. Numri i deputetëve ishte i kufizuar në 630 – pra 100 më pak se aktualisht.

Pritet formimi i vështirë i qeverisë

Përfaqësuesit e sapozgjedhur duhet të mblidhen jo më vonë se 30 ditë pas zgjedhjeve - d.m.th. deri më 25 mars. Megjithatë, vendimi për qeverinë e ardhshme nuk pritet të merret vetëm disa javë apo edhe muaj më vonë. Deri atëherë, qeveria aktuale do të qëndrojë në detyrë si kujdestare.

Në varësi të situatës së shumicës, formimi i një qeverie mund të jetë një sfidë e madhe. Merz synon një koalicion dypartiak me SPD ose të Gjelbërit, ndërsa kreu i CSU Markus Söder refuzon rreptësisht një koalicion me të Gjelbërit. Nëse disa parti të vogla kapërcejnë pengesën prej pesë për qind, Unioni ndoshta do të duhet të mbështetet në dy partnerë koalicioni.

Scholz është i sigurt

Si Merz ashtu edhe kancelari Olaf Scholz (SPD) u bënë thirrje votuesve të pavendosur në ngjarjet përmbyllëse të partive të tyre të shtunën. "Unë nuk besoj në mrekulli, por në një fitore zgjedhore," tha Scholz në qytetin e tij të lindjes, Potsdam. “Jam i bindur se këtë herë do të ndodhë që shumë njerëz të marrin vendimin e tyre vetëm në qendrën e votimit."

Scholz vazhdoi duke thënë se ai po llogariste që shumë njerëz t'i jepnin të dyja votat SPD-së "në mënyrë që të jemi mjaft të fortë dhe që qeveria të vazhdojë nën udhëheqjen time".

Merz përjashton koalicionin me AfD

Merz dukej gjithashtu i sigurt për fitoren: "Kanë mbetur pak më pak se 26 orë. Pastaj koalicioni i semaforëve do të jetë më në fund histori në Gjermani," tha ai në veprimtarinë e mbylljes së fushatës zgjedhore të përbashkët me kreun e CSU Markus Söder në Mynih.

Ai gjithashtu vizatoi sërish vija të kuqe për negociatat e mundshme të koalicionit. Bashkimi nuk do të hyjë në koalicion me askënd "që nuk është i përgatitur të sjellë një ndryshim në politikën ekonomike dhe politikën e migracionit në Gjermani".

Merz theksoi se nuk do të zhvillojë bisedime për koalicion me AfD-në: "Në asnjë rrethanë, në asnjë rrethanë, ne nuk do të diskutojmë asnjë bisedë, aq më pak negociata apo edhe pjesëmarrje në qeveri me AfD. Kjo nuk bëhet fjalë."

1 VITE ME PARE

"Migracioni dhe ekonomia temat kryesore të fushatës zgjedhore"/ Gjermania në prag të një kthese politike

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANI - Fushata elektorale ishte shkurtër, por e ashpër. Një fjalë u përsërit shpesh: ndryshim kursi. "Provuat tre vjet të bëni politikë të majtë në Gjermani. Nuk mund të vazhdoni më kështu", tha dy javë para zgjedhjeve Friedrich Merz, kandidati për kancelar i partive konservatore CDU/CSU. 

Në Bundestag, ai iu drejtua SPD-së dhe të Gjelbërve, të cilët, së bashku me FDP-në, ishin në koalicionin tripartiak të qendrës së majtë prej vitit 2021. Në nëntor 2024, qeveria u shpërbë pas muajsh të tërë debatesh për mungesën e fondeve në buxhet. Kjo situatë çoi në zgjedhjet e parakohshme, më 23 shkurt. 

SPD-ja përballet me një humbje të rëndë 

Ndërsa të Gjelbërit ruajnë në sondazhe një mbështetje të ngjashme me atë të vitit 2021, SPD-ja dhe FDP-ja kanë pësuar një rënie të ndjeshme. FDP-ja rrezikon të mos e kalojë pragun prej 5%, ndërsa SPD-së i kanoset një disfatë historike. Çdo rezultat nën 20% do të ishte më i keqi për këtë parti në historinë e pasluftës – dhe sondazhet e tregojnë atë shumë larg këtij pragu, aktualisht në 14%. Olaf Scholz do të bëhej kështu kancelari me mandatin më të shkurtër në 50 vitet e fundit dhe i vetmi socialdemokrat që nuk ka arritur të rizgjidhet si kancelar. 

