Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Qytetarët shqiptarë zgjodhën ditën e diel parlamentin dhe qeverinë që do t'i udhëheqë për 4 vitet e ardhshme. • Në disa qarke të vendit numërimi ka përfunduar. • Qarku i Kukësit është i pari që ka përfunduar procesin e numërimit të votave në një afat kohor prej 24 orësh. • Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar bindshëm ndaj socialistëve duke marrë 19,845 vota ose 53.4%. Ndërsa Partia Socialiste ka marrë 11,322 vota ose 30.5%. • Të përkthyer në mandate, PD 2, ndërsa PS 1. • Partia Socialdemokrate (PSD) renditet e treta duke marrë 5,082 vota ose 13.7%. • Ka përfunduar numërimi i votave në qakrun e Lezhës ku Partia Demokratike, ASHM kryeson me 29484 vota si forcë e parë. Si forcë e dytë rendite në Lezhë renditet Partia Socialiste me 27585 vota. • Ndërkohë si forcë e tretë në këtë qark renditet Koalicion Nisma-Shqipëria Bëhet me 3614 vota. • Kjo situatë e përkthyer në mandate rezulton në 4 deputetë demokratë dhe 3 socialistë. • Në qarkun e Gjirkastrës ka mbetur tashmë edhe një kuti për t'u numëruar teksa Partia Socialiste udhëheq si forcë e parë me 24457 vota. • Si forcë e dytë renditet Partia Demokratike-ASHM me 11596 vota Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës. • E përkthyer në mandate Partia Socialiste merr në qarkun e Gjirokastrës 3 deputetë ndërsa Partia Demokratike 1 deputet. • Në qarkun e Beratit janë numëruar të gjithë qendrat e votimi. • Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 58.1% të votave, ose 38,860 vota dhe ka siguruar 5 mandate. • Ndërsa Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate. • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, si edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark. • Në Vlorë ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. • Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Partia Socialisteme kryeson me 9 mandate, konkretisht socialistët kanë marrë 59 %. Ndërsa PD-ASHM ka marrë vetëm 26%, 3 mandate. • Tre kuti kanë mbetur ende pa u numëruar në qarkun e Fierit, ndërsa rezultati është i qartë. Partia Socialiste Partia Socialiste ka siguruar 96540 vota -12 mandate. • Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate. Partia Mundësia ka marrë një mandat të dytë në Tiranë. Përveç Agron Shehajt, në parlament do të jetë dhe një deputet tjetër i Partisë Mundësia, Erald Kapri. • Deri më tani mbeten për tu numëruar edhe 48 kuti votimi. • Koalicioni PD-ASHM ka aktualisht 13 mandate, çfarë do të thotë se ka vetëm një deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në parlament.
54 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Fierit, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se është zemërthyer që zgjedhjet e 11 majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve.
Ai ka falenderuar të gjithë demokratët dhe mbështetësit e opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Bardhi thekson në reagimin e tij se demokratët do të qëndrojnë të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë.
POSTIMI I PLOTË:
Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!
Në qarkun e Fierit Partia Socialiste ka siguruar 96540 vota -12 mandate. Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate.
TIRANË- 23 kuti votimi kanë mbetur ende pa u numëruar për qarkun e Tiranës. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 1259 kuti me fletë votimi nga 1282 që janë gjithsej.
Partia Socialiste kryeson garën më 48% të votave, duke siguruar kështu 19 mandate në Kuvend. E dyta vjend koalicioni "PD-ASHM" me 35%, e cila ka aktualisht 13 mandate. Forcë e tretë radhitet Partia Mundësia më 5% t1% votave, dhe me 2 vende në Kuvend.
Rezultatet për partitë e tjera:

TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë mbetur edhe 37 kuti për tu hapur. Deri tani janë numëruar 5188 kuti nga 5225. PS kryeson me 52% të votave ku ka arritur të marrë 83 mandate. Sa i përket PD-së, ajo ka marrë vetëm 34% të votave duke marrë 50 mandatë. Partitë e reja kanë arritur të "rrëmbejnë" nga 1 mandat, përkatësisht Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë.
Partia Mundësia ka marrë dy mandate në Tiranë. Partia e Shehajt ka marrë një mandat të dytë në Tiranë. Në parlament do të jetë dhe një deputet tjetër i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Koalicioni PD-ASHM ka aktualisht 13 mandate, çfarë do të thotë se ka vetëm një deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në parlament. PSD ka marrë 3% të votave dhe 3 mandate.
PS: 52%; 83 MANDATE
PD-ASHM: 34%; 50 MANDATE
NISMA-SHB: 4%: 1 MANDATE
PSD: 3%; 3 MANDATE
MUNDESIA: 3%; 2 MANDATE
BASHKE: 2%; 1 MANDATE
KEA: 1% 0 MANDATE
DZH: 0% 0 MANDATE
QV: 5188/5225

