Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
•Zjarret shkatërruese në Hawaii kanë shkaktuar shqetësim të thellë global. •Bilanci tragjik i viktimave ka shkuar mbi 100 dhe sipas paralajmërimit të autoriteteve numri i të vdekurve mund të dyfishohet brenda javës. •Këtë e kanë bërë të ditur autoritetet e arkipelagut amerikan, duke pranuar se nuk kanë përdorur sirenat e alarmit gjatë tragjedisë. •Sipas guvernatorit Green, autoritetet numërojnë 1,300 njerëz të zhdukur në këtë fazë. •Policia u bëri thirrje familjarëve të të zhdukurve që t'i nënshtrohen testit të ADN-së , për të lehtësuar identifikimin e trupave. •Mbeten të paqarta shkaqet dhe rrethanat e zjarreve të përhapura si rrufe. Indinjatën e shumë qytetarëve e rëndon fakti se autoritetet nuk lejojnë hyrjen në Lahaina dhe rreth saj: kanë ngritur barrikada. •Në Hawaii, më pak se 1 për qind e zjarreve fajtor janë shkaqet natyrore, sipas Elizabeth Pickett, bashkëdrejtoreshë ekzekutive e Organizatës së Menaxhimit të Zjarrit në Haëaii. •Ishujt Hawaii kanë gjashtë vullkane aktive, duke përfshirë një në Maui.
1 artikuj për këtë temë.
JAPONI- Japonia do të ofrojë ndihmë humanitare me vlerë rreth 2 milionë dollarë për zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në ishullin Havai të Maui. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm Yoshimasa Hayashi.
“Ne do të ofrojmë mbështetje proaktive për rimëkëmbjen sa më të shpejtë të mundshme. Japonia dhe Hawaii kanë një histori të gjatë miqësie dhe kanë ndërvepruar në mënyrë aktive me njëra-tjetrën në një gamë të gjerë fushash”, tha Hayashi të mërkurën.
Ndihma e qeverisë do të shkojë për ushqim për qendrat e evakuimit dhe kujdes psikologjik për njerëzit e prekur përmes Kryqit të Kuq Amerikan dhe organizatës jofitimprurëse Japan Platform, të cilat të dyja janë të angazhuara në punën e ndihmës në Maui, shkruajnë mediat e huaja.