Unioni në krye, AfD në vendin e dytë 

Sipas sondazheve, Friedrich Merz ka shanset më të mira për të fituar kancelarinë. Kryetari i CDU-së udhëheq Unionin e CDU/CSU, i cili, pasi drejtoi vendin për 16 vjet, kaloi në opozitë në vitin 2021 dhe tani kërkon të rikthehet në pushtet. Në vendin e dytë, me rreth 20% të votave, është AfD-ja, një parti pjesërisht ekstremiste e djathtë. Kjo është dyfishi i rezultatit të saj në vitin 2021. 

Si ra SPD-ja dhe u ngrit AfD-ja? 

Kandidati për kancelar i CDU-së, Friedrich Merz, e shpjegon këtë me rënien e ekonomisë. Sipas tij, "ekonomia jonë kombëtare, është tani e fundit në Bashkimin Evropian". 50,000 kompani kanë shpallur falimentim dhe rreth 100 miliardë euro kapital biznesi largohet nga vendi çdo vit. "Ekonomia jonë po tkurret, për të tretin vit radhazi jemi në recesion. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e pasluftës në Gjermani." 

Sipas Merz-it, Scholz dhe ministri i tij i Ekonomisë, Robert Habeck, i cili garon si kandidat për kancelar nga të Gjelbërit, "nuk e kuptojnë më realitetin". "A e dini si më dukeni?" – iu drejtua ai kundërshtarëve të tij. "Si dy drejtorë të punësuar, të cilët e kanë drejtuar një kompani drejt falimentimit dhe tani u thonë pronarëve: Ne duam ta vazhdojmë kështu edhe për katër vjet të tjera." 

Lufta, kriza energjetike, inflacioni 

Ndërsa Merz kritikon qeverinë aktuale gjithnjë e më ashpër, kancelari Scholz kalon gjithnjë e më fort mbrojtje. Ai thotë se nuk është faji i qeverisjes së tij, por agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës që ka shkaktuar krizën energjetike dhe inflacionin. Sipas Scholz-it, vështirësitë ekonomike do të vazhdojnë edhe për shkak të politikave të papritura të presidentit amerikan Donald Trump. "Era fryn kundër nesh. Dhe e vërteta është: kjo situatë nuk do të ndryshojë thelbësisht në vitet e ardhshme." 

AfD e gatshme për koalicion me CDU/CSU

Ekonomia e dobësuar ishte njëra nga temat më të diskutuara gjatë fushatës zgjedhore. Por pas një sulmi vdekjeprurës me thikë nga një azilkërkues i refuuar në Aschaffenburg, çështja e migracionit kaloi në plan të parë. Friedrich Merz kërkoi ashpërsimin e politikës së azilit dhe paralajmëroi se, nëse do të ishte e nevojshme, do ta mbështeste edhe me votat e AfD-së.

Deputetët e AfD-së e pritën me entuziazëm faktin që, në fund të janarit, një mocion i CDU/CSU për rregullore më të ashpra për azilin u pranua për shqyrtim në Bundestag. Si përfundim, mocioni u rrëzua me votat e partive të tjera dhe disa deputetëve të CDU-së, por për partinë e skajit të djathtë, AfD, kjo ishte një fitore. "Këtu dhe tani fillon një epokë e re", tha Bernd Baumann, drejtuesi grupit parlamentar të AfD-së. "Diçka e re po fillon dhe AfD është partia që do ta udhëheqë këtë ndryshim." Ai e deklaroi partinë e tij të gatshme për një koalicion me CDU/CSU. 

Merz përjashton koalicon me AfD-në 

Pas këtij votimi, qindra mijëra qytetarë dolën në protesta kundër rritjes së ndikimit të së djathtës së skajshme në Gjermani. Edhe Scholz e kritikoi këtë bashkëpunim të konservatorëve me AfD-në. "Nuk është e parëndësishme nëse bashkëpunon apo jo me ekstremistët e djathtë. Jo në Gjermani!", tha ai. Ai shtoi se qytetarët nuk mund të kenë besim se Unioni nuk do të bashkëpunojë me AfD-në pas zgjedhjeve. Në debatet e mëpasshme televizive, Friedrich Merz e ka përjashtuar në mënyrë kategorike çdo mundësi bashkëpunimi me AfD-në. Sipas tij, qëllimi i AfD-së është të shkatërrojë CDU/CSU-në dhe një koalicion me AfD-në nuk do të ndodhë kurrë. 