TIRANË- Kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me procesin e numërimit të votës së diasporës. Celibashi u shpreh se deri më tani janë numëruar 35% e votave të diasporës.
Lidhur me zarfet e ardhura nga shteti grek, kreu i KQZ-së tha se do të bëhet vlerësim i tyre, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë vendim për bllokim të tyre.
Celibashi: Deri më tani janë numëruar 35% e votave të diasporës. Për qarkun Kukës kemi përfunduar procesin e numërimit, përjashtuar 71 zarfe të ardhur nga shteti grek. Nuk kemi marrë ende njoftim për vendimin e KAS për votat nga Greqia. Presim arsyetimin. Vlerësimi i zarfeve nga Greqia do të bëhet padyshim. Nuk ka asnjë vendim të Komisionerit Shtetëror për bllokim të zarfeve të diasporës.
Celibashi njoftoi po ashtu se nga fundi i javës do të kemi rezultatin përfundimtar të votave të emigrantëve që do t’i bashkangjitet rezultatit në rang kombëtar.
TIRANË- Partia Socialiste është konfirmuar forca fituese në Kombinat. Ministri Blendi Gonxhe u shpreh se kjo njësi bashkiake është ajo me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane.
Sipas tij, Kombinati nuk është një nga zonat më lehta në kryeqytet, sepse ka pasur problematika dhe halle që lidhen me rindërtimin.
REAGIMI I PLOTË:
Është një ditë e bukur për ne socialistët e Kombinatit, sepse rikonfirmohet si njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane që kanë dendësinë më të madhe të popullsisë me diference prej rreth 6% me mesataren e këtyre njësive dhe diferencë rreth 7% me mesataren e qarkut. Po njoftojmë fitoren e PS në kombinat që nuk është një nga zonat më lehta në kryeqytet, sepse ka pasur problematika dhe halle që lidhen me rindërtimin. Ne kemi pasur një rënie të numrit të votuesve për shkak se nga Kombinati, nga njësia 6 shkojnë drejt njësisë 14, disa mijëra votues me pasaportizimin atje, pasi ajo njësi është krijuar nga njësia 6. Dhe kemi pasur mbi 4 mijë votues të cilët nga censuset tona janë shumica socialistë, që janë te njësitë e tjera. Nga pikëpamja e pjesëmarrjes e dinim që do të kishim një rënie. Rënia në pjesëmarrje në rastin tonë është përkthyer në një bojkot të opozitës. Jemi më mirë edhe se viti 2021. Jemi në 54.5% kur kemi qenë 53.5% si PS në 2021 (të dhënat e orës 16:00 - në përditësim). Jemi në rritje shumë të rëndësishme krahasuar dhe me njësitë e tjera bashkiake. Kemi regjistrim të lartë nga njësia 6 për Diasporën dhe rezultatin e presim tani. Ne kemi regjistruar gati mbi 5,000 bashkëkombës në nivel kombëtar, gati 2,000 në rang qarku dhe mbi 1,500 në rang njësie. Të gjitha këto bashkë bëjnë që të jemi shumë krenarë!
FIER- Tre kuti kanë mbetur ende pa u numëruar në qarkun e Fierit, ndërsa rezultati është i qartë. Partia Socialiste ka siguruar 96540 vota -12 mandate. Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar vetëm 39112 vota- 4 mandate.
Teksa në KZAZ vijon numërimi i kutive të fundit, socialistët kanë nisur të festojnë. E pranishme ishte drejtuesja e PS për qarkun e Fierit njëkohësisht zëvendëskryeministre e vendit, Belinda Balluku. Ajo theksoi se kjo është një fitore historike për Partinë Socialiste dhe një humbje historike për rivalët e PD-së. Më tej shtoi se procesi i numërimit ka kaluar pa probleme dhe ndërprerje, duke e cilësuar atë si një “proces model.”
"Për të thënë të drejtën, siç është fitore historike për ne, është dhe humbje historike për ta të tërheqin mandate nga lista e mbyllur duhet të jetë shokante, të them të drejtën. Megjithatë dua të them diçka, e kam thënë gjatë gjithë intervistave dje. Mandati i 12 është një mandat i brishtë. Pasi për Partinë Socialiste është shumë më i madh herësi sesa për partitë e vogla, kam dëgjuar edhe prononcime nga partitë e vogla. Është e nevojshme që të shikojmë se si do shkojnë kutitë e diasporës përsa i përket kutive të votimit brenda territorit të Qarkut Fier Partia Socialiste ka fituar bindshëm mandatin e 12. Të shikojmë dhe diasporën dhe gjithçka të shkojë ashtu siç duhet”, tha ajo.
Balluku bëri një paralajmërim për mundësinë që mandati i 12 të jetë i brishtë, duke përmendur ndikimin që mund të ketë numri i kutive të diasporës.
“Mandati i 12 është një mandat i brishtë për momentin, pasi për ne është shumë më i madh sesa për partitë e vogla. Do të presim të shohim si do shkojnë numrat e kutive të diasporës,” përfundoi ajo.
VLORË- Partia Socialiste ka thelluar fitoren në Qarkun e Vlorës, duke marrë mandatin e 9 në qarkun e Vlorës. Partia Demokratike ka marrë vetëm 26% të votave duke siguruar 3 mandate.
PD i ikën nga lista e sigurtë kandidati për deputet Atird Hoxha, ndërsa PS fut nga lista e hapur Brunilda Mersini. Mbeten ende për t’u shtuar votat e diasporës.
PS: 59%; 9 MANDATE
PD-ASHM: 26%; 3 MANDATE
NISMA-SHB: 6%; 0 MANDATE
MUNDESIA:5%; 0 MANDATE
PSD: 1%; 0 MANDATE
BASHKE: 1%; 0 MANDATE
KEA: 1%; 0 MANDATE
DZH: 0%; 0 MANDATE
QV: 449/449
TIRANË- Partia Mundësia ka marrë një mandat të dytë në Tiranë. Përveç Agron Shehajt, në parlament do të jetë dhe një deputet tjetër i Partisë Mundësia, Erald Kapri.
Deri më tani mbeten për tu numëruar edhe 48 kuti votimi. Koalicioni PD-ASHM ka aktualisht 13 mandate, çfarë do të thotë se ka vetëm një deputet jashtë listës së mbyllur që projektohet të hyjë në parlament.

TIRANË- Procesi i numërimit të kutive të votimit vijon pandërprerë ndërsa në rang vendi kanë mbetur edhe 111 kuti për tu hapur. Deri tani janë numëruar 5114 kuti nga 5225.
PS kryeson me 52% të votave ku ka arritur të marrë 82 mandate. Sa i përket PD-së, ajo ka marrë vetëm 34% të votave duke marrë 52 mandatë. Partitë e reja kanë arritur të "rrëmbejnë" nga 1 mandat, përkatësisht Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. PSD ka marrë 3% të votave dhe 3 mandate.
PS:52%; 82 MANDATE
PD-ASHM: 34%; 52 MANDATE
NISMA-SHB: 4%; 1 MANDATE
PSD: 3%; 3 MANDATE
MUNDESIA: 3%; 1 MANDATE
BASHKE: 1%; 1 MANDATE
KEA: 1%; 0 MANDATE
DZH: 0%; 0 MANDATE
QV: 5114/5225
FIER- Në qarkun e Fierit deri tani mësohet se janë hapur 554 kuti nga 587 gjithsej. Nga rezultatet e publikuara, PS kryeson me 63% ndërsa PD ka siguruar 25%.
PS në këtë qytet ka marrë 12 mandate dhe PD 4 mandate. Partitë e tjera nuk kanë arritur ende të marrin ndonjë mandat pasi kanë shifra të ulëta.
PS: 63%; 12 MANDATE
PD-ASHM: 25%; 4 MANDATE
NISMA-SHB: 5%; 0 MANDATE
MUNDESIA: 2%; 0 MANDATE
PSD: 1%; 0 MANDATE
BASHKE: 1%;0 MANDATE
DZH: 1%; 0 MANDATE
KEA: 1%; 0 MANDATE
QV: 554/587

ELBASAN- Vijon pandërprerë procesi i numërimit në qarkun e Elbasan. Deri tani mësohet se janë hapur 505 kuti ndërsa kanë mbetur edhe 3 kuti pa u numëruar. Nga rezultatet e publikuara, PS kryeson me 61% ndërsa PD ka siguruar 29%.
PS në këtë qytet ka marrë 10 mandate dhe PD 4 mandate. Partitë e tjera nuk kanë arritur ende të marrin ndonjë mandat pasi kanë shifra të ulëta.
PS: 61%; 10 MANDATE
PD-ASHM: 29%; 4 MANDATE
NISMA-SHB: 4%; 0 MANDATE
MUNDESIA: 2%; 0 MANDATE
KEA: 2%; 0 MANDATE
PSD: 1%; 0 MANDATE
BASHKE: 1%; 0 MANDATE
DZH: 0%: 0 MANDATE
QV: 505/508


DURRËS- Vijon pandërprerë procesi i numërimit në qarkun e Durrësit. Deri tani mësohet se janë hapur 469 kuti nga 493 gjithsej. Nga rezultatet e publikuara, PS kryeson me 53% ndërsa PD ka siguruar 39%.
PS në këtë qytet ka marrë 8 mandate dhe PD 6 mandate. Partitë e tjera nuk kanë arritur ende të marrin ndonjë mandat pasi kanë shifra të ulëta.
PS: 53%; 8 MANDATE
PD-ASHM: 39%; 6 MANDATE
MUNDESIA: 3%; 0 MANDATE
NISMA-SHB: 3%; 0 MANDATE
BASHKE: 1%; 0 MANDATE
KEA: 1%; 0 MANDATE
DZH: 1%; 0 MANDATE
PSD: 0%L 0 MANDATE
QV: 469/493