Kush mund të formojë qeverinë e re? 

Por Merz-it nuk do t'i mjaftojnë votat për të qeverisur pa një parti partnere në koalicion. Sa më shumë parti të hyjnë në Bundestag, aq më të ndërlikuara bëhen marrëdhëniet dhe formimi i një qeverie. E majta pritet të arrijë pragun e hyrjes në parlament, ndërsa partia e re BSW dhe FDP-ja janë në rrezik. Nëse FDP-ja hyn në Bundestag, do të nevojitet ndoshta një qeveri tripartiake. Por liberalët e FDP-së kanë thënë se nuk duan të hyjnë sërish në një koalicion me të Gjelbërit, duke lënë si opsion vetëm një aleancë mes CDU/CSU, SPD dhe FDP. Nëse FDP ose BSW nuk hyjnë në parlament, mundësitë e tjera janë një koalicion mes CDU/CSU dhe SPD-së ose mes CDU/CSU dhe të Gjelbërve. 

Fotogaleria: Ngjyrat e koalicioneve të qeverive gjermane
Flamujt dhe semaforët simbolizojnë koalicionet e ndryshme pas zgjedhjeve në Gjermani, një praktikë e zakonshme nën sistemin proporcional të përfaqësimit.

E zeza e konservatorëve e kombinuar me të kuqen tradicionale të së majtës politike është kodi i ngjyrave të një koalicioni mes kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Në Gjermani ky quhet "koalicion i madh" (GroKo). Ka qenë në pushtet për herë të parë në vitet 1966-1969, si dhe në vitet 2005-2009 dhe 2013-2021 nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel
ile

Nga viti 2021 deri në 2025, Gjermania u qeveris për herë të parë nga një koalicion i qendrës së majtë nën drejtimin e kancelarit Olaf Scholz (SPD). Quhet semafor (Ampel) për shkak të ngjyrave. e kuqe për SPD, e verdhë për FDP dhe e gjelbër për ekologjistët. E filloi mandatin si një "koalicion i progresit", por për shkak të grindjeve të shumta dështoi pas tre vjetësh

Unioni Kristian-Demokrat (CDU) bashkëqeveris me Të Gjelbrit në disa lande gjermane, duke funksionuar mirë në nivel rajonal. Në Baden-Vyrtemberg, kryeministri i vetëm i Gjelbër, Winfried Kretschmann, formoi në vitin 2016 një qeveri me CDU-në. Ndërsa kryeministri demokristian, Hendrik Wüst, prej vitit 2022 drejton një qeveri të tillë në landin më të populluar të Gjermanisë, Renani Veriore - Vestfali
ër

Një marrëveshje trepalëshe midis CDU-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së nuk u realizua në nivel kombëtar në vitin 2017, pasi FDP-ja u tërhoq nga negociatat. Por ky model është testuar në nivel rajonal, si në Schleswig-Holstein, ku qeveria "Xhamajka" e kryeministrit Daniel Günther ishte në pushtet deri në zgjedhjet e vitit 2022, kur ai vendosi të kalojë në një qeveri CDU-Të Gjelbrit.

Landin lindor të Saksonisë e qeveriste një koalicion midis CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve deri në vitin 2024, nën drejtimin e kryeministrit Michael Kretschmer. Ky koalicion i pazakontë u krijua për të penguar rritjen e ekstremit të djathtë AfD, por në zgjedhjet e fundit, Të Gjelbrit nuk arritën të kalonin pragun prej 5% për t'u rikthyer në parlament.


Në landin lindor Saksoni-Anhalt qeveris që nga viti 2021 një koalicion i tillë, drejtuar nga kryeministri demokristian, Rainer Haseloff. Ky koalicion i papritur ishte e vetmja alternativë e mundshme për të penguar rritjen e partisë ekstremiste të djathtë 

Prej vitit 2018, Unioni Kristian-Social i Bavarisë (CSU) qeveris me Votuesit e Lirë (FW), ngjyra e të cilëve është portokalli. FW është një parti populiste me bazë lokale dhe me prirje nga e djathta ekstreme, e drejtuar nga Hubert Aiwanger. E fortë në zonat rurale të Gjermanisë jugore dhe lindore, FW synon një rol më të madh në nivel kombëtar dhe aktualisht ka tre deputetë në Parlamentin Europian.