SHQIPËRI– Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 5015 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 696937 vota ose 52.09 %. Ndërsa PD-ASHM ka marrë 460949 vota ose 34.45%. PSD ka marrë 46039 vota, ose 3.44%, Nisma Shqipëria Bëhet 46956 vota, ose 3.51% dhe Partia Mundësia 39760 vota ose 2.97%.
Partia Socialiste deri tani dominon në 9 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës. Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka shkuar në 82 mandate, Partia Demokratike 52 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.
RROGOZHINË- Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44. Sipas të dhënave paraprake, PS ka dalë në avantazh me rreth 1.200 vota më shumë se Partia Demokratike.
Gjithashtu deri tani në radhët e PD-së më shumë vota kanë marrë Lorenca Hoxha me 257 vota, pasuar nga Elton Roshi, Myslim Murrizi, Grigels Muçollari dhe Lisandër Hoxha.
Ndërkohë, në PS-së prin Orlando Rakipi me 349 vota, duke lënë pas emra të njohur si Pandeli Majko dhe Blendi Gonxhja, të cilët gjithashtu kanë marrë mbështetje të konsiderueshme nga votuesit. Procesi i numërimit vijon dhe pritet të sjellë zhvillime të reja në orët në vijim.
SHIJAK- Procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak ka përfunduar tashmë. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vihet re se Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 7118 vota ose 54.64%.
Në vend të dytë ndiqet nga Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet e para me 5266 vota ose 40.43%. Më pas vjen në vend të tretë Partia Mundësia me 229 vota ose 1.76%.
Rezultatet sipas partive:
Partia Socialiste e Shqipërisë– 7118 vota/ 54.64%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 5266 vota/ 40.43%
Partia Mundësia – 229 vota/ 1.76%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 185 vota/ 1.42%
Lëvizja Bashkë – 115 vota/ 0.88%
Koalicioni Euroatlantik – 31 vota/ 0.24%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 18 vota/ 0.14%
Lëvizja Atdheu – 37 vota/ 0.28%
Partia Socialdemokrate – 384 vota/ 1.94 %
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 5 vota/ 0.04%
Partia Aleanca Demokracia e Re – 62 vota/ 0.13 %
TIRANË- Procesi i numërimit të votave nga zarfet e Diasporës ka nisur dhe kanë dalë shifrat e para për qarkun e Durrësit. Mësohet se nga 20.100 zarfe që janë gjithsej për këtë qark, janë numëruar 4300 prej tyre.
Vihet re se partia që ka marrë më shumë mbështetje nga diaspora, është ajo Socialiste me 65,5 % të votave, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 24.5%, që përbën një diferencë prej 1700 votash.
5% e votave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për këtë qark kanë shkuar për Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.
KAMËZ- Procesi i numërimi po shkon drejt fundit edhe në Bashkinë Kamëz ku PD-ASHM kryeson me 44.68 % të votave ose me 21497 të tilla. Si forcë e dytë renditet Partia Socialiste me 20238 vota ndjekur nga PSD me 1704 vota.
Në vend të katërt radhitet Partia Mundësia me 1463 dhe në vend të pestë Koalicioni Euroatlantik me 1436 vota.

TIRANA- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka garantuar kandidatët e listave të hapura se KQZ ka ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar "trafikimin" e votave. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Celibashi thotë se KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.
Ai shton se nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor.
POSTIMI:
Komunikim për kandidatët për deputet në 'Listën e Hapur'
Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar 'trafikimin' e votave për kandidatët e 'listës së hapur' të çdo subjekti. KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.
Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor.
KORÇË- Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura dy ditë më parë për kandidatët ka nisur në mbarë vendin. Mësohet se janë hapur kutitë e para për qarkun Korçë. Në Korçë janë hapur tre kuti, në Devoll 8 kuti, në Pogradec 1 kuti. Më tepër vota kanë marrë Jorida Mazelliu, 496 vota (PD), Gëzim Gora (PS) dhe Vinjola Rota (PS).
Kandidatët Korçë/3 kuti
PD
Fidel Kreka 62 vota
Andrea Mano 36 vota
Kristiano Koçibelli 22 vota
Gentian çala 19 vota
Edmond Spaho 16 vota
Enton çaçani 8 vota
Jorida Mazelliu 3 vota
Brunilda Prifti 2 vota
Genti çela 0 vota
Elsuida Vila 0 vota
Kandidatët Korçë/3 kuti
Partia socialiste
Besa Spaho 133 vota
Enslemvera Zake 57 vota
Ilirian Pendavinji 30 vota
Arian Jaupllari 24 vota
Vinjola Rota 17 vota
Gëzim Gora 3 vota
Eridjon Rustemi 3 vota
Alfons Olldashi 1 votë
Bledi çomo 0 vota
Vasil Sterjovski 0 vota
Kandidatët Devoll/8 kuti
Partia Demokratike
Jorida Mazelliu 496 vota
Andrea Mano 121 vota
Edmond Spaho 114 vota
Kristiano Koçibelli 87 vota
Fidel Kreka 60 vota
Gentian çala 39 vota
Enton çaçani 28 vota
Elsuida Vila 7 vota
Genti çela 4 vota
Brunilda Prifti 2 vota
Kandidatët Devoll/8 kuti
PS
Gëzim Gora 251 vota
Vinjola Rota 182 vota
Enslemvera Zake 165 vota
Besa Spaho 156 vota
Arian Jaupllari 120
Ilirian Pendavinji 96 vota
Bledi çomo 33 vota
Eridjon Rustemi 14 vota
Vasil Sterjovski 4 vota
Alfons Olldashi 3 vota
Kandidatët Pogradec/1 kuti
PS
Bledi çomo 52 vota
Alfons Olldashi 29 vota
Besa Spaho 11 vota
Vinjola Rota 10 vota
Arian Jaupllari 4 vota
Ilirian Pendavinji 4 vota
Gëzim Gora 0 vota
Eridjon Rustemi 0 vota
Vasil Sterjovski 0 vota
Enslemvera Zake 0 vota
Kandidatët Pogradec/1 kuti
PD
Genti çela 44 vota
Gentian çala 29 vota
Edmond Spaho 11 vota
Fidel Kreka 4 vota
Enton çaçani 3 vota
Andrea Mano 3 vota
Kristiano Koçibelli 1 votë
Brunilda Prifti 1 votë
Jorida Mazelliu 0 vota
Elsuida Vila 0 vota
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shtyrë mbledhjen për votat e Greqisë që kanë mbetur të bllokuara me kërkesë të Opozitës. Ditën e sotme, KAS ka dëgjuar pretendimet e Opozitës dhe Maxhorancës mbi pretendimet për votat nga Greqia.
Ndërkohë që ka shyrë mbledhjen duke mos caktuar një ditë apo një orar për vendimarrjen mbi këtë çështje.
“Për shkak të kompleksitetit të çështjes, por për shkak se mund të ndodh që edhe Komisioni Rregullator të marrë ndonjë vendim tjetër ndërkohë, do ta shtyjmë shpalljen për një moment tjetër dhe do të njoftojmë paraprakisht edhe palët në lidhje me orën e saktë, ose datën, nëse do jetë një datë tjetër. Në këtë moment e deklaroj të mbyllur seancën”, tha drejtuesi i KAS.
TIRANË- Kompania postare DHL i është përgjigjur KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa problematika të konstatuara në Greqi. Në shkresën që mban datën 9 maj, thotë se numri i zarfeve të dorëzuara në Greqi është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.
Nga dërgesat e padorëzuara 4 449 deri më 9 maj, kompania thotë se 4143 kishin adresa të pasakta dhe pjesa tjetër janë kërkuar nga vetë marrësi që të mbahen nëpërmjet shërbimit On Demand Delivery. Sipas DHL nga këto dërgesa të padorëzuara, janë bërë 2 780 përpjekje për dorëzim.
Gjithashtu DHL thekson se procesi nuk është deleguar dhe se dërgesat janë kryer në përputhje me procedurat standarte, të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim. Sipas kompanisë, të gjithë emigrantëve u është dërguar sms apo e-mail dhe se “njoftimet janë bërë që me krijimin e AWB(numrit të gjurmimit) në Tiranë e në vazhdimësi, përfshirë edhe vendndodhjen e dërgesës në pikat e shërbimit kur dërgesa nuk është bërë e mundur të dorëzohet apo ka pasur adresë të gabuar.
Kompania thekson se 197 dërgesa në Greqi kanë rezultuar me numër kontakti dhe emal të pasaktë. Kompania thekson gjithashtu se nuk ka asnjë rast që njoftimi nuk është bërë nëse marrësi ka patur numër telefoni të regjistruar në regjistrimin e KQZ apo emal aktiv dhe se nuk ka asnjë raportim për dërgesa që nu ki janë dorëzuar emigrantit.
"Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në rë gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL," thuhet në përgjigje.
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ zhvilloi sot seancën ku u shqyrtua ankimimi i Partia Socialiste për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.
Në këtë seancë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu është shprehur se vendimi i KSHZH për veçimin e votave të diasporës është i duhur duke marrë parasysh problematikën që ka. Ai tha se thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur për demokratë të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohen në këtë fazë.
"PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës", tha Logu.
DURRËS- Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave në qendrën e votimit në burgun e Durrësit, ku votues janë Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj. Gjithashtu në Burgun e Durrësit, nga 195 të dënuar që figurojnë në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke realizuar një pjesëmarrje të lartë.
Ndërsa dy prej të burgosur nuk kanë mundur të votojnë, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të IEVP-së gjatë zhvillimit të votimit. Për sa i përket rezultatit të votimit në këtë qendër, Partia Socialiste (PS) ka marrë 148 vota, duke siguruar mbështetje të fortë nga të burgosurit.
Ndërsa Partia Demokratike (PD) ka marrë 34 vota, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka siguruar vetëm 1 votë. Po ashtu, Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) dhe Lëvizja Atdheu kanë marrë nga 1 votë secila. Ky rezultat reflekton mbështetje të konsiderueshme për PS-në, ndërsa partitë e tjera, përfshirë opozitën, kanë marrë më pak mbështetje në këtë qendër votimi specifike.
FIER- Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave edhe në burgun e Fierit, konretisht, 217 të tilla. Në vend të dytë radhitet Partia Demokratike-ASHM me 92 vota ndërsa në vend të tretë Partia Mundësia me 8 vota. Sipas të dhënave në burgun e Fierit Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet ka marrë 4 vota, PSD 3 dhe Lëvizja Bashkë 1 votë.
Të dhënave në burgun e Fierit:
217 vota PS
92 vota PD
8 vota Mundësia
4 vota Nisma Shqipëria Bëhet
3 vota PSD
1 votë Lëvizja Bashkë.
ELBASAN- Procesi i numërimit në Elbasan është drejt përfundimit teksa janë numëruar 505 QV nga 508 në total. Partia Socialiste renditet si forcë e parë me 79799 vota ndërsa forcë e dytë renditet Partia Demokratike- ASHM me 38905 vota. Ndërkohë si forcë e tretë renditet Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet me 4552 vota.
Në këto kushte Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë që përkthehet në 10 mandate ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 4 mandate.

DURRËR- Në qarkun e Durrësit, numërimi i kutive të votimit është drejt fundit. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS renditet e para me 67,274 vota, duke përfaqësuar 52.5% të totalit të votave.
Ndërsa Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është forca e dytë me 50,595 vota, duke siguruar 39.1% të mbështetjes. Partia Mundësia renditet e treta me 3,235 vota, që përfaqësojnë 2.5% të votave.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 67,965 vota – 52.5%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 50,595 vota – 39.1%
Partia Mundësia – 3,235 vota – 2.5%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 3,153 vota – 2.4%
Lëvizja Bashkë – 1,529 vota – 1.2%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 1,147 vota – 0.9%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 913 vota – 0.7%
Lëvizja Atdheu (LA) – 341 vota – 0.3%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 335 vota – 0.3%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 242 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 41 vota – 0.0%
TIRANË- Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi. Konkretisht PS-ja ka marrë 19 mandate, që do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur.
Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Gjithashtu një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin dhe Anila Denajn. Nërsa jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Ndërkohë PD ia rimori një mandat Mundësisë. Sipas rezultateve më i votuar deri tani mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku. Ndërkohë jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani. Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.
PS 7 mandate nga lista e hapur
Blendi Gonxhja 5080
Fatmir Xhafaj 1880
Erion Braçe 912
Ervin Hoxha 615
Ornaldo Rakipi 569
Anila Denaj 346
Julinda Dhame 276
PD 2 mandate nga lista e hapur
Ilir Alimehmeti 1115
Jorida Tabaku 996
Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllur
Agron Shehaj
PSD 1 mandat nga lista e mbyllur
Albana Pëllumbi
Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapur
Adriatik Lapaj 253
Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur
Redi Muçi