AfD mbetet e izoluar 

AfD-ja nuk ka gjasa të hyjë në ndonjë koalicion, por drejtuesja e saj Alice Weidel deklaroi se qeveria e re do të vijojë politikën e deritanishme dhe se ndryshimi do të ndodhë gjithsesi, por "vetëm do të vonohet". 

Zgjedhjet e 23 shkurtit do të përcaktojnë kursin e ardhshëm politik të Gjermanisë./DW

1 VITE ME PARE

Më pak parti dhe kandidatë pjesëmarrës, zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

 Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz

GJERMANI - Qytetarët gjermanët u drejtohen këtë të diel, kutive të votimit, pas një fushate zgjedhore intensive të dominuar nga ekonomia e lëkundur e vendit dhe një sërë sulmesh vdekjeprurëse që e kanë bërë emigrimin dhe sigurinë një çështje kryesore.

Pesë kandidatë janë në garë: Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit. AfD ka emëruar Alice Weidel, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht, BSW ka emëruar kandidate për kancelare, Sahra Wagenknecht. Më poshtë do të gjeni zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra sipas DW.

Votuesit

Sipas Zyrës Federale të Statistikave: 59.2 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani: rreth 1.2 milionë më pak se në vitin 2021. 30.6 milionë janë gra dhe 28.6 milionë janë meshkuj.

2.3 milionë të rinj votojnë për herë të parë - që përbëjnë 3.9 përqind të të gjithë votuesve me të drejtë vote. Për shkak të datës së zgjedhjeve të parakohshme rreth 400,000 më pak të rinj tani mund të votojnë sepse nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeçare.

Bundestagu

Pas reformës zgjedhore, numri i deputetëve kufizohet në maksimum 630. Bundestagu i 21-të do të ketë më shumë se njëqind anëtarë më pak. Aktualisht janë 733 deputetë. Tani vetëm vota e dytë vendos për shpërndarjen e vendeve në parlament. 

Partitë

Në zgjedhjet e Bundestagut marrin pjesë 29 parti, dukshëm më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, kur u pranuan 47 parti. SPD, Të Gjelbrit, FDP, AfD, E Majta, Votuesit e Lirë, Volt, MLPD, Aleanca për Gjermaninë dhe Aleanca Sahra Wagenlnecht janë të përfaqësuara me lista shtetërore në të 16 vendet. Të gjitha partitë e tjera nuk janë në fletët e votimit në të gjitha vendet. Psh CDU paraqitet kudo përveç Bavarisë, kurse CSU vetëm në Bavari.

Kandidatët

Numri i kandidatëve për deputetë është 4506, dukshëm më i ulët se zgjedhjet e vitit 2021, atë kohë ishin 6211.

Ka katër kandidatë për kancelar. Friedrich Merz (CDU) kandidon për Unionin, kancelari, Olaf Scholz për SPD dhe Robert Habeck për të Gjelbrit, dhe AfD ka emëruar Alice Weidel.

Për zgjedhjet federale, Gjermania është e ndarë në 299 zona zgjedhore. Rreth 675,000 punonjës zgjedhorë pritet të jenë në detyrë në zgjedhjet e së dielës.

1 VITE ME PARE

"Gjermania më e polarizuar se katër vjet më parë"/ Pse zgjedhjet e sotme konsiderohen të rëndësishme edhe për Europën?

Konservatorët kryesojnë në zgjedhjet në Gjermani, Scholz
Foto ilustruese

GJERMANI - Kandidati me shanse më të mëdha për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz i CDU-së, i ka quajtur këto "zgjedhje për fatin" përballë "zhvendosjes tektonike të qendrave politike dhe ekonomike të pushtetit në botë." Ai i ka quajtur edhe "një nga mundësitë e fundit për t'i zgjidhur problemet përpara se populistët (të fitojnë) shumicën". Në këtë kuadër, disa vëzhgues të huaj i shohin këto zgjedhje gjermane si zgjedhjet më të rëndësishme të Evropës.

Zgjedhjet zhvillohen në një atmosferë kur çështja e migrimit u katapultua, kryesisht nga atentatet, në çështje kryesore. Në radhë të parë perceptimi për migrimin ka çuar edhe në forcimin e AfD-së, një parti me tendencë kundër të huajve.

Partitë e qendrës nuk e përfaqësojnë më, si përpara, të gjithë spektrin politik. Por polarizimi në Gjermani nuk ka arritur përmasat e shteteve të tjera evropiane, ai është larg situatës së SHBA. Konsensusi vazhdon të jetë i preferuar nga forcat politike në Gjermani.