TIRANË- Ka rinisur sot procesi i rinumërimit të votave të ardhura nga diaspora, një procedurë e gjatë dhe e ndërlikuar që po zhvillohet nën mbikëqyrje të rreptë. Siç raportohet numëruesit janë rikthyer në tavolinat e tyre dhe po vijojnë me hapjen e zarfeve dhe verifikimin e fletëve të votimit.
Gjithashtu raportohet se procesi po ecën me ritme të ngadalta për shkak të lodhjes së numëruesve dhe ndërprerjeve të herëpashershme. Po ashtu deri më tani, as gjysma e votave të diasporës nuk janë numëruar, ndërkohë që pritet që edhe votat nga Greqia të kërkojnë kohë të konsiderueshme për tu përfunduar të gjitha.
KORÇA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Korçë ku Partia Socialiste rezulton forcë e parë 57213 vota. Partia Demokratike ASHM rezulton forcë e dytë me 36405 vota.
Ndërkohë forcë e tretë rendit Koalicioni Nisma- Shqipëria Bëhet me 4520 vota. Sa i përket ndarjes së mandateve në këtë qark, PS merr 6 të tilla, ndërsa PD vetëm 4.

ELBASAN- Një rast interesant është regjistruar nga procesi i numërimit të votave në Elbasan ku duket se një qytetar ka hedhur votën për ekipin e zemrës, por jo në politikë.
"Forca Real Madrit!" shkruhej në një nga fletet. Duket se në vend të ë vend të kryqit në kutitë për parti apo për kandidatë për deputetë, qytetari "ka votuar" për ekipin e futbollit.

TIRANË- Në Tiranë deri më tani janë numëruar 1120 kuti votimi nga 1282 gjithsej. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 177634 vota ose 47.61 %. Ndërsa PD-ASHM- ka marrë 131895 vota ose 35.35 %.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
PD-ASHM- 131895 vota ose 35.35 %
Lëvizja Bashkë BASHKE - 10047 vota ose 2.69 %
Partia Socialiste e Shqipërisë- PS 177634 vota ose 47.61 %

BULQIZË- Procesi i numërimit të votave për Bashkinë e Bulqizës ka përfunduar. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka zënë vendin e parë në renditje duke lënë pas Partinë Demokratike-Koalicioni Për Shqipërinë Madhështore me mbi 2600 vota diferencë.
Rezultatet:
Partia Socialiste- 7269 vota
Partia Demokratike- 4611 vota

LEZHA- Ka përfunduar numërimi i votave në qakrun e Lezhës ku Partia Demokratike, ASHM kryeson me 29484 vota si forcë e parë. Si forcë e dytë rendite në Lezhë renditet Partia Socialiste me 27585 vota.
Ndërkohë si forcë e tretë në këtë qark renditet Koalicion Nisma-Shqipëria Bëhet me 3614 vota. Kjo situatë e përkthyer në mandate rezulton në 4 deputetë demokratë dhe 3 socialistë.

BERAT- Në qarkun e Beratit janë numëruar të gjithë qendrat e votimi. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 58.1% të votave, ose 38,860 vota dhe ka siguruar 5 mandate.
Ndërsa Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 19,884 vota ose 29.8%, duke marrë vetëm dy mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, që ka siguruar vendin e tretë me 4,831 vota ose 7.2%, si edhe partitë e tjera opozitare nuk kanë marrë asnjë deputet në këtë Qark.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 38,860 vota – 58.1%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 19,884 vota – 29.8%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 4,831 vota – 7.2%
Partia Mundësia – 1,449 vota – 2.2%
Lëvizja Bashkë – 763 vota – 1.1%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 419 vota – 0.6%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 254 vota – 0.4%
Lëvizja Atdheu (LA) – 124 vota – 0.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 138 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 66 vota – 0.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 46 vota – 0.1%
DIBËR- Procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar në Dibër. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, kryeson Partia Socialiste të ndjekur nga PD-ASHM dhe PSD forcë e tretë.
Rezultatet e partive:
Partia Socialiste - 32146 vota
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore - 21790 vota
Partia Socialdemokrate - 1315 vota
Lëvizja Bashkë-BASHKE-230 vota
Lëvizja Atdheu-LA-48 vota
Partia Koalicioni Euroatlantik-KEA-629 vota
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- 666 vota
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare - 38 vota
Partia Aleanca Demokracia e Re- 23 vota
Koalicioni Djathtas për Zhvillim- 17 vota
Partia Mundësia -310 vota
DURRËS- Në qendrën e votimit të ngritur në burgun e Durrësit, ku ushtruan të drejtën e votos kryebashkiaku Erion Veliaj, Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj, është konstatuar një parregullsi gjatë numërimit të votave.
Siç raportohet, në kuti janë gjetur dy fletë votimi më shumë sesa numri i votuesve të regjistruar. Për këtë arsye, kutia e votimit është pezulluar dhe rezultati i saj nuk është marrë në konsideratë. Ndërkohë pritet që KQZ të dalë me një vendim përfundimtar në lidhje me vlefshmërinë e votave në këtë qendër votimi.
GJIROKASTRA- Në qarkun e Gjirkastrës ka mbetur tashmë edhe një kuti për t'u numëruar teksa Partia Socialiste udhëheq si forcë e parë me 24457 vota.
Si forcë e dytë renditet Partia Demokratike-ASHM me 11596 vota Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Gjirokastrës. E përkthyer në mandate Partia Socialiste merr në qarkun e Gjirokastrës 3 deputetë ndërsa Partia Demokratike 1 deputet.


LUSHNJE- Në Bashkinë e Lushnjes ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Partia Socialiste kryesom me 26404 vota ose 64.68 %. Ndërsa Partia Demokratike ka marrë 10594 vota ose 25.95 %.
Rezultati sipas KQZ:

KORÇË- Procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës thuajse është drejt fundit pasi deri më tani janë numëruar 417 nga 422 kuti votimi. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka zënë vendin e parë si forcë e parë politike me 57,661 vota, që përfaqësojnë 54.4% të totalit të votave.
Më tej vazhdon të ndiqet nga Koalicioni i Partisë Demokratike –Aleanca për Shqipërinë Madhështore duke u renditur e dyta me 36,537 vota, që përbëjnë 34.5% të votave. Vijon në vend të tretë Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 4,669 vota, ose 4.4% të pjesëmarrjes.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë– 57,661 vota/ 54.4%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore– 36,537 vota/ 34.5%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet– 4,669 vota/ 4.4%
Partia Socialdemokrate– 2,497 vota/ 2.4%
Partia Mundësia – 2,269 vota/ 2.1%
Koalicioni Euroatlantik – 953 vota/ 0.9%
Lëvizja Bashkë – 855 vota – 0.8%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim– 207 vota/ 0.2%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare– 160 vota/ 0.2%
Lëvizja Atdheu – 121 vota/ 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re– 74 vota/ 0.1%
KRUJË- Në Bashkinë Krujë ka mbetur tashmë edhe një kuti e fundit për t'u numëruar, por nga rezutati i deritanishë, PD-ASHM udhëheq me 13908 duke u renditur si forcë e parë në të vetmen në qarkun e Durrësit.
Si forcë e dytë në bashkinë Krujë renditet Partia Socialiste me 13711. Ndërkohë si forcë e tretë në Krujë renditet Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 518 vota.

LEZHË- Në Qarkun e Lezhës kanë mbetur për tu numëruar edhe vetëm katër kuti, nga 245 që janë në total. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Partia Socialiste ka siguruar 27.171 vota ose 42.39%. Socialistët kanë siguruar 3 mandate.
Koalicioni opozitar, PD-ASHM numëron 28.821 vota ose 44.97% të totalit të votave. Gjithashtu demokratër kanë marrë 4 mandate.
Rezultatet e KQZ:

ELBASAN- Në qarkun e Elbasanit vijon procesi i numërimit të votave ku Partia Socialiste momentalisht kryeson me 61%. Deri në këtë momente në këtë qark janë numëruar kutitë e 505 qendrave votimi nga 508 qendra që janë në total.

PS- 61%
10 MANDATE
PD-ASHM- 29%
4 MANDATE
NISMA-SHB- 4%
0 MANDATE
MUNDESIA- 2%
0 MANDATE
KEA- 2%
0 MANDATE
PSD- 1%
0 MANDATE
BASHKE- 1%
0 MANDATE
DZH- 0%
0 MANDATE
VLORË- Në Vlorë ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Partia Socialisteme kryeson me 8 mandate, konkretisht socialistët kanë marrë 53083 të votave ose ndryshe 58.73 %.
Ndërsa PD-ASHM ka marrë vetëm 24094 vota ose 26.66 %, 4 mandate.
Rezultati i votave sipas KQZ:

SHKODRA- Në qarkun e Shkodrës vijon procesi i numërimit të votave ku Partia Demokratike-ASHM momentalisht kryeson me 40%. Deri në këtë momente në këtë qark janë numëruar kutitë e 401 qendrave votimi nga 405 qendra që janë në total.

PD-ASHM- 40%
5 MANDATE
PS- 38%
4 MANDATE
PSD- 17%
2 MANDATE
KEA-2%
0 MANDATE
NISMA-SHB- 2%
0 MANDATE
MUNDESIA- 1%
0 MANDATE
BASHKE- 1%
0 MANDATE
DZH- 0%
0 MANDATE
KAVAJË- Në Bashkinë e Kavajës ka përfunduar numërimi i kutive të votimit. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, nga 95 qendra votimi në total, Partia Demokratike ka siguruar 53.75% të votave kundrejt Partisë Socialiste, e cila ka marrë vetëm 39.8%.
Ndërsa PSD renditet forë e tretë në Bashkinë e Kavajës e cila ka siguruar 384 vota ose 1.94 %.