Tendenca e sondazheve të fundit për zgjedhjet

Tendenca e përgjithshme e sondazheve të fundit, sheh sot të parën CDU/CSU, parti e qendrës së djathtë, që arrin te 30.1%. E dyta vjen Alternativa për Gjermanin, AfD, parti pjesërisht ultra e djathtë, te 20.2 përqind. E treta renditet SPD, partia socialdemokrate, e qendrës së majtë, te 15.3%;Të Gjelbrit, parti me fokus ambjentin e klimën, janë te 13.2. %; partia E Majta, parti pjesërisht ultra e majtë, arrin 6.8%.

Kurse partitë e tjera, FDP liberale dhe Aleanca Sara Wagenknecht (BSW), sipas tendencës së sondazheve, nuk pritet të kalojnë 5%, prag për t'u futur në Bundestag.

Parashikimet në sondazhe, për partitë kryesore, thuajse nuk kanë ndryshuar muajin e fundit. Megjithatë, më shumë se një e treta, apo 3,9% e votuesve janë ende të pavendosur për kë do të votojnë.

Qeverinë mund ta formojë partia ose koalicionet partiake që arrijnë gjysmën e mandateve në Bundestag, pra që arrijnë të paktën 316 mandate.

Partneri i preferuar i CDU/CSU

I pyetur për preferencat, kryetari i CDU-së Friedrich Merz, u përgjigj së fundi: "ndoshta me SPD, ndoshta me Të Gjelbrit. Për FDP-në kam dyshime të mëdha".

Sipas sondazheve, gjasat më të mëdha i ka një koalicion mes CDU/CSU dhe socialdemokratëve, SPD. Një koalicion i tillë e ka drejtuar Gjermaninë katër herë pas Luftës së Dytë Botërore.

Por mund të nevojiten edhe tre parti, për të formuar qeverinë. Pra është e mundur që të kërkohen edhe Të Gjelbrit në bord.

Kjo mund ta vështirësonte formimin e qeverisë. Sepse Merzi ka deklaruar se mund të kthehet te energjia atomike; se do të ndërtojë me shpejtësi 50 centrale me gaz dhe mund të zgjasë përdorimin e motorit me djegie në automjete. Kjo do të kërkonte tolerim nga Të Gjelbrit dhe negociata me ta.

Por Merzi dëshiron ta shohë të formuar shpejt qeverinë, më e vonta deri në 20 prill.

E veçanta e Bundestagut të ri

Pas reformës zgjedhore, të miratuar nga koalicioni tripartiak që u shpërbë, Bundestagu i ri do të jetë më i vogël. Ai do të ketë maksimumi 630 deputetë, pra mbi 100 deputetë më pak se aktualisht. Mandate shtesë nuk do të ketë më.

Në fletën e votimit mund të vendoset për dy preferenca, siç e kërkon sistemi proporcional i personalizuar i Gjermanisë. Me preferencën e parë zgjidhet kandidati direkt i zonës elektorale. Me preferencën e dytë zgjidhet një parti, nga lista e landit federal.

E re me reformën e kodit elektoral të vitit 2023 është që preferenca e dytë në fletën e votimit, ajo për partinë, bëhet më e rëndësishme. Është ajo që e vendos hyrjen në Bundestag të një kandidati që i ka fituar direkt zgjedhjet në zonën elektorale. Përbërja e Bundestagut tani korrespondon me rezultatin e preferencës së dytë në fletëvotim. Ndaj partitë bëjnë thirrje këtë herë që t'ua japin të dyja preferencat.

Të drejtë votimi kanë të paktën 59,1 milionë gjermanë, që janë të paktën 18 vjeç.

Për herë të parë mund të votojnë 2,3 milionë zgjedhës, sepse kanë mbushur moshën për votim.

Në këto zgjedhje votojnë rreth 7 milionë votues me origjinë të huaj. Shumica e tyre si tendencë (76%) kanë zgjedhur SPD, pastaj CDU/CSU (71%) dhe pastaj Të Gjelbrit (57%). Afd-në e mbështesin rreth 21% e të huajve në Gjermani.

Europa, Ballkani e një qeveri gjermane Merz

Gjermania ofron një të katërtën e prodhimit për 450 milionë banorët e Bashkimit Evropian. Friedrich Merz mbështet mbështet tregtinë e lirë, mbështet tregjet e hapura dhe Aleancën Transatlantike.