DIBËR- Në qarkun e Dibrës janë numëruar 221 kuti nga 222 që janë në total. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ Partia Socialiste kryeson me 32,703 vota ose 56.3%. Ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka marrë 22,013 vota ose 37.9%, duke u renditur i dyti, ndërsa PSD ka dalë e treta me 2.3% ose 1,316 vota.
Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 32,703 vota – 56.3%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 22,013 vota – 37.9%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 1,316 vota – 2.3%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 714 vota – 1.2%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 630 vota – 1.1%
Partia Mundësia – 330 vota – 0.6%
Lëvizja Bashkë – 238 vota – 0.4%
Lëvizja Atdheu (LA) – 50 vota – 0.1%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 39 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 23 vota – 0.0%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 17 vota – 0.0%
DURRËS- Në qarkun e Durrësit vijon procesi i numërimit të votave ku Partia Socialiste momentalisht kryeson me 52%. Deri në këtë momente në këtë qark janë numëruar kutitë e 444 qendrave votimi nga 493 qendra që janë në total.

PS- 52%
8 MANDATE
PD-ASHM- 39%
6 MANDATE
MUNDESIA- 2%
0 MANDATE
NISMA-SHB-2%
0 MANDATE
BASHKE-1%
0 MANDATE
KEA-1%
0 MANDATE
DZH-1%
0 MANDATE
LA-0%
0 MANDATE
QV: 444/493 (90.06%)
TIRANË- Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri më tani 1106 kuti nga 1282 që janë në total. Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, PS udhëheq me 180,034 vota ose 47.7% dhe 19 mandate.
I dyti në radhë është PD-ASHM, i cili ka siguruar ka siguruar 133,194 vota, ose 35.3% dhe 14 mandate. Ndërsa forcë e tretë renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 18,704 vota, që përfaqësojnë 5.0% të totalit të votave.
Rezultatet sipas partive pjesemarrese ne zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 180,034 vota – 47.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 133,194 vota – 35.3%
Partia Mundësia – 18,704 vota – 5.0%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 12,902 vota – 3.4%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 11,887 vota – 3.1%
Lëvizja Bashkë – 10,336 vota – 2.7%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,008 vota – 1.9%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,665 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 973 vota – 0.3%
Lëvizja Atdheu (LA) – 674 vota – 0.2%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 436 vota – 0.1%

BERAT- Në Berat numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit. Konkretisht janë numëruar 274 QV nga 275 gjithsej. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS ka marrë 36753 vota ose 57.82 %. Ndërsa PD -ASHM 19364 vota ose 30.46 %.
Rezulatatet
Koalicioni Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 19364 vota ose 30.46 %
Partia Socialiste e Shqipërisë PS 36753 vota ose 57.82 %
Lëvizja Bashkë BASHKE 682 vota ose 1.07 %
Lëvizja Atdheu LA 122 vota ose 0.19 %

TIRANA- Me 93% të votave të numëruara në rang vendi po merr formë edhe parlamenti i ri. Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë se deri tani Partia Socialiste renditet si forcë e parë me 82 mandate deputeti, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 52 mandate deputeti.
E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon tri mandate, ndërsa më pas, vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.
FIER- 514 kuti me fletë votimi janë numëruar në qarkun e Fierit nga 587 që janë në total. Sipas rezultateve ku Partia Socialiste kryeson me 62.7%, ose 87,381 vota, bën të mundur ruajtjen e pozicionit si forca kryesore politike në këtë qytet.
Ndërkohë ndiqet nga Koalicioni PD-ASHM me 25.6% ose 35,665 vota, ndërsa më pas, i treti vjen Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka marrë 4.8% ose 6,653 vota.
VOTAT PËR ÇDO PARTI POLITIKE:
Partia Socialiste e Shqipërisë– 87,381 vota/ 62.7%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 35,665 vota/ 25.6%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet– 6,653 vota/ 4.8%
Partia Mundësia – 3,330 vota/ 2.4%
Partia Socialdemokrate– 2,017 vota/ 1.4%
Lëvizja Bashkë – 1,480 vota – 1.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim– 1,216 vota/ 0.9%
Partia Koalicioni Euroatlantik– 1,016 vota/ 0.7%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare– 374 vota/ 0.3%
Lëvizja Atdheu – 184 vota/ 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re– 55 vota/ 0.0%
TIRANË- Në Parkun Olimpik vijon ende numërimi i votave të diasporës. Aktualisht deri më tani nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 38806 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 21305 vota, e ndjekur nga PD me 10951. Ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3161 vota, Lëvizja Bashkë 934 vota, Partia Mundësia 1176 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 361 vota.
SHQIPËRI- Janë numëruar 4904 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike kryesuese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 696,857 vota, ose 52%.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 448,171 vota, ose 34%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 48,545 vota. Më pas vjen PSD me 45,425 vota dhe partia Mundësia me 39,377 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 18,900 vota.

REZULTATET:
PS-52%
82 MANDATE
PD-ASHM
34%
52 MANDATE
NISMA-SHB
4%
1 MANDATE
PSD-3%
3 MANDATE
MUNDESIA-3%
1 MANDATE
BASHKE-1%
1 MANDATE
KEA-1%
0 MANDATE
DZH-0%
0 MANDATE
QV: 4904/5225 (93.86%)

DURRËS- Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth të Durrësit. Për këtë incident është njoftuar edhe KQZ pasi në kutitë e votimit janë konstatuar krisje dhe dëmtime me rreth 20 cm.
Ndërkohë pritet përgjigja nga KQZ se si do veprohet. Hapësira mësohet se është e mjaftueshme sa të futet dhe dalë vota.