Ai ka deklaruar se për të drejtuar Evropën do të riforcojë kontaktin me Francën, duke e zgjeruar drejtimin edhe me Poloninë.

Merzi ka mbështetur, në parim, idenë e "rrathëve koncentrikë" për organizimin e Evropës: disa vende ecin drejt integrimit më të thellë në BE; të tjera integrohen më pak, duke dorëzuar edhe më pak sovranitet në Bruksel.

Ballkanin Perëndimor Friedrich Merz dhe CDU/CSU e konsideron me rëndësi strategjike për t'u anëtarësuar në BE. Në një seri pyetjesh që Merzi dhe CDU/CSU në Bundestag i drejtojnë Ministrisë së Jashtme gjermane (30.01.2025) ata interesohen nëse qeveria federale ka ndërmarrë hapa konkretë, "për t'u ofruar kandidatëve strategjikisht të rëndësishëm për anëtarësim (veçanërisht shteteve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë)...një perspektivë evropiane, që siç mendojnë pyetësit, duhet të ishte e shpejtë dhe e ndjeshme".

Merzi do ta forcojë Gjermaninë. Ai ka deklaruar se "ne e dimë, të paktën që nga Bismarcku, se kjo Evropë funksionon vetëm nëse Gjermania luan një rol të fortë". "...pa ne, kundër nesh, asgjë nuk do të ecë përpara në Evropë".

Siguria e ndryshimi i strukturës së industrisë gjermane

Çështja e sigurisë ka qenë përgjithësisht e para në fjalimet elektorale të Merzit. Së fundi ai deklaroi se "vendimtare është që të jemi në gjendje të mbrohemi". 2% të PBB  për mbrojtjen ai e sheh si minimumin, që duhet të shpenzojë Gjermania. Për këtë ai nuk e përjashton reformimin e frenës së borxhit, në kushtetutën gjermane. Kjo do të lejonte marrjen e borxheve për të investuar, pasi Gjermania nuk do të detyrohej të shpenzonte vetëm aq sa prodhonte në një vit.

Përballë situatës gjeopolitike, buxheti shtesë për mbrojtjen mund të jetë nga hapat e parë të qeverisë së re. Sidomos pas tronditjes së re në marrëdhëniet me SHBA, te e cila Gjermania është mbështetur për sigurinë e saj që pas Luftës së Dytë Botërore.

Disa institutucione, si Instituti Ekonomik Ifo i Mynihut, presin një ndryshim të strukturës së industrisë gjermane në drejtim të sektorit të mbrojtjes. Disa analistë e shohin industrinë gjermane të armatimit në një bum zhvillimi.

Roli i pritshëm i AfD-së në politikën e Gjermanisë

Në nivel drejtimi federal nuk pritet që AfD të luajë ndonjë rol. Të gjitha partitë e kanë përjashtuar bashkëpunimin me të. Por prania më e madhe në Bundestag dhe në forume dhe retorika e AfD-së mund të ndikojë në normalizimin e radikalizimit të disa njerëzve në Gjermani.

Megjithë skepticizmin e kritikëve, Merzi e ka theksuar disa herë distancimin nga AfD. Kjo megjithë hapin e guximshëm të tij, marrjen parasysh të një vote të përbashkët me AfD-në për migrimin në Bundestag. Merzi thotë se një bashkëpunim me AfD-në do të thotë fund i CDU-së.

Mbështetja nga Uashingtoni për AfD-në, kërkesa për ta rrëzuar "kordonin sanitar” ndaj AfD-së, duket se ka forcuar distancimin nga AfD në CDU.

Synimi i Merzit është që AfD të bjerë nën 5% e të mos futet në të ardhmen Bundestag. Për këtë ai synon të zgjidhë problemin e migrimit, p.sh. me dëbime e sprapsje të emigrantëve të paligjshëm që në kufi. Dhe të nxisë ekonominë, p.sh. duke ulur taksat e burokracinë.

Kjo mund të shpresohet pasi është rritur numri i të zhgënjyerve nga politika tradicionale, që ia japin votën AfD-së. Gjithashtu për AfD duket se votojnë mjaft të rinjtë dhe shumë gjermanolindorë.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve

Të dielën, në orën 17.45 pritet të përcillet një rezultat i parë paraprak për votimin. Tendencën, partitë, e marrin megjithatë zakonisht që prej orës 12. Nëse do të kemi surpriza nga votuesit, kjo del e qartë më vonë./DW

zgjedhjet ne gjermani

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje